SONDAZHI/ 290 mijë votues të qershorit 2013, s'janë gati të votojnë sot

10 Dhjetor 2014, 09:36Politika TEMA

 Nga Eduard Zaloshnja

 

Në qoftë se zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sot në Shqipëri, rreth 290,000 pjesëmarrës të zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, nuk do të ishin të gatshëm të votonin për ndonjë nga partitë aktuale. Ky rezultat bazohet në sondazhin e serisë BAROMETER, të cilin e paraqita dje në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut.

Për këtë sondazh, u kontaktuan me telefon fiks1200 persona të moshave të ndryshme, ku secili përfaqësonte mesatarisht 1700 banorë të moshës madhore në të gjithë territorin e Shqipërisë (preferencat politike në zonat rurale janë presupozuar të njëjta me ato urbane, sepse në zgjedhjet e vjetshme, raportet mes koalicioneve ishin praktikisht të njëjta si në fshat edhe në qytet).

Ndër 1200 të anketuarit, 1073 ishin votues aktivë – ata ose kishin marrë pjesë në zgjedhjet e Qershorit 2013, ose s’kishin marrë pjesë në zgjedhje vjet, por janë gati të votojnë sivjet për një nga partitë aktuale. Ndërsa 127 të anketuar ishin votues që s’kanë votuar e që prapë s’votojnë – ata përfaqësojnë rreth 220 mijë banorë në moshë madhore (127 të anketuar X 1700), që praktikisht, ia kanë deleguar zgjedhjen e tyre votuesve aktivë.

Ndër 1073 të anketuarit aktivë, 171 kishin votuar vjet, por nuk janë gati të votojnë sivjet. Kjo shifër, e përkthyer në vota në nivel kombëtar, do të thotë se rreth 290,000 pjesmarrës të zgjedhjeve të vjetshme nuk janë gati të votojnë sot për ndonjë nga partitë aktuale (171 të anketuar X 1700). Ndërkohë, 65 të anketuar aktivë nuk kishin votuar vjet për arsye të ndryshme (moshe, udhëtimi, shëndeti, dëshire), por janë gati të votojnë sot për njërën nga partitë aktuale. Kjo shifër, e përkthyer në vota në nivel kombëtar, do të thotë se votues të tillë janë rreth 110,000 (65 të anketuar X1700).

Sa shqiptarë do të votonin sot për secilin koalicion

Duke përdorur të njëjtën metodologji llogaritje si më sipër, rezulton se sot janë gati të votojnë për një nga partitë e Koalicionit të Majtë rreth 880,000 banorë të Shqipërisë në moshë madhore (518 të anketuar X 1700). Në 23 Qershor, këtë koalicion e votuan rreth 1 milionë shqiptarë. (Në Koalicionin e Majtë, PS-ja ka aktualisht rreth 650 mijë vota, nga 710 mijë që kishte vjet, ndërsa LSI-ja ka aktualisht rreth 200 mijë vota, nga 180 mijë vjet)

Nga ana tjetër, partitë e Koalicionit të Djathtë votohen sot nga rreth 620,000 banorë të Shqipërisë në moshë madhore (365 të anketuar X 1700). Në 23 Qershor, këtë koalicion e votuan rreth 680,000 shqiptarë. (Në Koalicionin e Djathtë, PD-ja ka aktualisht rreth 600 mijë vota, nga 530 mijë që kishte vjet. Kuota aktuale e saj është më e larta e regjistruar në serinë e sondazheve BAROMETER)

Përmbledhje e llogaritjeve të mësipërme

Në qoftë zhvillohen sot zgjedhje parlamentare, rreth 16% e TË GJITHË banorëve të Shqipërisë në moshë madhore janë të vendosur të mos votojnë, 10% nuk janë të vendosur nëse do të votojnë apo jo, 43% do të votonin për partitë e Koalicionit të Majtë, 30% do të votonin për partitë e Koalicionit të Djathtë, dhe 1% do të votonin FRD+AK (Me afërsi: 320 mijë s’votojnë, 200 mijë janë të pavendosur, 880 mijë votojnë majtas, 620 mijë votojnë djathtas, dhe 20 mijë FRD+AK)

Opinioni për politikanët kryesorë

Vetëm 1073 të anketuarit aktivë u pyetën për opinionin rreth katër politikanëve kryesorë dhe u përgjigjën kështu:

Për Ramën: 60% pozitiv, 30% negativ, 10% s’e di

Për Metën:  45% pozitiv, 39% negativ, 16% s’e di

Për Bashën: 40% pozitiv, 39% negativ, 21% s’e di

Për Berishën: 34% pozitiv, 55% negativ, 11% s’e di.

Shumica dërrmuese e atyre votuesve të djathtë që nuk janë gati të rivotojnë sot, kanë opinion pozitiv për Bashën, por jo për Berishën. Në serinë BAROMETER, kuota pozitive më e ulët për Ramën ka qenë në javën e protestave kundër armëve kimike, 50%. Në javën e “aeroplanit të Divjakës”, kjo kuotë ishte 54%, dhe para vizitës së Ramës në Beograd, ishte 57%.

Çështjet e ditës

1-Ndër 1073 të anketuarit aktivë, 30% ishin dakord me ndryshimet e taksave që po bën qeveria, ndërsa 48% nuk ishin dakord.

2- Ndër 1073 të anketuarit aktivë, 65% ishin dakord me mënyrën e zhvillimit të fushatës së qeverisë për prishjen e ndërtimeve pa leje, ndërsa 30% nuk ishin dakord.

Shënim:

Kampioni u balancua gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht, për të përfaqësuar sa më saktësisht popullsinë në moshë madhore. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor është plus/minus 3.3%

7 komente në “SONDAZHI/ 290 mijë votues të qershorit 2013, s’janë gati të votojnë sot”

  1. Analize reale says:

    Nese votohet sot, Rama fluturon direkt, dhe jane komplekse arsyet pse nuk votohet me ky kryeminister nga shqiptaret. Po ju rreshtoj 7 cope ?

    1. Biznesmenet e medhenj ndjehen te shtrenguar nga politikat e qeverise. Bizneset e tyre jane ne renie te lire + qe pjesa me e madhe e tyre sidomos fasonet jane te lidhur me Ilir Meten dhe sigurisht qe as ata, as punonjesit e tyre qe duan te ruajne vendin e punes nuk do ta votojne Ramen.
    2. Bizneset e vogla po ashtu kane qene ne shenjester te financiarve dhe te rruspave. Pakenaqesite e tyre mund ti degjojme perdite kur blejme buken, vezen, vajin, mishin etj. Edhe kjo shtrese nuk ka gjase te votoje Ramen.
    3. Pensionistet jane te zhgenjyer se per here te pare ne 25 vjet nuk i eshte rritur pensioni. Varferia e tejskajshme i ka larguar tashme nga Rama. Kesaj kategorie i bashkohen dhe te papunet, njerzit me perkrahje sociale dhe ish te perndjekurit.
    4. Administrata eshte ne 85% me njerez te PD dhe LSI te cilet po punojne nen rrogoz (edhe tani qe flasim) per ta rrezuar Ramen
    5. Te paligjshmit, ata qe deri dje vidhnin energjine, kishin ndonje ndertim pa leje, perfitonin etj. Dhe per hir te vertetes qe sjane te pakte ne numer sigurisht qe nuk ka shanse te votojne Ramen.
    6. Veteranet qe ishin vota e sigurt e PS, e kane bere harram qe kur ky ju hakerrye figures se Enver Hoxhes
    7. Si perfundim me kryesoret qe do ti japin derrmen ketij kryeministri jane anetaret e thjeshte te partise se tij, te cilet ky i ka lene pa pune. Te diskriminuar prej mese 9 vitesh, per 8 vjet nen regjimin e Berishes dhe prej nje viti e kusur shohin qe Edi ka pranuar ne administrate vetem miq, familjare, ish ofiqare te bashkise tr, disa prostituta qe i kane dashnore funksionaret e larte dhe kaq. Te tjeret jane rrugeve duke pritur zgjedhjet per ti dhene shkelmin ketij hajvani qe sollen ne pushtet.

    Edhe ne rolin e Kryetarit te PS ata depuetet (qe prej ketijj loqes te gjate kane humbur reputacionin ne popull e ne antaresi) mezi po presin qe ky te humbi zgjedhjet lokale qe ti japin derrmen.

    Jam koshient qe shume bythlepires te Edit dhe zhgarravites te Temes do me kundervihen , por rendesi ka qe kete postim do ta kujtojne mire – pas zgjedhjeve

    Xoxoxo

    1. Aldo says:

      Se shpejti do te bejne idiotin e Dites freshistet e Temes! Un dhe familja ime nuk do ta votojme per 2 arsye: Pika 7 si dhe ironine e neglizhencen qe tregon ndaj njerezve duke postuar gjithe diten ne facebook budalliqe. Do thone kta te Temas, na plasi trapi ne se svotove ti e familja jote! Kshu thoshin e ne 2005 pushtetaret e PS po 8 vjet hengren bar me Salen.

    2. Kendeveshtrimi tjeter says:

      Mos ki frike o bythelepires i Bashes se nuk te kundervihet njeri me keto trakte te shqupit.

  2. sherifi says:

    Per mendimin tin o z.Zaloshnja,keto sondazhe mund te jene deri diku te sakta,por njerezit keto 23-24 vjete jane mesuar pa shtete, dhe z.Rama nese vertet do beje shtete, perqindja per te eshte e padiskutueshme qe do te rritet, jane shume pak ata qe nuk duan shtet.

  3. human says:

    Ky zaloshnja e mban vehten si specialist te sondazheve, por eshte aq kontradiktor dhe aq budalla sa gjithkush qe e degjon gajaset me te.

    Keshtu ndodhi dje ne emisionin Opinion, ku ky “specialist” paraqiti sondazhin qe demek kishte bere.

    Gazetaret e ftuar ne panel i benin pyetje te cilave ai nuk dinte t’i pergjigjej dhe rrinte si peshk.

    Rezultoje qysh ne fillim te emisionit qe sondazhi i tij ishte nje budallallek absurd, sepse grafiket e paraqitur prej tij i mungonte nje bilanc arithmetik dhe nuk permbanin as sensin logjik.

    Duke kuptuar se emisioni ishte i deshtuar , te ftuarit nuk u moren me me “sondazhin”, dhe per te mos e nderprere emisionin, ata filluan te diskutojne pa ju referuar fare ketij studimi te nje njeriu te pa afte.

  4. lkkfibmj anticensurë fhzri says:

    zaloshnje mjerë ai që të ka mësues ty!!
    ti e bën të thjeshtën aq të komplikuar sa ska aleksandër që ta presë me shpatë!!
    po kujt i interesojnë se si e ke llogaritur ti or shpirt??
    kujton ti se skemi punë tjetër ne??
    jep të dhënat dhe nëse je i zoti jep dhe arsyet!të tjerat VK!

  5. lili says:

    Une nuk e rivotoj vetem per nje gje: asnje nuk ndermorri kunder vjedhese para tij e asnje kunder kriminelet e 21 januarit!pra nuk ka parole e nuk na respekton névé si populi!
    Nuk e rivotoj sot per sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje