Disa pikëpyetje që lidhen me largimin nga puna për mospagim të faturave të energjisë

8 Dhjetor 2014, 11:04Politika TEMA

Prej dy ditësh mediat kanë raportuar largimin nga puna të rreth 360 personave për shkak të mospagimit të faturave të energjisë elektrike. Rasti i parë është largimi 131 policëve të burgjeve nga ministri i Drejtësisë, pasi u konstatua se kishin 13 vjet që nuk paguanin dritat.

Rasti i dytë është bërë publik sot, kur kreu i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Ardian Çela, ka deklaruar se ka firmosur largimin nga puna të 234 punonjësve për shkak se kishin 2 muaj pa paguar dritat.

Ka disa elementë që bien në sy në këtë goditje me dorë të rëndë.

Së pari është aspekti politik, teksa për një vendim të tillë, opozita nuk ka bërë asnjë reagim. Dhe i ka të gjitha arsyet, pasi largimi me motivacion zyrtar, mospagesën e faturës së energjisë, është një akt që bie ndesh me çdo ligj. (Edhe pse qeveria po luan në këtë kuadër me kartën e vendosmërisë për të çrrënjosur problemin serioz të debisë së madhe në pagesën e energjisë elektrike).

Heshtja çon në të drejtën për të spekulluar, në emër të së cilës mund të mendojmë se opozita tërthorazi po na thotë, se njerëz që nuk paguajnë energjinë, nuk janë vetëm hallexhinjtë, por edhe disa “të privilegjuar” nga pushteti i djeshëm, për të cilët mbyllej një sy në funksion të disa votave. Së dyti, të paktën deri më tani, asnjë nga të larguarit nuk ka reaguar.

Nuk është raportuar asnjë deklaratë apo paralajmërim për hapje të procesit gjyqësor, që do të ishte mëse normale. Dhe këtu sërish mund të ngremë hipotezën se personat në fjalë kanë shkëmbyer padinë, apo kallëzimin për dëmin financiar, me largimin pa zhurmë nga puna.

Është e imagjinueshme që nëse një punonjësi të policisë në burgje, do t’i kërkohej me vendim gjyqi të paguante faturën e 13 viteve, me siguri që do ta kishte shumë të vështirë. Këtu ka një kundërthënie të madhe nga ana e qeverisë, e cila sapo ka shpallur afatin për pagesat në mënyrë që të përfitohet falja e 80% të kamatvonesave, rregull që nuk vlen me sa duket për ata që punojnë në administratën shtetërore.

Në fund ka edhe një moment që vjen natyrshëm nga zhvillimi në OSHEE. Arben Seferaj u largua nga detyra me një dorëheqje të arsyetuar me çështje personale, por ajo pasoi arrestimin e disa drejtorëve rajonalë të OSHEE. Ndaj edhe largimi i tij, u lexua më tepër si kërkesë për dorëheqje.

Ndërkohë që firma e Ardian Çelës për të larguar 234 persona në një ditë, për një shkak që nuk ka bazë ligjore, apo zgjidhet krejtësisht ndryshe, na jep të drejtën të dyshojmë se ikja e Seferajt, ndoshta lidhet edhe me refuzimin e raprezaljeve të tilla administrative, që duhet shtuar se çojnë edhe në hapje vendesh të reja pune.

http://respublica.al/artikuj/2014/12/07/disa-pikepyetje-qe-lidhen-me-largimin-nga-puna-per-mospagim-te-faturave-te-energj

46 komente në “Disa pikëpyetje që lidhen me largimin nga puna për mospagim të faturave të energjisë”

  1. xhemal says:

    abuzuesit denohen ,kush vjedh nuk mund te punoje ne nje ndermarrje publike kjo ndodh ne cdo vend ne cdo lloj sistemi nuk behet fjale per te drejta kur vjedhesit kane demtuar interesat publike ,largimi nga puna eshte nje mase shume e lehte e tani te dalin ne tregun e punes e te jetojne me dinjitet

    1. anonim says:

      Lexo me vemendje. Nuk behet fjale per vjedhje te energjise por per mos pagese te saj. Preji energjine debitorit dhe po deshe hidhe edhe ne gjyq per borxhin qe te ka por nuk ka asnje baze ligjore ta pushosh nga puna se eshte debitor. Nuk e parashikon as Kodi i Punes dhe as kontrata kolektive e punes. Eshte abuzim i paster ky veprim dhe gjyqet jane te fituara po te hapen nga te larguarit.

      1. Tomorr says:

        O zoteri nqs ti punon ne perendim ose pyet ndonje qe ka punuar ose akoma punon ne ndonje kompani atje dhe nuk je ne rregull me punedhensin qofte edhe per gjene me te vogel, punedhenesi te flake nga puna dhe nuk i bene gje askush.

    2. Albani says:

      Xhemal kurva,per vonese dy mujore nuk mund te pushosh 234 vete nga puna,ata e kane paguar vite,cdokush per shkaqe teknike mund ti lej 1 apo 2 llogari pa paguar,ne cfar te drejte e ligji bazohet Rama per keto veprime qe te sjellin neveri,administrata duhet te kete status.Sic e kame cilesuar dhe per rastin e policeve,ky rast i dyte na ben plotesisht te qarte qellimin e rilindjes se Rames i cili Fatkeqesisht per ne nuk po ndryshon nga Nano e Berisha.Rama po zevendeson administraten me militante te cilet duhet te paguajne nga 5000-euro per vendin e punes.KjO NUK ESHtE RILINDjE KOMBEtARE,POR ESHtE VAZHDI I MEtODAVE DHE KORRUPSIONIt tE MEPARSHEM,tUR PER jU Z.RAMA.PO tE KISHIM OPOZItE tE HAjRIt tI NUK DO tA PLOtESOjE MANDAtIN.

  2. Eraldi says:

    Persekutimi i atyre buxhetoreve, te cilet kane debi ndaj OSSHE-es, bankave apo c’faredo lloj debie tjeter e cila eshte e bazuar mbi nje marreveshje kontraktore, eshte i paligjshem ne baze te Kushtetutes se Republikes si ligji themeltar. Kushtetuta percakton qarte kanalet e duhura per zgjidhje te mosevareshjeve kontraktore midis individeve dhe kompanive, qofshin ato shteterore apo private. Ka gjykata dhe ligje te cilat duhen rrespektuar dhe nuk ka te drejte asnje dhe askush qe te shkele mbi keto parime baze, duke kercenuar apo perdorur forcen e partise ne pushtet, per shkeljen e ketyre te drejtave te percaktuara qarte me ligj. Ne te kundert nuk mund qe te quhet as demokraci dhe as shtet, por thjesht nje rrumpalle ne pushtet qe ben c’fare i teket kur te doje dhe si te doje!

    1. Tomorr says:

      shqiptarce – shko e puno ne ndonje company ne perendim USA, canada dhe beje sic bene aty dhe shihe qe te flka menjehere dhe nuk mban asnje pergjesi apo jo? Po ta kishe ti kompanine tende do ta lejoje nje gje te tille ?

      1. Eraldi says:

        O zoteri, ti ose je budalla qe nuk kupton ose ben sikur nuk kupton. Nje kompani qofte ajo sheterore apo private nuk ka pune me borxhet e punemarresit, qofshin ato per dritat apo kartat e kreditit. Ne vendet perendimore, keto borxhe i vihen ne dijeni debitorit dhe ne baze te kontrates se dy paleve, kalojne ne gjykata per nje vendim i cili me urdher gjykate mundet qe te nderhyje ne asetet e debitorit per te shlyer kreditorin apo kompanine e Energjise apo Telefonit. Ne asnje rast dhe asnjehere ne keto vende nuk kercenohet debitori me vendin e punes, sepse eshte e paligjshme dhe neqeoftese keto kompani hidhen ne gjyq, do te paguajne qimet e kokes per demshperblim moral dhe diskriminim. Se ku i gjeni ju keto teorira, vetem ne Shqiperi mund qe ta shpjegosh.

        1. tomorr says:

          O zoteri borxhi ketu eshte direkt tek kompania ku ti punon, nuk ka te beje me borxhet e te punesuarit ne pergjithesi sic mundohesh te shpjegosh ti.Ta zeme se ti ke kompanine tend dhe puntori merr mall tek fabrika jote dhe nuk paguan do ta mbaje akoma ne pune ti? Apo hajde se jemi mesuar se eshte prone e shtetit dhe prone e askujt.

          1. niku says:

            Mos pagesa e enerjise per nje person qe eshte ne mardhenie pune eshte e pajustifikuar, eshte neglixhens dhe ndoshta pasqyron edhe karakterine e ketij punonjesi, te cilet edhe mund te kene dhene mend shqiptareve neper televizione te ndryshme ,per te paguar dritat dhe per vete te tyre nuk paguajne, por raste te ngjashme mund te kemi edhe ne bashki,komuna,apo institucione te tjera qe nuk paguajne energjine e harxhuar, per drejtuesit e te cileve duhet mbajtur i njejti qendrim, duke i larguar nga puna. Shembulli i nepunesit duhet te jete model ne te gjitha drejtimet dhe i pa tolerueshem.Qllimin per te cilen merret kjo mase personalisht e vleresoje te drejte.

      2. kastriot says:

        PER MARJEN NE PUNE SI DHE PER LARGIMIN NGA PUNA DUHET TE BAZOHENI NE KODIN E PUNE TE REPUBLIKES TE SHQIPERISE.
        NUK MUND TE VEPROHET PO TE ISHTE KESHTU DHE PO TE ISHTE ASHTU.
        NE SE UNE JAM DEBITOR PERCFARDO LLOJ ARSYEJE ME E DIKE, ATEHERE ME VENDIM GJYQI DETYROHEM TE PAGUAJ DERI NE QINDARKEN E FUNDIT GJITH DETYRIMIN. POR GJYKATA CAKTON DHE SE SA LEK DO TE ME MBAHEN NGA TE ARDHURAT E MIJE MUJORE.
        NUK MUND TE ME MBAJE GJITH PAGESEN MUJORE DHE NUK MUND TE ME LARGOJE NGA PUNA.
        NE SE FUTEM NE BURG ATEHERE VETVETIU JAM I LARGUAR APO I PUSHUAR NGA PUNE.
        CDO LARGIM TJETER, I PA PARASHIKUAR NE KODIN E PUNES, TREGON SE SHTETI PO SHKON DREJT DIKTATURES SEPSE NUK ZBATON LIGJET.
        LARGIMET NGA PUNA NUK VAREN NGA GJENDJA SHPIRTERORE E KRYEMINISTRIT, POR VAREN NGA KODI I PUNE DHE NGA KONTRATA KOLEKTIVE.
        MOS GJYKONI DUKE MBESHTETUR PARTINE PER TE CILEN JENI TIFOZE APO ANTARE TE SAJ!

  3. rrumpalla says:

    Nje punonjes qe s’paguan me se paku vjedh ndermarrjen e tij, pastaj eddhe gjithe shoqerine. pushimi nga puna eshte minimalja qe mund t’u behet kêtyre dhe mos keputni gjepura.

  4. roberto says:

    Ne kohen e ENVER HOXHES cdo shites qe dilte DIFICIT ose SUFICIT ne inventarin vjetor te dyqanit mbi 200 leke,pushohej nga puna she denohej me BURG!!
    Shteti eshte shtet kur ka rreptesi njelloj per te gjithe!
    Pa kete rreptesi sot kurre nuk mund te kalohet nga…… MESJETA NE ……KAPITALIZEM!!!

    1. Alfonsi says:

      edhe ti koqja e injorantit je

    2. Ne kohen e Enverit me kujtohet lista me emrat e qytetareve per mospagese te energjise elektrike,tek dyqanet e tregtise (fruta perime,ushqimore,dhe tek dyqani i bukes).Pak a shume kjo ishte nje forme flet rrufeje,ose denimi moral,sepse do ja lexonte emrin i gjithe Qyteti,por kurrsesi keta debitore,nuk u pushuan nga puna per mospagese te energjise megjithese kishin nga 7 muaj ose nje vit pa paguar.

  5. Denko77 says:

    100 veta do te rikthehen padi jane te LSI-se…

  6. I papune says:

    Media do duhet te luaje rrolin e saj ne shoqeri, perkundrazi nese do duhet ta luante rrolin e saj sic duhet, do kishte mbajtur qendrim tjeter prej kohesh. Pertej analizave qe rendisni ketu po shtoj une disa te tjera:
    Me mijera familje te ndershme kane paguar gjithe jeten detyrimet dhe sot perballen me problemet ekonomike qe ne shumicen e rasteve vijne si rezultat i papergjegjshmerise se atyre qe duhet te bejne punen. Jane keta punonjesit e KESH, OSHE… (politikanet gjithashtu) qe nuk kane bere punen. Kush i jep te drejte dhe imunitet atyre te vjedhin energjine e te bejne lidhje te dyfishta kundrejt pagesave nen dore? Duket sikur paguhen (me parate e ketyre familjeve te rregullta) pikerisht per te bere ate qe s’duhet bere. Duket se i kemi lene ujkut te ruaje kopene.
    E njejta gje ndodh me policet. Nese administrata (ndermarrjet shteterore, Kesh, OSHE, policia…) paguhet nga taksat tona, do duhet te ruaje interesat tona. E pra c’pret nga nje polic qe s’paguan dritat, qarkullon me makina pa targa, taksa, siguracion etj. Sigurisht atij nuk do mund ta kuptoje c’do te thote disipline, detyrim, detyra etj. Ai mund te te vendose 4000-5000 leke pa ju dridhur dora per nje parkim te gabuar nderkohe qe s’njeh as tabelen e ndalim qendrimit. Po aq leke per mungesen e taksave po s’di sa eshte vlera e detyrimeve per makinen. 40000 leke per semaforin etj por ai se di cdo te thote ndeshkimi. Ti shkaterroje makinat e policise e te kerkoje te reja nga taksat e mia.
    E pra une perhere kam paguar detyrimet e me vjen dikush qe s’paguan dritat, s’merr leje per te ndertuar, spaguan as taksa e detyrime e me pas gjen pune, me kerkon shkolla, ambulance, spitale, rruge, pension por kur duhet te beje punen, merr rryshfete e zgerryhet ne orar te punes duke pire me kundravajtesit per te mbyllur syte per kundravajtjet.

  7. lani says:

    o Mero i cuditshem je ti ……a don shtet ti apo rrumpalle . Keshtu behet shteti ngandonjehere edhe me dhimbje .

  8. realisti says:

    Per nder o Xhemal ti thua “te dalin ne tregun e punes” une mendoj se po dalin ne rruge te madhe. Pastaj po e hoqe nga puna tjetrin ku do ti gjeje leket per ta paguar borxhin? Apo, po u hoq nga puna, anullohet borxhi? Nuk mendoj se eshte kaq e thjeshte sa thua ti. …. Respekte…..

  9. Albani says:

    SHikoni kur te degjoime qe kane pushuar nenpunes nga puna,se te afermit apo komshinjte e tyre nuk kane paguar korentin,apo e vonuan pagesen 10 dite,te pushohen dhe mesuesit po qe se kane nxenes qe s’kane paguar energjine.Nga ky shtet i qelbur priten te gjitha.POPULL PROtEStONI, SHKEPUtNI tE GjItHE ENERGjINE,tA MARRE VESH RAMA E BOtA ERRESIREN tONE KU PjESA DERRMUESE E POPULLIt NUK KA FARE tE ARDHURA,E tE tjEREVE U DUHEt 10,20,30 apo 50% E tE ARDHURAVE QE tA PAGUAjNE.Perse ne Shqipetareve perhere na qeverisin nierez te shitur e korruptuar qe shikojne vetem xhepin e tyre,i bie qe te jemi ne si popull i felliqur,rryshfetxhi e turkoman,’turkofagosit’ja vleresoj kritiken e vemendjen(per te mire)POLItIKANEt BAStARDE I PjELL NIE POPULL B….

    1. nora says:

      Alban. ky nuk eshte shtet i qelbur sic thua ti, por eshte shteti qe duam te gjithe te ndertohet ne kete vend. Po qe se ti je nga ata qe nuk ke paguar deri tani, sic edhe mund te mendohet nga komenti ,natyrisht qe do thuash shtet i qelbur. Ne votuam per shtet dhe ti e di se si eshte shteti ne gjithe vendet e botes. Provo te mos paguash energjine dhe do ta shohesh c’ndodh. Ti more Alban me kompanine tende te rrumpalles na ke bere ne qe te paguajme per ty. Se eshte normale faturistet per te justifikuar humbjen e energjise ma fusnin mua qe paguaja sa tu donte qejfi qe une me parate e mia te te mbuloja ty dhe hajdutet e tu. Kjo qeveri duhet pershendetur dhe perkrahur se po te vazhdoje keshtu ti Alban dhe kompania jote nuk do mundeni te beni cfare te doni dhe vendi yne ne kohe te shkurter e merr veten nga gropa e madhe e vjedhjeve dhe fillon ecen vete . Prandaj e duam shtetin ore Alban trimi qe te ka humbur shpata tani.

      1. Albani says:

        Kurre nuk i jam detyruar kujt e as shtetit,nuk jetoi fare atje,por,,,nora,,,,shteti duhet te eci perpara me norma,rregulla e ligje e jo cfar tu shkrepe ne koke shtetareve tane ta zbatojne ose anullojne,se keshtu i pelqen shtetit tend te rrumpalles,se ajo qe po ndodh rrumpalle quhet,pastaj nora nuk e kupton qe ketu kemi te bejme me kontrabande te vendeve te punes,por ty te jane errur syte nga injoranca ose uria e kerkon te perfitosh dicka.Nuk ke faj.

      2. Toronto 123 says:

        Nora , ta paskan futur thelle mesa u shpjegove.Por te paska pelqyer sepse nuk paske reaguar .

      3. Toronto123 says:

        Nora , ta paskan futur thelle mesa u shpjegove.Por te paska pelqyer sepse nuk paske reaguar !Po po te paska pelqyer pasi thua qe kjo eshte normale !!!!

  10. Malok Tirane says:

    Gjithe jeten kam paguar detyrimet ndaj shtetit mbasi jam qytetar dhe desheroj te jetoj ne bashkesi me ligje dhe rregulla. Me vjen ndoht qe jetoj ne nje shtet me njerez te eger, te ardhur grabitqare qe mbasi rembyen tokat e te tjereve me dhune, nuk kane deshire te bejne ate gje qe ne boten e qyteteruar do ta quanin absurditet: te paguajne driten dhe ujin qe konsumojne dhe per kete pa u turperuar dalin ne proteste. Zotrote qe e ke shkruar pacavuren si me siper mos desheron qe une te vazhdoj te paguaj akoma per zgjyrsat qe nuk kane as nocionin me minimal te shtetit? Por per nenpunesit shteterore c’ meshire duhet te kem kur ai detyrimet e tij mi ngjesh mua dhe njerezvet te tjere te ndershem qe edhe ne vitin 1997 rinin ne rradhe per te paguar driten dhe ujin? JO ME! Nuk dua te paguaj per ty se nuk jam as i pasur as i mesem por i varfer. Por dhe po te isha i pasur nuk kam pse te paguaj per kokepalaret qe ndertojne vila ne tokat e pronarevd te vjeter dhe e kane mendjen vetem per grabitje. Keshtu i mesoi si vellai i ture nga Vucidolli por nuk ka me. Edhe nepunesat qe nuk kane paguar te futen ne burg. NUK PAGUAJ ME PER JU

    1. Pensjonisti says:

      Ne vitin 1997 kur une rrija ne radhe per te paguar faturat e enrgjis nje miku im shkonte cdo muaj ne arken e kursimit dhe derdhte aq lek sa i vinte fatura.I thame pse vepron keshtu eke gabim do denohesh.na e ktheu po me shternguan shume do i terheq e do i paguaj po nuk me thane gje mir i kam. dhe per cudi Nanua pas 3/4 vitesh i fali,ndr kohe mikur tim do ije ber disa miljon te falura.

  11. Eraldi says:

    Parimet, ligjet dhe themelet baze te nje demokracie, jane me te shenjta se abuzimi dhe kriminilatiteti e disa individeve ne nje shoqeri. Eshte kjo pelhura baze, e cila mban nje vend funksional ne baze te rregullave te pranuara nga te gjithe, per nje ardhmeri te qarte. Nderkohe qe nje shtet edhe nje vend, i cili ka forcen e ekzekutivit ne dore, shkel ligjet dhe Kushtetuten, atehere nuk mund qe te pretendohet nga shumica qe te rrespektoj keto ligje se keshtu e duan une. Pikerisht kjo e ndan nje shtet funksional te se drejtes, nga nje diktature e mirfillte. Ka shume opsione per te vendosur drejtesine ne vend, por keto opsione kurre nuk duhet qe te shkelin mbi rregullat dhe ligjin. Me mire nje kriminel i lire, se sa nje kushtetute pacavure!

  12. Albani says:

    Ky eshte korrupsion me vendet e punes,e jo lufte kunder korrupsjonit.Rama e di mire ku luftohet korrupsjoni por nuk do se nuk i leverdis,sepse ai i sjell te ardhura.Korrupsjoni luftohet ne shendetesi,spitale,ilace,ne arsim,ne Greqi librat nuk u shiten nxenesve,ne albanistan u shiten,korrupsjoni luftohet ne drejtesi,gjykata qe vetem paraja u intereson (nie noterizim certifikate 30.000 leke),ne dogana,privatizime ose uzurpime te pasurive.Sa per ata qe thone qe te pushuarit mjafton qe ti drejtohen gjykates dhe te fitojne ceshtjen E KANE GABIM .Flasim per gjykatat me te korruptuara ne bote,qe te rrjepin e te drejte nuk te japin ,dhe po te dhane ta japin pas vitesh te tera mundimi ,por prape kush te kthen me ne vendin e punes,ketu as gjykatat pyesin per shtet e as shteti per gjykata.Aq sa i zbatonte Sala vendimet e gjykatave,aq do i zbatoj dhe Rama.

    1. xho says:

      Alban. Je i fiksuar ne ato qe thua por mendon dhe nuk jep pergjigje te sakta per ato qe po ndodhin .Thua qe nuk jeton ne Shqiperi dhe flet sikur Edi Rama ,se aty e ke inatin,po meret me korrupsion. Une po te them se Edi Rama po ben detyren e tij si asnje Kryeminister i atij vendi.Ne qofte se ti mbron ata qe nuk kan paguar dritat je i pa afte te kuptosh dhe te japesh mendime per te luftuar korrupsionin. Ti kercen si pelivan e nuk thua asgje per kete problem dhe kalon ne probleme te tjera qe jane te nevojshme te regullohen por cdo gje behet me radhe dhe jo me frymen e shenjte.Tani problemi akut per qeverine eshte Korenti qe ai te paguhet per cdo muaj me regull te plote.Kush nuk paguan duhet te detyrohet te paguaj qofte dhe me heqje nga puna.Ti shan qeverine dhe kompanine dhe mbron ata punonjes qe vjedhin shtetin, kompanine dhe popullin e genjejne duke i mare leke nen dore per te mos paguar faturen e plote.Pra vjedhje e dyfishte.Duket se kjo te pelqen dhe shan shtetin si te “korruptuar”.Ku ishe deri tani? Mendoj se edhe ne ate shtet qe banon sillesh si keta qe nuk paguajne dritat ne Shqiperi.Une ketu ne SHBA paguaj cdo muaj 40 dollare per harxhimin e korentit dhe 80 deri 100 dollar per transportin etij pra 140 dollare per nje muaj.Kryesore eshte se jam korekt me kete dhe me cdo pagese tjeter dhe “kredit scoren” e kam “780” qe ketu hyn ne nivelin Shkelqyeshem.Nuk dua te mburrem me kete,por kjo eshte gjeja me e mire per nje qytetar te ndershem qofte ne SHBA e qofte ne SHQIPERI. Nuk e di se sa vite do te duhen qe te cmohet aktiviteti i nje personi ose familje ne Shqiperi me”Kredit Scoren” “sepse kush e ka ate te mire ose shume te mire ka shume avantazhe per te jetuar mire dhe me dinjitet.

      1. Albani says:

        ME vjen mire qe shume komentues e kane kuptuar ku qendron problemi,qe keto ekstremitete te pushimeve nga puna per nje apo dy muaj apo dhe per harrese jane precedente shume te rrezikshem per demokracine te cilat po te duartrokiten do te shtohen ne ekstremitete dhe me te skajshme te cilat nga ana e tyre vetem do ta rendojne gjendjen sociale e stabilitetin shoqeror.Keto veprime jane precedente te rrezikshme per demokracine,se nuk mbeshteten ne asnje lloj ligji,aresye e llogjike.
        Demokracia eshte kushtetute,demokracia funksionon me ligje,paligjshmeria nuk luftohet me paligjshmeri por me ligje.duartrokitjet e ketyre veprimeve te kundraligjshme bejn qe keto te shtohen,e shtimi do te thote qe shteti te rreshqase ne kundraligjshmeri,diktature ku secili pushtetar tMERREt E GjUMIt tE NAtES I BEN REALItEt DItEN.
        Qeveria po gjen pretekse te bej kondrabande me vendet e punes se administrates,e cila vuri gurin e saj qe ajo te qeverise.
        Me vjen keq qe kjo qeveri quhet e rilindjes,kur ajo vazhdon te percapet ne monopatet e paraardhesve te tyre te korruptuar,kur 25-vjet qenkan pak qe administrata e nenpunesit te kene statusin e tyre e te mos varen nga politika,ku shteti te jete shtet e politika politike.
        Pa administraten Rama nuk do te vinte ne pushtet,por statusin e nenpunesit nuk e miraton deri sa ta ngjyrose ate ROZE.
        25-vjet demokraci shteti yne spurdhjak ka nje administrate pa status por qe ndryshon komplet ngjyren ne BLU apo ROZE sa here nderrohen qeverite.Statusi e percakton qarte kur mund te hiqet nje nenpunes nga detyra,dhe nga detyra nuk hiqet me vendime politike por ligjore.
        25-vjet demokraci akoma luftojme per ujin e pijshem,,,NA NGELEN DEPOZItAt SIPER KOKES,,,.I keni pare ne ndonje shtet tjeter….xho…a kane pallatet ne Amerike depozita lart?….respekt..xho kur them Rama nenkuptoj qeverine ne pergjithesi ,une jetoi shume afer e cdo dite me hallet e shqiperise…xho kam nje vella ne boston,,,per ty ,,,xho,,,nuk e di po per shqipetaret e emigruar ne AMERIKE pergjithesisht thone qe i kane humbur kontaktet me realitetin Shqiptar..PO,PO,PO ne Shqiperi ka korrupsion galopant, e thone organizatat jo une ,se une e shqipetaret e prekim cdo dite qe jetojme atje.PO xho po rregullohet por kur te behemi ne Amerike,Amerika ka populluar planetin mars.respekt.

  13. al paci says:

    Kjo esht arsyeja qe ti zvendesojn me militantet e ps se po i bejn shum presjon qeverris qe nuk jan punesuar, kjo qe nuk kan paguar energjin 2 muaj dhe ti heqesh na puna dhe ne kohen e fashizmit nuk ndothte. Po te ishin keta punonjesit e ossh qe kishin vjedhur energji dhe te hiqeshin na puna dhe ne burk te futesh , jo se kan vonuat 2 muaj pagesen dhe hajde ti flakim ne rrug.

  14. Tomorr says:

    Nuk ankohen ata qe jane larguar nga puna sepse mund te kene vjedhur me shume?
    Nuk e kuptoje llogjiken e ketij shkrimi. Ne shume vende te evropes dhe amerike e kanada nqs vjedh ne kompanine qe punon kujton se do te vazhdosh te punosh me aty? Cili ligj e ndalon punedhensin te fire -te largoje nga puna nqs ti vjedh
    Harrojeni keto jemi ne kapitalizem dhe ju keni mendesite komuniste.

  15. Eraldi says:

    Ende shume lexues nuk po e kuptojne thelbin. Ketu nuk po behet fjale per vjedhje e cila eshte nje veper penale, por per debite ndaj operatotit te shperndarjes se energjise, qe nuk eshte krim por nje pamundesi ekonomike apo neglixhence e debitorit. Kjo nuk mundet qe te keqperdoret me presionin e largimit ose largimin nga puna, sepse eshte e PALIGJSHME dhe KRIMINALE!

    1. eraldo says:

      te drejte ke ti adash, nuk duhen hequr nga puna (ata qe nuk punojne ne ossh)! Ju duhen sekuestruar te gjitha pasurite , edhe deri te rreckat e trupit dhe nqas nuk dalin, tu lihen nga rroga vetem minimumi jetesor i percaktuar me ligj deri sa te shlyejne çdo qindarke!mbase eshte me mire ti nxjerresh nga shtepite ata qe kane nga 10 vite pa paguar!Sa per keta punonjesit e kompanise energjitike eshte tagjikomike, perveç se i jep rrogen, i jep dhe energjine falas! Duhen pushuar te gjithe ata qe perpilojne kontrata dhe HR qe nuk jane ne gjendje te kontrollojne punonjesit e tyre! or ti shoq , ketu te heqin nga puna vetem per prishje imazhi te kompanise e jo me te kesh detyrime ndaj saj!

      1. Eraldi says:

        Shtetin nuk e bej as une dhe as ti, por ata qe jane caktuar dhe votuar per kete pune duke u bazuar mbi ligje dhe balanca te cilat jane dezinjuar qe te mbrojne te gjithe. Neqoftese keta jane te paafte qe ta bejne duke rrespektuar kornizen ligjore, te drejtat e njeriut dhe disa gjera te rendesishme te cilat jane baza per nje vazhdimesi ndryshe, atehere eshte e kote qe te diskutojme. Edhe une mund qe te organizoj nje bande te armatosur diku dhe te veteshpallem shtet per ate hapesire qe kontrolloj, por a eshte kjo nje zgjidhje afatgjate? Nuk e besoj.

  16. per albanin says:

    Nora le shume te drejte,shyetit i rhone shyet e jo HALE sic e kish bere Dali-qeni.
    Nuk i takon Albanit te flase me ste gjuhs aq me teper mese jeton jashte shqiperise.beje prove te vonosh pagesen e ,pale te te zene ye vjedhesh energjine,per ghuhe te varin atje ku e ke vjedh.provo te vonosh gjoben e cdo lloji qofte nuk te dal……do e paguash disa fish…..
    Nese saliut i dhimbsen hajdutet le te dale vullnetar e te kape nga gjithe ajo pasuti e paligjshme qe ka pervetesuar.vetem keshtu besohet qe eshte me zemer.shteti nuk ka per te falur ss e ka rrjepur Sali muti gjer ne palce

    1. Albani says:

      Po, nuk po me kuptoni,ne Greqi e paguajme energjine cdo dy muaj(vjen llogari dy-mujore)mund ta anashkalosh nje here pagesen,te vjen bashk me dy-muajshin e dyte,mund ta anashkalosh prape per se dyti te vjen ne llogarine e trete(d.m.th.muaji i gjashte)me paralajmerim per shkeputje nga rrjeti.Korentin ta shkepusin ne llogarine e katert ose te peste te papaguar(d.m.th.ne muajn e tete ose dhjete)dhe quhesh borxhli ndai komunitetit energjik,POR NE ASNjE MENYRE E ASNjE RASt E KURRE NUK KA BERE VAKI tE PUSHOHEN NIEREZ NGA PUNA PER MOSPAGESE(dhe ka plot qe nuk paguajne,per periudha ve ndryshme).
      qeveria po gjen preteks qe i pushon 260 punonjes nga puna se nuk kane paguar dy muaj energjine,(kur dy muaj dhe mund ti harrosh qe ti paguash).
      Nuk jam kunder pageses,por jo duke kaluar ne ekstremitete te peshtira te cilat tjeter qellim kane.Dhe qe ta dini dhe me pushkatim ti denoi Rama debitoret prape shume nuk do ta paguajne dot.Dhe ne Greqi,Itali e amerike ka njerez qe nuk e paguajne ose vonohen.Shume e kane te pamundur e do te preferonin erresiren,tani do te shikojme qytete pa drita,njerezit jane pa pune,ku jane asistencat,gruan,vellain,babane e ze korrenti.Nje nene i prene energjine,bente ftohte,vajza 13 viece kishte ftohte,te vetme ne harrese e fukarallik,pa eneregji e ne zero grade ndezin nje mangall ne apartament qe te ngroheshin,..Ne mengjies vaiza nuk u zgiua me,,,, shpirti i sai fluturoj,,nena mbijetoi,eshte e gjalle e vdekur,vajza vdiq se nuk paguanin dot energjine vdiq nga te ftohtit,,,,,,,.U helmua nga tymi.

  17. pajtohimja says:

    Largimi ose thene shqip pushimi nga puna i deklaruar nga Kreu i ri i OSSHE-se per 234 punonjes te OSSHE-se eshte largim i paligjshem dhe ne kundershtim te plote me Kodin e Punes te R.SH-se.
    Punonjesit e larguar,jane ne marredhenie pune me OSSHE-ne mbi baze te nje kontrate pune individuale dhe kolektive.
    Ne asnje dispozite te kontrates nuk eshte vendosur kushti se kush nuk paguan energjine elektrike,ujin,kredine,huan individuale etj pushohet nga puna ne menyre te menjehershmem.
    Ky urdher eshte arbitrar dhe i njeanshem,shpreh arrogancen dhe injorancen ligjore te kreut te OSSHE dhe siperorve te tij
    Ky fakt tregon se ata qe kemi zgjedhur nuk po bejne shtet por po ndertojne antishtet.
    Si mund te bejne shtet ligjor ata te cilet e shkelin ne menyre flagrante ligjin
    Nuk jemi perballe rilindjes por kemi perballe “Rirrjepjen”nga vemjet e pushtetit.
    Eshte fillimi i eres se nje sundimi te ri me atesi te vjeter.
    Populli me voten e tij duhet t’u tregoje vendin ketyre shushunjave te reja, te cilat na trajtojne sikur te jemi talebane dhe jo ata qe i kemi hipur ne ato karrige.
    Pushtetin ua dhame qe ta administrojme sipas ligjit dhe jo sipas qejfit.

  18. Albani says:

    ME vjen mire qe shume komentues e kane kuptuar ku qendron problemi,qe keto ekstremitete te pushimeve nga puna per nje apo dy muaj apo dhe per harrese jane precedente shume te rrezikshem per demokracine te cilat po te duartrokiten do te shtohen ne ekstremitete dhe me te skajshme te cilat nga ana e tyre vetem do ta rendojne gjendjen sociale e stabilitetin shoqeror.Keto veprime jane precedente te rrezikshme per demokracine,se nuk mbeshteten ne asnje lloj ligji,aresye e llogjike.
    Demokracia eshte kushtetute,demokracia funksionon me ligje,paligjshmeria nuk luftohet me paligjshmeri por me ligje.duartrokitjet e ketyre veprimeve te kundraligjshme bejn qe keto te shtohen,e shtimi do te thote qe shteti te rreshqase ne kundraligjshmeri,diktature ku secili pushtetar tMERREt E GjUMIt tE NAtES I BEN REALItEt DItEN.
    Qeveria po gjen pretekse te bej kondrabande me vendet e punes se administrates,e cila vuri gurin e saj qe ajo te qeverise.
    Me vjen keq qe kjo qeveri quhet e rilindjes,kur ajo vazhdon te percapet ne monopatet e paraardhesve te tyre te korruptuar,kur 25-vjet qenkan pak qe administrata e nenpunesit te kene statusin e tyre e te mos varen nga politika,ku shteti te jete shtet e politika politike.
    Pa administraten Rama nuk do te vinte ne pushtet,por statusin e nenpunesit nuk e miraton deri sa ta ngjyrose ate ROZE.
    25-vjet demokraci shteti yne spurdhjak ka nje administrate pa status por qe ndryshon komplet ngjyren ne BLU apo ROZE sa here nderrohen qeverite.Statusi e percakton qarte kur mund te hiqet nje nenpunes nga detyra,dhe nga detyra nuk hiqet me vendime politike por ligjore.
    25-vjet demokraci akoma luftojme per ujin e pijshem,,,NA NGELEN DEPOZItAt SIPER KOKES,,,.I keni pare ne ndonje shtet tjeter….xho…a kane pallatet ne Amerike depozita lart?….respekt..

  19. Dardhari says:

    Mendimet jane te kunderta po e verteta eshte nje
    Duam shtet ligjor duhet ta bejme me çdo sakrifice.
    Mos flasim sikur nuk jetojme ne ate vend shumices na vjen mbas oreksit te rembejme dicka se ky eshte njeriu i ri qe beri Enveri dhe e perfeksionoj Sali, Nano dhe tani qe dikush do te mbylle ruget kercejme perpjete Po nuk eshte e drejte.

    1. Eraldi says:

      Shteti ligjor nuk behet me standarte te dyfishta, por duke rrespektuar ligjet nga vete shteti para se tu kerkoj llogari njerezve. Si mundet qe njerezit te rrespektojne ligjin, kur ata shikojne qe vete shteti e shkel ate me te kater kembet? Kjo nuk ben shtet, por kontribon me teper ne anarshine e trasheguar te nje shteti rrumpalle, e cila perforcohet me teper nga ata qe pretendojne se duhet te bejne shtet.

  20. ylli says:

    Se deshem Salen se ish rumpalle se duam Edin se do ta fute vendin ne binare. E nuk e kuptoj se cduam ne.

  21. aleko says:

    Nje fature mujore qe nuk paguhet deri ne fund te muajt pasardhes fillon te kete nje norme kamate shtese per cdo dite qe kalon , ne momentin kur vlera e kamates behet 100%( minimalisht pas 100 diteve nese kamata ecen me 1% ne dite ) kjo quhet faturre e skaduar dhe personi qe nuk e paguan quhet debitor i skaduar . Atehere drejtori jep urdher qe ti pritet energjia ,pra deri ne 100 dite abonenti eshte mbrenda afatit kohore ligjore per ta paguar dhe OSHE nuk ka te drejte tja prese energjine,sepse abonenti per nje arsye apo nje tjeter nuk ka qene ne gjendje te paguaj ,ndaj dhe ligji ja ka lene kete hapsire ligjore, ndaj dhe prerja para kesaj perjudhe nuk mund te behet.Sa kohe qe nuk mund ti behet prerja e energjise ,per veprimet e tjera as qe behet fjale se mund te behen , si arrestim apo pushim nga puna .Keto po i them per te qartesuar situaten e turbullt qe eshte krijuar e qe duhet ta kene parasyshe edhe drejtuesit e OSHE dhe policia qe eshte perzier ne kete pune .

  22. gajdexhiu says:

    JO MORE RESPUBLICA, PSE NE QE E PAGUAJME DHE NUK NA ZE GJUMI DERISA PAGUAJME UJE E DRITA QENKEMI RROTA E K….!!!! TE PUSHOHEN DHE QE CKE ME TE DHE TE FUTEN EDHE NE BURG. KETA ME RROGA DHE NUK PAGUAJNE!!! PSE ORE NE TE TJERET QE PAGUAJME DHE QE JEMI NE RREGULL ME SHTETIN DUKE PAGUAR CDO GJE QE I TAKON SHTETIT, CFARE JEMI NE???? APO JEMI RROTA E BUDALLENJVE???? TE PUSHOHEN DHE QE CKE ME TE!!!! DHE MOS I DILNI KUNDER RAMES ATY KU NUK ESHTE PER T’I DALE!!! SHYQYR QE PO VENDOS RREGULL!!! ATEHERE ME LOGJIKEN E RESPUBLICA DUHET QE UNE QE PAGUAJ DHE KAM PAGUAR GJITHNJE, TANI ME DUHET TE PERFITOJ 5 VJET RRJESHT DRITA FALAS?!
    KOQE KANDARI RESPUBLICA!!! TE GJITHA CESHTJET I TRAJTONI ME BAZE INTERESI PERSONAL DHE JO ME BAZEN E TE MIRES SE PERGJITHSHME !!!!!!

  23. Eraldi says:

    Po shikoj se shume komentues, e ngaterrojne detyrimin financiar ndaj nje sherbimi apo malli, me te drejtat e garantuara me ligj. Me vjen per te qeshur, se sa i maget eshte ky popull ne gjykim dhe llogjike. Ky justifikon edhe faktin, qe duruan gjysem shekulli diktature dhe ende vazhdojne qe te tolerojne nje diktature te kamufluar nen petkun e Demokracise. Dikush thote se neqoftese une paguaj, atehere te vriten dhe te burgosen ata qe nuk paguajne, pavaresisht se ekziston nje ligj qe nuk e lejon kete. Dikush tjeter po pret ne radhe per te zene ndonje cep te ngrohte pune ne Administrate, dhe me pelqen armiqte politike te Partise ne pushtet, po pushohen ne menyre te paligjshme. Per ta nuk ka rendesi sistemi dhe shteti, por i forti i lagjes qe i brockullis dhe pastaj u a fut sa krahu, rendesi ka qe ai eshte burre i “mire” dhe i forte, nga i njejti fshat dhe me te njejtat bindje politike. Mentalitet rural sklleverish qe nuk shikojne me teper se sa hunda dhe dera e shtepise se tyre. Dhe pastaj ne presim qe te behet Shqiperia me kete lloj brumi. Vaj medet kjo pune!

  24. kampaçurreta says:

    KETO VEPRIME AUTORITARE JANE TOTALISHT TE GABUARA, BILE DERI TE RREZIKESHME, NUK KA NEVOJE PER KRAHASIME MES SISTEMEVE,NE SE DIKUSH ESHTE DEBITOR NUK DO TE THOTE SE ESHTE PERVETSUES I PASURISE NEPERMES VJEDHJES,KUR KA NJE DOKUMENT PAGESE TE PA REFUZUAR. PER PERSONAT PUNONJES PRANE OSSHE NEPERMJET PAGESAVE LEHTESISHT MUNDE TE PAGUAJN ME KESTE, PER ATA POLICAT E BURGJEVE ME KERKESE NGA OSSHE MUNDE TE PAGUJNE NE TE NJEJTEN MENYRE.PUSHIMI NGA PUNA ESHTE TERESISHT NE SHKELJE TE LIGJIT. Si do te me pergjigjet drejtori i OSSHE kur per l20 kwh qe hargjoj ne behar kur kthehem ne Shqiperi paguaj si te keme nje kombinat tek shtepia me 130 lek/kwh,ose rasti tjeter kur banesa e mbyllur per 6 muaj vijne faturat me nga 400 kwh pa shpenzuar asnje dhe me ndihmen e avokatit te popullit u detyruan te me kthejne gjithe leket.TE NDERUAR RILINDAS I KENI HIPUR KALIT SE PRAPTHI. TE FALA NGA KOMUNISTI QE NUK KA QENE KURRE KOMUNIST.

  25. agim says:

    Largimi i njerezve nga puna per asye se i kane borxh kompanise eshte jo normal, Shteti duhet te behet por me ligje. Mqs nuk i kane paguar prej nje kohe te gjate duhet te qendrojnin ne pune, nese punen e kryejne mire, dhe ti shlyejne borxhet bashke me kamatvonesa duke iu ndalur nga rroga.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje