Policia e Shtetit ka mohuar lajmin se drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi, ka lëshuar një raport lidhur me vrasjen e Artan Santos, ku bënte përgjegjëse policinë për arratisjen e autorëve të krimit.
Sipas policisë, Didi nuk ka lëshuar asnjë raport.
“Lidhur me lajmin e publikuar në disa media, për një raport të lëshuar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për strukturat e policisë në lidhje me ecurine e hetimeve për zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Artan Santo, Policia e Shtetit sqaron se nuk ka asnjë fakt të vërtetë.
Ky lajm është i pavërtetë.
Policia e Shtetit thekson se nuk ka asnjë raport nga drejtori i Përgjithshëm për strukturat vartëse në lidhje me këtë çështje.
Nga ana tjetër gjejmë rastin të informojmë opinionin publik se hetimet për vrasjen e biznesmenit Santo janë duke u zhvilluar me intensitet, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para ligjit të autorëve të saj”, thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit./b.l
Me u qujt artan vallaj tana i ban .
A vertetu tash e mot .
Didi ska munci ta kete bere kete
http://bit.do/Artan-Didi-e-shmangi-hetimin-e-vrasjes-se-Santos