Lideri i Koresë së Veriut vazhdon të surprizojë me urdhërat e tij. Lajme të tjera intersante vijnë nga vendi i izoluar nën diktaturën e Kim-Jong –un.
Një vit para se të merrte pushtetin, diktatori ka lëshuar një urdhër, në të cilin prerazi theksohet që gjithë personat që kanë emër të njëjtë me të Kimit, duhet ta ndryshojnë atë. Kjo bëhet për të ruajtur traditën e dinastisë së udhëhequr nga Kim-Jong-at.
Urdhëri është lëshuar në janar të vitit 2011, pak kohë përpara se Kim të zinte vendin e babait të tij, i cili vdiq në dhjetor të po atij viti.
Urdhëri, i cili u është drejtuar organeve të partisë dhe autoriteteve të sigurisë thekson se duhet të bëhet një listë e të gjithë banorëve që quhen Kim Jong-un, të cilët duhet të ndryshojnë vullnetarisht emrat e tyre.
Po ashtu ndalohet me ligj pagëzimi i çdo fëmije që lind, me emrin e diktatorit Kim Jong-un.
Regjimi i Phenianit është i njohur për ndalimin e qytetarëve që të përdorin emrat e udhëheqësve, siç ka ndodhur në kohën e presidentit Kim Il-Sung dhe djalit të tij, Kim Jong-il, ky i fundit babai i Kim Jong-un.
Ligji është zbatuar me rigorozitet dhe nuk ka dyshime se ndonjë koreanoverior do të mund të guxojë të ketë të njëjtin emër si të udhëheqësit të Koresë së Veriut.
Në Korenë e Veriut asnjë nuk mban emrin Kim Il-Sung apo Kim Jong-il dhe nuk ka dyshim se i njëjti rregull vlen edhe për Kim Jong-un./j.h
Ne kete rast do te desha megjithmend qe ndonje satelit amerikan ta lazonte (me rreze lazer) komplet strofullen e ketij vampiri dhe idioti korean, gjynah per kete popull injorant!
Sa naiv qe je…:).
Problem i madh se nuk lejohet te vendoset emri i nje trapi deri tani si KIM JONG UN. Bile me ja vendosur emrin e tij ndonje qeni rrugac rrugesh edhe ky do ta quante per turp dhe do te rrinte duke kafshuar dhe lehur kot si leh dhe kafshon popullin e tij ky debil non stop.
Kane gabime te medha superfuqia SHBA dhe disa fuqi shtesh evropiane qe per disa interesa meskine lejojne te sundojne neper shtete te ndryeshme disa mostra si KIM JOMG UN.
Te keqen lali edhe yjet e Hollivudit dhe SHeikat te kane zili se e shumta rrethohen nga 10 – 20 femra nderkohe qe ketu eshte stadiumi plot me histerike qe qajne per ti lepire bolet ketij YLLI.
ti vejn emrin e Lek Plepit se ktu ska dal nai ligj qe ndalon ket emer. ?
Ne Balldre te Lezhes ka qene nje burre qe quhej Ahmet Zogu, cfare ka hequr tere jeten, thone per shkak te emrit. Poligon e kishin bere.E tallnin, e fyenin, dikush i thoshte tradhetar, dikush hajdut i floririt. Ia kemi relatuar Blendi kokelekure vezes, po ngaqe ky i gjori s’kishte aq dashnore sa A.Z i madh, mbeti ne periferi ose ne kete koment evokativ. S’i kishte thene njeri te nderronte emrin. Ndersa ne filialin e universitetit ne Shkoder, ishte nje Enver Hoxha i dyte, sikur s’na mjaftonte i pari. Tregojne edhe qyfyre per emnakun e dyte, si per Stalinet e Leninet, qe mbine ne shqiperi: Eja merrni stalinin se ka dhjere, Lenin te rafte nje pike inshalla e qyfyre te tilla. Teme interesante, po absurdi i ketij kim kriminelit ia kalon te gjithave. Cmenduri aziatike, kur mendon vrasjet qe ka bere, shpenzimet marramendese, kur popullit i shkarkohen makinat me lakra dhe peshk ne oborret e pallateve dhe te brendshmet e femrave, punetoret duhet t’i porositin me pare te eprori i tyre me i afert (kane treguar disa gra si Sh.V. etj qe kane qene ne Kore te Veriut ne nje samit n/k te grave. Rreqethese jane keto fakte. Femijet qe i qepen kamionit, i cili shkarkon ne oborr te pallatit lakra te zeza! Peshk etj. Zot c’tmerr?! Si tmerri i radhave tona amore, amore ne mesnate.
te ven emrin saluk,se per ndryshe i piu e zeza
Cthote ky kokehurdhra Kim? Ne shqiperine e kishim mbushur plot me Envera dhe, nuk u denna njeri