Dita Ndërkombëtare Antikorrupsion/ Balla: A janë gati Berisha e Basha të gjykohen për ç'kanë bërë?

9 Dhjetor 2014, 12:08Politika TEMA

Deputeti socialist Taulant Balla përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka zgjedhur t’i drejtojë disa pyetje ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PD-së Lulzim Basha në lidhje me korrupsionin.

“Dita Ndërkombetare Anti-Korrupsionit, të bashkohemi të gjithë të bëjmë disa pyetje

Së pari, Lulzim Bashës:

A është korrupsion zhdukja e 240 milionë dollareve? A je gati ti Lulzim sot në diten ndërkombëtare anti-korrupsion të pranosh të gjykohesh për ato 240 milionë dollarë?

A është korrupsion të bësh marrëveshje për tjetërsimin e detit shqiptar?

Së dyti, Sali Berishës:

Vetëm zyra ku ti rri kushton qindra mijëra euro (pa perfshirë mobilimin super luks). A mund ta ketë atë një njeri si ti që deklaron vetëm pagën e shtetit?

A je gati sot në ditën ndërkombëtare anti-korrupsion të rrëfehesh para drejtësisë për gjithcka ke bërë?

Së treti, Prokurorisë dhe Gjykatave:

Me të vërtetë besoni se dosjet e korrupsionit të Saliut dhe të Lulit nuk do të hetohen dhe gjykohen?!”, shkruan Balla në facebook. /gj,k/

9 komente në “Dita Ndërkombëtare Antikorrupsion/ Balla: A janë gati Berisha e Basha të gjykohen për ç’kanë bërë?”

  1. Gezimi says:

    Kujt i drejtoheni keshtu zoti Balla? Ate e dime te gjithe. Tashme duhet sinjalizuar Prokuroria ( qe eshte e Saliut). Me qe nuk ka zgjidhje, te vuajme e te na rroje kjo preudodemokraci!

    1. Anton says:

      Aq sa je ti gati te pallohesh aq jane edhe ata gati per pyetjen tende

    2. Kejsi says:

      tanime nuk duhet te merremi me te shkuaren por me te tashmen dhe Saliu eshte e eshkuara e tashmja eshte |Rama, Rama nuk po ben aq sa duhet

      http://bit.do/berisha-e-basha-te-gjykohen-per-ckane-bere

  2. Perkthysi says:

    Brravo Balla ,
    nji nder frazat/pyetjet te cilat testojn Drejtesin ne kte sistem
    te ashtuquajtur Demokratik .

    Dhe cfar eshte me e rendesishmja ne kte pyetje djegese te Historise Demokratise Shqiptare ne kto 24 -vjet ,
    eshte ajo se , FAKTET JANE KOKEFORTE per te DY KTA KRIMINELE
    e antishqiptare ,veprimtaria e te cileve ,HAPUR (si edhe sot vazhdojn) sabotoj zhvillimet Demokratike ne Shqiperi , mbajti Shqiperine larg europes , shtremberoj dhe poshteroj figuren e shqiptarit ne opinionin Boteror , dhe injektoj ne shoqerine shqiptare antivlerat njerezore ,antiqytetarine etj .
    Le te shpresojm, se kjo deklarate e balles ,
    mos te jet nji art retorike e rutines se dites se poltikanit shqiptare ,por te konkretizohet pa humbur kohe . Ky vend ka humbur 24 -vjet kohe me kto bastard politikan , ndaj sot duhet nxituar per te kapur kohen e humbur sado pak.

  3. Shoku Braho says:

    Tema,pse nxirrni keto artikuj pa kuptim,ku çdo injorant (fatqesisht i zgjedhur…) deklaron paaftesine e tij mendore dhe poshtersine morale?
    Nuk po korruptoni vetem politiken por po korruptoni edhe detyren qe keni per te informuar popullin !

    Deputetit duhet ti shpegohet,meqe po i publikoni deklaraten e tije “Fejsbukjane” qe ky deputet ben pjese ne pozite o ne forcen parlamentare qeveriseshe.

    Apo mbase dhe autori i shkrimit mendon se Balla eshte akoma ne opozite ?

  4. xhaja says:

    Shoku Braho ç’fare ke me pyetjet qe te shqetesojne ? Te ha gje ty ?

  5. Astrit says:

    Ty te shkoka me sh mbiemri Palla! Me ke tallesh ti?! Ate po prisni ju te shkojne vete keta te rrefehen?? Mashtrus ordiner!!

  6. Astrit says:

    Po ti kur do rrefehesh per korrupsionin qe ben vete? Te kapen mat ne Bernabeu duke pare Realin dhe sna ke thene akoma kubi gjete leket?

  7. Daniel says:

    Njerzit jane te zhgenjyer me Rilindjen, o Zoti Balla. Para se te arestoni hajdutet e energjise, me e sakte do te ishte arestimi i atyre qe lejuan mos zhbatimin e ligjit dhe sodhen kete katastrofe. E keqja eshte se je e filluat mbrapsht. Dhe keto qe thua Ti tani nuk besohen. Po te kishte qene Berisha ne pozitat e juaja tani, nuk do tu falte,por do dergjesit prej kohe ne biruca. Me sa duket ju nuk e beni dot kete ,pasi ose nuk ju lejon Meta ose keni frike. Vendi eshte aty ku ishte deri tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje