Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë, Nishani dekreton Gent Sejkon

7 Dhjetor 2014, 12:20Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani dekreton Gent Sejko për pozicionin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Dekreti është bërë publik nga Kreu i Shtetit, ndërsa do të jetë Kuvendi i cili pas shqyrtimit në Komisionin parlamentar të Ligjeve dhe atë të Ekonomisë do të vendosë nëse kandidati i përzgjedhur nga Nishani do të mbajë pozicionin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Në arsyetimin që Nishani i drejton Kuvendit sqaron arsyet sepse ka zgjedhur mes kandidatëve që kanë aplikuar për këtë pozicion Genti Sejkon.

“Eksperienca mbi 20 vjeçare në funksione të ndryshme në sistemin bankar i kanë dhënë zotit Sejko njohje dhe ekspertizë të lartë për sistemin bankar shqiptar dhe atë ndërkombëtar.

Po kështu, edukimi dhe formimi i tij profesional në Shqipëri dhe në vendet e zhvilluara, si dhe integriteti i lartë moral që ka treguar përgjatë këtyre viteve, në vlerësimin tim, e bëjnë Sejko një kandidat serioz që arrin standartet më të larta të kërkuara për funksionin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë”, shkruan Nishani në letrën drejtuar Kuvendit.

Arsyetimi i Kreut të Shtetit

Presidenti i Republikës, bazuar në nenin 161, pika 2 të Kushtetutës, pas vendimit të Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, njoftoi fillimin e proçedurës së emërimit të Guvernatorit të ri.

Për këtë qëllim, përmes një njoftimi të bërë publik, Presidenti i Republikës ftoi të gjithë shtetasit shqiptarë, përfshirë dhe ata nga diaspora, të shprehnin interesin e tyre pranë Institucionit të Presidentit të Republikës për të kandiduar për këtë funksion, në përputhje me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në Ligjin nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Në përfundim të kësaj faze, depozituan kërkesat e tyre 42 aplikantë, të cilat iu nënshtruan një proçesi vlerësimi nga ana e Institucionit të Presidentit të Republikës për plotësimin e kushteve dhe kritereve ligjore.

Në vijim, bazuar në listën e kandidatëve që plotësonin kushtet ligjore si dhe me synim arritjen e standardeve më të larta për përzgjedhjen e kandidaturës së Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës zhvilloi një proçes informimi dhe diskutimi me përfaqësuesit më të lartë të shtetit dhe opozitës.

Në përfundim të këtij proçesi, duke vlerësuar me seriozitetin maksimal kandidaturat e paraqituravendosa të dekretoj propozimin e zotit Gent Sejko në pozicionin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Në kandidaturën e zotit Gent Sejko, si një konkurrues që vjen nga rradhët e sistemit bankar, vlerësova përvojën menaxheriale, formimin e lartë profesional, edukimin dhe integritetin moral, të cilat në mënyrë të përmbledhur paraqiten më poshtë:

Zoti Sejko ka mbaruar studimet pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Tiranë, përgjatë periudhës Shtator 1987 – Gusht 1991, ku është diplomuar për ekonomist industrie. Gjithashtu, zoti Sejko ka kryer studimet pasuniversitare dhe zotëron diplomën Master në Kontabilitet Ndërkombëtar dhe Menaxhim Financiar (MAç) të kryer pranë Universitetit të Glasgoë-t, Departamentit të Kontabilitetit dhe Financës, Skoci, Mbretëri e Bashkuar, përgjatë periudhës Shtator 1996 – Tetor 1997 ku ka mbrojtur temën e dizertacionit për: “Roli i bankave dhe privatizimi i bankave në ekonomitë në tranzicion”.

Zoti Sejko ka punuar pranë Bankës së Shqipërisë në periudhën 1993-1995 në Departamentin e Mbikëqyrjes, në pozicionin e Inspektorit të Mbikqyrjes, duke u angazhuar për ekzaminimin e bankave private apo Joint venture që operonin në Shqipëri.

Përgjatë periudhës Qershor – Gusht 1996, Zoti Sejko ka qënë pjesëmarrës në ekzaminimet e Bankave tregtare në SHBA, Ioëa, Chicago, përkatësisht në Federal Reserve Bank, Departamenti i Mbikëqyrjes.

Përgjatë Tetor 1997 – Janar 1998 ka punuar pranë Bankës së Shqipërisë, në Departamentin e Mbikëqyrjes, në pozicionin e Kryeinspektorit të mbikëqyrjes, si  përgjegjës për përgatitjen e raporteve të mbikqyrjes bankare sipas sistemit CAMELS.

Zoti Sejko ka punuar pranë firmës DELOITTE & TOUCHE, në periudhën janar 1998 deri në dhjetor 2000, si auditor i lartë dhe konsulent, ku ka mbuluar detyrën e përgjegjësit për menaxhimin e procesit të auditimit.

Në periudhën janar 2001 deri më gusht 2001 ka punuar në Bankën Amerikane të Shqipërisë si Drejtor i Divizionit të Auditimit të Brendshëm dhe Përputhshmërisë duke qënë përgjegjës për procesin e Kontrollit të Brendshëm të Bankës dhe për përputhshmërinë me kuadrin rregullator.

Zoti Sejko ka punuar për hapjen e degës së Bankës Amerikane në qytetin e Vlorës, në pozicionin e Drejtorit të kësaj dege në periudhën Shtator 2001 – Qershor 2002.

Në periudhën Qershor 2002- Qershor 2004, zoti Sejko është rikthyer të punojë pranë Bankës së Shqipërisë, në Departamentin e Mbikëqyrjes, në pozicionin e shefit të sektorit të ekzaminimeve në vend.

Zoti Sejko ka pasur eksperiencë pune pranë Bankës RAIFFEISEN në periudhën Korrik 2004 – Maj 2007 në pozicionin e Drejtorit të Divizionit të Auditimit të Brendshëm, Përputhshmëria dhe Marrëdhëniet me Qeverinë.

Në vijim, ka punuar në RAIFFEISEN LEASING. Sh.A., në periudhën qershor 2007 – nëntor 2008, në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm.

Ndërsa në periudhën nëntor 2008 – korrik 2010 ka punuar si Drejtor i Divizionit të Korporatave pranë Bankës RAIFFEISEN BANK, ku krahas detyrave të poshtëshënuara ka qënë dhe Anetar i Komitetit të Kreditit të Bankës, Anëtar i Komitetit të Menaxhimit të Aktiv Pasiveve, Anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Raiffeisen Leasing dhe Anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Fondit të Pensioneve.

Korriku i vitit 2010 dhe aktualisht e gjen zotin Sejko në pozicionin e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm dhe Drejtor i Divizionit Retail dhe Rrjetit të Degëve, pranë Bankës “SOCIETE GENERALE ALBANIA” ku mbulon një seri detyrash dhe është anëtar i Komitetit të Menaxhimit të aktiv-pasiveve, anëtar i Këshillit Mbikqyrës të SG Leasing dhe anëtar i Komitetit të Kreditit të Bankës.

Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë,

Eksperienca mbi 20 vjeçare në funksione të ndryshme në sistemin bankar i kanë dhënë zotit Sejko njohje dhe ekspertizë të lartë për sistemin bankar shqiptar dhe atë ndërkombëtar. Po kështu, edukimi dhe formimi i tij profesional në Shqipëri dhe në vendet e zhvilluara, si dhe integriteti i lartë moral që ka treguar përgjatë këtyre viteve, në vlerësimin tim, e bëjnë zotin Sejko një kandidat serioz që arrin standartet më të larta të kërkuara për funksionin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. /gj.k/

58 komente në “Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë, Nishani dekreton Gent Sejkon”

  1. Labi Vlore says:

    Nga nje pune ne tjetren tamam si k…. paska punuar ky zoteria.Me pare eshte pushuar nga nje pune sesa ka filluar ate pune.Nuk ka punuar seriozisht per vite me radhe ne nje institucion te caktuar Bankar te rendesishem.

    1. Armir says:

      Nuk e shohim integritetin e tij moral qe thote Presidenti Nishani apo mjafton qe ka punuar per te ngopur xhepin e tij… Ndaj kandidatura e tij si guvernator eshte larg standardeve qe duhet te ofronte kreu i shtetit per garancine publike, por mesa duket Nishani garantoi nje tutor per Fullanin!

      1. Goni, emigrant prej 20-vitesh ne Boston. says:

        Arsyetimi i Kreut te Shtetit :

        “Zoti Sejko ka mbaruar studimet prane Universitetit te Tiranes, Fakulteti i Ekonomise, Tirane, pergjate periudhes Shtator 1987-Gusht 1991,ku eshte diplomuar per ekonomist industrie.”

        Gjithnje kam dyshuar ne aftesite e ketij nishanit dhe te stafit te tij dhe gjithmone , ne formulimet zyrtare te Presidentit tone do te gjesh dicka te vogel ose te madhe qe mos te jete formuluar drejt.

        Si per cdo te diplomuar, edhe per zotin Sejko mund te thuhet koha kur ka filluar studimet,(per shembull, Shtator,1987), ose koha kur i ka mbaruar studimet ( Gusht,1991) ose periudha kur ka bere studimet Shtator 1987, Gusht 1991.
        Pra, kemi kohe fillimi, kohe mbarimi dhe periudha kur ka bere studimet.
        Nuk periudhe 4-vjecare mbarimi studimesh, por ka periudhe 4-vjecare kur jane bere studimet.

        Perfundimisht, mendoj , se eshte gabim qe te thuhet ne gjuhen shqipe , ka mbaruar studimet ne periudhen Shtator…blla blla blla

        Pershendetje stafit te presidentit tone me aftesi te kufizuaara,

        nga une Goni, emigranti mbi 20-vjecar

  2. arian says:

    Ushtar i fullanit

    1. spiuni says:

      Mos ja futni kot.
      Derisa eshte caktuar nga Nishani, eshte urdheruar nga Berisha, pra SALIU e la ne dire o per spiunllik o per korrupsion.

  3. bankeri says:

    Duket qe qenka kokrra i te paftit se spaka qendruar min.5-vjet ne nje pozicion zakonisht bankat e huaj private 1-vite te mbajne ne prove pastaj te largojne kur shofin qe…

  4. TONI says:

    Shume fjale per asgje!Jari eshte munduar ta mbushe me llafe C.V-ne e ketij burrit,por sa do qe te mundohet mendoj se ky nuk eshte per kete pune!Gjashte muaj ktej e gjashte muaj andej!Me e bukra eshte pjesa e ekzaminimeve te bankave tregtare ne Amerike.Cfare eshte kjo?!Apo duhet futur patjeter emri i saj!!O Jar!Ti je kapterr dhe te gjithe ata qe zgjedh ti jane kolege te tu qe i zgjedh komandanti juaj.Perse nuk zgjidhni nje qe ka punuar apo punon ne World Bank,F.M.N,BERZH,apo ndonje institucion prestigjoz tjeter boteror!Kryeministri e ka bere!Por ju nuk e doni sepse nuk ju ngjan!!Fuck you!

  5. Shkopi says:

    AI qenka si pune karkaleci nga nje banke ne tjetren dhe paska kercyer kaq shpejt sa qe s’ka marre vesht fare se c’behet ne ato banka. PLus kesa ai qenka si puna e Kiu Fiut ASNJE KUALIFIKIM SHKENCOR ASNJE GRADE SHKENCORE. TITULLE MASTER ESHTE I ZAKONSHIM SI GRADE UNIVERSITARE DHE TEMAE MASTERIT NUK QUHET DISERTACION SEPSE DISERTACION ESHTE VETEM PER DOKTORATURA QE KERKON TE pAKTEN 5 VJET TE TJERA STUDIME PASUNIVERSITARE.

    1. kastriot says:

      Ne kontabilitet nuk ka master por provim licence.Madje dhe ne Shqiperi funksionon keshtu.Ai mund te jete shume i afte por bankat nuk preferojn person qe largohet ne qofte ne nje banke tjeter per efekt sekreti bankar qe konkuron me sekretet e tjera/

  6. realisti pesimist says:

    OOOOOOOOOOO gjeni more nji hebré te Izraelit e ta marre ne dore Banken e Skipper-ise per disa vjet se ata jane te zotet per financa, nuk jane hajduta si skipper-taret e jane te ndershem.

    Nuk e di kush asht Gent Sejko, por paska krye shkollen ne kohen e socializmit te kalbun skipper-tar e ndoshta e ka marre edhe me mik……………..

    1. Adriana says:

      O realist pesimist…ne kohen e socializmit te kalbur, shkolla u merte me forcat e tua dhe po te mos ishe student I shkelqyer nuk shkoje kurre ne universitet….te kesh kujdesesh nga ata qe moren diplomat ne kohen a saliut kiut fiut , qe as me shkrujt shqip nuk dine. Une se kam idene se kush mund te jete ky njeri I perzgjedhur ,mbase mund te jete edhe I afte..fakti qe ai ka shkuar si kiu fiu nga nje Pune ne tjetren dhe si ka bere 2 dite bashke ne nje Pune ,nuk me pelqen.

      1. realisti pesimist says:

        Fakti qi ky Genti ka krye Universitetin Ekonomik te Planifikimit Socialist( socializmi si sistem ekonomik ka dhane shpirt qysh me Gorbaçovin), ne Tiranen super-komuniste e “elitare” ku shkolla e larte si ajo e ekonomise ishte pika ma e “gjuejtun” prej bijve e bijave te burokracise servile te Tiranes, me ka prû ne perfundimin se e ka marre shkollen e larte vetem se ndoshta ka kene i biri i filanit apo nipi i shokut apo shoqes se Partise.
        Fakti tjeter qi ky ka shetite prej nji banke ne tjetren pa nxane vend kerkund, defton mangesi ne aftesi pune. Mandej e ka krye shkollen si ekonomist INDUSTRIJE e jo bankash apo financash.

        Thjesht:
        Nji kukull, si shume te tjera, ne doren e presidentit haxhì Nishani.

  7. HAJDUTI says:

    prape me keta kokrra korrakesh do bejme politike.ai kokerr muslumani e ka mendjen perr karriere dhe sa me shume lek….kuvendi nuk e miraton gent sejkon o damlla..o te hengsha mustaqet…aldo bumcin e ke pa gjo…

  8. Ani says:

    Nuk e njoh fare kete zoterine por si shume ka levizur ne pozicione , do vleresoja po te kishte eksperienca te pakten 4 apo 5 vjecare ne nje pozicion , te pakten kur konkurron neper pozicione te ndryshme nuk para i shohin me sy te mire levizjet e shpeshta

  9. pigreku says:

    O Jaro! po aman ore: po qysh ore burre
    ne 20 vite te nderrosh 30 vende,pa ndenjur
    te pakten ne njeren mbi 5 vjet,sikur te thote
    se i ka ngrene bytha… Kesaj nuk i thone serioze.
    Mbi te sikur eshte aplikuar metoda enveriste qe thoshte
    Qarkulloheni se mbase rregullohet!Nejse:Thuaj ti;C,fare gjetje
    te mire ke bere zotrote deri tani qe edhe kjo te quhet
    e tille? Zoti na ruajte nga te “Mirat”e tua o Jaro!!!

    1. Arben says:

      KESAJ I THONE SE MIKU MUNDOHU E RREGULLOJI VENDE, KY I PAAFTI E BEN VETEN PER TU PUSHUAR DIREKT.

  10. Buleron says:

    Duket se ka shume ekperience edhe mund ta beje kete pune, por problemi eshte sa e ka ne gjak korrupsionin kete duhet pare, se kete nuk ta tregojne dokumentat

    http://bit.do/Kush-eshte-Gent-Sejko-guvernatori-i-ri-i-bankes

  11. Petro says:

    Nje guvernator banke duhet te pakten te kete kete punuar me perpara si I tille ne nje vend te huaj.

  12. ARUSHA says:

    BANKEN PO E MORIN COMT TRADHETARE

  13. stampisti says:

    Mik dhe favorit I Fullanit. ky njihet si mik I afert e Fullanit dhe do fshij te gjitha gjurmet e vjedhjeve ne banken qendrore. Ps nuk duhet ta votoj kete kandidat. eshte miku I ngusht I fullanit

  14. ARUSHA says:

    BANKEN PO E MORIN COMT TRADHETARE QE Kane bashkepunu 23 vite me shpellare

  15. ARUSHA says:

    BANKEN PO E MORIN COMT TRADHETARE QE Kane bashkepunu 23 vite me shpellare!

  16. ekonomisti says:

    Ne nje lexim te shpejte te CV-se, z. Gent me duket mjaft modest lidhur me detyren e projektuar per te?! Dallohet qarte mungesa e eksperiencave nderkombetare te cilat jane mundur te kompensohen me periudha te shkurtera disa mujore ne disa vende ku besoj jane zhvilluar procese te zakonshme trajnimi (nga ato ku mijera shqipetare kane mundur te perfitojne gjate ketyre viteve). Se dyti, z. Gent i mungojne eksperiencat akademike (duke qene se ecuria e tij ka ndalur ne nivelin Master) te cilat tregojne aftesine e personit lidhur me kerkimin shkencor si nje element i rendesishem i punes se guvernatorit te bankes. Dhe se treti, njohja e tij rreth BSH eshte mjaft modeste, lidhur me disa periudha disa mujore ne detyra secondare qe ka pasur. Nderkohe qe perfshirja e theksuar e tij ne sektorin bankar privat krijon shance per nje konflikte interesi duke qene se BSH funksionon ne dobi te ekonomise se vendit e cila shpesh nuk korrespondon me interesat e bankave private/te huaja. Ne bindjen time personale shpresoj qe kjo kandidature te mos miratohet, duke shpresuar ne nje individ me me shume kompetence profesionale te padiskutueshme dhe integritet moral.

  17. deni says:

    Po ky eshte konflikt interesi o Nishano. Ne do pasterti individi sduhet te kete punuar ne tregun bankar ne shqiperi.

  18. Aleksandri says:

    Qenka vertet i zgjuar. Kurset që ka bërë këtej nga Britania i quaka master.
    Nuk arrij të kuptoj nivelin e mburrjeve dhe të genjeshtres. A e dini çdo të thot të vashdosh master në perendim?

  19. Vazhdimesi says:

    Gent Sejko ka probleme serioze me profesionalizmin. Ndoshta kjo kategori njerezish eshte e parapelqyer deri kur integriteti dhe profesionalizmi i vertete do te fillojne te cmohen ne Shqiperi.

    Fullani dhe Gent Sejko jane as me shume e as me pak se njeri-tjetri, ata jane njesoj.

  20. fshatari says:

    Ky s`eshte ne regull nga trute
    Te zgjedhesh guvernator nje zvdrejtor te nje banke te nivelit te 2

  21. ILIRIA E MADHE says:

    Kur i beni pershtatjen (injorante) te emrave anglisht, me nje shqiptim (apo ku ta di une se cfare doni te beni)ne shqip, jeni vertet analfabete mesjetare!!!Gazetare brekegrisur!!!!

  22. ILIRIA E MADHE says:

    Kur i beni pershtatjen (injorante) te emrave anglisht, me nje shqiptim (apo ku ta di une se cfare doni te beni)ne shqip, jeni vertet analfabete mesjetare!!!Gazetare jeniju??!!!!

  23. kolaq dangëllia says:

    Eh, ku ka vajtur kjo punë ! Një debil që edhe ushkurin e brekëve ja lidhin të tjerët, të ketë të drejtën të zgjedhë,”në vlerësimin e tij”,shefin më të rëndësishëm të sistemit bankar. Një kapter, që dikur jepte urdhëra për të qëlluar popullin që kërkonte demokraci,( në murret e Shkollës së Bashkuar, bile nxorri edhe tankun për të tmerruar njerëzit)paska “nivelin” (!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!) të përzgjedhë individët për në kësi postesh, kjo ndodh vetëm aty në Shqipëri.Dhe paska propozuar një nga zullumqarët e parave të shqiptarëve që futën nëpër skemat piramidale të viteve ’90.Moooooooooooooooossssssssssssssssss. Kur do marrin fund këto plerëllëqe në vendin tonë të mjeruar si nga komunizmi barbar dhe nga këta fëlliqësirat e këtyre kallëpeve,që vazhdojnë të pushtetojnë akoma ??????????!!!!!!!!!!!!!!!

  24. sherifi says:

    Dikur dy shoke shkolle,mbasi mbaruan studimet,shkoi sejcili ne pozicionin e tij te punes,te dy inxhiniera, njeri nga tjetri ndryshonin ne tipe dhe karaktere, njeri ishte njeri i punes dhe u stabilizua ne kantier,ne prodhim dhe kishte shume suksese ne realizimin e detyrave,ndersa tjetri here drejtor,here shef,pastaj perseri drejtor e me radh.
    kur u takuan pas 20 viteve e pyesin njeri tjetrin, ky je i thote ky qe kishte nderruar shume karrike: aty thote shoku ne kantier kame 20 vjete dhe jame shume mire, po ti ky je i thote, une thote, jame drejtor ne filan ndrmarje.
    Akoma ti me pune provizore,nuk u stabilizove edhe pas kaq vitesh.

    1. Arber says:

      Ja tepke si ti o SHerif filozofi

  25. pa fjale says:

    O lum ne per kete popull qe kemi. Gjithe komentuesit duken qe jane super te specializuar ne ceshtjen e bankes dhe ekonomise. Te gjithe jane te afte te japin mangesite e te propozuarit dhe besoj se te gjithe jane super te afte te bejne guvernatorin e BSH.Kurse une nuk e dua se eshte nga Vlora dhe Vlora nuk nxjerr ekonomiste te zot. Kete e tha dhe i shoku kryeminister kur e zhduku nga faqja e dheut Arben Malajn si te pa zot.
    Vetem atehere kur te na e rekomandoi shoku Edi do te jemi doakrd te gjithe se vetem ai dhe partia jone e lavdishme i dine keto pune.

  26. Skandal says:

    Per shkak te konfliktit te interesit me punen ne Raiffesien Bank, nje banke e njohur per bemat kunder shqiptareve, ky individ po propozohet per guvernator. Aftesia profesionale e Gent Sejkos eshte e dobet. Kjo qe arsyeja pse qendroi ne Raiffesien Bank. Nje Fullan iku e nje Fullan duan te sjellin.

  27. Sammy says:

    Fullanin do ta kerkojme .

  28. kampaçurreta says:

    SI SHUME DETYRA MBULOKA KY KANDIDATI PER KRYEPAREGJI,A MUNDE TE NA THONI SA RROGA MERR. SI DO TE KOMUNIKOJE ME FULLANIN SI EPRORE QE E KA PATUR.VENDOSJA E NJE NJERIU QE KA PATUR LIDHJE ME ATE BANKE HALE ESHTE E PA PRANUESHME.

  29. Krik says:

    Gruaja e ketij Gent Sejkos thone se punon ne Tirana Bank. Vete gent Sejko ka punuar ne dy banka te tjera. Konflikt me te hapur interesi se kaq nuk mund te kete. Shtoi edhe faktin qe Gent Sejko ka mungesa te theksuara per nivel profesional, dhe arrihet ne perfundimin se Banka e Shqiperise mbetet njesoj si me pare.
    Nishani, do nglet me Nishan per perzgjedhjet e tij.

  30. tironc i vjeter says:

    1. duket sh i lodh me drejtu ate institucion.ku jane cunat yje te afte e me mendjen
    ….
    2.mik i full-hajnit dmth do jemi aty ku ishim

    3. ska asnje grade akademike tamam si full-hjani dhe elisabeta gjoni.qe te dy pa grada akademike as docenta nuk ishin po me sh sh grada militantiste dhe serviliste qe te dy.

    4. nga gjithe kjo histori vere e ketyre te ashtuqujturve bankiere, them se fullanit ju rrit me sh vlera si i burgour, si si hajdut dhe gomar qe eshte se sa vlera qe kishte si i thencn guvernator.

    5. Jar Mehmeti ose Jar musqaqelliu dikur ka ruajtur fort bustin e dulles kur kerciste plumbi ne 1990.mjere ne kush na ka ne dore.

  31. siringa says:

    vetem fakti qe ky koqe president propozon dike per governator banke me fut te ethet ………….

  32. lora says:

    CV tipike e intelektualeve te paafte ne Shqiperi. Sa ka si ky qe po ti shohesh CV mbetesh me goje hapur. Po keto CV nuk thone asgje. Kualifikime qe vijne nga projekte te BE ne te cilat personi ka bere ca trajnimi qe nuk mund te thuash se jane te pavlefshme por kurre per Guvernator BSH. Merak me mbeti edhe mua vleresimi i Bankave ne Amerike. !!!!!!
    Ky djale ka menduar se duke e shtuar CV kiu fiu na krijon pershtypje te thelle. Ndonje qe nuk e njeh jeten akademike dhe bankare edhe mundet por ne te tjereve qe jemi te mbushur me kualifikime si keto thjesht na bind se sa kot eshte per ate pozicion.
    Last but not least. U perpoqa pak po nuk i gjeta asnje botim asnje per be ne ndonje reviste prestigjoze. Mbase duhet te kerkoj pak me shume. I nderuar president qe ketu duhet ta nisesh per te kuptuar sa profesionist eshte dikush. Niset nga aktiviteti i fundit, botimet , kerkimet pastaj perfundon tek Unievrsiteti qe ka mbaruar. RRegulli baze i CV. vetem per te sapodiplimarit CV fillon nga Universiteti. Jemi shume popull i vuajtur perfundimisht..

  33. prokurori says:

    Dikur nga vitet 80,kur deshin te zgjithnin nje drejtues ne nje istitucion sporti ju thane qe te aplikonin per kurset dhe shkollat qe kishin ndjekur,njeri nga personat aplikante shkruajti ne formularin e tij 2MKK ,u mblodh komisioni per te mar vendim dhe i thote personit ceshte kjo 2MKK ,ai i pergjigjet.DY muaj kurs me Kinezet.

  34. ilir mehmeti says:

    o cuna, mos u beni merak se, sic vini re dhe ju, me problemet mendore, me paqendrueshmerine kundrejt pozicioneve qe ka mbajtur dhe duke mos qene nje njeri i institucioneve shteterore, ky nuk eshte gje tjeter pervec se nje “mish per top” ne betejen x guvernatorin. I hedhur nga Nishani. Sic ndodhi edhe me kandidaturen e sigurimsit Artan Hoxha nga Berisha, per ta zene vendin ne castin e fundit me vete Nishanin. Loje per femijte e kopshteve….

  35. VP says:

    Nishani kerkon te emeroje te zgjedhurin e Fullanit per guvernator, pra nje pasardhes te denje te tipit Fullan. Pas BSH, Gent Sejko per aftesite e tij si te Fullanit, punoi ne Raiffeisen Bank, ku ua plotesoi kerkesat e mbrapshta shefave te tij te paafte Grunerud dhe Kanakaris si deshen ata. Per kete merite sot garon per guvernator i BSH. Ku ka arritur Shqiperia me zgjedhjet e ketyre niveleve ne BSH dhe me ata te huaj qe vijne ne Shqiperi per te treguar nivelin e tyre te ulet. Ka Shqiperia femra e meshkuj te zote e me nivel te larte moral e profesional per t’i vendosur ne postin e guvernatorit te BSH, dhe jo te zgjidhen me qiri te tille njerez. Societe Generale eshte mashtruar kur ka marre kete Gent Sejkon ne pune.

    1. xho says:

      Punova 32 vjet ne Universitetin e Tiranes dhe sma vari njeri(dhe ben mire se nuk ma varen) dhe ky zoterija ketu lart per 24 vjet pune ka ndruar vendin e penes 20 here. Duket se qenka 24 karat. Pra per 24 vjet paska qene i pergatitur qe mbas nje emerimi e ka ditur se do te kaloje ne nje pune tjeter. Tamam si bletat por fatkeqesisht mashkull.

  36. human says:

    Mendimet qe japin komentuesit ne Shqyrtimin e nje kandidature per postin me te rendesishem te administrimit te financave te vendit,jane disa here me profesionale se sa “perzgjedhia” e bere nga nje mjeran i cili mban padrejtesisht karriken e Presidentit.

    Perveç mangesive serioze, qe evidentojne komentuesit e nderuar per CV-ne e perzgjedhur te ketij kandidati, ka edhe diçka tjeter. Ai sipas CV-se eshte diplomuar per ekonomi-industrie, qe perkthehet ne ekonomi planifikim.

    Guvernatori duhet te jete ekonomist finance.

    Fatkeqsisht edhe disa nga anetaret aktual te bordit te BSH, nuk jane ekonomiste finance, por jane diplomuar per ekonomi plani, dhe asnjehere nuk kane ushtruar profesionin e ekonomistit te finances.

    P.S. E nga do ti dije keto gjera nje njeri i cili eshte diplomuar per ushtarak ne shkollen e bashkuar !!!!

  37. Geri says:

    Cfare ben pershtypje nga shumica e komenteve eshte se shqiptaret nuk kane te ngopur nga ligesia. Per me teper te pakte me duken ato qe ia kane haberin e vleresimit te nje CV-je, aq me teper rasti konkret. Si pretendoni ju, qe 20 vjet karriere duhet mbyllur me 1 apo 2 pozicione pune?? Z. Sejko gezon reputacion te larte ne sistem bankar. Nuk ben dot kollovarin ne banka nderkombetare nese nuk je i afte. Jemi mesuar me karrieristet ne shtet ne, nuk na del e keqja. Z. Sejko i uroj suksese nese parlamenti vendos me mend ne koke.

    1. ???? says:

      Gent Sejko nuk ka reputacionin qe thua per punen e tij. Sa per ligesi, populli nuk eshte i lig. Kurse ti qe shan popullin si te lig duhet te jesh njeri i lig.

  38. gjinika says:

    Nga menyra si e shkruani gjuhen shqipe, kuptoheni sa te mencur jini.Ju jini kopetente per te gjykuar per kedo e per gjithcka ,madje sa te cpaloisni marrezine tuaj.banke kerkon administratir e jo mesimdhenes akademik. Por nga mendte tuaja duket qw nuk do te shkoje mbare ky vend ,ku te gjithw paragjykonen si te keqij. Pse jini kaq te liq o fjaleshkrues qe nuk dini as shqip?
    Gent Sejko as e ka patur ndinjehere Fullanin mik, po ju duket se jini te afte per te shpifur.Sic duket leksionin ne sales e kini mesuar mire.

    1. @gjinika says:

      Gjuha shqipe e shkruar nga juve qenka e nivelit me te larte te persosmerise. Niveli yt i mendimit dhe te shkruarit e gjuhes shqipe eshte si ai i ish guvernatorit Fullani. Qenke shok me Gent Sejkon me sa duket.

  39. xmen says:

    Nuk e njoh ket zotrine dhe nuk flas dot per profesionalizmin e tij, por ajo qe me ben pershtypjeeshte se kjo kandidature ne pikpamje te prestigjit,zhgenjen dukshem pritshmerit e nje pjese te gjere te opinionit qe mendon se nje kandidatur e huaj ish ajo e duhura,sidomos tani qe esht krijuar bindja se shqiptaret jane minimumi te paafte ,maksimumi te infektuar ngandikimi i korrupsionit politik dhe i klientelizmit,nu kete aspekt ky emerim duket me teper si provokim qe i behet shumices se parlamentit dh ndoshta edhe shumices se shqiptareve

    1. Mund says:

      Ne Shqiperi ka shqiptare te afte dhe te ndershem, por ne keto vite, pas renies se komunizmit, keta njerez nuk u perfillen kur vjen puna per t’i vendosur ne poste te rendesishme ku ka para, sepse korrupsioni dhe makuteria e pasardhesve te komunisteve famekeq eshte i shkalles siperore. Nuk ka pritshmeri per te huaj ne Shqiperi, sepse nje i huaj i zoti nuk e perfill te vije ne nje vend si Shqiperia, sepse mund te beje kariere ne vendin e vet te zhvilluar ku ekonomia e tregut funksionon. Ketu ekonomia e tregut nuk funksionin. Shih cmimet e references, shih cilet kane biznese te medha, te cilet duke filluar prej dy ditesh do ta dergojne edhe mallin direkt ne magazinat e tyre, pavaresisht se nderkomebtaret, pra te huajt qe po flet, ne raportet e tyre flasin per mungesa te theksuara te demokracise dhe konkurrences se lire e te ndershme. Problemi qendron ne faktin, se perse shqiptare te ndershem dhe me nivel profesional nuk i vendosin ne poste te rendesishme?!

  40. Kosta. says:

    Sa shume palaco shpifarake ushqen ky vend? Ja kjo eshte aresyeja qe ne nuk u beme kurre shtet.Dime te shajme kedo e per gjithcaka.
    Gent Sejko shkallet e Bankes i ka ngitur gradualisht ,e kjo cdo njeriu me tru do ti majaftonte per te gjykuar se eshte i pershtatshem.
    Ca trushkulur qe shkruajne me larte nuk jane vetem ziliqare ,por edhe funderrina .

    1. Lunik says:

      Me fjalorin qe paske, mendimi yt behet edhe me shume i pavlefshem. Gent Sejko nuk eshte profesionist i mire. Ai mund te sjelle me shume dem se mire. Prandaj nuk eshte kandidature e pershtatshme.

    2. Genti says:

      Shkallet mund ti kete ngjitur avash avash por ka shume te tjere qe jane ngjitur me lart se Genti….. ka dhe shume shkalle per te ngjitur qe te behet drejtor i nje banke njehere e pastaj te jete guvernator!

  41. genti por jo sejko says:

    Duhet me phd mor shok. kaq e thjesht. nje person me edukim te pershtatshem dhe eksperience nderkombetare. perndryshe nuk e ben dot ate pune sic duhet, do jet zar i politikaneve medioker, dhe qe mendojne vetem per veten dhe jo per shtetin.

  42. marko says:

    Ky president me at novel qe esht nuk mund te bej nje perzgjedhje te ndryshem nuk mund te arrive kur te tregoje se esht nje president me pa vere ne te gjith sistorin ton

  43. Abi says:

    Sipas Kapter Jarit ky person paska punuar ne Federal Reserve (USA) dhe eshte kthyer e punon ne bankat e nivelit te dyte ne Shqiperi. Duhet te jete “patriot” vucidolist. Keto o Jari shitja kokpalareve te PDH-se.

  44. Kol Kulumria Dt.26/8/2014, ora 11:t says:

    Nishani nuk di se ç’bene ! Ai propozon ç’i thot Saliu e Lulushi. Mos ja aproni.
    Tungu .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje