Bashkë me dekoratat e reja (simbolikisht të rëndësishme) edhe disa teza origjinale historike nga presidenti

10 Dhjetor 2014, 20:31Politika TEMA

Presidenti i Republikës sonë, pra të Shqipërisë, Bujar Nishani ka dhënë edhe sot disa dekorata. Ai ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka marrë pjesë në një sërë aktivitetesh në Dhomën e Lordëve, në një pritje që rrallë ndodh me zyrtarët shqiptarë.

Lidhur me dekoratat, Nishani ka akorduar “Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” për Fort të Nderuarin, Lordin Alan Watson të Richmond CBE; Fort të Nderuarin, Lordin Michael Bates; Sër Noel Malcolm. Me Dekoratën “Nderi i Kombit” zotin Alexander Duma dhe Dekoratën “Nënë Tereza” zotit David Lloyd.

Gjithashtu Presidenti Nishani i akordoi Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” zotit Stephen Nash”. Nishani ka folur për një miqësi shekullore mes shqiptarëve dhe britanikëve. Në fjalën e tij, Presidenti i Shqipërisë ka përfshirë edhe copëza nga historia, por të lexuara ndryshe nga sa në është thënë.

Kushdo e kujton gjestin e Lord Beaconsfield (Benjamin Dizraeli), që për të mos lejuar copëtimin e trojeve shqiptare, në vitin 1878 dërgoi flotën britanike për të prishur Traktatin e Shën Stefanit. Dhe, me siguri që Shqipëria e dalë nga Konferenca e Londrës në 1913, do të kishte qenë më e vogël se kjo që është sot, nëse Britania e Madhe nuk do të kishte ndikuar për të kufizuar kërkesat e ndonjë fuqie tjetër të madhe, që kërkonte copëtimin e Shqipërisë”, tha presidenti.

Kjo e kalon kortezinë edhe pse është bërë tanimë rutinë presidenciale. Kur Dizraeli dërgonte flotën, me siguri nuk kishte hallin e shqiptarëve, që asokohe njiheshin si territor osman pasi edhe copëtimi fliste për territore osmane në arenë ndërkombëtare.

Së dyti, për Shqipërinë e pas 1913-ës, z. Nishani është mirë të kujtojë fatin e Ahmed Zogut, të “preferuarit” të së djathtës së sotme zyrtare, të cilit Britania e Madhe i refuzoi statusin zyrtar dhe i ndaloi veprimtaritë politike, sepse “e kishte lidhur të ardhmen e Shqipërisë së Jugut me kërkesat e Greqisë”.

Së fundmi do mbajtur parasysh mirë ajo që thoshte Artan Lame, para disa vitesh, kur më së pari ishte koleksionist, e sipas të cilit “dekoratat dhe medaljet shqiptare(ato të kohës së Zogut), janë shumë interesante për koleksionistët për dizenjon dhe përmbajtjen tematike unike që kanë”.

 

http://respublica.al/artikuj/2014/12/10/bashke-me-dekoratat-e-reja-simbolikisht-te-rendesishme-edhe-disa-teza-origjinale-

13 komente në “Bashkë me dekoratat e reja (simbolikisht të rëndësishme) edhe disa teza origjinale historike nga presidenti”

    1. Arben says:

      Ky NISHANI do te kujtohet ne barcaleta,si mund te jete nje president shteti kaq medioker deri ne IDIOT.Mallkuar qofsh o SALI BERISHA qe na e bere peshqesh.Turperohesh kur president ke nje si NISHANI:

      1. Lakja says:

        I dashur Arben! Nuk e ka fajin Nishani, sepse ai nuk po ben ndonje gje thjesht po ha pershesh, por e ka Sala me me Edin qe ne Tetor 2008 e cuan Kushtetuten per LESH.

    2. qytetar says:

      kjo eshte detyra e presidentit DEKORATA e vizita plus te luaj rolin e babes se fuqine e ka kryeministri e jo ministrite japin dekorata tani do dekorojne edhe kryetaret u pa kjo pune …

  1. Giacomo Pucini says:

    Marr te shkruaj por sme dalka dot asnje fjale.

    1. Shefqet Cela says:

      Me ndje qe po them une disa fjale:
      Presidenti me NISHAN eshte nje nder bombat me sahat, qe ka lene qoftelargu.
      Dihet, qe bombat jane gjithfare llojesh: “inteligjente”, shfarosese,si vesh rrushi me kokerza (qe shperthejne edhe copat mbas shperthimit kryesor), buiollogjike e me the te thashe, por edhe te felliqura (sporka).
      Per ne eshte dy here fatkeqesi qe ky perfaqeson te fundit. Po na ndyn edhe ne boten e jashteme, duke lene Edith Durhan dhe u jep atyre qe s’e meritojne.
      Une gjykoj gabim ngurimin e se majtes qe ka lene kete kapter president dhe merret me organet e uleta te drejtesise. Ky eshte koka e atij sistemi te korruptuar qe ka lene arkitekti i zi qoftelarg.

  2. MEMEDHETARI says:

    “Qiji nenen te te thone baba”… Ser,ku e kemi degjuar kete shprehje?,pyeti Lordi…
    – Eshte nje shprehje shqiptare,u pergjigj tjetri.
    – Hahahahahahah,shume e bukur…
    Pastaj iu drejtua Nishanit:
    “Mirse erdhe bir!”… ?

  3. emigranti says:

    Jo mua fjalet po me cajne buzet per te dale nga goja, por do mjaftohem vetem me Shitin e Xim Mulletit:Gomar ti gomar kush te vuni, sot a neser valon druni.

  4. Luftulla Peza says:

    Dekoratat shqiptare po bëhne si petullat që u ndahen të varfërve për ditët e vitit të ri. Po i marrin vend e pa vend nëpër botë njerëz pa kontribut për Shqipërinë. Njeri nga këta historiani Noel Malcolm, i cili kundërshton me forcë historinë e lashtë të shqiptarëve, preardhjen nga pellazgët dhe është i shqetësuar se duke pranuar ardhjen e shqiptarëv ng pellazgët i hiqet Greqisë ky privilegj. Edhe istorinë e Kosovës që ka shkruar ky autor serbët dhe shqiptarët i ven të njëkohshëm në Kosovë, Lidhjen Shqiptre të Prizrenit e quan lidhje fetare, që luftonte për interesat osmane etj. Këtij historiani, që mohon në kundërshtim me faktet e shumta, lashtësinë pellazge të popullit shqiptar, nuk meriton të dekorohet me urdhra nga presidenti shqiptar.

  5. sagitari says:

    Por cfare ben o president se i bere dekoratat si leter banje ( per te fshire by..en ).
    Po te ka mbetur ndonje dekorate e pa dhene , ma dergo mua ,se mora pjese ne kampionatin boteror TE HEDHJES SA ME LARTE TE SHURRES dhe e fitova ate si shqipetare ( se ate dime ta bejne te gjithe shqipetaret e jo vetem ti zoti president i shurrehedhesve )

  6. Georges says:

    O ulok! Hajde vari edhe …… nje medalje!

  7. Stef Staku says:

    ANALIZE : Me duket se e kam gjete. I ka dhene nje dekorate per merita ne gjendjen civile nje anglezi qe quhet Stephen Nash.
    Jari don me dale kushri me kete Nash. Te dy jane marre me gjendjet civile. Kur te kthehet nga Londra z. Bujar Nishani ka me ardhe me mbiemer te ndryshuar ne Bujar Nash.
    Keto shkurtimet e bajne ma simpatik Presidentin tone ja emri i tij i plote kur te mbaroje mandatin z. Jar Nash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje