Mazhoranca duket se nuk do ta miratojë kandidaturën e Gent Sejkos për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.
Edhe pse nuk ka asnjë reagim zyrtar, nën zë burime pranë PS-së thonë se kandidatura e paraqitur nga ana e Bujar Nishanit do të rrëzohet.
Kjo, duke qenë se Sejko konsiderohet një kandidat me profil të ulët për të qenë guvernator.
Për më tepër, ai nuk ka një reputacion ndërkombëtar, që është edhe kusht nga ana e mazhorancës për guvernatorin e ri.
Kryeministri Rama negocioi në disa takime me Nishanin për emrin e guvernatorit të ri, por presidenti duket se ka vendosur vetë për kandidaturën e Sejkos.
Gjë që pritet të sjellë rrëzimin e tij në Kuvend./b.l
Ky tipi duhet ti sherbej Nishanit si garanti , per pjesen e shperblimit mbas vjedhjes Numero 3 te Thesarit te Shtetiit !
Cfar eshte duke u bere ne ate Shqiperi vetem Djalli vet mundet ta dij.
Kulmi kulmi !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Ky guvernator, u ma kapsh njeher me dore.
Turp nese e rrezojne. Me thoni pak ju eksperte, c’do te thote cv e dobet per kryeministrin. 20 vjet eksperience ne sistem, ne pozicione drejtuese? Po sa vjet eksperience kane te perzgjedhurit aktuale ne poste qeveritare, pervec te berit politike. Nuk eshte njohje nderkombetare, te punuarit ne poste kyce ne banka nderkombetare te nivelit te dyte. Raiffeisen dhe Societe Generale jane emra nderkombetare me raportime lokale dhe ne grup. Po hapni njehere cv-te tuaja o vendimmarres, do gjeni me shume ekperience ne to????? Jam e sigurt qe jo. Nqs rrezohet, do ishte fatkeqesi per sistemin bankar dhe per ne. Nuk kemi nevoje te sjellim te huaj, qe nuk jane as njohes te tregut e as te problematikave lokale.