Kur afrohet 8 dhjetori, mua më kap një gjendje që është mes “oi-oi-oi”-së dhe “ha-ha-ha”-së, ose thënë ndryshe mes ankthit e gazit, gazit në kuptimin: gallatës; është më saktë edhe ankth, edhe gaz, dhe mos më thoni që nuk është kështu, pasi është mjaft të shihni atë që ndodh në raste të tilla, dua të them se janë të njëjtët personazhe, sidomos ai që e ka privatizuar ngjarjen, d.m.th ai të cilin njerëzit jo trushkulur të këtij vendi e mendojnë ose si një koqe kandari, ose si një psikopat delinkuent, ose si një shkërdhatë të korruptuar, e të vjen çudi se si nuk ua kap kaplloqja, që ai nuk është ose/ose/ose, por është edhe/edhe/edhe, po pastaj janë dhe dhjetëra të tjerë që o në emër të tij, o prej tërbimit ndaj tij, kapen nga dalldia e rrethanës festive, lënë shënime nëpër profilet e tyre në Facebook, përcjellin mesazhe në Tëitter, bëjnë shkrime, ndonjëri syresh edhe libër, jepi Preç të lumtë pena, japin intervista, u rikthehen kujtimeve me pasion veterani, ribëjnë historinë, ripërsërisin fakte të njohura, ndonjëherë i trukojnë, nëse nuk i sendërgjojnë, theksojnë me të madhe të vërteta që ata mendojnë se janë theksuar më pak se sa e kanë hak, rikuperojnë fakte të tjera që për një arsye apo për një tjetër kanë humbur rrugës, publikojnë foto të panjohura, dhe në disa sosh pashë këto ditë – hapu dhé të futemi! – Ristanin e Spahiun; dhe hajde e mos ki dyshime, në ke Perëndi, për atë dhjetor që e quajnë të artë a të shenjtë, apo si dreqin e quajnë, por në të vërtetë, jo thjesht për shkak Ristanash e Spahish, s’është hiç i tillë, dhe … ku e kisha fjalën, ah, po,… rikonstruktojnë tërë ngjarjen nga fillimi deri në fund, ribëjnë listën e themeluesve, që i paçim sa malet, shtojnë e heqin prej saj, bëjnë çmos të puthitin data e qëndrime, vlerësojnë e rivlerësojnë personazhe të ndryshme, u japin munxët personazheve të tjerë, japin dëshmi një pas një mbi egërsinë e regjimit totalitar, dhe është pikërisht kjo gjë që veprën e tyre e nxjerr në një dritë më heroike, paçka se ky nuk është medemek qëllimi i tyre, jo, jo, ç’është ajo fjalë, thjesht kështu na paskëshin qenë gjërat, regjimi mizor e gjakatar më një anë dhe ata, që edhe mund të gjenin vdekjen ato ditë më anë tjetër, ja këta mblidhen bashkë për të festuar, organizojnë aktivitete, mbajnë fjalime, shkojnë te Fevziu, që ia pifsha dollinë ia pifsha, e ia qifsha përurimet e librave ia qifsha, që të japin krupë, përurimet jo librat, më shumë se një thithëlopë e gatuar, shkojnë te Fevzoja pra, përkujtojnë Hajdarin, i shkojnë dhe tek hijerorja (sanctuary) e ngritur në Qytetin Studenti, se tamam si hijerore e shohin, por ajo përmendore veç hijerore nuk është, se Hajdari ishte ai që ishte, dhe ne të gjithë e dimë këtë, ashtu siç dimë se Olldashi nuk ishte veç student dhjetori e garip qyteti, sado këngë t’i bëjnë, se në këtë vend dihet se kujt i ngrenë këngë, edhe përmendore, e kjo gjë merret vesh më mirë se kurrë në këtë fillim dhjetori, me këtë përndezje festive e me këto aktivitete të pasosura përkujtimore që ty ta tëhuajëzojnë ngjarjen, ta bëjnë jo tënden, të bëjnë të thuash “po unë ç’lidhje kam me këtë ngjarje e me këta njerëz, të gjallë a të vdekur?”, kuptohet, nëse ka qëlluar të kesh lidhje, nëse nuk ke qenë në krahun tjetër, në krahun e regjimit mizor që, të rrimë shtrembër e të flasim drejt, do kish shumë qejf në atë dhjetor që ma quajnë të shenjtë në një kohë që është i dhjerë, regjimi komunist pra në atë dhjetor të dhjerë pra (me dy “pra”) do kishte shumë qejf, por nuk kishte më fuqi, të ishte mizor, ngaqë regjimi ishte bash si ata seksopatët e moshuar, që një akt përdhunimi nuk e bëjnë, jo ngaqë nuk ua ka ënda, apo ngaqë nuk ua lejon standardi moral që kanë, por ngaqë nuk kanë takat.
Disa i rikthehen kontributit të atij që ngjarjen e ka vjedhur, i rikthehen me synimin për ta diskredituar, për ta nxjerrë prore në një dritë të keqe, a thua se nuk u mjaftojnë të këqijat që ai ka bërë më pas, i bëjnë një replay të ngadaltë filmit të kujtesës së tyre e të kujtesës kolektive, apo edhe filmave në celuloid, për të kapur të gjitha hijezimet, lapsuset, rrëshqitjet, e në përgjithësi gjestet e tij që aposteriori nuk i rrinë mirë asaj kohe, e pastaj fjalët e mira që vjedhësi i ngjarjes ka thënë në adresë të Ramiz Alisë, asëll-asëll të shokut Ramiz Alia, për të kapur drojën prej komunisti të thekur, por edhe prej mjeku të Hysniut, përballë Lëvizjes së studentëve e përballë atyre që donin të themelonin një parti kundër Hysninjve e kundër Vitove, more vesh Mimi, mora thuaj, për të kapur fjalët “unë dua të jem një mik i mirë i Partisë Demokratike”, ta gëzoni Partinë Demokratike, ose jo, ndërrova mendje, ta gëzojmë Partinë Demokratike, nuk mund të rri jashtë saj, pasi kjo parti duhet shndërruar në një bandë kriminale, dhe pa mua kjo gjë s’do bëhet e mundur, unë jam me ju, kjo parti është e Azemit, mos dëgjoni Shinasi Ramën, që më vërsulet me tërsëllëm, dhe as atë gjatoshin, të birin e Kristaqit, që njëzet e katër vite më pas një farë Erion Veliaj, që sot është 10-11 vjeç, do ta shpallë si frymëzuesin e Lëvizjes së Dhjetorit, të Dhjetorit të dhjerë, kuptohet, hm, hahaha, nuk di pse qesha, në fakt e di, ku e kisha fjalën, ah po, e u ftillova, dhe po them se nuk është vetëm vjedhësi i ngjarjes, që nuk ka lënë gjë pa vjedhur në kohët që e pasuan atë ngjarje, që e kërkon skenën të tërën për vete, skenën ku festohet dhjetori, janë dhe të tjerët, janë dhe ata që me të s’mundën të rrinin, është dhe Shinasiu për shembull, me të cilin mua nuk më ngjit, nuk ia duroj dot atë natyrë rapsodike e qasje autoreferenciale që ka, dhe unë e di, atij nuk është se i ngjit më shumë me mua, por punë e madhe, bythë e plasur, bythë e plasme më saktë, unë prapëseprapë e pranoj që atëbotë ai ishte tip, atëbotë më është dukur më i kthjellëti, dhe këtë e ka treguar jo kur shkumëzonte kundër oqessëkandaritpsikopatitdelinkuenteshkërdhatëssëkorruptuar, me po atë forcë që shkumëzon sot Mero Baze, që pena pushkë iu bëftë, dhe dihet, të shkumëzosh kundër tij vai sul sicuro, apo jo Andrea Stefani, por gjatë takimit me Ramiz Alinë, pikërisht në atë takim kur ai demonstroi se ishte më i kthjellëti, madje i vetmi i kthjellët, gjë që binte më shumë në sy tek shihej mes dy djemve torollakë, u mor vesh më vonë, sidomos më vonë, që ishin torollakë, e jo vetëm torollakë, e kam fjalën për Hajdarin e Imamin që në atë moment nuk kish pse të ishin më shumë se sa kaq për të kuptuar aq sa donin të kuptonin, dmth të kuptonin se ata po bënin histori, madje veç tek kjo e kishin mendjen, që po bënin histori aq pranë Ramiz Alisë, që iu bëftë dita një mijë, e që një mijë nuk iu bë, të ishte ndryshe do ta kishim gjallë, se personazhet që bënin historinë në atë moment mund t’i prodhonte veç ai, Ramizi, dhe ata që me Ramizin nuk donin e nuk kishin të bënin, me historinë duhej t’i lanin hesapet, nëse nuk do të kujtoheshin për të hyrë në histori ca më vonë, si gjatoshi ynë që këtë ambicie e ka shprehur, madje në Beograd, në atë konferencë të shtypit, ku ia bëri rrup-sup Vuçiçit qyqar, zuri të trokasë fort në derën e historisë ding, ding, ding dhe, doni ju, ca janë të sigurt se ajo derë iu hap, hahaha, këtë herë e di shumë mirë pse m’u qesh, m’u qesh vençe, po mbaj brinjët me duar, po thoja pra se Shinasinjtë këtë gjë duhet ta kenë menduar herët, por pa Ramiz Alinë, më saktë duke qenë kundër Ramiz Alisë, dhe të japin përshtypjen qyqarët, sapo e thashë fjalën qyqar, e thashë për Vuçiçin por s’ka gjë, shkon edhe për Shinasinjtë, që të japin përshtypjen se e vuajnë që nuk mundën të hyjnë në histori, pupupu ç’bëhet për pakëz vend në histori këtej nga anët tona, s’ka gjë se kjo historia e vendit tonë nuk është si të tjerat, është thjesht një mejhane e ndyrë ku s’ka mbetur kodosh pa gjetur strehë, e prapëseprapë të gjithë shqiptarët çfarë nuk do jepnin për të hyrë në histori, edhe sumën do ta jepnin, ndonëse janë gati t’i pjekin në hell të gjithë ata që sumën e japin për qejf e jo për histori, dhe ia bën mu që e vuajnë këtë gjë, Shinasinjtë po them, ndryshe nuk ka se si shpjegohet që jetojnë gjatë gjithë vitit veç duke pritur të mbërrijë dhjetori i radhës, në të cilin do t’i intervistojnë, apo do të intervistohen, do të shkruajnë për atë që ka ndodhur në atë dhjetor të madh, të lavdishëm, kur komunizmi theu zverkun, ra, u këput, dha shpirt, dhe e gjitha kjo për inat të studentëve që nuk heqin dorë nga mendimi se komunizmin e rrëzuan ata, e rrëzuan duke vënë kryet e tyre në rrezik, në një kohë që krye s’kishin, e rrëzuan kur regjimi ishte ende i gatshëm, dhe i aftë, të vriste kundërshtarë, futjani pordhës futjani, regjimi kish vdekur, veç pritej dikush që ta kallte në varr, dhe ju të dashur studentë të dhjetorit nuk ishit gjë tjetër veçse pjesëmarrës në një ceremoni varrimi. Të rroni vetë!
Nuk thashë kot “ankth” në krye të herës. Është ankth vërtet kjo punë. Unë dua t’i fshihem, t’i bëj bisht, kësaj tollovie, e këtij harbimi, mirëpo për dreq nuk mund t’i bëj bisht dot, ngaqë është si një murtajë, më keq akoma, si flama e fanatizmit, që është sëmundja më e keqe mbi fytyrë të dheut, dhe unë kam frikë të shfletoj gazetat apo të hap televizorin, ngaqë më fanepsen lajme me dhjetorin 1990, të njëjtat lajme, që jepen pa u lodhur, dhe me shpresën e bindjen se ndjellin interes e vëmendje, mu si trupat e lakuriqtë të Lady Gaga-së, gagaga, e të Rihanna-së, nanana, në skenat e koncerteve të tyre apo në plazhet pa stinë ku gjejnë kohë për t’u shullëhur në diell, apo si trupi edhe më i lakuriqtë i Qerretit tonë, qeqeqe, e qullur në djersë, quququ, mbi qilimin e kuq, qiqiqi, të një mbrëmjeje gala, mu si tëerk-u i Miley Syrus-it, dridhmi bythët dridhmi, dhe më vjen të këlthas: mjaft më me dhjetorin, se na plasët. Dua t’u them mjaft edhe atyre që në dhjetor 1990 ishin atje, në shesh, a në takime me Ramiz Alinë, e që më pas panë punët e tyre, nuk u përzjenë në punët e kombit, apo nuk u lanë të përziheshin në këto punë të kombit, për rrjedhojë nuk u ndotën nga balta gattopardo-iane (lexojeni, lexojeni Gattopardo-n e Tommasi di Lampedusa-s, se edhe aty flitet për një “dhjetor”, për një “dhjetor” shumë më të rëndësishëm, dhe ndoshta do të bini dakord me mua se për dhjetorin tonë, që mos u gjendtë dhjetor në këtë botë, e në radhë të parë për protagonistët e atij dhjetori, që kokën hëngshin me sho-shoqin, është folur boll; dhe boll është boll), por dua t’u them “mjaft” dhe vjedhësve të asaj ngjarjeje, në radhë të parë vjedhësve të asaj ngjarjeje, që më pas nuk kanë lënë gjë pa. Fjalia e fundit ju duk e pambyllur? Jo, nuk është e pambyllur. Është Leopold Bloom-i, ai i James Joyce-it të përrenjve të ndërgjegjes, është Leopold Bloom-i që ju flet, dhe dihet që këtij, në urdhrat e Joyce-it, herë pas here ia jep në kokë të mos i mbyllë frazat, jo për t’i lënë të pambyllura, por me idenë se nuk ka nevojë t’i mbyllësh, dhe Bloom-i është mësuar me varrime, e prandaj nuk i shqitet nga mendja dyshimi, nëse i kalluri në varr ka vdekur vërtet, e nëse nuk do të ishte më mirë, për t’u siguruar, që të sakatohej para se të varrosej, morët vesh ju që ia keni mbushur mendjen vetes se komunizmin e keni kallur në dhé, që pika që s’iu bie që besoni në shajní të tilla, e që më bëni dhe mua të humbas fillin, por jo, e rigjeta, po thoja se janë dhe zullumet e bëra pas atij dhjetori, në radhë të parë ato zullume, arsyeja që janë kapur pas të njëjtit dhjetor, atij dhjetori të leshit, kur – kjo është një moto gattopardo-iane, gjithashtu – ndryshoi gjithçka në mënyrë që gjërat të mbeteshin siç ishin. Dhe ashtu mbetën. Apo jo? Urra!
Marrë nga gazeta Shqip
Durim dhe ruaj mendjen e kokes ooooo Muuustafaaaa…Kam frike se ne kete vend te dhjere do reshkasim nga mendja te gjithe!
Muci te gjithe jane shkerdhata dhe te korruptuar. Vetem ti dhe qelbesirat qe te mbajne me buke jeni qelibar. Je bere si nje hale septike qe qelb dynjane sa here qe boshatiset
desha ti shkruaj nje carcaf me gjera ketij deliranti o Anton, po kur lexova komentin tend skisha asnje presje per te hequr ?
Muci eshte komplet nje koqe kandari 24 karatsh edhe pse lart ka thene nje perrua psiqik te vertetash, por fatekeqesisht realisht perseri mbetet nje pseudoanalist ashtu si 99% e “anal-isteve tane .
bobo ca i paska bere, paska ik per lesh ky, fjalen qifsha e paska perdor si buke e djathe
http://bit.do/vajza-super-pidh
Eshte rasti me i rralle i publikimit te nje paskuili, kur gjendja shpirterore del kaq transparente dhe kur fjalet banale qe zakonisht do te tingellonin te turpshme ne nje shkrim tjeter ketu marrin vlera estetike te jashtzakonshme. Dhe terheqja e llastikut te zemrimit intelektual, nxjerr keto fjale qe shkojne zakonisht ne gojen e horrave. Po zotrote, Robertino, te vrasin veshin dhe mua me vjen keq per ty.
Pergezime te sinqerta, Mustafa! Te lumte! Ky shkrim ne keto muaj kur po e perdhunojne, e shkarramojne dhe e shqyejne historine e ketij vendi, per mua eshte kryeshkrim!
Naqua,
Jam e nje emndje me ty per sa i perket shkrimit te Nanos. Ai eshte analist shuuume i thelle aq i thelle sa rralle kush shkon ne thellesi te tilla per shkak te defiçences intelektuale dhe mungese se theksuar te kurajos.
Problemi qe kemi nuk eshte thenia e “te pathenave”, por boshlleku ne te cilin bie rendesa e fjales se forte. Fjala e Nanos bie ne nje dimension tjerer ne te cilin vecse mund te rrotullohet kuturu dhe nuk gjen rrugedalje. Ne kete rastin tone fatkeq mungon graviteti, tejçimi, perthithja, pertypja dhe perpunimi i imet cerebral. Thjesht kemi te bejme me etape mendimi e meditimi teper te sofistikuar dhe te pakuptueshem per shumicen. Kjo analize e Nanos eshte nje qelize e re e llojit te vet e cila do te duhet shume kohe te “studiohet” e me ne fund te pranohet…
Te lumte pena Mustafa!
Çfare thua, Adela?! Ata “rralle kush”-at nuk shkojne dot thelle se kane deficenca, apo deficiencen ia jep bujarisht M Nanos? Se po te jete se je perpjekur per ironi, sillesh rrotull, nuk gjen ti rrugedalje e nuk merresh vesh. Studimi yt nuk ka nevoje per thonjeza hic!
Skrapalliut I lejohet te dehet,de!Do kete rene ne ndonje ballkazani Muci I shkrete dhe nuk di ku e fillon dhe ku e mbaron fjaline.
E rilexova se mu duk sikur kishim biseduar bashke.Brilant.
Mucua pervec asaj se njohka mir gjithe kto figurat e vendit dhe i merr ne gojen e tij me kenaqsi ,
por ktu na shfaqet befasushem moderrn per nji katunar te adoptuar m’Tiron !
Mucua vec qe flet me nji “rrespekt prej katundari” mbi Kryeministrin shqiptare duke i permendur edhe te atin Kristaqin i cili nuk ka pikturuar bajga stallash ne kohen e tij mjerisht , por hejjjjjjj mucua njef edhe Lady Gaga-n etj figura te skenes boterore !!!!!!!!!!!!!!!!
Deri kur do vazhdoj kjo idiotesi ne ate vend ? Deri kur faktori idoto-katundar do injoroj kulturen e qytetarine e vertet ne ate vend ?
Ku i ka kufijt kjo rrace sharlatanesh , qe s’njef te ndalur ? Kjo i ngelet per te pare te ardhmes se asaj shoqerie ,sigurishte aspak ksaj farse njerezish ordiner qe sot dominojn mediat dhe c’eshte me pazesco,i “japin tonin krijimtarise” ne ate shoqeri te okupuar nga pseodoqytetare ,pseudoall
Ty mor Edwin me sa duket vetem “lirika” e Fari Balliut dhe Blend Fantomasit te bekan derman.
Fori,
eshte koha per te hyre andej nga ke dale ,
ne kazanin plehrave .
Mos harro mer me vete komentit tend .
Un s’perdor plera si leter higjenike .
Un mjerisht ,nuk 10-yes aske nji nga ato halet qe permend ti mo shoku Fori.
Per c qytetare e ke fjalen…Po tekishte qytetareai vend s dilnin fshataret ti drejtonin…Atje ka fshatare nerastin me te mire dhe majmune pergjithesisht….Qytetaret s jane formuar akoma…
keto jane vetem inate mes atyre
http://bit.do/mustafa-nano-fevziut-i-pifsha-dolline-e-i-qifsha-perurimet-e-librave
paska shkare dhe ky katundari.
hahahaha
gje me rremuje, nuk kam lexuar ndonjehere ne jeten time.
megjithate, se di pse me pelqeu.
mbase ngaqe ishte realiste, dhe e pa retushuar, as nga autori madje.
sbesoj se ka pas nerva ti kthehet per here te dyte vete ai, ketij shkrimi.
tung
Në letërsi ekziston një stil i tillë me prejardhje nga psikologjia, që quhet “Përroi i ndërgjegjes”. Nëse të pëlqeu ky shkrim ashtu si dhe mua, të këshilloj të lexosh James Joyce dhe Ismail Kadare. Do mbetesh i kënaqur.
-“Regjimi ishte bash si ata seksopatet e moshuar, qe nje akt perdhunimi nuk e bejne, jo qe nuk ua ka enda, apo ngaqe nuk ua lejon standarti moral qe kane, por ngaqe nuk kane takat”.
Duhej thene me shkoqur, mqs eshte fjala sh-koq(e)-ur. NUK JU NGRIHET.
Regjimit nuk i ngrihej me. Kishte vdekur. Te na rroje hajduti. Skenderbeu jone e dyte.
Shume bukur e shkruar nga z. Nano, por ushtaret e Skenderbeut tone te dyte, nuk dinë shkrim e kendim, nuk e lexojne dot cfare shkruan Muçi. Keshtu qe URRA, nuk duhet te kishe bertitur aty ne fund! URRAAA eshte e vetmja fjale qe dine ushtaret e hajdutit. Bile ata nuk dine as te respektojne hajdutin kur ai flet. Nuk e degjojne hiç se cfare thote. Vetem e ndjejne qe cirret e berrtet, dhe kjo mjafton qe ata te thone fjalen e turmave te rreshtuara dhe te rremujuara:- UUURRRRAAAA !!!!
Muçua nga Skrapari qe i duket Vetja si Xhoisi prej Dublinit dhe qe Na ka shkruar nje esse te perroit Psiqik nen shembullin e Kurbanit të Gjatoshit qe kaq shume e ka zili dhe e adhuron sa edhe nuk rri dot pa ja vene ne dukje gjoja Te metat (që publiku te mos thote se ka ndjenja te forta ndaj Liderit Rozë). Ose Muçua qe shkruan me fjalorin e gjirizit si Ypi apo ai gjuhetari tjeter tek Panorama….
Ky shkrim idiot nuk është per dreq as per te qarë e as për të qeshur – veç nje tjeter shfrym e masturbim adoleshentar nga nje pseudo-gazetar/intelektual eterci e verci
Kini mëshirë për injorancën e këtij personi, faleni, se dhe ky do të shkoj i lumtur n ëbotën tjrtër me mediokrititetin e tij handikap. Mustafai, më çudit gjithnjë me thellësinë, erudicionin, origjinalitetin dhe çiltërsinë, se sa për trimëri,JU jeni larg, thoni çfarë ere ka gjaku moj nëne. Mustafa le ti lëmë këtë takëm njerëz në llumin e tyre, sepse këta skanë shërim
Bravo Muci,
aq mire ka fol e aq mire ua ka bere te gjithve,i lumte dora…dhjetori i leshit,qe e heroizojne aq shume me heronjte qe na futen ne varr..gazetaret qe e kane mendjen per kritika sa ishte sala e su ndihet zeri me te gjatin(ketu ben pjese dhe cik muci,se spara eshte ndier ne tematikat post sala)..historia e gangesterrave si hajdari qe behen deshmora dhe e ketyre molumeneve qe vetem vjedhin lek e pushtet e su rruhet per keta njerez te varfer..po keta i kap historia se kane drejtuar shtetin shqiptar..i ketyre politikaneve qe i hyjne historise po pa permendur qe shkaterrojne e nuk bejne asgje per arsimimin e gjeneratave te reja….me pak fjale..shkerdhate politike..dhe nje fjale per ju delet qe indinjoheni me shkrimin e mucit,meruni me mesazhin dhe ate qe shkruhet,jo me ate qe e shkruan dhe si e shkruan..mua me rezultojne reale ato qe ai shkruan..tung djema
Nje shkrim I goditur dhe teper aktual. Nderimi per ate ngjarje po vulgarizohet aq shume deri ne urrejte.
Historia perseritet, 8 nentori me 8 dhjetorin, PPSh me PD, zhduken dhe krijohen personazhet, lartesohen kriminelat dhe 10-ohen populli I thjeshte etj etj.
Enough is enough !
muço,
Ve bast se kete shkrim e ke bere, pasi ke rrekllyer disa dopio raki skrapari ose (skoç apo xhin) katunari.
Ja ke kaluar edhe E.H., kur eshte esell. Sepse kur eshte i pire, Ai eshte shume me i sjellshem se ty dhe nuk i q.. koken miletit, pasi shkon dhe flen gjume.Por gjithsesi bej kujdes, se mund te te padise per vjedhjen e te drejtes se autorit.
O muç, A e ke lexu shkrimin tend pasi u bere eseell? Ne se po, besoj se je bere pishman. Turp ? Jo, Jo. Ti nuk e njeh ate.
Si eshte ajo fjala, çfar ka barku nxjerr bardhaku.
paske luajt menc o muc nano
Hahahah je i madh Muc,mos hani mut ju qytetaret se e ka tregu historia e ketij vendi qe vec qytetari nuk kena.Ja futi Zogu dyerve te medha otomano/shqiptare,Enveri tregtarve e politikaneve te leshit,Saliu parise se Tiranes…Pamfleti i vitit
Bravo Muci, zere se ke folur edhe ne emrin tim. Edhe une kam qene ne greven e urise dhe ndaj te njejten ndjenje neverie me gjithe kete shfaqje absurde. Te gjithe ata plehrat qe na japin leksione demokracie si pjesemarres se atyre ngjarjeve jane komprometuar rende nga lepirja qe kane bere dhe i bejne monstres Sali. Te tjerat jane pordhe me rigon. Shpresoj Rama te degjoje dhe te sillet sic duhet me sharlatenet si Fevzo me shoke.
I ke rene pikes …. keto dite , perfshi dhe mbreme , m`u merzit jeta …. E bukura ishte , se ne te njejten ore , te njejtat fytyra, perfshi dhe ate Ballaurin , qe kishte harruar te merre me vete ish deputeten Pernaska, pa permendur Mesilen dhe Idrizin , heronjte e rilindur studentore te 90-s , po kishin dale dhe disa te rinj ne skene , nje fare Dizdari , apo i harruari pa te drejte Tefalini …etj. etj . Tollovi per te ardhur keq… Dhjetori tanishem i paskesh frymezuar per te …. cfare te thuash, te vjen per te vjelle , kur e degjon nga goja e tyre … te hapin dosjet ! Degjoje ligjeratat panegjirike te Ballaurit, Zogaj , Idrizit , kur keta i linte te flisnin Mesila , sepse ajo i kishte vene vetes te ndriconte, duke shkrepetitur syte, ngjarjen apo nevojen e lustracionit …Kishin ftuar edhe Mitron baballek , qe kush e linte te fliste …. I merzitur debatoja me djalin, qe ne vitet 90 sapo kishte lindur ….I thosha atij , por u them edhe punetorve apo lojtarve te medias , perfshi edhe “pensionistet e saj ” Fevziu apo Dudushi …. Po mire, po ata 70-80 mije qytetare te Tiranes , qe perkrahen dhe demostruan ne favor te ndryshimit , nuk paten asnje rol ….Po Verterin ( A. Imami )…. e degjuat keto dite …Citonte Geten , ai qe vetem njehere beri sikur luftoi , duke veshur uniforme ushtaraku … Per te qare , sic thote M. Nano, me oooiii… !
Shume shkrim i bukur. Te lumte!
Z. Mustafa,
Shkrimi eshte per lexues te kualifikuar dhe mos u merzit qe disa komentues ia kepusin kot. Per keto te fundit rishkruaje dhe nje here duke ua vene shenjat e pikesimit analfabeteve funksionale qe te pakten ta lexone ashtu shatra-patra, se, me vrafshin mua ne do ta marrin vesh se cfare ke dashur t’u thuash.
Tung, o Mucci!
dikujt i duket shkrim rremuje,por ne fakt shpreh realitetin rremuje. cudia eshte se merziten berishistet,kenaqen edistet,por,aty jane te gjithe,tek kjo rremuje.
njera pale e shan mucin,e quan katunar dhe jointelektual,ndoshta ngaqe kane mare shume diploma kristali dhe vitrine,pa mbaruar te mesmen kuptohet,dhe nga ana tjeter jane keta pro gjatoshit,jo se jane me Mucin por se ai shan keta te ketij tjetrit. Cti besh,shqiperi eshte,rremuje hesapi,zihen derrat kush te haj i pari kulloten ne livadhin qe ua servirin
Paska rrjedhur edhe ky nga trute. ose e ka shkruar kete artikull ne oren 04.00 te mengjezit. A ka njeri ta kete kuptuar artikullin e tij te ma shpjegoje pak se une asgje nuk kam kuptuar nga ky shkrim.
Mire qe e pohon edhe vete,s’ta ka fajin kush se nuk ke mend per shkrime te tille kalibri.
E ke qa Muco. Nje nga shkrimet e rralla qe te kam pelqy
Bukur.Sharlatan do te thote ,vec te tjerash ,
te dalesh nda thellesia e pleut ku jetoje dhe hipesh ne maje te tij
e kendosh ki-ki-kie ka-ka-ka
Muci ke thene aq te verteta sa jo e ngope kete milet, por me sa po shoh me siper po vjell, e verteta u ben dem, ashtu si thuhet ne kenge italiane ….la verita mi fa male…! Te pershendes dhe te pergezoj per kete shkrim fantastik, ai qe ka mend e kupton, ai qe do elozhe le te germoje tek kazani i plehrave te Komitetit Qendror te PPSH! Faleminderit Mustafa Nano!
Shqiperia nuk do behet kurre dhe me vjen ndermend At Gjergj Fishta qe tha se ta marr vesh bota mbar se Gjergj Fishta sasht ma shqiptar sepse gjithmone lirine shqiptareve jua kane vjedh shqiptaret.
Muc! Te dhj… shkrimin. I gjithe teksti me nje pike (.).
“Nanua” e ka shkruejte atikullin si me e pase aj “nickname”-in “realisti pesimist” e jo une.
Mustafa Nano asht realist pesimist e ky artikull asht maja e realizmit pesimist. Prej sot e tutje une e nderroj “nickname”-in.
Rrnofte realizmi pesimist!
Shume mire i ke then gjerat o Muçi, me troç nuk behet!
Bravo Muç! Mbeti ky popull fatkeqesisht peng i atij dhjetori…
Bravo Muç! Mbeti fatkeqesisht ky popull peng i atij dhjetori…
Ooo… Pooo… puuu… Lliii…
Kush qelbësira tregton
S’pyer Si, por Sa Fiton
Ishte erresire ,verberi kercenuse ,ate cast
kur kakalakja papritur shtypi butonin e nji prozhektori te hedhur mes plehrash dhe bere qe plehrat te duken nen driten e prozhektorit ,
si nji spektakel i tadites alla deja-vu
Ishte erresire ,verberi kercenuse ,ate cast
kur kakalakja papritur shtypi butonin e nji prozhektori te hedhur mes plehrash dhe bere qe plehrat te duken nen driten e prozhektorit ,
si nji spektakel i tradites alla deja-vu
Super artikull.
Bravo Taf (Mustaf-a).
me ne fund u kujtove te flasesh ,kishe lene nje pershtypje se dhe ti po lepije nga sahanet e ketyre kelysheve te berishes e nanos,nga sahanet e pseudo herojve te demokracise hajdari[nje rrugac dhe hajdut]deri te olldashi qe pasi vodhi e vodhen se bashku me kelyshat e saliut parate e taksapaguesve lane rruget rrugeve dhe e gjeti mallkimi i atyre nenave qe vendosin lule ne vendet qe bijte e bijat e tyre lane jeten per shkak te rrugeve te pd “qe ua kalonin edhe rrugeve te gjermnanise” ndaj keto qe shkruan duhet ti thuash edhe ne studiot e tv qe debaton.meghithate urime qe arrite te zgjoheshe
kam lindur ne qytet dhe vazhdoj te jetoje dhe te punoje ne nje nga k/qytetet e evropes.por qe te shkruhej nje artikull itille nga nje pseudo analist politik,si mut nano[me fal per emrin qe te vura por te takon]eshte nje ulje per gazetarine shqiptare.te gjithe artikujt e tille vetem ne nje gazete pacavure mund te shkruhet.bravo mut nano.
Dhjetoristet!!! nje emer metaforik apo eufemizem idiotesk?! Jane krijesa celenteratesh te sajuara nga moçali dhe myshku i ramiz Alise. Nuk kane turp qw rreshtohen para ekraneve televizive per te treguar heroizmat e tyre vetem ne formen e klithmes. Nje kryqwzate horrash, spiunesh dhe delirantesh te cilwt çoç bwne! Dogjen vendin qw e ndertuan ata qw e çliruan nga fashizmi! Dogjen fabrikat, uzinat, kombinatet, pl;antacionet, arsimin dhe gjithçka. Pse ? per te fituar dekoraten e Pishtarit te Demokracise, me te cilin dogjen gjithe Shqiperine. Dhe pse? per te fituar burse jashte shtetit, pasaporte jashte shtetit! Qw u pasuruan jashte mase dhe popullin e lane me gisht ne goje! Tani u rriten dhjetoristet. Jane te “pjekur”, jane nga 45 – 50 vjeç e duan te dalin parti me vete me Mesilen, me Elsen, me Idrizin e shume sharlatane te tjere sepse u dhimbset populli, atdheu; sepse jane te pergjeruar. Nese populli u vete prapa ketyre kodosheve, atehere do besoj se ky popull eshte bashkefajtore me keta horra!
Nuk ka jakobine ne ish-RPSSH.Ne ish-RPPPPPSSH ka vetem spiune te ndyre,oficera na terbaçi qe sot luajne domino me politike,femije byroistesh qe s’ju vjen turp hiç nga krimet e prinderve dhe nje numer te pamase komunistash,komunista shkerdhata nostalgjike qe shohin filmin Prita,enderrojne sikur po ekzekutojne Eichmann-in me duart e tyre çifuto-shqiptare dhe pijne raki skrapari duke u kujdesur qe mos t’iu derdhet ne faqet e veprave te Enverit.
Kjo rrace e qelbur akoma ekziston.
Dhe vjell vrer kunder Dhjetorit.kunder dhjetoristeve,kunder demokracise,kunder demokrateve,kunder kapitalizmit,kunder heqjes se tollonit…me pak fjale kunder gjithckaje qe nuk eshte vajtim i bicikletes 28she,raketave kineze,televizorit Lura dhe lumturise se pamate socialiste.
Kuptohet se s’kane faj ata.Faj ka rraca shqiptare qe nuk u ngrit ne lartesine qe historia ia kerkoi ta pastronte vetveten,te sherohej,ta rigjente busullen morale dhe te rindertonte NEOSHQIPTARIN.
Gjithsesi dita eshte e jona.Nata e juaja.
Keqardhje per komentuesit qe nuk mund te lexojne/shijojne kete shkrim te Z. Nano, qe do te mbetet sot e mbrapa nje perle e gazetarise shqiptare. Vetem fjalite e stergjata, nje stil i papare nder kolumnistst tane, mund te shprehin mllefin qe ndjejne njerezit e ndershem te ketij vendi per parodine e prviteshme me dhjetorista.
Pergezime te sinqerta per Mustafa Nanon,
Bimi
Dhe une qe kisha nisur te kem frike se mos M.Nano e kish humbur perfundimisht klasin e tij ,te viteve pas 1997-es.Me vjen mire qe jam une gabim.
Ky eshte shkrimi me i sakte,qe kam lexuar, per fluturaket mbi presh te atij dhjetori FALS.Muci,une kam jetuar ne “Qytetin Studenti” ne ate kohe,,,prandaj te jap plotesisht te drejte edhe per stilin (rrapa-dapa-dup) e ketij shkrimi.Kush te kundervihet ,ka me shume te ngjare te jete pjese e falsitetit te atij dhjetori dhe padyshim pjese integrale e zullumeve dhe gjemave qe e pasuan ate.
Faleminderit Mustafa.
Ndaj te njejtin mendim Lora.
Edhe stili i shpenguar gramatikor… nuk ka menyre me te sakte mendoj per ta shfryre pacavuren qe po jetojme cdo dite
Levizja e paramenduar e kricave te dhjetorit…
Levizja e viktimave qe do t’i dergonin me paramendim ne nje ceremoni varrimi -;) … Ne ceremonine e varrimit te atyre qe i hapen varin vetes, por qe shpetuan nga euforia e papermbajtur e torollakeve te dhjetorit.
Sa Muca ka Tirona, vaj me det.
9 dhjetori ishte data kur disa student
provuan te sfidojne rregjimin e eger
dhe dolen ne Sheshin Skenderbej
Filluan te kendonin kenge patriotike
me shprese se populli i Tiranes
do ti bashkangjitej grupit te studenteve.
Keta heronj, injoruan perbindeshin 40 vjecar
qe kishte gjakosur e burgosur mijra bij nenash,
vune jeten e tyre ne rrezik,
dhe populli i mpire i Tiranes rrinte d
he bente sehire si ne kinema duke pare sec do te ndodhte.
Nje nga keta do kete qene dhe Muci.
Keta krimba nuk mund te imagjinojne
qe ka pasur djem dhe vajza qe me kurajon e tyre
u bene promotor te levizjeve demokratike ne shqiperi.
Per fat te keq pati dhe ka shume krimba te tille, prandaj dhe shqiperia po krimbet keshtu.
Shkrim ordiner ,pa etike .
Ne kete vend cudirat jo vetem qe s’jane cudira,por te heqin trurin.Mafiozet e dhjetorit nuk kane shume faj,sepse ne dhjetoristet e vertete nuk po organizohemi seriozisht duke angazhuar medien e pa korruptuar.Ketu ligjin e bejne hajnat e mashtruesit si per cdo gje tjeter
finally e the per te gjithe cduhet thene per ate pocaqi.
Po me vjen shume keq per Muçin!!
Nuk kam asnje keqardhje per kundershtite qe ai ka per trajtimin e memorialit te dhjetorit , pasi eshte syri dhe mendja e tij per gjykimin mbi ate (dhjetorin), por ne asnje menyre nuk jam dakord per nivelin e ulet te fjaleve te cilat ai perdor per te shprehur kundershtite e tij me kete ngjarje.Kur dikush fillon ngre zerin apo perdor fjale jo normale per etiken mediatike, ai vec tregon qe ka humbur shansin te jete i vertete dhe i fituar mbi kundershtarin qofte ky fizikisht perballe ose imagjinar. Me fal Muçi por une te keshilloj te kontrollohesh tek mjeku pasi ai edhe mund te te ndihmoje ne kete situate.?!! Linku i meposhtem Muci eshte vetem per ju ne se keni kohe ta lexoni dhe trajton “Delusional Disorder Treatment”
psychcentral.com/disorders/sx11t.htm
He se per pak harrova, Muçi te lutem me njofto ne se do te ndjehesh me mire pasi te perfundosh kurimin ne linkun e mesiperm.
ca dhjetor leshi, ka pa njeri ndonje student para mikrofonit?! Nuk besoj se Berisha, Pashko, Meksi, Ruli ishin studenta asokohe.
Shum realist. Sa per fjalorin mos u merzisni kemi degjuar banalitete koti, kurse Muci i thot ne nje kontest letrar pse jo edhe pak artistik
O MUC respekte qe ke folur te verteten.Me sa kemi degjuar ke qene themelues i pedes se skraparit.Te pakten e ke kuptuar gabimin ,dhe besoj je koshient se ku dreqin e coi shqiperine ajo shkerdhatokraci qe u instalua nga pedja.Vazhdo me shkrime te verteta se vecse mire na bejne te gjtheve.
Kur nje njeri fillon e flet keshtu mos mendoni se eshte çmendur mor ju njerez hipokrit qe keni ngaterruar kishe e xhami me zyrat e partive.Qe jeni bo parazit te sistemit dhe rrini para dyerve te partive si qent para restoranteve per nai kocke.dhe kur ate kocke dikush kujtohet tjua hedh shqyeni jo kocken por njeri tjetrin kush ta kapi.persa i perket ktij tipit qe ka bere kete shkrim nuk ia ndjen seç komentoj un por te jeni te bindur as seç thoni ju.ai thjesht eshte njeri prej shume njerezve i eshte neperkembur diçka dhe shkruan ate qe mbase te ne dhe ju e mermerisim çdo dite ne kete vend qe po kthehet ne nje humanfonderi.ku çdo dite qe kalon personi temperohet deri kur te thyhet.Pse juve te gjitheve qe beni si te habitur a mbase megjithmen ju rruhet se sa libra nxjerr fevziu.mos u pergj e di pergj eshte e njejte me timen. Ne fund boni çfar tju doje ajo bole se ne fund ky ven vk eshte.
Mediokerit se kutpojne shkrimin se skane lexuar ndonjehere me shume se 2 rreshta bashke. Te zgjuarit e shperfillin se mendojne se jane fevzo. Ata qe e jetuan historine e dhjet… orit ndjehen keq se smund te dhje…sin me. Muc mos ca b…. ke shkrujt gjate se ke pas kohe. Suksese
Per moikun tim Muc Nano.
Shkrimi eshte brilant por do ti shtoja nje gje te vogel:
Saliu nuk eshte ….edhe/edhe/edhe/edhe/…..
Saliu rshte RRENEGAT edhe….edhe….edhe….edhe etj
Për të gjithë ata që u ka zënë truri myk dua tju kujtoj vetem një detaj : Nëse ju kujtohet ngjarje e Ures Vajgorore ne vitin e ndyre 97 kur Kryebanditi Azem Hajdari qëlloi nga shtëpia e Protoduareve me snajper dhe ku mbeten të vrare disa police dhe qytetare të pafajshem ???? Me siguri qe ju kujtohet ! Por si ka mundesi qe ne Dhjetore të (dhjera) ngrihen ne qiell dhe ju kendohen këngë figurava me macabre dhe me çnjerëzore të popullit , si ka mundesi qe dekorohen banditet dhe u ngrihen lapidare maskarenjve !!!!?????? Muçi ka shkruar një shkrim brilant dhe une e pergezoj sepse ne shkrimin e tij është edhe mendimi im dhe I shume qytetareve të ndershëm qe ngrihen dhe ngrysen me dhimbjet qe ju kane shkaktuar banditet e viteve pas 90 . Ne asnje vend të botes nuk ndodh kjo qe ndodh ne Shqiperi ….. Congratulation Muçi .
Kush do jet analisti radhes ,qe do demsakoje Dhjetoristat e Stanit’Dhjere Shqiptare tani, mbas mucos,kjo eshte pyetja ?
Tosi e beri kaken ,bythati po ashtu bizgen ,muci po sot por duhet theksuar qe ndryshe nga Kurvat e Taverrnos analiste te BelDanc-it ,
i ka lujt bythet bukur dhe ka ngritur lart ne piken kulminate shkerdhimin e shoqerise shqipcare ,ne kte orgji pafund te historise re shqipcare .
Per mua deri tash mucua ose edhe Tafa nqs mucit do i pelqente keshtu,
eshte me lart dy anal-istave te pare dhe konkuron tashme compeditionin
e BelDanc-it bindshem .
Asnji demoralizim muco ,nga kritkat e shumta , lexo pak me shume atje ke vendi (ti e di per ku e kom llafin un-e)dhe vazhdo se i ke lan fund kavallit te tan anal-ista . Presim tani cili e ka radhen .
Spektakli vazhdon ,Dhjetori i Dhjetoristave te Stanit’Dhim Shkyptari.
pordh o muco shfry te lirohesh me kete stil.po veten kue ve apo ne krye te pd ne corrovode.ke ikur per lesh a derezi ctu desh te shkruash per ato qe si sheh e si kupton .
hahaha nano i madh fiks gattopardo vetem qe atje Burt Lancaster dhe kompania delon, cardinale etj e luajten rolin bukur ndersa imami ishte akoma tek violincela
Great Muci!
Ia mora kenaqesine ketij shkrimi qe nga shkronja e pare e deri ne piken e fundit. Me ngriti adrenalinen. Ne fakt nuk ka asgje te rremujshme ne kete shkrim. Perkundrazi, ka nje rregull te papare.
Shkrimi i Z.M.Rama ishte si monologu i një personi që, nga marazi, ka pirë aq shumë sa mezi i meren vesh fjalët por, që thotë ca të vërteta therëse.
Artikulli i Mustafait i shkelqyer.
gazetari dhe publicisiti Nano si dhe shume te tjere te ardhur nga fshati,
jane sahanlepires dhe nuk dine te bejne asnje lloj gazetarie pervec fjaleve te pista qe tregon mungesen e kultures tek keta persona.gazetari
Je i madh Mustafa ke nxjerrë dufin, ske faj, jemi të sulmuar nga kriminel ordiner, që kanë qëllimi kryesor paranë, jetën fallco, jetë te zbrazët, që jetojnë virtualisht mes Zogut, Enverit, Saliut, Lulit, Lubonjës që e njeh vehten si Zeusi, Fevziut virulent dhe “të pamposhtur”, por që i ndjek dhe i dëgjon llumi i kësaj shoqërie, ata që janë bosh të vobekët ose zengjin të tipit të Fevziut që shpesh më kujtojnë transseksualët. Jeta është e shkurtër dhe këta do të ikin me të shumtët, me barkun plotë të zbrazur nëpër nevojtoret, ku edhe ata vetë do të gjenden një ditë. Një pakicë njerzish që i takojnë inteligjencës i fjalë neverisin, i mëshirojnë, por kur nuk i kanë zili, sepse produkti i tyre është kallp, ndërsa i asaj pakice për të cilën unë bëj fjalë është vlerë. Edhe pse jam pesimiste , mendoj që të paktën shjerzit ose shoqëria po i abandonon, ose nuk ja kanë ngen, spese ju ka dal boja. Le ti lëmë ë krekosen si gjeli në pleh. Ndërsa ti Mustafa me siguri je më i lumtur se ata, se je i vërtetë, se nuk ke nevoj të dyzohesh ose të dalësht nga vetja.Je i madh. Por duhet të bashkohemi dhe të jemi më shum zëra të së vërtetës, që Shqipëria te ecë përpara.
Nga pikpamja teknike shkrimi ngjan me stilin e muzikes Rep, thjesht tallash, ushqim per derra. Por duhet pranuar se shkrimi mund te sherbej si nje model brilant i cektesise intelektuale, mangesise se skajshme te analizes logjike, pra, si nje pasqyre e gjalle e deformimit dhe renies shpirterore.
Ja pra , qe mucua me ne fund tregoj se eshte vertet nji gazetar i madh ,
eshte nji nder talentet analiste qe Dhjet Vec,(jo ne WC-ne e perbashket)
nga gjithe analistet e tjere shqiptare .
Brravo muco ,ashtu vazhdo ,gjithmone .
Per c’ka ke shkruar me siper z Nano mbase s’jam plotesisht dakord, por per nje gje jam plotesisht dakord, per ate qe sistemi i kaluar ra dhe jo se e permbysen dhjetoristet apo studentet infantil idealiste.
Ai sistem ra dhe s’kish si te ndodhte ndryshe, dhe nuk munde te mbahej me ne kembe,c’fardolloj terapie qe do te perdornin per ta mbajtur ne kembe edhe per disa kohe vetem se do te zgjasnin agonin e tij
Nje sistem rrepresiv ne formen me te mire te tij , sic thone”baballaret e revolucionit dhjetoriste” nuk do te lejonte kurr qe ate pushtet qe e mbanin per gati 50 vjete ta leshonin kaqe lehte dhe mbi te gjitha pa derdhur nje pike gjake!
Shkrim i “SHKELQYER”! Edhe zhytesi me i mire nuk do te mbante fryme, te lexonte TRE paragraf te gjate, vetem me tre pika (…), dy pikecuditese (!!) dhe nje pikepyetje(?). Shkrim i Rralle nga M.Nano!
Per mua eshte shkrim i mire por eshte aq i ngjeshur, fjalet dhe rreshtat ngjit me njeri tjetrin, fonti i vogel sa nuk arrita ta mbaroje, me lodhi.
Njish si gjithmone!!
leri kto plehrat qe komentojne ktu te lehin!
Me pelqejne shkrimet kur ja besoj fjalen autorit! Ky shkrim mu duk nga ata qe sjane shkruar vetem per numer dhe per tu shitur. Do te kisha dashur shume qe shqiptaret te ishin te afte te acaroheshin keshtu si Muça , jame 1milion perqind e sigurt se gjendja e shqipetareve do te kishte qene 100 milion perqind me e mire si ne Shqiperi ashtu edhe ne vendet e tjera ku jetojne shqipetar. Mjaft gelltitet gjithcka qe ju shtrohet ne tavoline, mjaft duruat deri sa me nuk durohet.. acarohuni keshtu si ky dhe merreni guximin dhe thuajeni ate qe ju shqeteson, luftoni per nje jete me te mire se po se bete ju sdo e ben askush tjeter per ju. Bejauni femijeve te juaj me te kollajte jetesen!!
Shkrim i bukur realist ,i kuptueshem per ata qe duan te marrin vesh. Bravo Muci, ke bere nje pamflet per te dhjerin dhjetor qe do te mbahet mend gjate .
Dikush lart pyet i cuditur ? More cfar ka then ,qe te tjeret se kan then ?
Sigurishte qe nuk ka then asgje tjeter se analistet e tjere “parafoles te dhjetoristeve” por, ka nji gje te vecant mucua ;
mucua e di tashme mir ,se cili eshte fjalori me i dashtun i shqiptarit ,
cilen urrejn me shume nga kto mediatiket tane ,dhe me kryesorja qe mucua di eshte kenaqsia qe i jep shqiptareve kaosi .Shqiptaret marin frym vetem ne kaos ,ne sharje ta q!fsha kte dhe ate .Pra gjuha e popullit lol !
Camur,rremuj hesapi thot dikush tjeter !
Ndoshta mundet te jet camur per dike , mundet te duket edhe nji falje ne xhami ku personazhet e mucos jane te gjithe me byth perpjet ,duke u falur per mekatet e tyre ,por ktu qendro bukuria mer ta marrsha .Mucua ka kapur shpirtin e lexusit ,duke dit qe shqiptari eshte i dashruar pas artit sharlatan ,po per sali berishen nuk vdisnin shqiptaret ? Perse ? Sepse saliu shprehte ndjenjat e tyre . Pra muco ka dal me nji stil te vetin ktu dhe kjo eshte nji risi qe duhet vleresu . Un do thoshja se mucua eshte shume pran parakalimit te shkrimtarit te madhe Ismail qemolit , a jo ,pardon , Kadare Smojlit . Urime muco per shkrimin ,vazhdo ne kte rruge .
Bravo Muç , por bravo meritojne te gjithë Muçot e Blendet bashke me opinionistet e llomotikanet që me gojen e trurin e tyre te pjerdhur po perhapin eren e pseudohistorise duke e ndotur rrealitetin dhe te verteten , ne gare kush genjen e serviloset me bukur ne gare per çmimin e kryehorit publik te kohes .
O Muci, une nuk te honeps dot me thene te drejten, por kete shkrim e ke qare. Mbase duhej te kalonin 24 vjet qe njerezit te ftilloheshin e te kuptonin ate qe kupton dhe ti sot pas 24 vitesh dhe qe e ke vendosur shume bukur ne fjaline e parafundit : ndryshoi gjithcka ne menyre qe gjerat te mbeteshin sic ishin
te zihet fryma kur e lexon dhe ne pamje te pare mendon se i mungojne shume pika. Por jo, kjo eshte shoqeria shqiptare , jo vetem dhjetoristet e dhjere por edhe -ataqenukreagojnetedhjere- do shkruante Muci.
Respekt…..asnjehere nuk kane qene fjalet banale kaq te pastra
Shkrim shume interesant. Pergezime dhe shpresoj qe te kete dhe revolta te tjera.
Me le pa fryme o Muçi i Nanove.
Pa fryme. Mezi e lexova kete shkrim me minimumin e pikave (shyqyr qe kishte presje me bollek). I KE RENE PI-KES! (E thashe jo si ti, pa ç)
PA FRYME, SEPSE NGRITE PROBLEME MADHORE, ME ATE STILIN TEND SHPERTHYES.
MU BE QEJFI QE NGRITE NE QIELL MERON. EDHE TI JE SI AI.
Qe te dy keni qene, rrastesisht, tragjikisht, prane gjememadhit.
Keni qene me fat: Ja njohet rrenjet e helmatisura me afer se ne; prandaj shpata juaj godet aq me preçizion, direkt ne shenje.
JA U PACIM B0RXH PER SA PO BENI TANI!
Ndoqa komentet, me jarge, per Mustafane. Si lukuni zagaresh qe lehin per llogari te atyre qe pervehtesojne DHJE-DHJE- torin. Ndoshta terslleku erdhi nga qe u zgjodh pikerisht ky muaj.
Une e perfytyroj si ajo nusja qe paska thene: ME VDIQ BURRI. A PER MIRE, A PER KEQ S’E DI. KUSURI YNE QE QELLOI NE DHJE-TOR KJO VDEKJE. Keshtu ishte thene!
Me rrenqethet mishte,kur kujtoj te vrarit e sidomos te vetevrarit e kesaj periudhe (shume me shume se periudha dyzetvjeçare e komunizmit), kur kujtoj se u shkaterrua çdo gje e sidomos objektet e punes ( horrat se pari vrane punen). Po me pyjet ç’paten?
Ndryshe nga dy zgjedhje me pare, qe me vinte turp te tregoja origjinen time; imendihem krenar qe kam nje bashkekrahinar si ti.
PENA TOP QE TE DYVE!
E lexova 2 here shkrim tuaj se ishte shume aktual. Zakonisht nuk me pelqen e fjalet pa edukate ne shkrime gazetareske, sidomos Ypi dhe Tupe me nervozojen. Po ne kete rast ato shkonin shume. Urime per pastertine shpirterore me te cilen shkruajtet. Zagare dhe kriminele jane bere heronj.por histria i nxjerr sic jane. Aman vec fevziut mos ja q…. vetem prezantimet e librave por per mendimin tim me e q….re dhe si shkrimtar (se per te tille e mban veten). Ah sikur ta kishin shume veta kurajon tuaj .ndoshta do ishte ndryshe shqiperia tan sa pee komentusit negativ vura re se ndoshta ” e kane nga padija zoti mesues “, prandaj zt. Nano kerkoj nga ju edhe te tjera shkrime (ashiqare) si ky. Pershendetje
Bravo zt. Nano shkrim i shkelqyer. Vazhdoni keshtu. Ketij vendi i duhen njerez qe thone te verteten qofte dhe me fjale banale. Kur i perdorin gazetare si Ypi e Tupja vend e pa vend .nuk prish pune se u perdoren per te thene se sa maskarej kemi ne krye te shqiperise. Sa per fevziun jo vetem me i qi perueimet e librave por dhe librat (nese mund ti quaj libra). Mos u merzisni nga komwntet negative te injoranteve te arsimuar tek kristali o te ndonje universitet tjeter. Ju lutem vazhdoni me kete fryme te te thenit gjerave sic jane
ik o muc te qafsha tije te ura e KASABASHIT hala …mos u ndjej xheloz per ata qe e shijuan nga afer ndrimin e sistemin dhe qe vertet kontribuan pa e shifje ti Ramizin e Bllokun po mos te kishin dale aq njerez mos na trego rrethet nga vjen ti o vlla se dhe ne andej e kemi origjinen dhe e dime sa vite pas ishin ne ate kohe …..njesoj si ty dhe meskine te futur neper shoqatat e e ENVERIT njesoj si BUJAR NISHANI o MUc ….si kemi harruar vella se i kemi pa me sy dhe e kemi ndjere ne kurriz
Nuk dua te diskutoj fare permbajtjen e shkrimit, secili le t’a vleresoje apo gjykoje vete, por thjesht gjuhen qe artikullshkruesi ka perdorur ne disa raste.
Thjesht fjalor rrugesh qe normalisht perdoret nga rrugacet.
Shkrim REVOLTE. Bravo!
Te lumte pena ,je I madh o Muc Nano
Mustafa ke haruar shprehjen me popullore ” Na cate bythen me dhjetorin ”
Per te tjerat je realist sidomos me kete librin e Z Perci . Tani do bindemi per trimerite e Percit dhe CO
Pastaj kemi dhe djalin e Azemit qe eshte ne kembe te te jatit te cilin Lulka do ti hape rugen qe te behet minister per te permbushur deshiren e madhe qe kishte po nuk ja ariti I jati.
O Muc Nano,
pse nuk e thua edhe me troc – ju qifte Kina e India bashke cfare kane me liber shpie te gjithe dhjeramanet (dhjetoristet) se na sollen a mbajten nje shpellar vicidolli qe si morr bythe i eshte qepur gomarit te pushtetit…
Au qifshim edhe ne qe nuk jemi si ata te dhjeret…
Nuk ke as yndyre dhe as inteligjence per te goditur te madhin Berishe.Berisha beri Historine e vertet dhe e beri ate Histori duke i qendruar Balle per Balle jo vetem Ramizeve qe kishin nje pushtet absolut por edhe sherbetoreve te Ramizit dhe spijunat pa karakter te krahines se Skraparit.Kerkon me shum fakte ,pyet per kete Ilir Floririn Meten se ai eshte karakteri i Skrapallive te ardhur si emigrante ne Tirane,bej krhasime po deshe se edhe ai karakteri i juaj eshte karakter vrases pas shpine prej Skrapaliu.Mos me ben te fus ketu Bejten e Fan Nolit per Skrapallinjte. Berisha ne kohen e frikacakeve i vuri gjoksin kobures se PPSH,partise super-kriminale te Enver Despotit,dhe ku ishe ti ne ate kohe?Shenasi Rama eshte nje Sharlatan i pabese shkurt eshte nje pizeveng pa shtylle kurrizore,eshte nje ish spijuan i Sigurimit Famekeq Enverist.Berisha mbetet Skenderbeu i dyte i ketij Kombi dhe ka shum pak rendesi se e aprovon apo jo Skrapari Bolshevik Sllav apo Laberia kriminele.
z.Muci,kam kohe pa lexuar ResPublica, por ky eshte supershkrim. Dhe e fundit fare, afirmimi qe i ndryshuan gjerat per ti lene sic ishin(ne mos me keq)eshte gjithe thelbi i kesaj hakerrime.Me pak gome ne fjalet vulgare ky shkrim meriton cmimin e pare ne publicistike, jo se vulgaret nuk e meritojne shpullen e vulgaritetit.Bravo edhe njehere,RP.
Pas leximit te shkrimit kuptova se muci dhe mero jane njesoj.Madje,me shume se kaq,edhe komentuesit e frustruar te temes jane njesoj si keta te dy. Vijoni tani me te vjellat tuaja o komentues te kastruar…
Ca te verteta por edhe ca te pa verteta, vecse ne te dy rastet e paske ngjyer penen ne mut.Po ato pantallonat e kuqe i kishe veshur kur shkruaje se duket nje fare nxehtesie avullore “Bythplasur”, “Bythpaplasur”…se edhe ata dhjetoristet po na cajne me nderen nga qe prodhimi i tyre ishte cmenduria Sali- Hajdar katraura e Shqiperise.
ME PELQEU SINTESA E NJE KOMENTUESI:”…KUR KUJTOJ SE U SHKATRRUAN ç’DO GJE, SIDOMOS OBJEKTET E PUES (HORRAT ME SE PARI VRANE PUNEN). PO ME PYJET ç’PATEN?!” DHE KA MJAFT MENDIME TE SAKTA NGA KOMENTUES TE TJERE… POR MUASTAFA NANO PO KUJTOHET SI VONE…KUR MENDERIA PLASI SIPER QYSH ME DHJETORIN E 1990 E DERI ME 2013! QELBEJ NGA MENDERIA E TYRE E GJITHE SHQIPERIA E NUHAST, ASKUSH S’U NGRIT KUNDER KETYRE KRIMINELVE QE JANE AKOMA ME PUSHTET E MUSTAFA NANO BENTE PJESE, NA U KUJTUA TANI?! TEPER VONE; KA HUMBUR EKUJLIBRIN TANI DHE KY VETE. HAJD NA RRUAçI ! SHEMJA
Hec aty MUUUUUUUUUUUUUUUUUCOOOOOOOOOOOOOOOO .
Vazhdo nji kshtu si e ke nis muco se valla si dihet se cbo ti me at koke.
Kur u bo nishani president ,imagjino se cmundet mu bo ti .
Hec muuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuucoooooooooooooooooooooooooo yyyyyysh
Gazetar e “qin” veten ti ore?
Kur Ismail Kadare-n e akuzojne per frikacak,
ai mbrohet duke thën se ne vitin 1989 rregjimi ishte akoma i gjalle dhe i eger
duke varur ne mes te qytetit, ne Kukes, poet qe kishin shkruar disa vargje.
Studentet vin një vit pas.
Gazetar e “qin” veten ti ore?
Kur Ismail Kadare-n e akuzojne per frikacak,
ai mbrohet ( me të drejt ) duke thën se ne vitin 1989 rregjimi ishte akoma i gjalle dhe i eger
duke varur ne mes te qytetit, ne Kukes, poet qe kishin shkruar disa vargje.
Studentet vin një vit pas.
Sa bajat, sa banal, sa i shpifur ky skraparlliu qe kujton se eshte analist. Hera e pare qe e lexoj, nuk e kisha pare te arsyeshme te lexoja Musten. Ndjeva nje peshtirosje, me vjen keq! Ky qenka me i degjeneruar, se ata qe ka share ne kete shkrim (shkrim i thencin!)
Me ne fund doli shkrimi qe kisha kohe qe e prisja vetem nga mustafa nano,sepse vetem ai mund ti thot te vertetat sade ashtu si jane. Bravo