Rama: Çmimi i energjisë rritet 22%? Nëse do ishte e vërtetë, edhe unë do dilja të protestoja

7 Dhjetor 2014, 15:30Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike, se çmimi i energjisë elektrike do të rritet 22%.

Rama thotë se kjo është një shpifje e ulët.

Ai shprehet se nëse energjia do të rritej aq, do të ishte vetë ai i pari që do të dilte të protestonte.

Nëse çmimi i energjisë ju rritet 22% do dal edhe unë në protestë, po nëse jo, ku do shkojnë ata që veç shpifin përditë për t’ju helmuar?!

As duan t’ia dinë çfarë thonë, jo vetëm pa asnjë ide e program veç shpifjeve, po ultësisht kryelartë në recitimin e gënjeshtrave të përditshme”, shkruan kryeministri.

Deklarata e kryeministrit erdhi pasi Enno Bozdo në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së se, çmimi i energjisë do të rritet me 22 %.

Sipas tij qeveria nuk po bën transparencë të cmimit të energjisë ndersa shtoi se “Qeveria ka kërkuar zyrtarisht të rrisë çmimin e energjisë me 22%, Rritje e cila prek 76% të shqiptarëve”. /b.l

22 komente në “Rama: Çmimi i energjisë rritet 22%? Nëse do ishte e vërtetë, edhe unë do dilja të protestoja”

  1. Fadili,Malesi e Madhe says:

    Beni punen ,o Edi,se sa per fjalet e tyre,tashme jemi mesuar e nuk u beson me askush. Sa mire do ishte,sikur te mos i shihnim as ne Parlament,mbasi edhe aty vetem per sherre jane.

    1. edi says:

      shoku Rama a do hiqet fasha 300kw?Nese po a nuk eshte kjo nji ritje >22% e energjise?Nese cmimi shkon atehere kjo eshte rritje,,,

      1. pilo lala says:

        Je i madh Edi me kete pergjigje.
        Imagjinoni qe Edi te shkoje ne protesten e Hajduteve te PD.

      2. Edkari says:

        Pse nuk dole te sqaroje protestuesit me dt 22 nentor,ata te erdhen deri ke shkallet e kryeministrise.Te pyeta se mendova se do verproje ashtu si me studentet qe dole nga mbledhja e qeverise dhe debatove me ta por sajove hapjen e bunkerit qe te ishe prane ambasadorit amerikan se lepuri qe ke ne bark s’te le rehat.

        1. malua i malit me bore jo malo dasma says:

          “Edkari ” .
          po sikur ne disa ketu ne kete te shkerdhenim ty robt do ndryshonte gje ? jo asgje . keshtu eshte dhe problemi i cmimit te rrymes elektrike .

  2. Ekonomisti says:

    Pra do rritet!

    1. Toni says:

      Energjia mund te rritet ose te ulet. Kjo eshte ne vartesi te kompanive qe punojne. Nese ato dalin me humbje sigurisht qe duhet te rritet. Ne Amerike dhe Kanada kompanite e energjise e vendosin cmimin sipas deshires se tyre. Nese kane dale me humbje apo fitime te ulta e rrisin cmimin. Nese do bleje, nese nuk do mos e blej. Rri pa drita po te duash. Ky eshte kapitalizmi. Une e kuptoj qe Edi thote se rritja nuk do te jete 22% por dicka me pak. Nga deklarata duket qe mund te kete edhe rritje. Por shikoni kjo eshte ne vartesi te te gjithe shoqates se hidrocentraleve. Qeveria po lufton me shoqaten qe te mos e rrisin shume cmimine energjise. Kini parasysh qe ata qe zoterojne hidroenergjetiken jane te Saliut dhe Lule Bashes. Ata mund edhe te duan te destabilizojne situaten.

      1. lola says:

        Duket qe ky nuk ka informacion fare qe merr shembull ameriken apo kanadan, zoteri energjia eshte vjedhur dhe vete nepunesit e shetit e kane vjedhur dhe prandaj del me humbje,shteti vete i ka lejuar qe e kane vjedhur energjine, kjo eshte shume e qarte, shteti te mos lejoje vjedhjet dhe cmimi jo vetem nuk duhet ngritur por ai duhet te ulet, se paku te jete me 5 lek/kw, ne duam opoziten ne krye te protestave dhe cmimi do vendoset jo simbas deshires se qeverise, se fundja me 1 lek k/w prodhohet dhe nuk ka arsye te shitet te popullata dhjete here me shtrenjte.

        1. gjini says:

          Kur te pordhosh vete dicka ,shite sa te doje qenefi,sepse ne ekonomone e tregut nuk funksionon keshtu si ke qejf ti oj lulushe !

      2. Andressa says:

        Prandaj eshte shteti per te qene rregullatori. Ato hidrocentrale jane ndertuar me leket e taksapaguesve shqiptare dhe ata qe i kane po fitojne shume dhe padrejtesisht. Sa harxhohet per te prodhuar nje kw, sa shitet nje kw, sa fiton mesatarisht nje shqiptare ne muaj, sa duhet te paguaj etj …?! Keshtu behet llogaria, jo sa fiton apo humbet kompania kundraband qe nese humbet eshte per paaftesi te saj sepse dine vetem te bejne korrupsion dhe asgje tjeter. Pale kur krahasonte njeri me Amerike dhe Kanada… qe andej nje njeri e paguan energjine vetem me nje dite pune dhe nuk vjedh njeri. Pra jemi ne kushte shume te ndryshme dhe problematke te ndryshme dhe as mund te krahasohemi me ata!!!!!!!!!!! Se vjedhin mileti ketu, cfaj kemi ne te tjeret.

  3. LIGJI says:

    PO ME MBUSHET MENDJA SE PO KERKON TE BESH SHQIPTARET NJEREZ A DO TJA DALESH ESHTE PYETJA….???!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! UROJ QE POOOOOOOOOOO!!!!!!!!!!!!!!??

    1. ? says:

      Une e besoj e do ta besoj gjithnje. Druri ka dale nga xheneti. te paguaj faturat cdo njeri, nuk eshte pretekst varferia, eshte mani e shqiptareve per te vjedhur edhe nje gur e ta coje ne shtepi..

      Ne jemi nje shtet i varfer me qytetare te pasur. Por tani duhet te punojme te forcojme shtetin e shqiptaret te mos bejne lidhje jashte rrjetit, por te kursejne energjine ne shtepi sic bejme ne qe e paguajme panderpre gjithe jeten, e ngrohemi me shishe me uje e mbeshtillemi me batanie.

      Secili te shtrije kembet sa ka jorganin…

      Sherbimi mjekesor eshte pertoke. Duhet te filloje aksioni..

      Medikamentet hyjne kontrabande, e ruhen ne mjedise krejtesisht jashte kushteve
      optimale, ne mes te temperaturave 40 grade ne vere farmacistet hapin deren per ajrosje ndersa ne udhezimin brenda kutise se medikamentit thuhet. “te mbahet ne deren efrigoriferit ose ne mjedis jo mbi 25 grade.

      Po te vizitoni depot grosiste do shihni nje shkalle hymiditeti te llahtarshme, muret plot myk.

      Ne Poliklinikat shteterore eshte nje zallamahi si pazari i Rroskovecit, nuk njihet kush eshte Doktorri e kush tregtari i artikujve te ndryshem. Me shume bertasin doktorreshat se tellallet e pazarit…Nje cmendine e vertete…

  4. anonim says:

    se sa eshte rritur do e marrim vesh me 1 shkurt 2015, kur e gjithe do te kene ne dore faturen e janarit me cmimin e ri. te tjerat jane llafe!

  5. Punetori says:

    Perfaqesuesi i qeverise tha se cmimi nuk duhet te jete me i madh se 9.9 leke qe per shtresat qe konsumojne deri tani nen 300 kw rritja eshte 2.2 lekedhe qe eshteme shume se 22%.Ennua me dy n po i ben llogarit si analfabet.Mos u tallni me popullin.

  6. flori says:

    MBAJ premtimet z.RAMA lejini llafet e kota dhe pa bereqet, se po si mbajte premtimet pas 4 vjetesh do marresh vetem 30% te votive.

  7. tan says:

    o shpirt pleha po me energji rriten te gjith o pushta mos kujtoni se i shpetoni te KEQES qe mbart fukaradheku AJO eshte si terri na perfishin te gjitheve

  8. PERENDIMI says:

    Qe te mos detyrohesh edhe ju z. kryeminister te dalesh ne proteste mire do te ishte ta mbaje cmimin per te gjithe familjaret 7.7 lek/kw dhe ulur TVSH ne 6% duke verifikuar cdo mates energjie qe mos te justifikohet njeri me 0.0 kw/ore ne muaj duke verifikuar banimin ne cdo shtepi gjithashtu tepricen e cmimit ti kaloje bisnesit te madh sepse po faturohen si familje te vobekta ose si ata ne nevoje duke i verifikuar qe te paguaj sejcili ate qe i takon duke i llogarutur cmimin sipas tregut rajonal dhe duke i mbledhur 100% atehere do ti leshe me gisht ne goje edhe ata qe i “hengri meraku” per popullin e ndershem per te mos u rritur cmimin e energjise se ju vjen keq. Po bere kete atehere do te ngelesh ne histori si politikani qe i do te miren popullit dhe familjareve te ndershem dhe do te te votojne ne cdo kohe sado ne krize te jene do ti paguajne me deshire dhe patriotizem sepse do paguajne ate qe ju takon pa ja futur njeri me kw/ore apo me vjedhje nepermjet cmimit . Faleminderit

  9. Leonardo says:

    Si ka mundësi që asnjëri nuk diskutonë dhe të thojë që të zbatohet ligji dhe për shërbimet që merë duhet të paguash me të drejtë ti kërkonit zotit kryeministër se çmimi i energjisë nuk duhet të ngrihet mbasi të gjithë ne të mësohemi të jemi korektë me ligjin. Zoti kryeministër bëni shumë mirë që doni tu tregoni shqipëtarëve se koha e Salistanit mbarojë një herë e për gjithmonë dhe kuj nuk i pëlqenë të vejë dhe të jetojë vë Salistan dhe me të drejtë të gjithë ata që nuk i paguajnë faturat të gjobiten dhe të lagohen nga puna se ndryshe nuk vëmë mënd ne

  10. xhino says:

    Z. RAMA. Kukuvajkat ate pune kane Ndjellin vetem zi

  11. qifja says:

    Pershendetje!nuk arrij ti kuptoj disa komentues me lart.arrine deri aty sa thone .shyqyr we na e rrite korentin o enver.ups edver.kaq truthare jeni valle?

  12. i zhgenjyer says:

    Nuk do rritet 22% !!! atehere sa do rritet 2% ?? pse do rritet edhe 2% kur ti po i mbledh te papaguarat,dhe ne kete rast duhet te ulesh cmimin e jo ta ngresh qofte edhe njecerk leku.Po mire ben ,futja me keq atij populli te mjeruar sepse njerez perversa e udheheqin qekur lindi si shtet.

  13. Aron says:

    Sipas kesaj deklarate, nese ngrihet 21.9 perqind, atehere Edi Rama ka te drejte te mos dale ne demonstrate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje