INTERVISTA/ Meta: Është ende herët për të dhënë një qëndrim të qartë për Guvernatorin

8 Dhjetor 2014, 15:37Politika TEMA

Intervista e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhënë për televizionin “Vizion plus”. Ai ka komentuar aktualitetin politik duke nisur nga festimet per 8 Dhjetorin deri te zgjedhja e Guvernatorit te BSH-se.

 

Z. Meta sot është 8 dhjetori, është një festë kombëtarë në fakt e rinisë, por më së shumi është perceptuar si një festë e së djathtës. A është në fakt kjo edhe një festë e së majtës shqiptare?

Kjo është një festë e të gjithë popullit shqiptarë dhe e gjithë rinisë shqiptare, sepse demokracia është pronë e të gjithëve. Të gjithë kanë të njëjtën mundësi, të gjithë kanë vetëm një votë për të shprehur mendimin dhe për të bërë zgjedhjen e tyre dhe të gjitha këto mundësi lidhen me 8 dhjetorin.

Ju vetë ku keni qenë në atë periudhë, çfarë mbani mend nga ajo kohë?

Sigurisht, unë kam qenë student dhe kam qenë një pjesëtar i lëvizjes studentore dhe natyrisht ka qenë një kohë e jashtëzakonshme dhe e papërsëritshme, sepse ishte një kohë midis dy epokave.

Sot në fakt që ne flasim, Partia Demokratike ndodhet jashtë Kuvendit prej 5 muajsh. A duhet që të kthehet PD-ja në parlament, a do të përpiqet mazhoranca t’i krijojë asaj mundësitë për një kompromisi që të kthehet?

Mazhoranca i ka krijuar të gjitha mundësitë Partisë Demokratike, mundësi të cilat jam i bindur që ajo nuk do t’ia ofronte një opozite dhe natyrisht që çdo vonesë është e pakuptimtë deri dhe absurde. Megjithatë është e drejtë e Parëtisë Demokratike për të marrë vendimet e saj në liri të plotë në respekt edhe të mesazhit të 8 dhjetorit.

Në fakt PD pretendon për një marrëveshje nën garancinë e ndërkombëtarëve. A është e vështirë të bëhet kjo?

Nuk arrij të kuptoj se çdo të thotë kjo, por është e drejtë e tyre të vazhdojnë të mbajnë këto qëndrime paradoksale, megjithatë në çdo moment ata janë të mirëpritur për të marrë ato pozicione që u kanë dhënë qytetarët shqiptar dhe për të vijuar punën e tyre si forcë parlamentare me përgjegjësi të mëdha.

Kushtetuta parashikon që kur një deputet nuk paraqitet pa arsye në Kuvend për 6 muaj mandati i tij digjet. Çfarë do të ndodhë me mandatet e Partisë Demokratike 6 muajt e së cilës i mbush në janar?

Nuk është detyra ime të numëroj ditët e mungesës së deputetëve, por natyrisht do të respektohet Kushtetuta, do të respektohet rregullorja e Kuvendit dhe shpresoj që Partia Demokratike të përmbushë përgjegjësitë e saj dhe të tregojë që bojkoti nuk është një alternativë.

Një ditë më parë Presidenti i Republikës dekretoi emrin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë pas disa ditësh konsultimesh dhe pritjeje. Cili është qëndrimi i mazhorancës dhe i LSI-së për këtë emër?

Për emrin konkret nuk ka ende një qëndrim të qartë apo përfundimtar, sepse jemi në vijim të procedurave të diskutimit në radhë të parë të dekretit të Presidentit, i cili dje është bërë publik. Në këtë mënyrë, Presidenti ka përmbushur një detyrim të tij kushtetues pas një procesi përzgjedhjeje, konsultimi që ai vetë ka zhvilluar. Është ende herët për të dhënë një qëndrim të qartë, por mund t’ju them se në mënyrë të veçantë, pasi kandidati për Guvernator të dëgjohet në Komisionin e Ekonomisë, ndoshta do të kemi një qëndrim më të plotë. Natyrisht në koordinim edhe me Partinë Socialiste.

A ishin pritshmëritë tuaja më të larta për një figurë me një profil më të qartë dhe më të lartë publik për Guvernator?

Aktualisht kemi një emër konkret. Do ta studiojmë, do ta dëgjojmë dhe më pas do të marrim një vendim larg paragjykimeve.

A besoni ju se emri i Guvernatorit do të ishte në fakt pjesë e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, siç interpretohet ligji nga një pjesë e mirë e ekspertëve dhe e juristëve?

Kjo nuk është çështja më e rëndësishme. Më duhet të nënvizoj se e rëndësishme është që çështja e Guvernatorit të marrë një zgjidhje sa më të shpejtë, sa më të mirë, sa më konsensuale dhe në interes të forcimit të pavarësisë së këtij institucioni.

A rrezikojmë që çështja e Bankës së Shqipërisë të kthehet si çështja e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë, ku prej një viti nuk plotësohen tre vendet vakante?

Mendoj se janë dy çështje të ndryshme. Ne e kemi bërë të qartë se përveç kriterit të ligjit sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është e nevojshme të miratohen edhe disa kritere shtesë, që natyrisht do të vinin si rezultat i konsultimeve të Presidentit të Republikës me përfaqësuesit e Kuvendit dhe të grupeve parlamentare. Pra, mendoj se janë dy çështje të ndryshme dhe në këtë rast nuk duhet t’i ngatërrojmë.

Po këmbëngul te pjesa e Guvernatorit. LSI-ja do të votojë pro apo kundër kandidaturës së z. Sejko?

Çdo prononcim sot do të ishte i nxituar dhe do të ishte i paragjykuar. Prandaj më duhet të nënvizoj rëndësinë e vijimit të procesit të procedurave të shqyrtimit të dekretit të Presidentit. Dhe një moment i rëndësishëm përpara se deputetët dhe grupet parlamentare të shprehen në seancën plenare për një vlerësim objektiv të kandidatit dhe të mundësisë së tij për të performuar në mënyrë të suksesshme dhe të përgjegjshme në krye të Bankës së Shqipërisë, do të jetë paraqitja në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave.

Po pse në fakt z. Meta, Kuvendi nuk po procedon më plotësimin e dy vendeve në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë edhe pse gara u hap, aplikimet u dorëzuan?

Kuvendi është në procedurat e tij duke ecur drejt plotësimit të detyrave të veta në këtë drejtim.

Sot kemi një zhvillim të rëndësishëm në fakt në Kosovë ku konstituohen institucionet e reja, nga Kryetari i Kuvendit deri te Kryeministri. A është i rëndësishëm ky moment për Kosovën?

Shumë i rëndësishëm, duhet të kishte ndodhur me kohë, megjithatë është e rëndësishme që sot duket se do të marrë zgjidhje të shpejtë i gjithë boshllëku institucional i krijuar në Kosovë gjatë këtyre muajve pas zgjedhjeve. Në e përshëndesim fuqishëm këtë marrëveshje mes PDK-së dhe LDK-së dhe urojmë që kjo marrëveshje ti shërbejë forcimit të institucioneve në Kosovë, përmirësimit të mëtejshëm të qeverisjes, avancimit të mëtejshëm të dialogut me Serbinë dhe njëkohësisht zhvillimit ekonomik të Kosovës, por edhe marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës natyrisht do të ecin në rrugën e mbarë.

8 komente në “INTERVISTA/ Meta: Është ende herët për të dhënë një qëndrim të qartë për Guvernatorin”

  1. Shume e drejt kjo qe thote meta-qi kufendit.
    Thesari Shqiperise eshte vjedhur me suxses heren e par
    ku gjithcka u mbyll pa zhurme ,sepse autori i vjedhjes Thesarit nr 1
    u kap ? nji katnar i cili kulloste bagedit qellimishte rreth Thesarit.
    Thasari nr-2 eshte ala ne hetimin e ndarjes se rregulllt te shumes qe u vodh, ke te gjithe pjetaret e aksionit ,pra jo fort ,si do duhej te ishte ,nderkoh qe per te tretin duhet te gjendet nji njeri serioz i cili te bej nji ndarje korrekte te shumes qe do grumbullohet deri ateher.

  2. korçari says:

    Z.Meta ,pas ketyre viteve ju jeni shume me i pasur ,Kryetar Kuvendi ,dhe shume influence ne zhvilimmet e Shqiperise dhe besoj qe duhet t’ia beni vehtes pyetjen:A duhet t’ia shperblej ketij populli dhe te ndikoj ne permiresimin e demokracise apo te vazhdoj ta zhvat akoma kete popull megjithese nuk kam nevoje sigurisht dhe nepermjet emerimit te korruptuarve dhe te paafteve ne shume poste te rendesishme…

  3. shoku braho says:

    E vertete,eshte akoma heret.
    Nuk mund te zgjedhim guvernatorin pa percaktuar perqindjen !

    Me 20 % e diskutojme,me 30 % duket person i arsyeshem,me 50 % e miratojme qe neser,me trasparence te plote.

    1. edi tirona says:

      Tamam ,
      se kte radhe me Fullin e dhin fare muhabetin .
      S’po merret vesh sa % politika sa % prokuroria& gjykata e sa % vet bankieret.
      Kte radhe ishte nji vjedhje ordinere ,pfff.S’na ka pelqy hic ne popllit
      Shyqyr qe me ne fund e ka marr perseri ne dore Likja .
      O esnaf qerrataj ,si me thon profesionist tashme per ceshtje % thesi ?

    2. Shoku Braho ,
      me vjen keq , nqs do flasim per transparenc, Ilir Meta eshte kampioni ne politike per transparenc. Para ekranit e pame te gjithe ,700-Mi
      hapur para gjithe botes i deklaroj dhe te gjithe ngelem te kenaqur .
      Nqs kte guVerr.nator Banke , nuk e vendos meta ,do jet joDemokrate e aspak profesionale .

  4. psikiater says:

    Iliri nga fytyra duket i plakur, i lodhur, i fishkur, i merzitur, pashkelqim – keto jane shenja tipike te depresioni.

  5. Arben says:

    BURG BURG BURG

    SEKUESTRIM PASURIE

    SEKUESTRIM PASURIE

    SEKUESTRIM PASURIE

  6. Floriri says:

    eshte e sigurte qe nuk vjedh me as banka as Meta.
    do e marri ne dore ta peshoje vete ustai i floririt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje