Hapja e dosjeve/ Doda: Ish-byroistët e diktaturës po nderohen si heronj. Idrizi: Të dënohen anti-shqiptarët e regjimit

8 Dhjetor 2014, 14:09Politika TEMA

 “Studentët e Dhjetorit janë edhe një herë sërish bashkë për dekomunstizimin e vendit, pasi anëtarë të Byrosë së regjimit, janë sërish sot pjesë e politikës dhe madje nderohen si heronj”, u shpreh deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda.

Deputetja demokrate, sëbashku me Kryetarin e PDIU-së Shpëtim Idrizi, ishin organizatorët e një takimi me përfaqësues të Lëvizjes Dhjetor ’90, lidhur me projektligjin e fundit të depozituar në Kuvend për hapjen e dosjeve.

“Disa njerëzve s’u ka pëlqyer të kenë përballje në Parlament, por ligji u depozitua, e ka firmosur Dashamir Shehi”, tha Doda ndërsa shtoi se hapi i dytë do të jetë ndryshimi i ligjit për partitë politike.

Deputetja demokrate theksoi se është e rëndësishme që të bëhet një radiografi e së kaluarës, pasi anëtarë të Byrosë komuniste, sot po nderohen si heronjtë e kombit, duke shtuar se kjo ka sjellë një politikë arrogante që ne kemi sot.

Për këtë arsye sipas saj është e nevojshme që t’u jepet fund këtyre heronjve të rremë duke hapur dosjet e regjimit komunist për të larguar ata eksponentë që deri dje ishin pjesë e PPSH dhe sot janë sërish në politikë.

 “Ne kërkojmë një ndryshim të ligjit për partitë politike. Është edhe nevoja që politika të bëjë një radiografi të së kaluarës, që kapi pikën e tij më të ulët gjatë regjimit, por edhe për të parë refleksin që ajo dha.

Sot politika është e sëmurë nga një arrogancë e shëmtuar. Kemi njerëz që kanë qenë anëtarë të Byrosë dhe sot nderohen si heronj të kombit. Kjo duhet të marrë fund së bashku me heronjtë e rremë.

Për sa kohë kanë kaluar ata kanë nxjerrë vetëm probleme në politikën shqiptare. Kjo është nisma e re, lëvizja e re që do ta implementojmë. Kërkoj që ta konsiderojnë këtë si një iniciativë jopolitike, por studentët e dhjetorit janë të gjithë bashkë për dekounistizimin e vendit”, tha Doda

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, tha se takimi i mbajtur bëhet me qëllim reflektimin dhe kthimin e dinjitetit të shoqërisë shqiptare. Sipas Idrizit, është e papranueshme që pas 24 vitesh, simbole komuniste dhe portretet e diktatorit Hoxha të shfaqen në publik, me arsyetimin e një vendi demokrat.

Duke e konsideruar procesin e lustracionit si një mundësi për të mundur ndarjen përfundimtare nga e kaluara, Idrizi tha se personat më antishqiptarë importuan sistemin komunist nga sllavët duke shitur Kosovën dhe Çamërinë dhe për këtë duhet të dënohen për krimet e bëra gjatë regjimit.

 “Djemtë dhe vajzat e dhjetorit bënë ndarjen përfundimtare nga e kaluara e errët shekullore. Më bën përshtypje pas 24 vjetësh kthjelltësia dhe qartësia e atyre të rinjve, ku u fol hapur për pavarësinë e Kosovës dhe Çamërisë.

Ky nuk është një takim ku ne do të mbajmë qëndrimet tona, por të një reflektimi të madh. Në këtë vit ky takim merr një rëndësi të madhe. Aspiratat tona nuk janë realizuar ashtu siç duhet. Duhet t’i kthejmë dinjitetin shoqërisë shqiptare. Ajo që luftuam 24 vjet më parë u shfaq në këtë vit.

Kjo është arsyea pse jemi të gjithë bashkë këtu sot, për të kuptuar se shoqërua shqiptare nuk është ndarë përfundimisht nga e kaluara. Për një ligj të munguar që është abuzuar këto 24 vjet për të bërë ndarjen përfundimtare nga e kaluara.

Nuk bëhemi dot pjesë e Evropës nëse nuk ndahemi qartësisht nga ai sistem. Është e pafalshme që pas 24 vjetësh portretet e diktatorit sot na serviren si pjesë e një vendi demokratik.

Nuk është kështu. Parlamenti shqiptar duhet të kishte dënuar krimet e regjimit. E vetmja bindje që unë shoh sot është se Partia Komuniste u krijua nga serbët dhe jugosllavët. U importua një sistem që nuk kishte lidhje fare me popullin shqiptar. kjo është e vetmja përqasje që unë do të thoja se u importua një ideologji e re, nga personat më antishqiptarë, e cila shkonte deri aty sa shitja e Kosovës dhe pse jo po e them hapur edhe e Çamërisë”, u shpreh Idrizi. /gj.k/

8 komente në “Hapja e dosjeve/ Doda: Ish-byroistët e diktaturës po nderohen si heronj. Idrizi: Të dënohen anti-shqiptarët e regjimit”

  1. stela says:

    Keto te dy mos pallohen gje bashke, qe ndajne te njejtin mendim????

    Te kesh dy, nje ta cash e nje ta mbash, kur japin “oponione” kjo p.dh budallaqja me Shpetim hajdutin, qe ka be kerdine te Tatimet ne kohen e Tos pijanecit & kumarxhiut.

    1. hahaaa says:

      hahaa stela,
      aty ku del tym dicka djeg.
      Melisa ka marre flak keq kto dite
      prandaj i rri afer ky bulci derri

  2. Partizani says:

    Ti je nje SHARLATAN e jo politikan,o Idrizi!
    Ne se shpif se ashtu te intereson, qe PKSH u krijua nga serbet e ish Jugosllavia(akoma nuk e di se Serbia ishte pjese e ish Jugosllavise),pse nuk e pranon edhe kete tjeteren se PD eshte krijuar nga UDB-ja serbe dhe CIA amerikane???
    Per shpifjen tende nuk ke asnje fakt,ndersa per VARTESINE E PARTIVE POLITIKE SHQIPTARE pas 90-tes ka FAKTE DHE DESHMITAREnje popull te tere!!!
    Ti hiqesh anti komunist se je ANTI SHQIPTAR!
    Pse nuk e ke denuar si veprim kriminal,qe shtatorja e satrapit Ahmet Zogolli eshte ngritur ne mes te Tiranes???
    Jeni njerez te shitur tek te huajt dhe kurre nuk do i sherbeni popullit!
    Per Camerine ben LLAP-LLAP kot se kurre nuk ke per te marre gje pervec se do ruash karrigen tende prej TRADHETARI!!!

  3. Kris says:

    Doda dhe Idrizi!? Nivel mediokresh dhe hajdutesh!

  4. liri drejtesi says:

    Deri kur Komunizmi do te sherbeje si jorgan per te mbuluar dobesite e medha te sistemit politik qeverises, prej 22 vitesh, ne Shqiperi?
    O njerez, mesoni te merni pergjegjesira, trimerohuni qe ti perballoni ato, dhe jepuni rruge te drejte puneve te shtetit. Me dogma ideologjike nuk ndertohet e mbrohet shteti i ri.
    Qe vendi te mund te kete nje shtet ligjor te paster dhe te ece perpara, nuk ka nevoje per lodra llafesh por per njerez me karakter te forte shqiptar.
    Merini dhe vrisni disa mijera ish komuniste. Ose, te gjith cfare jane gjalle. Ne dore e kishit dhe e keni. Pse nguroni ende? Hidhuni.A e garantion kjo veper zgjidhjen e drejte, dhe perspektiven e begateshme te vendit, shtetit, popullit!
    Apo me i mire eshte bashkimi per nje ide e per nje qellim?
    Apo:”Perca e Sundo”!!!

  5. leka says:

    8 dhjetori i 90 do te mbetet ne kujtese bashke me protogonistet reale ,qe nuk ishin vetem studentet por dhe mbare populli i Tiranes qe doli dhe perkrahu levizjen per rrezimin e diktatures .Pyetja lind , ku jane shumica e protagonisteve te Dhjetorit? Dihet qe shumica e tyre jane larguar dhe nje pakice qe ndoshta brenda nje protagonizmi vrastar dhe shantazues munden ta shfrytezojne kete levizje per makinacione politike dhe per te kthyer parullen e asaj kohe :ta bejme Shqiperine si gjithe Europa ne ate, qe ta bejma shqiperine pronen dhe pasurimin tone,pra e keqja triumfoj mbi te miren dhe jane po keta perfitues te pa skrupuj qe vazhdojne zhargonin e tyre te permbysim qeverine legjitime te shumices se shqiptareve dhe te vendosin rregjimin e vrasesve te 21 Janarit dhe grabitjes se shqiptareve. Imperativ I kohes eshte vendosja e shtetit ligjor dhe denimi I krimit 23 vjercar qe solli shume te keqija vendit nen petkun e demokrateve.Mesila si servile kryesore e atji rregjimi, ka cdo dite na ben propagande per hapjen e dosjeve , ku bashke me ato duhet te hapen dosjet e 2 Prillit , te 97 , te 14 Shtatorit dhe 21 Janarit dhe vjedhjeve e prones publike , dhe koncesioneve mafioze qe u firmosen nga Saliu per ti bere gropen shqiptareve dhe sic e la pushtetin mes krimti dhe vartferise ekstreme.Ky njeri pa piken e turpit del kundra ligjit dhe gjoja i dhimbset populli qe vet ai e perdori per interesat e oborrit dhe SHQUPIT.

  6. Enver Hoxha says:

    Jeni te DESHTUAR perderisa pas 24 vjetesh nuk keni bere asgje per t’u mburrur e matur me VEPREN TIME,por merreni me FOTOT e mija!
    Me shani mua per LUFTE KLASASH,te pakten une e deklaroja hapur,por ju keni 24 vjet qe jo vetem keni bere LUFTE KLASASH,por edhe LUFTE “SHKOLLASH” E “UNIVERSITETESH” BILE EDHE LUFTE CIVILE!!!
    Numeroni te vraret,te plagosurit,te burgosurit brenda e jashte Shqiperise, te humburit neper MALET ME DEBORE e ne mes te detit gjate ketyre 24 vjet TE MENXYRES TUAJ me 45 vitet e shtetit SOCIALIST!!
    Krahasoni NDERTIMETDHE INVESTIMET E Shqiperise SOCIALISTE ne te gjitha fushat dhe SHKATERRIMET DHE GRABITJET QE U BETE JU TE GJITHAVE,DUKE I XHVATUR PER VETE E JO PER POPULLIN!!!
    A mund te deklaroje njeri ne Shqiperi se sa QINDARKA U FUTEN E BUXHETIN E SHTETIT NGA SHITJA E ARMATIMIT DHE MUNICIONIT KOLOSAL TE USHTRISE???
    ASNJE QINDARKE!TE GJITHE E VODHET JU QE SOT MERRENI ME MUA,duke me perdorur si GOGOLIn qe trembin femijet ne darke!!!

  7. menderi says:

    E vertete 8 Dhjetori solli ne pushtet komunistin me fanatik cunin e shpifur te shiqeres – pisin e vicidollit – kriminelin, spiunin e sigurimit, SRB-in e ndyre te Shqiperise.

    Se per cafre mburren keta te Dhjeroristet asnje nuk e kupton!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje