FOTOT/ Nëna e fsheh mastektomin e dyfishtë me tatuazhe

27 Nëntor 2014, 17:28Lifestyle TEMA
FOTOT/ Nëna e fsheh mastektomin e dyfishtë me tatuazhe

Është e paimagjinueshme dhe tepër e vështirë sfida që kalojnë gratë që preken nga kanceri i gjirit.

Shumë prej tyre mendojnë si ta fitojnë betejën dhe në këtë luftë shumë gra humbin jetën e tyre.

Megjithatë falë analizave paraprake tani shumë gra mund të informohen nëse rrezikojnë të preken nga kanceri i gjirit apo jo.

Pas masektomisë së dyfishtë që bëri Angleina Jolie, shumë gra kanë ndjekur shembullin e saj.

Edhe kjo nënë 31 vjeçare ka bërë të njëjtën gjë. Ajo ka hequr të dy gjinjtë e saj, pasi zbuloi se kishte risk të prekej nga kanceri i gjirit, pasi nga kjo sëmundje kishin vdekur babai dhe halla e saj.

Gemma Franks pas heqjes së gjoksit ka vendosur ta bëjë veten të  ndihet mirë, duke bërë tatuazhe në vendin e operacionit për të mbuluar shenjat dhe ka rikonstruktuar gjoksin e saj.

Ajo ka dizejnuar në dy gjinjtë e rikonstruktuar një zog që ulet mbi lule.

“Duke pasur këtë tatuazh kam më shumë besim tek vetja, pasi është diçka ndryshe dhe mua më pëlqen.  Burri im e dashuron këtë tatu dhe ka qenë brilant pas gjithçkaje që ne kemi kaluar si familje”, – u shpreh nëna e dy fëmijëve, 31 vjeçarja Gemma Franks./j.h

 

 

1 komente në “FOTOT/ Nëna e fsheh mastektomin e dyfishtë me tatuazhe”

  1. Anne Boleyn says:

    Femrat rrezikohen shume nga kanceri i gjirit. Zoti i dhente force atyre qe e luftojne kete semundje dhe femrat e tjera duhet te vleresojne ato qe kane, te vogla apo te medha. Sot po “luajne menc” femrat duke i mbushur me silikon per tu dukur me seksi. Por harojne qe rendesi ka ti kene te shendetshme , sepse ato nuk jane “lodra argetimi ne duart e meshkujve”, por pjese e trupit te tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje