Protesta e FRESSH/Bashkia e Tiranës: Sulm politik për të mbuluar dështimin e Ramës

8 Dhjetor 2014, 14:27Politika TEMA

Sulm politik ndaj Bashkisë është konsideruar protesta e disa të rinjve të FRESSH në lidhje me mosmbajtjen e premtimeve nga ana e Kryebashkiakut Lulzim Basha.

“Ish-kryebashkiaku Rama iu rikthye të vetmes dajre të vjetër që di t’i bjerë, të akuzojë gjithkënd për paaftësinë e tij.  Njeriu që për 11 vjet betonizoi Tiranën nxorri sot nëpunësit e administratës për të kërkuar fusha.

Nëse zoti  Rama nuk do të  betonizonte mbi  65 mijë metra katrorë lulishte në zemër të Tiranës vetëm në 4 vitet e tij të fundit si kryebashkiak do të kishte hapësira të shumta për pushim dhe argëtim për qytetarët e Tiranës.

Nëse zoti  Rama nuk do t’i bllokonte paligjshmërisht për 7 muaj buxhetin Bashkisë, derisa u zhbllokua me vendim gjykate, dhjetra blloqe banimi do rehabilitoheshin duke u kthyer qytetarëve ambjente çlodhëse dhe argëtimi në lagjet e tyre.

Nëse zoti Rama nuk do të bllokonte paligjshmërisht projektin e Bulevardit të ri, Tirana do kishte 7 parqe dhe mbi 300 mijë metra katrorë gjelbërim për kryeqytetasit dhe gjithë vizitorët e saj. Nga bllokimi i terminalit dhe i tramit u ka hequr mundësinë qytetarëve të Tiranës të kenë trafik të lehtësuar dhe 9 ton dioksid karboni më pak çdo ditë.

Edi Rama ka  dëshmuar jo vetëm për Tiranën po për gjithë Shqipërinë se  di vetëm të bllokojë, shkatërrojë dhe varfërojë qytetarët duke rritur taskat,  çmimet dhe papunësinë.

Dështimin e tij kryeministri Edi Rama nuk mund ta mbulojë me sulme politike ndaj Bashkisë së Tiranës”, thuhet në një reagim të Bashkisë së Tiranës.

14 komente në “Protesta e FRESSH/Bashkia e Tiranës: Sulm politik për të mbuluar dështimin e Ramës”

  1. finesa says:

    4 vjet ca bere bir???

    ata ishin femije, cnenpunes thuaaa hahaha

  2. Sonila Vukaj says:

    Bravo te rinjve qe ja vune shpatullat per muri.
    Dembeli Lul turp paste.

  3. Ilda says:

    Bravo nuk kane bere pushim por e kane shfrytezuar me se miri kete dite.

  4. Pranvera Luti says:

    Ata qe dolen per te protestuar nuk ishin nepues administrate , por thjesht disa te rinj qe kerkojne te drejtat e tyre qe nuk jane marre parasysh nga kryetari i bashkise dhe per premtimet e pambajtura qe jane dhene .

  5. Alba says:

    Ka lezet rini aktive ?

  6. Tilda says:

    Pse qenka sulm politik, sot rinia ka te drejten te shprehet dhe te thote pa frike ate qe mendon

  7. Tonini says:

    bla bla bla,eshte kthyer Tirana me keq se Kamza,tere gropa,ne 3 vjet e gjysem asgje s’gje nuk eshte bere,bile ne 2013 mbinin ndertimet pa leje si kerpudha aq shume ishin,dhe kini goje dhe flisni…palaco.

  8. Ardit says:

    Bravo u qofte se kane kaluar diten ne kafe po jane marre me nje organizim te vlefshem dhe kauza qe ata kane ngritur eshte shume e drejte

  9. Lola says:

    E pse na qenka sulm politik se mos i ka cuar deri ne fund permtimet Luli

  10. VEZHGUESI says:

    PO MIRE MO lULUSH RAMA KA SABOTU PO TI CFARE I KE SJELLE QYTETAREVE TE TIRANES VETEM 1 GJO NA THUJ MOR PEDERAST QE AKOMA FLE KE BREKUSHET E sALI BERISHES

  11. Sara says:

    Z. Basha boll fajesuat kryeministrin per gjithcka por merrni ne dore bashkine,pasi keni 3 vite qe prej marrjes se titullit “kryebashkiak” qe s’ keni mbajtur asnje prej premtimeve qe keni bere ne fushaten elektorale! Boll u ankuat, boll bete 3 vite pushim por filloni te mbani pergjegjesi, ose perndyshe jepni doreheqjen! Ky s’eshte sulm politik, ky eshte zeri I trishtuar I qytetareve qe ju ben thirrje.

  12. Monika Kryemadhi says:

    Mos u merzisni se me Maj 2015 behem une kryetare bashkie dhe do jua bej te gjitha, ore te gjitha do t’ua bej po them.

  13. Landi says:

    O ZOTI LYL! PO 2 VJET QE KISHE XHA SALIUN NE PUSHTET KUSH TE BLLOKOJ???? PERSE TE DUKEN GJIMNAZISTET SI ZYRTAR TY??? TI JE MASHTRUESI DHE DESHTAKU ME I MADHE NE KETE VEND. TI VEC TE MBASH UTURAKUN E GJYSH SALIUT BEN. IK O MASHTRUES

  14. ladi says:

    Kur filloi fushata e zgjedhjeve per Bashkin e Tiranes premtimet e Lulzim Bashes ishin aq mashtruese ku tha mindis tjerave dhe nje premtim qe nuk do ta harroj kurre ” do tju hipotekoi shtepit e banimit qe te keni dokumentin e pronesis”. Per momentin ngela I shtangur pasi punoja ne ZVRPP te paluajteshme ne nje qytet. Po mendoja me cfare dokumenti do ti bente pronar zoteria ne fjale. Kaluan shume vite dhe Lulzimi vet dhe sote e kesaj dite nuk e di se me cfare dokumenti behet regjistrimi hipotekor e ketyre shtepive qe nuk eshte kopetenca e Bashkise por e dokumentacionit tekniko ligjor qe duhet te kene vet pronaret qe ta paraqesin prane sporteleve te zvrpp qe te paisen me certefikat pronesie. Me habit fakti se asnjeri nga komuniteti nuk ja ka permendur kete premtim dhe sot del ” triumfator ” ku thua se ky I ka mbaruar gjth punet dhe premtimet qe ka ber popullit te tiranes dhe tani ka mbetur ke prentimet e z.Rama. I them bej 16% te punes te z.Rama te asaj qe ka ber per Tiranen mos bej me shum se e dim qe nuk ke aftesi, dhe do te doja ti thosha kete te fundit per punen e cmimit te dritave, me sa ishte cmimi kur more qeverisjen dhe me sa e cove dhe sa % e popullates paguente se duke then me ne ftojne te gjitheju vidhnit per vete dhe toleronit dhe pjesen qe ju interesonte. Nuk ke fytyr te dalish kryeministrit para por rri mbrapa nja 300 km.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje