Braçe: E turpshme të përdoret Lëvizja e Dhjetorit '90 për rehabilitimin e Sali Berishës

8 Dhjetor 2014, 16:41Politika TEMA

“Është turp të përdorësh Lëvizjen Studentore për të rehabilituar një vrasës si Sali Berisha”, shkruan deputeti socialist Erion Braçe, në një shënim të tijin në Fb, duke kritikuar ashpër, përkujtimin që i kanë bërë drejtuesit e PD-së sot, asaj Lëvizjeje.

Braçe ka renditur shumë akuza ndaj ish-Kryeministrit, duke filluar që nga “thyerja e dhëmbëve”, kolegëve të tij në PD deri në vrasjen e 21 Janarit të 4 protestuesve.

‘Të përdorësh Lëvizjen Studentore të Dhjetorit për të rehabilituar një vrasës si Sali Berisha është turp!!

A e mbani mend si thanë për tre muaj rresht, nuk mund ta ndash Enver Hoxhën e Luftës nga Enver Hoxha i Diktaturës!!!!

Sot e bën një, Lëvizjen Studentore të Dhjetorit dhe Sali Berishën, thjesht për të rehabilituar Sali Berishën!!

Njësoj sic bënte rregjimi, duke fshirë cilindo që ishte në krye të asaj Lëvizje (por tani nuk është me ta), duke harruar cilindo nga ata që i vrane (për pushtet brenda partisë së re), duke zeruar cdo kontribut tjetër të ndryshëm nga cbënë vetë ata!!!

Por, duke sjellë në qendër të asaj lëvizje tamam atë doktorin që doli nga “shurtorja” e Ramiz Alisë dhe u kërkoi studentëve një brohoritje për Presidentin Alia!!!!

U morën serish me të, për të rehabilituar rregjimin e tij, krimet e tij kundër medias së lirë-gazetarëve opozitarë, kundër patriotëve shqiptar-Remzi Hoxha është njëri ndër ta, kundër kundërshtarëve politikë brenda partisë-sa herë I përzuri, I dhunoi, I poshtëroi deri në thyerje dhëmbësh atë Selamin, Imamin, Pashkon e ndjerë, Imamin heroic, Zogajn, por edhe kundërshtarët politikë jashtë partisë së tij-Nanon, Ramën, Klosin etj.

Krimet e tij me zgjedhjet prej referendum të 1994-ës, zgjedhjeve të pjesshme ku ato të Libofshës mbeten në mendje të gjithkujt, zgjedhjet e vitit 1996.

Krimet e tij me ekonominë kombëtare e familjare me piramidatmashtruese që vec se ju zhdukën kursimet e jetës shqiptarëve I treguan botërisht si lehtësisht të mashtrueshëm deri në vjedhje.

Krimet e tij me grushtin e shtetit të 1998, me armë e tanke kundër një qeverie legjitime.

Krimet e tij me ekonominë kombëtare nga 2005 deri sa iku sërish nga pushteti, me privatizimet skandaloze në energji, naftë, minerale, telekomunikacion, rrugët, etj.

Por mbi të gjitha, vrasjen massive për shkak të një operacioni familjar korruptiv të 26 shqiptarëve të mjerë, port ë ndershëm punëtorë në Gërdec.

Vrasjen e tij të qartë me 21 Janar, vrasjen e 4 qytetarëve të zakonshëm mu në bulevardin e dëshmorëve, thjesht e vetëm se ata po kundërshtonin regjimin e tij paqësisht.

Po po, rehabilitimin e një vrasësi gjakftohtë si Sali Berisha!! Për të gjithë ata që ishin sot aty për garniturë, bërtitur e ulëritur, dua të kujtoj:

Aty ku vrau Sali Berisha, nuk ka guxuar të vrasë as Zogu, as Fashizmi e Qeveritë e tij me shqiptarë që tradhëtonin, as Enver Hoxha dhe regjimi I tij!!

Ka vrarë vec Sali Berisha!! Të rehabilitosh një vrasës të tillë, duke përdorur lëvizjen studentore të dhjetorit ku ai nuk ka asnjë meritë, është turp e neveri!!”, shkruan Brace në Facebook. /gj.k/

20 komente në “Braçe: E turpshme të përdoret Lëvizja e Dhjetorit ’90 për rehabilitimin e Sali Berishës”

    1. eno says:

      Sali Berisha eshte produkt i votes se lire. Ai kurre nuk ka marre apo mbajtur pushtet me dhune. Te vraret e 21 janarit ne nje proteste te dhunshme i le pa kauze qe kur votove Ilir Floririn per kr parlamenti. Ik brace futi nje dore sarine se vetem ti qe ske goje te flasesh.

    2. Partia says:

      Salen nuk ka levizje qe e rehabiliton po mos u lodhni kot

      http://bit.do/rehabilitimin-e-sali-berishes

    3. andromeda says:

      Eh, more Braçe, mesa duket ti je për kryeministër të Rilindjes, se sa për Ramën…aha prit të pjelli gjeli vezë.

    4. Todri says:

      Ore Brace, sinqerisht je i vetmi qe ke nje qendrim mund te thuash te panjollosur dhe i vetmi ze kritik. Pavaresisht se je ne politike por me dukesh i sinqerte. Dua nje pergjigje qe kam dashur ta di me kohe: A te kujtohet kur shpertheu Gerdeci? Pse i rrahet krahet Saliut, ishe vetem ti dhe Rama kur e takuat. Ajo rrahje krahesh me ka ngelur peng dhe dua nje sqarim, po qe se mundesh. Mbase nuk jam ndonje qe ia vlen te pergjigjesh, por besoj se ka dhe te tjere qe mund te jene kurioze. Sinqerisht e kerkoj, pa asnje tendence apo cinizem, por Gerdeci u be dhe Gerdeci i ketij vendi dhe pasojat jane prezente ne cdo cep.

    5. RONI says:

      O POPULL IDIOT!!!

      JENI KATANDISUR SA PO TALLET EDHE ERIONKA ME JU!!!

      MORTJA TE NA HAJE!!!

      pO ERIONI KESHTU NA DO TE PERCARE QE TA MBAJE BYCEN NE KARRIGEN E DEPUTETIT E TE PUNESOJE FAREFISIN E TIJ E TE GRUAS JO PER RROGE…POR ….E DI ERIONI KU E KISHTE GOCENE XHAJES KE PATENTAT…YYYYYYYYYYYYYYYT LEGEN!!!

  1. Delli USA says:

    Saliu ja dha drejtimin e PD-es njerezve anonim, qe te shpetoj vehten nga kundershtaret dhembethyer si Imami dhe deri te Selam b…qi te cilin e degedisi 17 vjet ne azil.Tani ajo parti nepermjet Lulkes perfaqeson familjen e Saliut dhe soj sorollopit te tij.

  2. Xhimi says:

    Brace!
    Nuk i the te tera. Po shitjen e detit?
    Po vjedhjen patriotike te shekullit?

  3. edwin says:

    Brravo,
    eshte vertet jo vetem e turpeshme per kta kameleone te gjasme “demokratise”
    por nji poshterim vlerash njerezore.
    Qe nji kriminel ,nji tradhetar,nji arkitekt te shketerrimit te shqiperise ne cdo drejtim ,ti japesh vlera te rreme ,eshte vertet Shkerdhatokrati Shpellaresh, tipike per shoqerite islamiste ,ku nuk njihen principe,injorohen te gjitha vlerat e verteta njerezore dhe ndertohet gjithcka e kundert,duke i veshur antivleres – vleren .
    Kjo shoqeri shqiptare ka shume per te bere nqs sdo i lejonte vehtes te mbulohet nga marrezia e shepllareve ,te cilet po i bejne karshillik vlerave te verteta te qyteterimit .

  4. ke harruar gjemen me te madhe qe I beri popullit shqiptar kur per te qendruar ne pushtet me force detyroi popullin te hapte depot e armeve dhe e coi popullin ne prag te luftes civile ku u vrane me mijra vete

  5. Leandro says:

    Nese ka nje njeri qe ka tradhetuar qe ne fillim idealistet e dhjetorit, ai eshte sali Berisha, nese ka ka komunist “antikomunist” ne te djathten shqiptare, ai eshte Sali Berisha, nese ka njeri qe ka shkaterruar me shume kete vend, ai eshte Sali Berisha, nese ka njeri qe ka thelluar gjakmarrjen dhe perçarjen mes shqiptaresh, ai eshte Sali Serisha, nese ka njeri qe do ta terheqe zvarre per se gjalli populli i vet(pasi ky popull te ndergjegjesohet dhe te mesoje te vertetat), ai eshte Sali Berisha ! Kete kerme nuk ka livanto qe i heq kundermimin.

  6. Treviso says:

    Zoti Braçe, bemat e kryekriminelit i din e gjithe Bota, por ngrihet pyetja: Cfar do behet me kete kryekriminel? Pse nuk vepron ligji per kriminelet? A mos prisni ta denoje Bota?

  7. LORA says:

    Vetem mosberja e drejtesise,mbi mortjemadhin brekedhjere,mund t’a beje rehabilitimin e tij,Brace djali.
    A nuk ishte kjo mosberje drejtesie,ne mandatin e qeverisjes se majte 1997-2005,qe ua nguli mortjemadhin ne zverk shqiptareve edhe tete vjetet 2005-2013??????
    Mandati i 23 qershorit 2013,qe ju dhane nje miion shqiptaret ,eshte se pari denimi i kryegangsterit te historise se Shqiperise,i dashur Brace.

  8. Arben says:

    Te lumte dora Brace!

  9. albana says:

    Që ka bërë tërë te zezat këtij populli etj këtij vendi etj di edhe bufi. Po çfarë do in bëni ju nuk po na del ne dritë. He kini kellqe? Lëvizni se in mbyturi te mbyt.

  10. alb says:

    Kjo tregon se sa pak ka ecur Shqiperia keto 25 vjet. PS perdor 29 Nentorin per te rehabilituar Enverin dhe byrone, PD perdor 8 Dhjetorin per te rehabilituar Saliun. Hiqja Lenes verja Prenes.

  11. Emigranti says:

    Nuk ka kriminel me te mamdh se Sali Berisha besoj se e vetmja gje qe i ndan ate me Enver Hoxhen jane sistemi qe ata kane drejtuar ne rast se Sala do te udhehiqte ne diktature do ja kalonte edhe Hitlerit per krime e tij Ai drejtoi ne demokraci dhe kudo dhe ne cdo gje ishte diktator shtypes dhunues kriminel hajdut tjetersim kufijsh shkatrim dhe injorim i fjales se lire shkeles i te drejtave te njeriut Hapja e depove dhe marja e armeve ka qene veper e tij pasoje e se ciles jane shume vrasje nga perdorimi i tyre per te vrare njeri tjetrin Vjedhja ne menyre te paturpshme te pasurise kombetare Nuk besoj se ka njeri me te peshtire se Ai Edhe ne diktature per te aritur qellimet e tij mund te bente aleance me kedo dhe mund te shkelte mbi kedo Te perkrahesh nje njeri te tille eshte fatkeqsi kombetare.

  12. Shoku Braho says:

    Braçe o llapaqen,ju rehabilituat Meten e po rehabilitoni dhe Enverin.

    Nga ju Berisha eshte akoma i lire.Berishen ne Tiran e ke,tek SHQUP-i.

  13. Makony08 says:

    Te lumte Brace per qendrimin ndaj atij krimineli.

  14. qamil says:

    SALI BERISHA KA ARDHUR ME DHUNE NE PUSHTET. QE NE VITIN 1992 AI U VU NE PROVE DHE HUMBI NE ZGJEDHJEN E REFERENDUMIT ,AI I KA MARRE GJITHMONE VOTAT ME DHUNE, ORGANIZOI LUFTEN CIVILE E 1997, ORGANIZOI PUCIN E SHTETIT NE 1998,NE SHQIPERI QE NGA VITI 1992 DERI NE 2012 KOMANDONIN BANDA KRIMINELESH,PERCAU SHQIPERINE E JUGUT ME TE VERIUT.ME PA AFTESINE E TIJ OSE ME DASHJE SHKATERROJE FABRIKA, LUMENJ ,LIQENE, DETE, KODRA, MALE, QYTETE ME NDERTIME TE PAKONTROLLUARA,PLAZHIN E DURRESIT NJE NGA ME TE BUKURIT NE EUROPE, HEKURRUDHEN QE ESHTE ME SE E DOMOSDOSHME PER NJE SHTET . DONI ME PER SALI BELULIN.DENIMI I SALIUT NUK DO VIJE NGA DREJTESIA POR NGA ZOTI ,KETU DO JEMI, VETEM DUHET DURIM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje