Rama paralajmëron shkarkime masive në polici: Jam i vendosur të bëj shtet modern

10 Dhjetor 2014, 15:01Politika TEMA

Shkarkimet nga puna në administratë për ata që nuk paguajnë energjinë elektrike, duket se do të prekin edhe Policinë e Shtetit.

Kjo u bë e ditur nga vetë kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së sotme për luftën kundër korrupsionit.

Rama bëri me dije se janë me shumicë nga radhët e policisë, që nuk paguajnë energjinë.

Për këtë arsye, ai paralajmëroi shkarkime masive në radhët e policisë.

Shkarkimet do të prekin edhe OSHEE-në, duke qenë se një pjesë e mirë e faturistëve kanë abuzuar me detyrën.

Rama tha se masat e qeverisë janë të dhimbshme.

Por, ai tha se është i vendosur në rrugën e vet për të bërë një shtet modern.

Ndërkohë, kritikët e Ramës thonë se kjo furtunë shkarkimesh për mospagesën e energjisë ka të tjera qëllime.

Sipas tyre, me këtë valë shkarkimesh, të cilat tashmë mund të justifikohen, Rama synon të hapë vende të reja pune për militantët e PS-së./b.l

 

56 komente në “Rama paralajmëron shkarkime masive në polici: Jam i vendosur të bëj shtet modern”

  1. il popolo says:

    Hec Bosso ,asnji cm prapa ,shiko vetem perpara i vendosur ne idealin e vizionin prej qytetari te vertet.
    Shqiptaret e ndershem i ke me vete ne cdo rast ,
    do shtrengojn radhet me ty ne cdo situate .
    duam nji Shqiperi te kohes ,ku gjithcka te funxionoj si ne gjithe boten e civilizuar ,larg cdo arti korrupsioni trasheguar nga x tradite bastardesh qe s’duan shtet por jetojn ne anarshi ,nji shtet ku te rrespektohet njeriu si njeri ,ku ligji te qendroje mbi gjithcka ,ku shqiptaret ti nenshtrohen provesit civilizimit ,njerezimit e jetojne ne normalitet.

    1. Pilo Lala says:

      Edi e di vete cfare ben. Reformat duhet te jene te thella.
      Shume nga ata hajdutet e PD, kane marren teseren e LSI, dhe vazhdojne ne ato vende pune, duke vjedhur.
      Edi e kupton mire kete, dhe kerkon ta veri Ilir Meten para Alternatives: O me hajdutet, o me mua.

      1. ndue says:

        ci ke per ti bo pulicis to mer…
        pulici me matarr
        n’ven ska ren….

        t’fala Toma pi kupliku

    2. Devolliu says:

      EDI RAMA= QEMAL ATATURKU I SHQIPËRISË.

    3. Landi says:

      Vallai bravo i qofte. Ky eshte tamom burre shteti.

    4. Ana says:

      Aq pune sa ka bere ky ne kaq kohe qeverisje nuk i kane bere as 16 vite qeverisje me perpara, te tjeret. Vertete bravo kryeminsitrit qe tregohet i vendosur per t’ia ndritur fytyren vendit tone. Sepse ne fund te fundit te gjithe e duam nje Shqiperi si cdo vend tjeter i Europes. Bravo Edi.

    5. ARUSHA says:

      PERPARA DREJT QYTETRIMIT ME LIBRA,BIBLOTEKA,SPORT , SHKOLLA, CERDHE , KOPESHTE , SHENDETSI,PYJE TE GJELBERUAR ,USHQIM TE KONTROLLUAR,PARQE TE PRARUAR .LENDINA ME VESE,DREJTESI ,POLICI , PA GJAKMARRJE PUNE ME KUALIFIKIM DHE TREGETI TE NDERSHME DHE ME STANDARTE,PASTERTIi ……

  2. fisheku says:

    kritiket e Rames te mos i lene vend atij qe te hape vende pune per militantet socialiste duke zbatuar ligjin dhe rregullin.peshku qelbet nga koka . paguani energjine dhe jepni shembull si perfaqesues te shtetit(koka) per te cuar ne vend zbatimin e ligjit dhe te drejtes e luftes ndaj korrupsionit ne vend.mos beni spekullime te kota e mos u merrni si ata shtrigat e keqija me parashikime qe vetem kane qellim destabilizimin e vendit por punoni per nje shtet demokratik dhe me norma e thoni jo anarkise,korrupsionit sikur dhe bojkotit te votes se qytetareve.

    1. Dritero says:

      tani une nuk e kuptoj perse i beni like ketij postimi, ai po kercenon bij nenash qe do i lere pa pune

      http://bit.do/shkarkime-masive-ne-polici-per-te-vendos-tepelenas

  3. Zahushi says:

    O ba, pse m’a perlave papagallin, pseeeeee? Se instruksioni i lojes thote qe pa papagaj nuk behet dot as shtet prej leshi, e jo me shtet modern…

    1. Po,Po says:

      “Mire” thu ti Salushi i Vicidolit.Ti,me shoket e tu e kini vendin neper Stalla,ose ne pa mundesi,ne ahpellaT e DRAGOBISE.

      1. "Po" i thone "Sumes" says:

        Shume e acaruar po m’ dukesh, oj drone… Mos te ka pickuar gje “bolla” ne vend te keq? E zeza ti c’po heq.

        Hej, beji derman sa me shpejt asaj te uruar, se do na i lesh batall tursat… ?

        Hej se per pak harrova. Ketej nga anet tona, ajo nofka tende “Po” perkthehet “bythe”. Mos e ke bere gje me qellim, qe t’na e besh kercu?

  4. i says:

    Ore cfare eshte ky idiot juridik dhe idiot ekonomik. Po i hoqe per kete arsye i ke hequr pa arsye. Po i hoqe pa arsye do i paguash demshperblimin qe eshte me i madh sesa energjia e papaguar

    1. ecoearth says:

      Ti sigurisht me qiri e gatuan mbremjen, edhe kjo eshte aryeja qe kryeministri flet pa arsye.

    2. niku says:

      Ka dale nje urdher I Kryeminsyrit qe kush ka abuzuar me energjine elektrike te pushohet nga puna. Urdhri eshte nje akt legjislativ dhe si I tille sherben edhe si baze ligjore. Sa per dijeni

      1. @niku says:

        Dhe ky akt (nese ka dale sic thua ti) paska fuqi mbi ligjin? Ndonje reference me konkrete se mbase iluminohemi te gjithe..

      2. #rumpallhane says:

        Qe duhet bere shtet kete as qe diskuton njeri, por qe me nje urdher (medemek akt legjislativ) te pushohesh nga puna se nuk ke paguar dritat kete vetem ne rregjime totalitare mund ta hasesh.

        O niku, (ne nje shtet ligjor) nuk ka asnje ligj apo akt nenligjor (me fuqi prapavepruese) qe del sot dhe te marre ne pergjegjesi njerzit per diçka qe kane bere dje.

        1. kujtesa says:

          Po mire o #rumpallhane,si mendon ti te behet,sepse ne burg, nuk do ti futesh hajdutet,ti heqesh nga puna ata nepunes shteti qe nuk paguajne detyrime shtetit te vet,edhe kete nuk e do,atehere na jep nje alternative se ndoshta e ke privatizuar dhe ne nuk e ditkemi?
          Po te jete keshtu si thua ti,te mos paguajme as ne te tjeret,se nga 11 000 leke ne muaj,i jap ne arken e energjise une,ooooo #rumpalle!

          1. i says:

            Kush vjedh te futet ne burg sic thote kodi penal, kush nuk paguan ti pritet energjia sic thote kontrata me cez de pastaj cez ta coi ne gjykaten civile dhe ti marri parate. Cez eshte sha njesoj si vodafone pavarsisht se ka per aksioner shtetin,logjerisht vlejne njesoj. Ti heqim nga puna dhe ata qe skane paguar vodafone??

            1. Qyterari i indinjuar says:

              Kete pergjigje po kerkoja te lexoja nga qytetaret.Bravo ti qe e ke shkruar kete.Keshtu duhet te funksionoje ,jo te shkarkohesh nga puna se ske pagu energjine.Kontrata per energjine dhe kontrata e punes jane dy gjera te ndryshme qe nuk duhen ngaterruar.Per kete duhet shteti qe te siguroje funksionimin e cdo kontrate dhe jo ta shkele vet i pare dhe kerkon nga populli qe te respektoje ligjin pastaj.Ky vetem shtet sdi te beje.

          2. elinor,.,.,.,, says:

            @kujtesa; me milet i trashe se jeni nuk ndodh askund ne bote. Me te shpjegu ty tani se si duhet te behet rregullisht arketimi i shumave te papaguara… eshte me e lehte te marr majmunin ne kopsht zoologjik e t’i shpjegoj se si funksionon kompjuteri!
            Natyrisht qe Rama eshte kryeidiot se idiote si ju ka nga pas.

      3. i says:

        Po ti niku duhet ta kesh bere shkollen tek kristali…
        Vkm apo urdheri i kryeministrit, eshte ne vlere ligjore me i vogel se cdo ligj i votuar ne parlament(dmth qe nqs bie ne kundershtim me ate ligjin, funksionon ligji dhe jo vkm) pastaj dhr cdo ligj qe votohet ne parlament ka hierarkin e tij
        Sipas teje nqs nxjerr nje vkm edi qe thuhet cdokujt i lejohet te shkepi nikun ne sume me dhune dhe nuk denohet, kjo vkm eshte e ligjshme???

    3. andi says:

      Ato qe vjedhin energjine vjedhin gjithecka u vjen per doresh, korruptohen e ushqejne korrupsionin me deshire e vullnet. Prandaj ato qe marrin rroge shteti e nuk pagujne energjine nuk duhet te punojne ne asnje vend pune ne administrate, polici,Ushtri e as tek firmat private jo, se jane hajdute e mashtrus. Kryesisht kush nuk ka pagu energjine qe ka ken ne lidhe pune me shtetin ka ken anetar i PD, Kundershtaret banda e Sali Serbit i ka ba me pagu shume fish. Ky kontigjent duhet fshi nga zyrat e punet ne lidhje me shtetin per te rregullu punet e shtetit ose te sjallim perseri Sali Serbin ne krye te qeveris, e mos ja pashim ma bojen kurre vec mbas hekurash me gjithe familje e banden e tij.

    4. shoku says:

      Epo edhe polica qe vjedhin eshte shume e habitshme. Keta police perte cilet flet dhe km thone bej si them une dhe jo si bej une. Jo ska me. Shume mire qe me ne fund nje km eshte i vendosur per te bere shtet e jo qiqra ne hell.

  5. Vasilika says:

    Si mund ta emerosh se Kryeministri kete aksion po e ben per te hapur vende pune per militantet e PS-se? Si mund te vjedh e te mos paguaj energjine elektrike nje polic? Kjo eshte te te vesh duart ne koke -sic thote populli. E pa imagjinueshme. C’pret nga ai polic? Te mbaje rregull?…. Ju o milet po vidhni vehten me duart e mendjen tuaj!!! Sa me shpejt ta kuptoni c’do te thote ligj aq me shpejt jeta juaj do stabilizohet. Mos prisni mbrekullira per 1 vit…kini lene te shkaterrohet cdo gje per gjate 24 viteve, qe me sa mund e sakrifica ishte ndertuar nga prinderit tane…

  6. bruins says:

    Te veshesh uniformen e policise( je shteti) dhe mos paguash energjine mallin qe konsumon ….nuk ekuptoj cnjerez jane..

    1. gent says:

      …malokët e salës janë, ça kujton se janë, mirë ja bën që i heq nga puna – unë i kisha burgos dhe me punë të detyruar në gurore i kisha çu.

  7. sherifi says:

    Sa keq u mesuan njerezit ne keto 23-24 vjete demokraci,ne fillim me fajdet,fut njeqind se do maresh dyqind,pastaj si pa shtet,mos paguaj dritat,mos paguai ujin,nderto pa leje se i ka lejuar politika qofte e majte,qofte e djathte per vota, edhe ky qe po kerkon te beje shtet, duhet te mbai mbi shpatulla edhe gabimet e berishes,te nanos,metes apo te kujtdo qe ka qene para tij.
    megjithate per nje gje te jete i sigurt se shumica eshte me Ramen,jane shume pak ata qe nuk duan shtet.

  8. Askushi says:

    Me ne fund po vjen era shtet!

    1. ariu says:

      po i vjene era mut nga qelbesire qe ishte.po keta Police i futi vet me tahirin.te miret i hoqi .keta na ishin me te miret e rilindjes se bashku me frroket,ndoket e tahirin .kuku per ju tash radhen e paskan kalbesirat pas qelbsirave te bohen Police.keta do ju shkerdhejne ne bythe si enveri.

      1. o Ari says:

        Ti se ke vendin ketu po ne mal. Atje shko se nuk mer vesh nga te tilla…

  9. berati says:

    duke pare nga larg kuptoj se po filloet te behet shtet.ne shqiptaret jemi mesuar te vjedhim njeri tjetrin ,te mos respektojm asnje rregull ,perkundrazi tek ne jan te zot ata qe vjedhin qe behen te pasur me poshtersira.ne te tjeret nuk na duan se ne nuk duam njeri tjetrin etj etj.shpresoj shum qe edi rama te rrij ne pushtet per nja 10 vjet qe te fus ne rruge qyteterimi ate vend dhe me shpres qe mbas tij te mos vij ne pushtet nje antishqiptar,vrases,hajdut e kreminel si ai qe ishte per 20 vjet

  10. berati says:

    duke pare nga larg kuptoj se po filloet te behet shtet.ne shqiptaret jemi mesuar te vjedhim njeri tjetrin ,te mos respektojm asnje rregull ,perkundrazi tek ne jan te zot ata qe vjedhin qe behen te pasur me poshtersira.ne te tjeret nuk na duan se ne nuk duam njeri tjetrin etj etj.shpresoj shum qe edi rama te rrij ne pushtet per nja 10 vjet qe te fus ne rruge qyteterimi ate vend dhe me shpres qe mbas tij te mos vij ne pushtet nje antishqiptar,vrases,hajdut e kreminel si ai qe ishte per 20 vjet.

  11. antikrimi says:

    Nese Shqiptaret duan shtet athere te gjithe ata qe nuk njohin shtetin duhet te largohen nga strukturat e tij – dy pensioniste te varfer paguajne energjine ndersa pisat e shumte drejtore, police doktorre, shpellare nuk paguajne …me shkelma jashte sistemit qelbesirat e vicidollit.

  12. Albani says:

    MIRE DO tE BENI Z.RAMA POR jU LUtEM jO ME PREtEKSE QESHARAKE,P.sh NUK KANE PAGUAR DRItAt MUAjN E FUNDIt,SE DO U BENI jU QESHARAK PAStAj.

  13. Shoku Braho says:

    “Jam i vendosur te bej shtet modern ”

    Mos i thuaj batutat pergjysem dhe i shtremberon! Batuta e plote eshte e Metes ; Jemi te vendosur te bejme nje shtet modern,drejt integrimit europian me trasparence te plote.

  14. demokrat says:

    Fakti qe Rama ka vendosur te beje levizje ne admninistrate, pak heret per ta konsideruar reforme, dhe fakti tjeter domethnes se ai e shikon modelin e administratave publike ne Itali dhe Greqi si te deshtuar, jane per tu mbeshtetur. Largimi nga modeli otoman i bakshishit dhe i nepotizmit dhe ndertimi i nje administrate publike e modelit anglez, eshte hapi i pare drejt nje shoqeria qe beson ne ligj.

  15. miri shkodra says:

    Jo vetem energjine elektrike, por edhe taksat e makinave. Ve bast se asnje polic nuk i paguan ato, lere mandej shefat.

  16. Aberdeen says:

    ….nese thyerja e ligjit behet premise qe shteti te shkarkoje nepunesit e vet, dakord, cdokush qe thyen ligjin sidomos ai qe duhet ta ruaje, te pergjigjet, ceshtja eshte se kultura e ilegalitetit eshte ngulur thelle ne pavetdijen e shqiptareve ,mgjate shume nga keto masa jane DEMAGOGJI, pasi godasin njeriun e thjeshte, nderkohe qe eshte aksiomatike shprehja PESHKU qelbet nga koka, ketu verehet qe fajtor gjithmone eshte i dobeti , kurse i forti eshte gjithmone i pafajshem, edhe kur ai eshte fajtor e ble lirine me forcen e parase, kreu i OSCE Rauning ja tha cope sot ne konference ASNJE ZYRTAR I LART NUK KA SHKUAR NE BURG, ku jane te pakten ata te djeshmit qe u dhjamen nen qeverisjen e PD, apo ata te sotmit te cilet kane nga 4-5 mandate qe qeverisin neper komuna e bashki duke vjedhur, edhe rasti GJIKA u cfry si flluske sapuni, ashtu si dhe rasti Fullani e shume te tjere.Ku jane keta heronjte e prokurorise Del Pietrot e famshem te shqiperise qe shohin se si akuzat e tyre shkermoqen diten per diell, u be kohe qe nuk shohim nje doreheqje,nuk shohim ndonje kercenim te krimit ndaj gjyqsorit sic ndodhte rendom ne
    luften antimafia ne ITALI.Ka dale ne mode vetem kjo drejtesia e profilit te ulet,qe merret me tullen, llacin, gardhin , e kabllin, tubin, gomen e bicikletes , librin e mesuesit e te tilla ceshtje ordinere….ku eshte drejtesia e profilit te larte , ku jane peshqit e medhenj, ku jane parate e ketij populli qe u vodhen nder dekada.Kete te Beje EDI RAMA dhe jo tu fuse friken njerezve te thjeshte e ti lere pa buke

  17. trojani says:

    domethene ata qe s’kan paguar kane qene militant te pd-se!!! nje arsye me teper per tu shkarkuar.
    kush eshte arsyeja qe mos te paguaj polici apo c’donjeri qe punon ne administrate !!!??? “forca” qe besojne qe kane,iken ato kohe,kush do ndryshimin duhet te mbeshtesi nismat,c’domethene te paguajne pensinistet dhe fukarenjte dhe jo ata qe presupozohet qe mbrojne ligjin…..
    vetem ne shqiperi ndodhin keto cudirat

  18. dorjani says:

    Duhet te rrime shtrember e te flasim drejt,nese nje polic i shtetit shqiptar nuk ka paguar faturen e energjise+ujit, per vite me rradhe ose fare i lid e drejta kujdo qe keta persona te largohen nga puna pa nje pa dy,por ketu duhet te behet nje transparence e plote pasi nese juve do tia lini drejtorucave qe keni neper rrethe vetem do te perfitojne nga kjo fatkeqsi e policeve qe ata nuk kane paguar,nje polic duhet te jete shembull ne te gjitha aspektet pastaj vijne qytetaret, ne radhe te para zoti kryeminister pse nuk filloni me nenpunesit e tjere te shtetit Arsimin,mjeksine, punojsit e digastereve,ushtrine e te gjithe me dujet se e keni kapur vetem me policine kurse te tjerat nuk ka problem, juve keni e gjithe ati institucione te shtetit qe nuk kane paguar energjine si do tia beni.me kete rast heqni ata qe doni dhe futni ata qe doni,pa as nje lloj transparence por vetem nen deshiren e pisave politik e kurvave te korruptuar.

  19. sbehet shtet per 100vjet says:

    Do ta besoja kete deklaraten tuaj zoti Kryeminister neqoftese letra ime qe te dergova personalisht me 25 gusht te ketij viti nga Lezha ku tregoja me ndershmeri se cfare problemi me kishin bere ne ZRPP Lezhe nuk do flinte ne sirtaret e Ministrise suaj te drejtesise ne Tirane.

  20. Kendveshtrim tjeter says:

    Policet dhe faturistet jane te emeruar nga PD,ne detyre !Kane qene te mbrojtur,tani duhet ti paguajne borxhet,pastaj ti largojne nga detyra

  21. BillNY says:

    Punoj ne pune shteti ne NYC dhe kur me morren ne pune me kontrolluan backgroud ( gjedjen me ligjet, jo perdorim droge duke analizuar urinen, etj) dhe kjo behet edhe ne vazhdim.Nqs thyej ligjet dhe vjedh nuk paguaj elec
    dhe te tjera hiqem nga puna.

    1. elinor,.,.,.,, says:

      @Billi-new yourkezi nga Bathuerja; pse edhe me thy gure kerkojne background check?
      Po te vjedhesh o trap por jo kur nuk ke paguar faturat! Kush te tha ty qe te heqin nga puna pse nuk paguajte dritat apo kredine e shtepise?! Nuk je vetem ti qe jeton ne Batho…ashtu, ne New York!

  22. Drini says:

    Bravo z.Rama,,…meriton te maresh dhe 2 mandate tjera qe ti vesh ne vije te gjitha gjerat,,,,te pergezoj per punen qe bene,,,,vota ime eshte gjithmone per ty,,,,

  23. Akili says:

    Ec Rama beje komb dhe shtet kete milet. E.Hoxha e beri me diktature dhe mbeti me njollen e diktarorit.Po e beri Rama kte vend modern ashtu sic ai dhe ne deshirojme pa cenuar demokracine ka per te hyre ne histori.

  24. Rezi says:

    O BillNY, ne USA ato kontrollet nuk i bejne vetem ne punet publike, por edhe ne firmat private, problemi me ju qe merreni me krahasimet eshte pak i manget, pasi nese doni te krahasoni ç’mund te thoni kur nje person publik shikohet ne video me 700.000 euro, behet valle kryetar parlamenti, nje guvernator qe ka shperdoruar pa fund para publike valle nuk i hyn gjemb ne kembe, nje ish kryeminister qe ka vrare dhe eshte pasuruar ne menyre brutale, valle vazhdon te kakarise ne FB, nje kryetar bashkie qe ka vrare e ka vjedhur, perpara se te vidhte edhe vete kete detyre, ministra, drejtore e ku ta di une, se eshte nje armate e tere……..mendoni se duhet te filloje shteti te tregoje forcen tek fakirat? Jo, une mendoj se Rama eshte me e pakta thjesht nje frikacak dhe demagog, ne mos njelloj me ata me siper.

    1. kirruo says:

      Sta ka fajin Edi Rama mor plak fajin e kan idiotet e pds qe I dhane voten LSI.

  25. Andi says:

    Hallall te qofte o km. Me ne fund nje perfaqesues qe i sherben sic i takon punes ne te cilen populli e ka zgjedhur. Keshtu vazhdo se kjo eshte rruga me e mire. Eshte e sigurt se kush flet negativisht per punen qe keni bere deri me tani, ai person thjesht tregon se nuk eshte shqiptar e se nuk e do Shqiperine. Hallall te qofte prej te madhit Zot, vertete.

  26. Gea says:

    Opozita e papune ka ngelur duke bere llogje gjithe diten si ato grate e lagjeve qe mblidhen mbasditeve e marin neper goje gjithe lagjen. S’ka pune tjeter. Edhe i verberi e sheh se Shqiperia ka bere hapa perpara ne vendosjen e nje shteti europian, nderkohe opozita del e thote te kunderten. Tamam si don kishoti me mullinjte e eres…

  27. Arben says:

    SHTET MODERN, PA ZBATIM LIGJI????!!!!

    DUHET TE KETE DALE TANI VONE SI OPSION, SE DERI DJE NUK E GJETA NE ENCIKLOPEDI.

  28. funerali says:

    Nje gur I madh qendronte ne buze te nje honi ne saje te gureve te vegjel qe kishte nen vete. Ai gur eshte saliu.
    Pastroje terenin zoti Rama. Guri do reshqasi vete ne pidh the semes.
    Per the aritur ten komanda tapa dmth komanda e korrupsionit duhen qeruar ushtaret qe e ruajne ate.
    Bjeru qenve pa meshire dhe bej shtet. Pastroi leckat me shure qe po qelbin vendin.

  29. Zani says:

    Elefanti: Nuk paguajne energjine
    Miza: Do te hapi vende pune per te tijet.

    O burra te kapim mizen.

  30. Nuri Çarçani says:

    Ju lumte qe po beni shtet sepse shteti behet me ligje qe gjejne zbatim.
    Nje vrejtje kam;KESHI te merret me shumat e medha dhe jo me 20leke se eshte turp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje