DOSSIER/ Protagonistët ’90, situata në Qytetin Studenti paraditen e 8 dhjetorit

7 Dhjetor 2014, 19:21Politika TEMA

Nga Luljeta Progni*

 

Studentët e dhjetorit ’90 flasin për atë çfar ndodhi paraditen e 8 dhjetorit,  pak orë para se të niste protesta studentore. Një prej studentëve protagonistë të kësaj ngjarje dëshmon, se pas vizitës së disa specialistëve të ministrive në Qytetin Studenti në përgjigje të letrës së hapur drejtuar qeverisë Çarçani,  studentët kishin kërkuar të takonin zyrtarë të lartë të regjimit. Ata kishin kërkuar takim me Skënder Gjinushin, atëherë ministër i arsimit si dhe me kryeministrin Adil Çarçani. Të dy këta mbërritën në Qytetin Studenti paraditen e së shtunës, më tetë dhjetor 1990.

“Adili tha: Do sjellim ujin. Nga mesi i sall ës u ngrit një vajzë me emrin Mimoza Ferko, nga Inxhinieria Mekanike dhe shumë e irrituar i tha Adil Çarçanit: Me këtë higjenë e me këto kushte, unë nesër nuk mund të bëhem nënë. Për të mbeshtetur pjesën femërore, që ishte shume zë i dobët në atë kohë, pasi kishte më shumë çuna aktivë, u ngrit e foli shoqja ime Vali Agalliu, që i tha Adilit: Zotëri nuk e meriton këtë fjalë, se ne nuk kemi vetëm hall uji e dritash. Kushëriri im është sot pa universitet, se babai tij besonte në Zot. Çfarë faji ka bërë ai që i qan zemra për universitet? Adili iu kthye e i tha: Gabim që paske ardhur dhe ti në universitet. Atëherë djemtë u irrituan shumë, derisa të gjithë filluam me fishkëllima e tallje, madje pati edhe të bërtitura nga ana jonë: Jashtë gënjeshtar! Ju duheni zhdukur! Horra! Ishte për Çarçanin e Gjinushin, bashkë me eskortën e tyre”.

Arben Sulo, student i Inxhinierisë në atë kohë, e kujton kështu këtë ngjarje:

“Letren e hapur e mbaj mend. Te ne, studentët e kursit të 5-të të Inxhinierisë Elektrike, Petrit Zeqiri, një shoku ynë, që ishte sekretar rinie i degës elektrike, solli Pandeli Majkon, që në atë kohë ishte sekretar rinie i Fakultetit te Inxhinierisë Mekanike-Elektrike, i cili kishte një ide për një letër të hapur për disa aspekte të jetës në universitet, kryesisht kërkesa me karakter ekonomik. Kërkonte mbështetjen tonë për ta realizuar, si pjesa më e spikatur e me një farë përvoje për ta realizuar atë. Natyrisht që i dhamë mbështetjen tonë, si studentë shumë të prirur ndaj çdo nisme pozitive kundër regjimit, qoftë edhe thjesht ekonomike, se në atë kohë edhe kërkesat ekonomike kishin brenda doza politike. Ishte akoma koha e Partisë së Punës, t ë mos e harrojmë. Edhe ajo lëvizje ndihmoi në rritjen e shprehjes së pakënaqësisë ndaj sistemit në universitet” (Sulo, Arben, intervistë për autoren, Tiranë, korrik 2013).

Për të njëjtën ngjarje, Afrim Krasniqi, student në atë kohë, e vlerëson të papritur vizitën e këtij të fundit në Qytetin Studneti. Të shtunën e 8 dhjetorit në ora 10:00, krejt papritur arriti për një vizitë në qytetin “Studenti” një ekip i qeverisë i kryesuar nga kryeministri Adil Çarçani. Dy-tre studentët e parë shprehën protesta për kushtet e studimit dhe burokracinë universitare. Menjëherë pas tyre e kërkoi fjalën një studente e fakultetit të Inxhinierisë. Quhej Alma. Ajo filloi të fliste pa klishetë e kortezive zyrtare. Në fund të fjalës së saj, ajo iu drejtua kryeministrit Çarçani me fjalët: Çfarë kushtesh kemi ne studentët? Nuk kemi as ato minimalet. Edhe në shtëpitë tona është e njëjta gjendje. Ne ndihemi në varfëri ekonomike. Unë s’mund t ë kuptoj ato që thoni. Unë dhe shoqet e mia kemi pasur shumë besim tek partia, por kohët e fundit jemi zhgënjyer shumë prej saj. Unë nesër do bëhem nënë, por ja ku po ju them, se unë s’mund të lind fëmijë për Ju!” Vazhdimi i debatit studentor tregoi se shumica e studentëve pjesëmarrës ishin në një mendje me kolegen e tyre. Adil Çarçani kërcënoi studentët për mendimet e tyre jorealiste dhe të frymëzuara nga propaganda e huaj. Ikja e Çarçanit u shoqërua me fishkëllima” (Krasniqi, Afrim, “Fundi i siberisë komuniste”, 1998).

Kjo ngjarje e fundit të nëntorit 1990, nuk duket detaj i rëndësishëm për një pjesë të madhe te protagonistëve të dhjetorit 1990. Disa prej tyre e shohin me rezerva këtë moment, duke iu referuar edhe autorëve protagonistë të kësaj ngjarje. Pandeli Majko ishte sekretar i rinisë së Faklultetit të Inxhinierive, dy shoqëruesit ishin gjtihashtu të angazhuar në organizatat e rinisë së PPSH-së. Dyshimi që studentët e fakulteteve të tjera hedhin për këtë moment dhe hartuesit e kësaj letre, argumentohet me faktin se ata ishin të organizuar në strukturat e rinisë së universiteteve. Por letra dhe reagimet ndaj saj, konsiderohen nga një pjesë tjetër e protagonistëve si një shtysë e rëndësishme në rrugën e duhur drejt përmbysjes së sistemit. Arben Sulo e konsideron pikërisht kështu, si një kontribut të rëndësishëm për kohën, duke kujtuar se nuk duhet harruar fakti se PPSH-ja ishte ende në këmbë, aq e fortë sa të mund të vriste çdo lloj reagimi.

“Se si i lindi ideja e Pandit e nëse ka patur ndonjë shtysë për qëllime të tjera të mëvonshme, se këtë pyetje e bëjnë shpesh, këtë e di dhe mund ta shpjegojë më mirë ai, gjithsesi unë vazhdoj të jem një gjykues i ftohtë dhe e konsideroj një element pozitiv e nxitës atë letër të hapur e takimet që vazhduan, në rritjen e shprehjes së pakënaqësisë ndaj sistemit dhe të kurajos për t’u përballur me drejtuesit komunistë. Pandeliu personalisht ka qenë një element progresist, për mendimin tim. E para, Pandi nuk ishte i pari që iu drejtua sistemit, absolutisht jo. E dyta, po të kemi parasysh kohën për të cilën flasim, çdo kontribut, i vogël a i madh, prej cilitdo qoftë, që drejtohej kundër sistemit, ishte i vlefshëm. E treta, pavarësisht se personalisht vij prej familje që më kanë ushqyer me urrejtje ndaj atij sistemi që në moshë të vogël, nuk e mohoj, që edhe brenda radhëve të pjesës së “përkedhelur”, apo me prejardhje komuniste, të kishte elemente që të reflektonin e të shihnin dështimin e sistemit, që ta donin Shqipërinë, se kush e do me të vërtetë vendin e tij, ka gjithmonë një masë ekuilibri e objektivizmi, pavarësisht prejardhjes a perkatësisë politike” (Sulo, Arben, intervistë për autoren, Tiranë, korrik 2013).

8 dhjetori në Institutin e Lartë të Arteve

Ndërkohë që studentët e fakulteteve inxhinierike ishin në këtë proces, më 8 dhjetor pasdite, në Institutin e Lartë të Arteve, ishte organizuar me studentë e pedagogë një manifestim për përvjetorin e ndarjes nga jeta t ë liderit t ë grupit të famshëm muzikor, “Beatles”, John Lennon, muzika e të cilëve ishte ndaluar të dëgjohej në Shqipërinë Komuniste. Një prej pjesmarrësve në këtë event, studenti i Inxhinierisë Arben Sulo, dëshmon se ishte pjesë e atij takimi dhe kujton personazhe të rëndësishme që dëshmonin pa hezitim qëndrimin e tyre kundër Enver Hoxhës. Ai flet edhe për një peticion që ishte hartuar atë ditë, pikërisht kundër Enver Hoxhës. “Kam marrë pjesë në një tubim në Akademinë e Arteve, “Refleksione”, me protagonistë Edi Ramën, Ardian Klosin, Blendi Gonxhen, Shinasi Ramën dhe ish të përndjekurin politik, Kasëm Trebeshinën, fjala e të cilit me la një mbresë të veçantë. Në fund të tubimit u qarkullua edhe një peticion, a diçka e tillë, kundër figurës së Enver Hoxhës, ku unë isha ndër ata që e firmosën” (Sulo, Arben, intervistë për autoren, Tiranë, korrik 2013).

Studentë të tjerë, si Blendi Gonxhe, por edhe pedagogë, si Edi Rama, flasin për detaje të kësaj ngjarje, e cila konsiderohet si një organizim kundër sistemit komunist në Shqipëri. Edvin Zhvarc tregon gjithashtu se në takime t ë tjera te Akademia e Arteve,  ësht ë artikuluar hapur dhe pa asnjë ekuivok, retorika kundër Enver Hoxhës, specifikisht nga drejtuesi kryesor i këtij organizimi, pedagogu Edi Rama.

Akademia e Arteve pati rolin e vet së bashku me studentët guximtarë dhe pedagogët, që thyen disa tabu për kohën. Më 8 dhjetor 1990, ata organizuan një mbrëmje përkujtimore për vdekjen e John Lenonit, në të njëjtën kohë kur lart, në Qytetin Studenti, kishte nisur të vlonte protesta. Më pas, në janar 1991në mos gaboj, u zhvilluan “Refleksionet” në Akademinë e Arteve me pjesëmarrjen e Edi Ramës, Ardian Klosit, Kasëm Trebeshinës, Shinasi Ramës. Ishin përpjekjet e para të Edi Ramës për t’u bërë faktor, meqë në dhjetor 1990 u ndodh jashtë shtetit, ashtu sikurse ishte jashtë shtetit (në Greqi për një ekspozitë) edhe në shkurt 1991, kur u zhvillua Greva e Urisë dhe u rrëzua monumenti i diktatorit. Duhet pranuar se Edi Rama në atë periudhë gëzonte goxha famë në disa rrethe të caktuara për qëndrimet e tij anti-diktatoriale e të shprehura me forcë publikisht” (Shvarc, Edvin, intervistë për autoren, shtator 2013).

*Pjesë nga libri “Pardesytë e Bardha”

13 komente në “DOSSIER/ Protagonistët ’90, situata në Qytetin Studenti paraditen e 8 dhjetorit”

  1. X says:

    Eshte e pabesushme qe nji popull rrotullohet rreth vetes per 24 vjet me radhe , duke treguar te njeten prralle ne versione te ndryshme dhe pretendon pastaj europen !
    Pretendon ,ti bjeri mireqenja nga qielli lart mbi koke , dhe kur kjo sndodh fillon ankohet ,perse kjo e perse ajo ,perse na mungojn ne shqiptareve te mirat materiale si gezojn sote resti ksaj Bote ,pa kuptuar qe ne ktte vend ,nuk punohet si ne europe ,nuk mendohet si ne europe ,por derdellitet perjetesishte per te kaluaren duke gjetur ngushellim ne paaftesine per tu perballur me problemet reale qe ballafoqet kjo jete shqiptare .
    Shqiptari ka nji tradite idiote ,qe asnjiher s’do ta shikoj realitetin ne sy, asnjiher sdo te perballet me te verteten . Nqs nji popull jeton mental dhe shpirterisht ne te kaluaren ,ai automatikishte perjashtohet vet nga kjo Bote dhe jeton apsajt zhvillimeve te kohes, apsajt jetes.
    Ndryshoni menyren e te parit kte Bote , ndryshoni vetvehten sepse nqs arrini te ndryshoni vetvehten do mund te ndryshoni edhe Boten qe ju rrethon. Asgje nuk vjen nga qielli .

    1. Wendy-B says:

      Pse jo?!!! I njejti kapitull perseritet vazhdimisht, vetem nderrohet titulli.
      Nuk eshte dhe aq e thjeshte te ndryshosh , por jo dhe e pamundur. Nqs vazhdon te lexosh nje kapitull “over and over again” nuk ke se si kalon tek tjetri. Nqs jeton me te kaluaren perkrah , humbet te tashmen dhe te ardhmen.

  2. Demokrati says:

    Qe ka folur ajo vlonjatja e mekanikes e mbaj mend.Ndersa Vali ishte kokra idiotes dhe sdinte te lidhte dy fjale.Arben Sulo nuk ka folur fare ndersa ai qe u tall me rregjimin ishte DRITAN SHTYLLA.Ai i tha Adil Carcanit se hanin per darke caj e djath dhe gjithe naten shihte endrra me partizane…Shpertheu e qeshura qe nuk u mbajt deri ne fund….

  3. AK-47 says:

    Dhe gjithmone harrojne kryetarin e pare te Partise Demokratike, Zotin Shinasi Rama, te vetmin kryetar te zgjedhur nga dhjetoristet dhe jo nga punistet…

  4. Amir says:

    Po avash o se po na e beni faktor kete Pandushken e Majko Majkos!!!
    Tyh, turp, po ne ketu ne Shqiperi kemi qene dhe I dime gjerat se si
    kane rrjedhur. Jo po na dilka tani se nje leter e Pandushkes, Sekretarit te rinise
    se nje Fakulteti( te gjithe ato qe jane te pakten 40 vjec e siper e dine se cdo
    te thoshte ajo pozite, shto qe Pandua ishte dhe nje cike psikopat e injorant), na paska
    qene shtysa e pare per rrezimin e regjimit!
    O Zot, cfare nuk na serviret ne shqiptareve!
    Pas nja ca viteve rrezik do na thone se rregjimin e rrezoi Ten Hsiao Pini, Shreku, Ver Llapa
    a kush te mund

    1. Mandi says:

      O ti Amir,
      te pelqen apo nuk te pelqen ty Pandeli Majko ishte ai qe formuloji letren e hapur.
      Ndoshta idete ishin te te tjereve (kishte perkrahjen dhe mbeshtetjen e te j’emes Janulla Majko sekretare ne ate kohe, nje grua e rralle dhe shume mire me te gjithe studentet), ky eshte nje fakt qe edhe pas 100 vjeteve nuk do ndryshoje.
      Sa per ate qe ishte si “psikopat” nuk mund te them me siguri se ne ate kohe studioja per inxhinieri, fakultetin e mjeksise e mbarova shume me vone.

  5. realisti pesimist says:

    E mbaj mend si sot kur kam shkue ne qytetin “Studenti” ne ato dite te ftofta dhjetori, me kopjue kerkesat e studentave, per perdorim familjar( jam nip shkodre e familjen e nanes e ka perndjeke haxhi Enveri me shoke).
    Edhe pse ishte hape fjala se Sigurimi pergjon ata qi i afroheshin godinave te studenteve, edhe pse vetem 15 vjeç, e kryeva detyren hahahahahahahahahahahah

    1. realisti pesimist says:

      Jo se m’u desh me shkue edhe aq larg. Sa kisha nise shkollen “Asim Vokshi”, viti I “langue française avec Georges Mauger”, me shtesa( se vendet e para i kishin nxane femijet e komunistave prej rretheve te Skipper-ise Socialiste).

  6. mimoza ferraj says:

    Ajo vajza “Alma”…jam une…nuk u lodhet me publikime te rreme?

    1. Margarita says:

      Alma Bendo quhej dhe ishte nga Vlora !

    2. Margarita says:

      Alma Bendo quhej dhe ishte studente e Fakultetit te Inxhierise Mekanike dhe ishte nga te parat ne levizjen demokratike

  7. tirons i vjeter says:

    Mos na hapni barkun me Pandin ore milet!!! Ai fill pas rremujave te dhjetorit u “shperblye” duke marre “post” drejtimi te rinise “socialiste” se bashku me ate rrypin tjeter, Ilir Meten (rrinin bashke gjithe kohen). Te shkoje dhe te beheshe anetar i PS ne ate kohe, kur njerezit sapo hoqen zvarre bustin e Hoxhes neper Tirone, ishte sikur te ishe i biri i Ramizit. Nuk mund te kete domethenie me te qarte se kush ishte Pandi, kush e vuri, kush i tha te shkruaje, dhe cfare, dhe cberi ky njeri me pas. Kollaj te behesh me PS-ne sot, pa problem, po ne 90-91-shin, ishte ndyresirelleku dhe spiunlleku me i pashoq.Gjykoni vet o njere! Une i kam jetuar ato kohe tek qyteti studenti bashke me te tjeret…… dhe Pandi shquhej per bajge, njelloj sic konsiderohesh dhe Gjinushi qe na vinte e na fliste per “aresimin”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje