Rama: Jemi në rrugën e punësimit real, 78844 të punësuar më shumë

11 Dhjetor 2014, 11:16Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama duke iu referuar INSTAT dhe statistikave të publikuar një ditë më parë, ka deklaruar se janë punësuar 78844 vete më shumë se një vit më parë dhe për tremujorin e trete 2014 rezultojne te punësuar 1.043.032 vete, ndërsa në tremujorin e tretë të vitit 2013 ishin e punesuar 964.214 vete.

“Ja edhe Anketa e INSTAT-it për Forcat e Punës, meqë disa kanë qejf t’i referohen INSTAT-it kur ne i referohemi Sigurimeve Shoqërore!

Vetëm se kjo e INSTAT-it tregon qartë se jemi në rrugën e punësimit real”, shkruan Rama në rrjetin social.

Një ditë më parë, Instituti i Statistikave publikoi të dhënat e fundit mbi tregun e punës, duke bere te ditur se numri i të punësuarve u rrit me 3.7 për qind krahasuar me një vit më parë.

Vetëm në tremujorin e tretë të 2014-ës, ka patur 76 479 persona më shumë të punësuar se në të njëjtin tremujor të vitit paraardhës dhe 33 311 persona më shumë të punësuar se sa tremujori i dytë i vitit 2014”, deklaroi drejtori i INSTAT, Gjergji Filipi.

Shifrat e punësimit u shndërruan në një çështje të nxehtë debati politik, kur pak javë më parë qeveria deklaroi se këtë vit janë hapur 81 mijë vende të reja pune formale, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pohoi një ditë më parë se qeveria mashtron me shifrat e punësimit.

Sipas qeverisë, të dhënat për tremujorin e tretë tregojnë se tregu i punës është rigjallëruar, çka konfirmohet jo vetëm nga rritja e numrit te të punësuarve, por edhe forcës aktive të punës dhe të njejtën gjë pohon kryeministri Rama sot në statusin e tij Facebook dhe Twitter. /gj.k/

8 komente në “Rama: Jemi në rrugën e punësimit real, 78844 të punësuar më shumë”

  1. aldo says:

    Bravo kjo eshte ajo qe presim nga ju. Qente e SHQUP le te lehin

    1. indri says:

      po beni me te miren per punesimin e qytetareve.

    2. sami says:

      Gjendja ka ndryshuar dhe kete nuk mund ta mohosh.

  2. bracja akoma ne opozite says:

    A e ka njeri linkun e kesaj tabeles qe punesimi eshte 1,043,032 ne kete tremujor? Sepse sipas instatit zyrtarisht punesimi eshte 947,000 kete tremujor.
    http://www.instat.gov.al/al/themes/tregu-i-pun%C3%ABs.aspx

    1. sabri says:

      Jeni ne rrugen e mbare vazhdoni keshtu

  3. inspektori rilindas says:

    Si ?Ku? ne cfare sektori te ekonomise,ju nuk jeni te dytet mbas gjermanise por ju ja kaloni bile jeni fanar ndricues ne Evrope.

  4. al paci says:

    Bravo rilindja deri dije ishim mbas gjermanis, kurse sot ja kaluam dhe amerikes

  5. Rama dhe drapri - DAP-i dhe Drama says:

    Kur te vijne ato zgjedhjet lokale (se fale Zotit vijne shume shpejt), ne socialistet e thjeshte, punetore, dhe pa miq ne qeveri, ty o kryeminister kari, bukeshkale dhe mashtrues, do te te dergojme tek DAP-i te gjesh ndonje pune.
    Asnjeri prej nesh nuk do punoje me per surratin tend te shemtuar o zgjyre.

    Censuset parazgjedhore me shume gjasa do ti besh me anetaret e PD-se qe i ke lene te paprekur ne administate (dhe ata i rregullojne numrat shume mire)
    Komisionet zgjedhore do ti mbushesh me ish-burrokratet e bashkise tr qe i ke rifutur neper punra dhe hiqen si socialiste (por qe nuk sjellin asnje vote)
    Patronazhiste e koordinatore nuk besoj qe do aktivizosh me sepse nuk shkon me per ty njeri dere me dere (se rrezikojne te hane dhe ndonje dru)
    Numeruese do vendosesh dashnoret e deputeteve dhe shokeve qe u punesuan sapo more pushtetin (por qe ato dine te numerojne vetem kollovaret dhe orgazmat)…

    …dhe rezultati qe do marresh do te shpertheje nga perbrenda revolten e socialisteve qe genjeve, te deputeteve te tu qe i ke lene si loqe pa reputacion ne publik e ne parti, te koalicionit qe do kerkojne menjehere zevendesimin tend me Ilirin, dhe te opozites qe do kerkoje menjehere zgjedhje te parakoheshme parlamentare.

    Zoti te ruajt Rama! qofsh ti qe je me koken tende stergjatshe dhe me trurin e deformuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje