Aleksandër Biberaj: PD-në e morën peng matrapazë dhe emisarë të Ramiz Alisë

9 Dhjetor 2014, 09:21Politika TEMA

Ish-deputeti demokrat, Aleksandër Biberaj, student i Lëvizjes së Dhjetorit, duke kujtuar 24-vjetorin e kësaj lëvizje, ka shprehur shqetësimin për gjendjen e Partisë Demokratike.

Sipas tij, ajo është marrë peng nga matrapazë dhe emisarë të Ramiz Alisë.

24 vite më parë, më 8 dhjetor 1990, në Qytetin Studenti, studentët e Universitetit të Tiranës, filluan lëvizjen për përmbysjen e regjimit komunist, lëvizje tejet paqësore kjo dhe me kërkesa të mirëfillta politike për pluralizëm politik. Lëvizja fitoi shumë shpejt një popullaritet mbarëkombëtar, si dhe mbështetjen e të gjitha shtresave të shoqërisë dhe të faktorit ndërkombëtar. Pluralizmi politik u pranua nga lidershipi komunist i kohës më 11 dhjetor 1990, dhe më 12 u themelua Partia Demokratike, partia e parë opozitare pas 46 vitesh diktaturë komuniste, nga më të egrat në Europë.

Por fatkeqësisht, shumë shpejt, ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte kurrsesi, lëvizja e filluar dhe e kurorëzuar me sukses nga idealistët, u përvetësua nga matrapazët politikë. PD-ja e sapo krijuar si një parti idealiste në “epruvetën studentore”, sapo “doli” në ambient, u virusua nga viruset e kohës që “qarkullonin” në atmosferën mbytëse të shoqërisë shqiptare, një shoqëri e intoksikuar dhe atrofizuar nga virusi shkatërrimtar komunist.

PD-së iu sulën lloj-lloj grabitqarësh, që nga emisarët e Ramiz Alisë, ish-komunistë, ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, ish-të burgosur ordinerë që hiqeshin si të persekutuar politikë, si dhe lloj-lloj servilesh, injorantësh dhe dështakësh të komunizmit. PD-në shumë shpejt e okupuan ata që erdhën në Qytetin Studenti me devizën: “Të vrapojmë për në Qytetin Studenti, se atje po ndahet Torta”. Lidershipi komunist i kohës, me qëllim që t’i hapte rrugën emisarëve të vet në PD, mbylli Universitetin e Tiranës duke përzënë jashtë Shqipërisë studentët e dhjetorit, që përbënin edhe elitën politike të kohës.

Me kalimin e ditëve, javëve, dhe muajve të parë nga krijimi i PD-së, në lidershipin e PD-së pothuajse nuk mbeti asnjë student, me përjashtim të Azem Hajdarit. Se çfarë ndodhi në Shqipëri që nga ai dhjetor i largët i 24 viteve më parë, të gjithë e dimë dhe e kemi parasysh. Gjithsesi sot për të gjithë ne që morëm pjesë aktive në atë lëvizje të madhe, është një ditë jo nostalgjie, por një ditë kujtese, reflektimi dhe meditimi politik dhe shoqëror, për çfarë kemi bërë dhe çfarë nuk kemi bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Jemi krenare për atë që bëmë nga 8-12 dhjetor 1990, por jemi fajtorë dhe kemi përgjegjësi të madhe përpara shqiptarëve dhe historisë, që krijesën tonë idealiste, ua lamë në dorë matrapazëve.

Natyrisht ishim shumë të rinj dhe idealistë, pa hile dhe pa përvojë, dhe menduam që misioni ynë mbaronte me fitoren e pluralizmit, ndërkohë që misioni ynë atëherë duhej të fillonte. Respekt për të gjithë ata bashkëmoshatarë që morën pjesë në atë lëvizje qytetare, demokratike dhe patriotike, dhe homazh për drejtuesin e lëvizjes Heroin e Demokracisë Azem Hajdari, për Arben Brocin, Avdyl Matoshin dhe të gjithë ata që nuk jetojnë më”, shkruan Biberaj./b.l

15 komente në “Aleksandër Biberaj: PD-në e morën peng matrapazë dhe emisarë të Ramiz Alisë”

  1. Katili says:

    Mire qe e kuptove me ne fund, tu deshen 24 vjet.
    Do kalojne edhe 24 te tjera per te kuptuar qe keta qe jane sot jane te njejtet me lekure te ndryshe

    1. emigranti says:

      po pse mo me mire vone se kurre
      po gjerat do vazhdojne te ndryshojne edhe shume e shume intelektuae do ndahen nga keta legenat tjera

      http://bit.do/PD-u-mor-peng-nga-pasardhesit-e-Ramiz-Alise

    2. Xeni says:

      I ati i ketij Aleksandrit ishte komunist i devitshem kryetar i bashkimeve profesionale ne Bajram Curri dhe keta si nostalgjik te komunizmit nderruan si familje mbiemrin nga byberaj ne haxhiaj dhe kur erdhi demokracia e nderruan perseri,del tani n’a ben si disident i biri i nje komunisti te thekur

  2. fatmiri says:

    Ajo s’ishte levizje per pluralizim, por per interesa ekonomike ne fillim, pastaj kur udb- e pa, filluan interesat politike dhe marrje me çdo kusht te pushtetit autotarkik Dhe ashtu si filloi ashtu vazhdon dhe keshtu do te perfundoje, kur pazotesia e intelektualeve idealist duket sheshit edhe sot. Matrapazet, kriminelet, hajdutet deri te antikombtaret e ozurpuan ate levizje dhe ajo sot eshte shuar perfundimisht. Do te ngelet si socializmi utopik i Mores e Furies. Do ishte mire te mos kujtohesh fare, vetem atehere kur pushtetin ta kishin intelektuale te perkushtuar e me pergjegjesi ndaj vendit te vet.

  3. andromeda says:

    Ka më matrapaz dhe imoral se ty? Me sa duket ju tropojanët keni të gjithë një prerje-atë prerje që jua ka përcaktuar me shumë zgjuarsi Noli ynë i madh. Ti ligjvënës dhe lider? Mos e dhëntë zoti kurrë se ju të shpellave s’e keni idenë ç’asht ligji,aq sa e di Gjin Gjoni, apo Xhelali apo Saliu, Mul Noka etj,etj. Ju e keni vendin në shpellat e Bjeshkëve të Namuna.

    1. Aron says:

      Ju duhet te jeni ndonje sherbetor i komunizmit Zoteri. Ndresa njerzit si une, qe u rriten me zerin e Elez Biberajt, i cili per vite e vite na mbajti gjalle me frymen e lirise me komentet e tij ne Zerin e Amerikes, ku pasqyroheshin pikpamjet e qeverise amnerikane, mendojme ndryshe nga ty. Aleksander Biberaj, nje xhevahir djale,(te pakten po te gjykojme nga qendrimet qe ka mbajtur dhe mban)nese ka te beje me Elez Biberajn, kete simbol te lirise, nuk ka se si te mos e respektosh per bindjet dhe qendrimet e tij thellesisht demokratike, ne dobi te PD dhe kombit shqiptar. Ta konfondosh ate me cdo sherbetor te komunizmit nga zona prej nga ai vjen, duke thene se te tille jeni te gjithe ju nga Tropoja, eshte nje ligesi e qellimshme, qe nuk ka mundesi te mos e percmosh dhe perbuzesh.

  4. Roni says:

    Let Go + Positive Attitude + Perseverance = Second Chances. Only action turns knowledge to wisdom….
    Dhjetori i Madh i 90-es mund te mbyllet sukseshem brenda Dhjetorit 2014.Te zhgenjyerit,te mashtruarit,ata qe mendojne ndryshe dhe ata qe duan ta arkivojne Dhjetorin 90 si nje ngjarie historike qe vertet duhet te ngelet e pa njollosur nga kjo histori 24 vjecare me genjeshtra dhe tjetersime te turpshme,duhet te mblidhen diten qe Deputete te PD me Projekt Ligjin e hapjes se Dosjeve te Sigurimit ne duar do ti drejtohen Parlamentit per ta mbrojtur.Parlamenti duhet te rrethohet ate dite nga te gjithe ata qe e konsiderojne misionin te pa perfunduar.Qyetaret e Tiranes dhe te rretheve duhet ta bejne dhe kete sakrifice.Nje brez qe u angazhua,kontriboi dhe ne fund ska lek te paguaj dritat nuk mund ta djegi jeten qe Argita dhe Shkelzeni te jetojne me vila milion dollareshe.Por si detyrim edhe per ata studente te rinj qe po mashtrohen pasi te vjetrit u hodhen si limona te shtrydhur nga Berisha-Basha,per te filluar nje epoke mashtrimi me keta te rinjte thjesht se DASARA do vilen e saj.Koha per Dhjetor brenda PD.

  5. Danny says:

    Nuk mund te flas Biberaj per moral. Eshte nga ato kartat super te djegura te PD-se. Per me teper, nuk mund te bej moral nje njeri, qe ka qene politikan e nuk njeh dhe zbaton ligjin. Si cdo njeri alpin dhe ky do e tregonte veten, sado qe kane ardhur ne Tirane e ne pamje te genjejne per intelektuale, prape kane ardh nga xhungla.
    Djali i vet, nje cope mishi (si copa e mishit te Fullos se Bankes) bredh me makine te vjedhur. Ne mes te Tiranes, ku ka dhe shtepine, ben ndertim pa leje ne tarrace, si punet e bjeshkeve, qe zapto toke ku te mundesh. Aderoi fillimisht ne PD, iku andej, sa e pa qe s’ja fershelleu njeri. Kur e pa qe edhe Bamiri i beri m*tin, nuk i dha asnje post, iku dhe andej. E tani del e na ben moral.

  6. kledi says:

    Nuk me pelqejne komentet qe beni, lidhur me ndarjen gjeografike dhe epitetet e rendomta qe vendosni ne mesazhet qe perçoni. Ma do mendja (dhe nuk kam dyshime per kete pjese) se ju qe shani te tjeret, e ndjeni veten inferiore dhe madje keni mungese te theksuar kulture/edukate dhe te vetmen gje qe dini eshte te fyeni te tjeret. per me teper ta keni te qarte njehere e mire qe Sali Berisha dhe te tjere si ai, nuk jane perfaqesues te popullsise veriore, pasi VERIU KA PATUR, KA DHE DO TE KETE njerez me shume vlera dhe me virtyte te theksuara qyteterimi.

    Mundohuni edhe JU te tregoni pak qyteterim dhe te mos fyeni pa te drejte kete pjese te diskriminuar ne vite.

    me respekte Kledi.

  7. GAMORI says:

    “PARTINE DEMOKRATIKE ” E MOREN PENG ” SHPELLARET” DHE ” MALOKDARET” , QE KISHIN MARE HISTORIKISHT PENG NENAT BABALLARET GJYSHET E GJYSHERIT BEBET MOTRAT BIJAT E BIJT E TYRE ,DUKE I DHUNUAR PERDHUNUAR SKLLAVERUAR E POSHTRUAR E VRARE PA MESHIRE DHE KETE BENE ME TOKEN !MEME SHQIPERINE” DHE ME SHQIPTARIN DHE ME GJITHCKA QE ISHTE SHQIPTARE DUKE VRARE EDHE ” GJUHEN SHQIPTARE” DHE ATA PERDOREN TE GJITHE LLOJET E KAREMAVE QE GJETEN KETU ; KOMUNISTE KARJERISTE , KATOLIKET , KULAKET ,BURGAXHINJTE HAJDUTE, TE PERSEKUTUARIT POLITIKE ,TRADHETARET E SHUMTE .TE ASHTUQUATUR MINORITET GREK , BALLISTE E LEGALITET , MYSLYMONET IDIOTE DHE SHEHITET DEBILA dhe gjithe Skorjet e shqiptareve ne Shqipni e jasht trojeve te saj dhe ja perfundimi!

    TE GJITHEVE JU NXORI KJO PARTI ME SALE KAFSHEN NE KRYE JASHT PERDORIMIT DHE TANI KENI GOJ EDHE FLISNI !

    ATA QE FOLEN SALA I VRAU !

    1. GAMORI says:

      SHTOJ KETU QE U PERDOREN EDHE ” CAMET E PABESE ” ME QELESHEN E LABIT DHE TRADITEN E LABERISE QE JANE EDHE KETA KAREMA E BASHKE FAJTORE SI MALOKDARET E SHPELLARET PER VJEDHJEN E SHKATERRIMIN E SHQIPERISE !

  8. albcanadian says:

    Tani pas 24 vitesh kujtohet. Edhe un kam qene ne greven e studentave po asnje prej tyre nuk ka ngelur ne Shqipri Jemi shperndare gjithandej

  9. Arditi says:

    Behen disa pyetje per Alesander Biberajn, ne Tropoje dhe ne Tirane. 1) Perse iu afrua Berishes dhe PD ne vitin 1997 kur e pa qe matrapazet dhe komunistet kishin uzurpuar PD? 2) Perse pranoi te zgjidhej deputet i PD deri duke marre postin e Kryetarit te delegacionit te PD ne Keshillin e Europes ku mbonte Berishen qe e quan te derguar te Ramiz Alise? 3) Perse shkoi te Bamir Topi dhe iku me bishtin nen shale pasi Bamiri i tha Biberajt dhe dy tropojaneve te tjere se ne FRD nuk ka vend per maloket? 4) Perse deshte te kandidonte per kryetar te PD pas doreheqjes se Berishes ne 2013, perballe Lulzim Bashes kur e dinte qe PD e drejtonin ish komunistet dhe matrapazet? 5) Perse pas te gjithe ketyre pislleqeve te PD pranoi te zgjidhej ne forumet e PD para pak javesh? A eshte aktualisht Biberaj anetar i PD dhe ne drejtimin e forumeve te PD dhe nese PO si e shpjegon qe qendron ne nje parti te ciles i vendos gjithe keto epitete? Dhe se fundmi, Biberaj si drejtues i larte i PD deri ne vitin 2009 perse nuk ka folur asnjehere publikisht apo ne forumet e PD per te gjithe keto probleme madhore? Nuk po jap asnje koment sepse pyetjet mjaftojne per te kuptuar gjithcka lidhur me sjelljen e zotit Biberaj.

  10. arbeni says:

    te sander ke partin tende me bamirin se ke perse shqetesohesh pe pd .se dhe ti spiun ke qen

  11. Ajo says:

    Pasi per 24 vite me radhe more pjesen tende i dashur dhe si duket tani te lane pa gje fillove te belbezosh.. Kjo i bie qe gjate ketyre 24 viteve eshte dashur te shohesh me teper se deri te hunda jote !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje