Madonna s’lejon vajzën e adoptuar afrikane që të takojë familjarët

1 Dhjetor 2014, 15:29Lifestyle TEMA
Madonna s’lejon vajzën e adoptuar afrikane që të

Këngëtarja e njohur Madonna, është akuzuar nga familjarët e vajzës së daoptuar nga ajo në Afrikë, Mercy James, se ka “tradhtuar” besimin e tyre.

Ajo u kishte premtuar familjarëve të vajzës se do t’i lejonte ata që të takoheshin me vajzën, por duket se kjo gjë nuk ka ndodhur.

Ata thonë se “të huajt e bardhë po marrin fëmijët e Afrikës”.

“Askush nuk më ka thënë një gjë për Mercy si ka qenë  që kur ajo na la.

Ajo ka gjakun tim, i cili rrjedh në venat e saj.

Është absurde që unë nuk nuk informohem për çdo gjë në lidhje me zhvillimin e saj”, thotë gjyshi 69-vjeçar i vajzës, i cili në 2009-n dha miratimin për adoptimin e saj nga Madonna.

Ai ka thënë se Madonna u ka coptuar zemrën, duke mos mbajtur premtimin dhe duke u treguar e njerëzishme dhe e kuptueshme.

 

 

2 komente në “Madonna s’lejon vajzën e adoptuar afrikane që të takojë familjarët”

  1. BUJARI JU DEGJON says:

    Eeeeeh,por Madona nuk eshte Kostandini,vellai i Doruntines…

  2. aa says:

    i perdorin si lodra, si mjafton me veshjet dhe jeta ne lluks

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje