Lubonja: Nuk e kuptoj pse kërkojnë nga Basha të kritikojë modelin “Berisha”, kur as Rama nuk e bëri me Nanon

9 Dhjetor 2014, 15:06Politika TEMA

Fatos Lubonja ka bërë një shkrim ku analizon zgjedhjet brenda PD-së.

Ai thotë se problemi nuk duhet të ndryshohet nëse Basha mori drejtim e PD-së, duke lënë jashtë njerëzit e Berishës.

Problemi, sipas tij, është se partitë në Shqipëri drejtohen nga biznesmenët sponsorizues.

“Nëse do të flisja për problemin e problemeve që kanë partitë tona si nevojë për ndryshim, do të veçoja atë se ato nuk përfaqësojnë (në mënyrë indirekte), interesat e shtresave social-ekonomike që i votojnë, por janë kthyer gjithnjë e më shumë në përfaqësuese direkte të interesave të militantëve të tyre si dhe të sponsorizuesve të tyre. Me fjalë të tjera, më shumë se sa parti në shërbim, ato janë kthyer në grupe biznesi ku njerëzit që hyjnë në to, apo që sponsorizojnë ato, i shohin si instrumente përfitimi personal.

Në këto parti ka një hierarki që është e ngjashme me hierarkinë e një kompanie të madhe biznesi. Në nivelin më të ulët janë punonjësit e saj të thjeshtë rrogëtarë, që në këtë rast mund të jenë militantët e punësur nga partitë në vende të ndryshme pune. Mbi këta është pjesa e menaxherëve të kompanisë, që janë politikanët e rangjeve të ndryshme, pjesa më e lartë e të cilëve, pas zgjedhjeve, bëhen deputetë e nëse i fitojnë ato, edhe kryetarë bashkie, ministra, kryeministra. Në majë fare qëndrojnë aksionerët e kompanisë, që janë ata që kanë investuar që kompania të ngrihet dhe që investojnë përsëri fitimet e tyre që ajo të rritet dhe fuqizohet.

Midis menaxherëve ka nga ata që janë bërë edhe aksionerë dhe po ashtu edhe një pjesë aksionerësh bëjnë edhe punë menaxheriale. Kujtoni pasanikët që janë bërë edhe deputetë, ashtu si dhe politikanët që kanë hapur biznese të ndryshe.

Puna kryesore e këtyre kompanive është se si të zaptojnë sa më shumë vende pune në administratë, se si të shfrytëzojnë pushtetin për t’u pasuruar nëpërmjet korrupsionit si dhe nëpërmjet ndarjes së parave publike të tenderimeve të ndryshme (prandaj dhe ndryshe i kam quajtur thjesht banda që luftojnë për kontrollin e territorit). Në këto kompani, kryetari i Partisë është një lloj kryemenaxheri i interesave të saj. Duket sikur ai ka fuqi të madhe, por fuqia e tij bazohet në atë se sa ai është i zoti të rrisë përfitimet e kompanisë dhe kryesisht të aksionerëve të saj”, shkruan ai për “Panorama”.

Ndërkohë, Lubonja thotë se nuk Ii kupton ata që kërkojnë nga Basha të kritikojë modelin “Berisha”.

Sipas tij, as Rama nuk e ka bërë një gjë të tillë me modelin e Fatos Nanos në parti.

“Edi Rama, që merret nga disa si shembulli i suksesit të liderit që arriti të zëvendësojë liderin historik Nano, është i tillë për ata që e reduktojnë lojën deri te dalja në krye të kompanisë dhe bërja i domosdoshëm për të apo edhe i pazëvendësueshëm. Por kush e kujton ngritjen e tij në pushtet nuk mund të mos ketë parasysh “bordin” e aksionerëve të kompanisë PS (ndër ta kryesisht ndërtues dhe investitorë në media) që e solli në pushtet sipas thënies së Metës në atë kohë: “Një pallat, një votë”.

Ndërkaq, edhe pse Nano iku, nuk kemi dëgjuar nga Rama ndonjë analizë kritike për modelin e partisë së tij, siç i kërkohet t’i bëhet sot nga Basha asaj të Berishës. Partia/kompania është po ajo. Ajo vazhdon të punojë me bord aksionerësh dhe për interesat e tyre me Ramën si kryemenaxher. Edhe Berisha në krye të PD një kryemenaxher i tillë ka qenë, edhe pse bënte sikur i interesonte më shumë pushteti personal sesa “mbarëvajtja” e punëve të pista të aksionerëve të kompanisë së tij”, shkruan ai./b.l

41 komente në “Lubonja: Nuk e kuptoj pse kërkojnë nga Basha të kritikojë modelin “Berisha”, kur as Rama nuk e bëri me Nanon”

  1. elinor,.,.,. says:

    Si prifti, ashtu edhe hoxha, madje edhe pulitikani, predikimet i kane per te tjeret.

    1. antiberishe says:

      Tosi,-Akoma e ke Mizen ne kesule o mavri!
      Babai yt dhe ish vjehrri,prodhuan karramele me
      emrin tend dhe te Znes se Fadilit per nder te dasmes suaj.
      kurse E.Rama debatonte
      me te atin duke i thene: Pse te gjithe femijet e
      kane kete privilegj te detyrojne njerezimin per tu
      embelsuar me kete lloji absurdi martesor? Sot,i privilegjuari
      i atij kodosh sistemi ku kontibuonte edhe Todi me gjithe Fatosin,
      vazhdojne te sulmojne kundershtarin qe nuk u embelsua
      nga maskaralliku i atij sistemi.Fatosi keshtu me gjithe djalin e Kico Ngjeles jane Myku ne zorret e demokracise.
      Duhet antibiotik qe te largohet me ane te jashteqitjes.
      Mbylleni Gojen se jeni bere kulac ne zorret e Barkut te gjithekujt.
      Ju e qani ate kohe,pasi asnjehere nuk do mundeni ta beni ate Jete
      si atehere!

      1. Ilir says:

        Po mire KY qe ska Cip se eshte SPIUN I TE SPIUNARVE,PO KY SHTYPI JONE PSE I JEP ZE KETYRE ZVARANIKVE QE NA LA KOMUNIZMI…duhet nje ligj patjeter. Per hapjen e dosjeve PATJETER SA ME SHPEJT

  2. Bisha says:

    “Vetem mizat shkojne pas kalit te ngordhur”. Kjo eshte kritika qe bente Rama per Nanon. Por ti je nje njeri per te cilin regjimi i dikurshem ka bere shume mire qe te ka mbyllur ne burg.

  3. ILIRET says:

    Rama nuk e kritikoi Nanon, se kritike do te thote te nxjerresh ne pah anet pozitive dhe te qortosh ato negative. Ndersa Rama e injoroi teresisht Nanon, e zeroi gjithe aksionin e tij. Nuk i la asgje te vlefshme.
    Po Basha? Ku guxon Basha te thote nje fjale kritike per Berishen.

  4. ben says:

    Toso,qellimi i gjithe analizave tuaja,prej 10 vjetesh,kane nje target,Edi Ramen.

  5. labi says:

    ky eshte poliedrit i shekullit, di çdo gje,per politike , arkitekture,psikologji, drejtesi,sex,art etj, pra ky eshte si enveri qe jepte leksione per te gjitha.

  6. v4vendetta says:

    Tosi mos u ladh ta kuptosh sepse prap se kupton, nuk ta kap rradakja!
    Je i lyer edhe ti si te tjere.

  7. degjues says:

    Ouuuu,po t’a kuptonje ti kete….nuk do ishe kaq trap.Sido qe te ishte Nano,ne ndryshim nga ky,Berisha do mbahet mend si arkivolpunues i shqiptareve,bashke me Lulin.Edhe ti Tos nuk qendron shume mbrapa ketyre te dyve!

  8. Marin says:

    Tosi ke te drejte, po nga Basha nuk po kerkohet te kritikoje Bashen po thjesht te beje politiken e tij sic e beri Edi Rama

    http://bit.do/her-pussy-fuck-Lubonja

  9. Belisarius says:

    Ne fakt Rama e ka bere me kohe. Jo vetem ne nje pafundesi me takimedhe me deklarime publike qe nga koha kur u be kryetar partie. Por, edhe tek libri i tij “Kurban” ku me dhjetra here kritikon modelin, sjelljen, veprimet dhe veprimtarine e Nanos. Lubonja do te flase po sa me shume kalon koha aq me shume idiotesi thote. Ah, harrova tek Kurbani Rama permend edhe Lubonjen …

  10. fatos lubija says:

    z. lubonja, mbetesh nje bjeri I teri I keq. njerzve e sidoemos drejtuesve, nuk u shifen fjalet por veprimet. eshte krejt e qarte per ata qe kane sy,se basha vepron si berisha dhe rama vepron krejt ndryshe nga berisha e krejt ndryshe nga basha. ju nuk keni as sy as veshe. jeni I teri nje ndyresire, jeni sic iu ka portretizu aurela gace. Desha te shtoi dicka, kam pase fat te kem disa takime me todi lubonjen ne kukes ,i cili te mahniste me kulturen e tij te gjithanshme, me gjuhen e tij njerezore. ai ka bere shume gjera te mira ne jeten e tij. festivali I 11-te I kenges ne radio-television eshte veper e mendjes liberale e nje culture muzikore modern e shpresedhense per rinine. ai e donte shume rinine dhe ka bere shume per rinine e shqiperine. te krahasosh todi lubonjen me fatos lubonjen eshte si te krahasosh nen terezen me zonjen makbeth, sigurisht ju fatos jeni zonja makbeth. nje lutje kisha per ju, nderrojeni mbiemrin e mos e ndyni figuren e shquar e te ndritur te todi lubonjes. turp, njemije here turp per ju qe nuk e njifni kush eshte todi lubonja. ju jeni si mize, atje ku rremon miza per ushqim rremoni edhe ju.

  11. **** says:

    Si gjithmon i sakte Lubonja .

  12. Star says:

    Doli dhe ky me fol nje fjale. Doli ky anti katoliku, anti shqiptari, ky anti i cdo vlere te mire qe cfacet ne Shqiperi. Ky me keto deklarata nuk ben tjeter vec provon se Enveri pak i ka bere ketij dhe monstrave si ky.
    Iz

  13. Qafiri says:

    Or qafir, po Rama e ka bere lanet qeverisjen e Nanos qe ne 2009.

  14. enter says:

    O Lubonja, o kokerr idioti.

    Rama arriti ta hiqte perfundimisht Nanon nga PS pikerisht per menyren si ai e drejtonte partine.

  15. albani says:

    Zoti Lubonja, nese Rama nuk e ka bërë një gje te tille nuk nënkupton se nuk duhet ta bëjë as Basha. Ju mund te arsyetoni qe Basha nuk duhet apo duhet ta bëj por llogjika e krahasimit vërtet nuk ka lidhje.

  16. Tomorr says:

    Sa pak logjike formale te ka mbetur o Fatos ( emrin duhet te pakten ta kishe nderruar)Lubonja
    Ti nuk kupton me se po te iken truri fare. Lidhjen qe kane keto dy gjera vetem mendja jote e sajon.
    Po te shkaterron vreri dhe xhelozia ndaj rames, po te been me idhnak e me shpirtvogelse ke je.

  17. Emigrantien says:

    Perfundimisht Fatos ngelesh nje palaco

  18. O Tos Lubonja, a te kujtohet nga gjimnazi profesor Rinushi ? says:

    Ti Toso i “Sami Frasherit”, edhe Tos Nano i “Sami Frasherit”, jeni shume shume larg me Edi Ramen (ky eshte mendimi im personal)
    Ed Ramen, vetem rastesia qe ndodhej ne Greqi dhe intriga dhe hipokrizia e Sali Berishes, e ndane nga PD-ja dhe perfundoi Edi , emigrant me thoj te papreme ne Paris.
    Dhe nga nje emigrant me thoj te papreme ne Paris, sot Edi Rama eshte ne krye te shpresave tona per te rregulluar ate qe eshte shkaterruar per 25-vite me rradhe. Asgje nuk do te bente vrasesi dhe shkaterruesi shpellari Sali Berisha dhe bixhozxhiu Fatos Nano nese nuk do te ishit edhe ju .
    Merita e Edit eshte se po perpiqet qe te riparoje cdo gje nga themelet.

    Habitem se si e llogarit dhe e fut ne numer Lul Bashen, kryetarin “kotnasikoti”. Fol dicka o Tos Lubonja edhe per pjellen e Sali Berishes,presidentin tone me aftesi te kufizuara qe po vazhdon serbes duke vendosur per te ardhmen tate dhe timen.

  19. alb says:

    Me se e sakte. Shiko sa vete paguehen te shkruajne komente qe lavderojne Ramen dhe te shajne (shpesh here me vulgarizma) kedo qe kritikon. Nga vijne keto para? Nga Kokedhimat qe perdorin pushtetin per t’u pasuruar. Rama nuk eshte me shume se nje CEO i kompanise me te madhe ne Shqiperi te quajtur PSSH

  20. komiti i maleve says:

    po mir mor vlla!
    me kto qe po na thuke ti duhet me thon “te qifsha demokracin!”
    ti ke qen ne burg nga komunizmi gjithashtu
    pra “te qifsha komunizmin”!
    po atehere cfar nuk duhet te qijm ne?
    se komunizmin e shkerdhyem
    tash po na kerkohet me qi demokracin e qire shkerdhate
    po ku te shkojm masanej?
    kjo esht ceshtja

  21. Asnjeanesi says:

    Rama , perveç reformave te thella qe po ben e do te beje , do te mbetet ne Histori , sepse hodhi ne koshin e plehrave te politikes , dy dinosauret prehistorike , qe aq keq qeverisen Shqiperine si dy kuislinge antishqiptare , Nano pianikun dhe kryekriminelin Berisha .

  22. ona says:

    me vjene keq se do vdesesh dhe do mbahesh mend si idiot.

  23. sali-21-janari says:

    ik o pirdhu spiun i poshter hajdut i ndyre i degjeneruar pederas i burgut te spaçit

  24. england says:

    O Mero Baze si shume e ke promovuar kete Lubonjen duke e nxjerre cdo dite ne faqet e Teme-s!Tosit i ka hypur mendja siper kokes,i duket vetja me i mencur nga pjesa tjeter e shqiptareve,nderkohe qe dilte vetem neper ekranet e klanit te ish-pushtetit.

  25. Arben says:

    TE LUMTE GOJA

    DERRAT NJE FYTYRE KANE.

  26. Arber iliri says:

    Lubonja ti perpos kesaj pyetje duhet me kerku me u be pyetja se a po vepron edhe Luli ndaj Saliut si Rama ndaj Nanos, ose hajde pra ma jep nje pergjigje pa reshqitje se a po vepron edhe Luli ndaj Berishes si Rama ndaj Nanos.Tosi verej se kohet e fundit ke kaluar tek rryma filozofike e Sofizmit.

  27. victor says:

    Enveri&Saliu sent you in prison,why you protect the dog Sali?

  28. Francesco says:

    Eshte nje krahasim qe nuk qendron zoti Lubonja.
    Rama me marrjen e PS u distancua totalisht nga Nano
    ndersa ne rastin e Bashes po shihet vazhdimesia e politikes
    se Berishes.

  29. Dardhari says:

    Po mos i vini faj tosit se eshte i ( vuajtur ) edhe ne komunizem edhe ne kohen e demokratit Sali.
    Dhe tani qe doli ky i gjati dhe tosi dhe taku nuk zune vend gjekundi kane gjetur menyre jetese per te jetuar .

  30. diti says:

    lubonja u matufose dhe ti.Paralelizmi qe ben eshte i deshtuar.Nano ishte nje krimb i vogel ne krahasim me djallin.Ky i fundit vodhi,shiti,vrau,dhuroi detin etj etj etj dhe tani vazhdon te drejtoje “banden”e PD drejt humneres.

  31. diti says:

    Lubonja u matufose dhe ti.Paralelizmi qe ben eshte i deshtuar.Nano ishte nje krimb i vogel ne krahasim me djallin BERISHA.Ky i fundit vodhi,shiti,vrau,dhuroi detin etj etj etj dhe tani vazhdon te drejtoje “banden”e PD drejt humneres.

  32. besoj says:

    Nuk di si ta mbroje Bashen…..perdor te gjitha menyraat nga me ordineret, qe e paraqitin Fatosin si njeri qe ka gelltitur dicka qe ja ka hequr personalitetin e njeriut te zakonshem. Eshte bere shume i neveritshem

  33. ARUSHA says:

    UNDRA , BULLUNDRA

    O BURRA ,TE DALIM KUNDRA

  34. onbekend says:

    Te mos ta kritikoj Berishen, kete nuk ja kerkon njeri, por *TE MOS TA IMITOJE* Berishen kJO eshte nje MUST!

  35. landi says:

    E thjeshte!Meqe,sipas jush PS-ja eshte pjelle e Partise se Punes,dhe PD-ja nuk eshte,le te jete “avangard”,te filloje kete “katharsis”,se do ti beje mire jo vetem vetes,por,dhe Shqiperise.Nuk me duket serioze qe,meqe nuk e beri Rama,te mos e beje as Basha.Pastaj,per demokraci te brendshme,me duket se nuk ia vlen te diskutohet PS dhe PD.Ne keto 25 vjet,PD-ja bart mjaft gjynahe.Le te purifikohet.Ne emer te se mires.

  36. shpatar says:

    Z.Lubonja.Te rekomandoje te besh nje hap mbrapa ne politike .Pra te na mbushesh mendjen ,jo me teori ,por me fakte per gjemat e komunizmit.Ketu kontributi yte dhe i shume te persekutuarve politike do te ndricoje dhe historine e popullit tone per tu distancuar nga e kaluara .
    Pyetjet qe bene jane shume qesharake .Asnje nga ne qytetaret e thjeshte te ketije vendi nuk e vrasim mendjen se cperfaqson Luli apo Berisha e se fundi Nano e Rama . Na interesojne se cfare ndryshime sjellin ne formimin e shtetit demokratik e ne jeten e popullit.
    As behet fjale qe Luli te beje ndryshe .Jo Luli po asnje koke e Pd nuk del nga unaza e Berishes.Emrin ka parti demokratike dhe azgje te perbashket me ideologjine dhe parimet e demokracise .Po keshtu partia qe drejtoje Nanua skishte fare ne thelbe idealin e asaje pjese qe mbeti ne kuadrin e socjalizmit te rinovuar.Ne keto kushte as mos e merrni mundimin te kuptoni ndryshimin .Ai qe ka ndryshuar ne koncept, jo si parti, por si force per ndryshim eshte Rama .Ne se do te arrije rezultate athere do te mendojme se ndryshon nga vija qe ka ndjekur e ndjek Ps .Per keto ceshtje shume te rendesishme duhet te mendojne e te analizojne ata qe e mbajne vehten si analiste apo kritik.
    Analiza qe bene Lubonja per lidhjet qe ka biznesi me politiken eshte e tejekzagjeruar .Ska dyshim qe midis tyre ka lidhje por jo te politizohen.Lubonja nuk shpjegon pse ndodh keshtu .Ndodh se dhe biznesi eshte i politizuar .Shume nga keto biznese defakto me dejure jane krejte ndryshe.
    Te gjithe politikanet nga 91 e deri me sot diktojne e komandojne biznesin shqiptare.Formula 3+1 ose 4+1 qe u zbatua nga Berisha dhe Nanua kane sjelle keto lidhje qe mundohet ti zbertheje Lubonja .Keto raporte midis biznesit dhe politikes nuk kane ndikuar fuqishem per rritjen e ekonomise se vendit por per te qene pika mbeshtetje per marrjen e pushtetit .Biznesi me ose pa urdher ka investuar ne fushatat elektorale .Keto fonde te dala nga biznesi nese do te viheshin ne dispozicjon te projekteve per zhvillim situata ekonomike dhe jeta e popullit do te ishte me ndryshe se ceshte sot .Pse anashkahohet ky fakte dhe nuk behet objekte i diskutimit ne studjo e medja .

  37. Agjenti Boris Karpichkov says:

    Bravo o cuni i Todit se na nderove te katra faqet!

  38. shaban says:

    O Fatos po te lavderosh Ramen sidomos ne artikujt qe shkruan perTemen dije se do jesh njeri i respektuar nga rilindasit dhe mundesisht te shash Saliun dhe Lulin me sa mundesi te kesh.Ti nuk e kupton qe ne gazeten Tema dhe Dita nuk mund te shkruaje dhe te diskutoje asnje qe eshte kunder rilindjes sepse ata jane te gjithe armiq e tradhetare te partise.

  39. Agjenti Boris Karpiçkov says:

    Ju lutem shume, perse nuk ma lejoni komentin tim per Lubonjen, te birrë e Todit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje