FOTOT/ Coco Chanel, agjente e shërbimeve inteligjente të Hitlerit

2 Dhjetor 2014, 17:16Lifestyle TEMA

Hulumtuesit francezë pretendojnë se kanë gjetur dëshmi të pakundërshtueshme se Coco Chanel, ka punuar si spiune për nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Përmes një dokumentari, i cili është transmetuar në kanalin francez “France 3” mbrëmjen e djeshme, thuhet se janë zbuluar prova të pastra se ikona e modës, ishte anëtare e agjensisë sekrete të inteligjencës ushtarake të Adolf Hitlerit.

Dokumentari gjithashtu ngriti pyetje rreth rolit të luajtur nga të famshëm të tjerë francezë gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke përfshirë edhe këngëtarë si Edith Piaf dhe Maurice Chevalier dhe dramaturgu Sacha Guitry.
Dokumentari i titulluar “ Hija e një dyshimi” kundërshton pretendimet zyrtare të qeverisë franceze se figurat më të shquara të kohës iu bashkuan lëvizjes së rezistencës ose thjesht i bojkotuan nazistët.

Por këto pretendime janë konsideruar si të paligjshme nga historianët francez, hija e dyshimit është injoruar edhe nga rrjetet më të mëdha mediatike në Francë.

Sipas dokumentarit të transmetuar të hënën, përfshirja e ikonës së modës Chanel me nazistët filloi rreth kohës së rënies së ushtrisë franceze në vitin 1940. Ajo u kthye në Paris menjëherë pas kësaj ngjarjeje dhe u vendos në hotelin Ritz, i cili u kthye në selinë franceze të aviatorëve militarë gjermanë të “Luftwaffe” në atë kohë.

Coco Chanel filloi shumë shpejt një marrëdhënie me një oficer të lartë të Gestapos, i njohur me emrin Baron Hans Gunther von Dincklage dhe u bë së tepërmi e njohur në rrethet e larta naziste. Chanel thuhet se u dërgua në vitin 1943 në Madrid për të shfrytëzuar njohjen e saj me Winston Churchill, për të arritur një armëpushim nga ushtarët britanikë të stacionuar atje.

Churchill sigurisht që e injoroi propozimin dhe që historiani Henry Gidel e komenton: “Chanel shfaqi një megalomani të pabesueshme dhe naivitet, duke menduar se ajo kishte fuqi të ndryshonte mendjen e Churchill”.

Dokumentat e zbuluara së fundmi tregojnë se ndërsa punonte për nazistët, Chanel njihej me emrin e koduar ‘Westminster’, një nofkë që i referohej lidhjes së saj me Dukën e Westminster në 1920.

Numri “Abwehr” i Coco Chanel ishte F-7124 sipas procesverbaleve naziste, të cilat janë mbajtur sekret në arkivat e Ministrisë Franceze të Mbrojtjes, gjatë shtatë dekadave të fundit. Përgatiti: J.H

 

7 komente në “FOTOT/ Coco Chanel, agjente e shërbimeve inteligjente të Hitlerit”

  1. O la la ... says:

    Dhe cuditerisht , per ironi te ktij zbulimi interesant ,
    Coco Chanel u dashurua marrezisht pas nji Rusi !!!
    Njelloj cfar trillohet per kte fig. Deon e saj e pelqejn
    madamat franceze sot.
    Mos tentohet me kte rast ti vidhet patenta ?

    1. Korab says:

      Ca lidhje ka patenta me faktin qe ka qene agjente?
      Coco eshte ne boten tjeter i jane kalbur dhe kockat. Kompanine tani e zotron tjeterkush. Mos shihni komplote pa lidhje.

      1. O la la ... says:

        Korab ,
        Do te thot per ty dicka fjala – HUmor-Ironi ???
        Ke degjuar ndonjiher te flitet per kto ne shoqerin njerezore ?
        Pak sens humori duhet me pas “Damn” ,sepse s’jemi ktu me zgjidh
        problemet e njerzimit etj.
        “Ceshtja PATENTA” eshte I_RO_NIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIII or shoq.

  2. walter says:

    oficeret e ushtrise dhe inteligjences gjermane (te periudhes naziste dhe me heret)kane qene shumica me tituj fisnikerie dhe pjesetare te familjeve me te rendesishme ne landet respektive. Te gjithe pervec simboleve e stemave naziste kane pasur edhe “coat of arms” dhe “family crest” te familjeve fisnike dhe aristokratike qe i perkisnin. Fillonin nga baronet dhe ngjiteshin deri tek kontet e princat. Nuk kane qene si murzhiket/sovjetet ruse dhe fermeret/cowboys yankee :):) (megjithese keta te fundit kane pasur njefare terheqje te tyren dhe kane qene me simpatike e garipa)

  3. Tironci says:

    Hitleri prandaj e humbi luften se oficeret e tij nuk vinin nga akademite ushtarake, por nga familjet me emer.
    Italia i kishte oficeret me akademi ushtarake, por kishte ushtaret langaraqer qe e kishin mendjen tek femrat dhe jo tek lufta.
    Ndersa oficeret e rusise ishin ndryshe ishin njerez me ideale, vepronin sipas normave te partise.Kur hyne keta ne berlin , perdhunuan pothuaj te gjitha grate dhe vajzat qe ju dolen perpara.Pra ishin legena pa burreri njerez hakmarres, hajdute etj.

    1. Eh mer tru primitiv . Cduan tipa si ty ne te tilla tema !!!
      Ne cilin planet jetojn njerez te tille, buooooooooh e pabesushme .

  4. O la la ... says:

    walter waau..!
    Dhe ku tenton nji saltim i tille , duke kategorizuar fisnikerin ,
    e njerit dhe katundarin e tjetrit ,ktu ?
    Njerzit duken teper te semur ne ate vend e kjo eshte vertet per te ardhur keq. ne i referohemi historise Coco Chanel dhe nuk i fryjm simpative ,mbi x nacion si masturbohet ne kokat e shqiptareve aty .

    Nqs e njifni historine e Coco Chanel ,do kuptoni me mir komentet tona qe skan te bejn aspak me kto tra lal la-te me pupla kokes te x-it apo y-it . Eh mor i shenjti Tru …Diskutoni rreth temes se lancuar ktu ,e lerini njohurite e simpatite personale te memorizuara brenda (hard diskut) tuaj ,zot i madhe c’na gjeti. Po shperthen inteligjenca prej vesheve nder shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje