Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar 8 Dhjetorin si një ditë simbol i fuqisë së rinisë për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve dhe për të bërë histori.
Duke folur në konferencën e Asamblesë së Përgjithshme të Rinisë, Rama tha se lëvizja e dhjetorit i dha zë ëndrrës për të jetuar në liri dhe demokraci dhe se politika është ajo që ve në jetë projektet.
“Lëvizja e dhjetorit i dha zë ëndrrës për të jetuar në liri dhe demokraci ku për atë brez që ishte në diktature nuk mund te ishte asgjë në përmasë.
Është një iluzion i madh që po nuk u more ti me politikën, politika do të merret me ty. Sa me pak të merremi me poltikë aq më shumë jemi viktima të vendimeve të saj. Fal poltikës kanë lindur projektet më të admirueshme që njerëzit kanë vënë në jetë”, tha kryeministri.
Sipas tij, rënia e Perdes së Hekurt në Shqipëri, ishte një surprizë si për lindjen ashtu edhe për perëndimin.
“Rënia e perdes të hekurt edhe për Shqipërinë kapi në surprizë si lindjenn ashtu edhe Perëndimin. Ishte efketi surprizë i një shembje të paimagjinueshme që çliroi sistemet politike dhe janë mjete dhe jo pengesa në rrugën e realizimit të ëndrrave.”
Rama, duke iu referuar “Pranverës Arabe”, tha se jo gjithmonë endrat dhe shpresat realizohen.
“Ajo çfarë vjen më pas reflekton aspiratat, po nga ana tjetër jo gjithmonë e sheh hapësirën për të realizuar ëndrrat dhe shpresat.
Mjafton të shikojmë Pranverat Arabe që u shfaqën në skenat globale si fuqi transformimi, por që në më shumë se në një rast sot nuk duken pararandëse e atyre shpresave që i sollën në jetë.”/b.l
I nderuar z. Kryeministwr!
Sikurse ju e dini shumw mirw (keni qenw vetw njw nga pjesmarrwsit nw ngjarjet e viteve 90) ajo se çfar ndodhi atwherw nuk ishte e filluar 100% nga rinia shqiptare studentore apo e kategorive tw tjera.
Ajo situatw u ideua dhe u vendos nw funksion nga Byroja Politike e asaj kohe me nw krye sh. Ramiz.
Un jam duke folur me ndwrgjegjen twnde (shpresoj ti lexosh kwto rreshta) dhe shpresoj qw t’i pohosh kwto qw sapo lexove.
Argumentin – mund tw mw thuash po tw ishim pwrbalw.
Krejt evident edhe argumenti.
Hidhni njw sy listws sw studentwve qw kanw takuar sh. Ramiz atw natw tw vonw tw Dhjetorit 1990. Do tw vwreni se pjesa mw e madhe e pjesmarrwsve tw kwsaj liste aktualisht aderojnw nw krahun e majtw (specifike dhe e pacivilizuar si vetw shoqwria jonw).
Pra me tw gjitha kwto doja tw thoja se nuk ka patur asnjw shans qw revolucioni, nwse mund ta quaj kwshtu, i viteve 1990 tw pwrfundonte si pranvera arabe e cila ka wshtw ideuar, filluar dhe pwrfunduar nga struktura qw nuk kanw patur asnjw tw pwrbashkwt me ato qw krijuan lwvizjet e viteve 1990 nw Shqipwri.
“Pranvera Arabe” mund te ndodhte dhe ne Shqiperi po te mos ishim ne Europe ,dhe po te mos kishim ndihmen e Amerikes .”Pranvera Arabe” nuk mund te sillte kurre demokraci ,sepse ne mendjet e tyre eksiston vetem Kurani qe eshte nje antivlere njerzore.
Do te ishte me mire qe te kishte perfunduar si Pranvera Arabe, sepse do te ishte derdhur gjak, por do te kishte sjelle vertete Pranveren, pa trashegimine negative te ish diktatures dhe ish diktatoreve. Me dhimbje, por te pakten do te ishim nja 20-vite para nga gazepi i tanishem! E keqja dhe u trashegua dhe ja ku jane realisht dy apo tre breza te hallaktur qe nuk e kane idene se ku kane qene, ku jane dhe ku duan qe te shkojne.
Juve zoti Kryeminister, vazhdoni me dekoratat dhe mbeshtetjen e kastes se llumit dhe aparatcikeve, sepse te tjerat i zgjidh vete koha. Pak me vonese, por nuk ka rendesi sepse gjerat do te shtjellohen ashtu si duhet ne nje moment te caktuar. Te tjerat, jane thjesht publicitet dhe konsum mediatik per te justifikuar dicka apo dikush!