Protesta para bashkisë/ Të rinjtë e FRESSH i kujtojnë Bashës premtimet e pambajtura

8 Dhjetor 2014, 12:54Politika TEMA

Në Ditën Kombëtare të Rinisë, gjimnazistët e Forumit të Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë protestuan sot përpara Bashkisë së Tiranës duke kërkuar kthimin e hapësirave publike të cilat janë pushtuar si dhe krijimin e hapsirave të reja në shërbim të komunitetit e në veçanti të të rinjve.

“Tre vjet më parë, asokohe kandidat për Kryetar  të  Bashkisë Tiranë, zoti Lulzim Basha na premtoi më shumë hapsira publike, hapsira të gjelbera dhe argetuese për qytetarët e Tiranës.

Ndaj Sot, ne jemi këtu në kërkim të hapsirave që na u premtuan dhe që qytetarët e kryesisht ne të rinjtë meritojmë.

Na u premtua shumë, por rezultatet e një vezhgimi që mund ta bejë secili prej nesh, tregon se hapsirat jo vetëm që nuk janë shtuar, por përkundrazi, janë minimizuar”, u shprehen të rinjtë në protestën para Bashkisë.

Ata i rikujtuan Kryebashkiakut Lulzim Basha premtimet për 10 kinematë,11 bibliotekat dhe terrenet sportive që duhet të ishin gati brenda vitit të parë të mandatit. Sikurse edhe premtimin se do të bëhet ulja e numrit të nxënësve në klasa në 30, si dhe zhvillimi i mësimit me vetëm një turn në shkollat e kryeqytetit.

Përpos këtyre, u shprehën të rinjtë, “ende nuk i kemi parë 20 qëndrat e reja sociale. Ende nuk ka asnjë masë të ndërmarrë nga bashkia kundër shfrytëzimit të fëmijëve në rrugë.

Pastrimi i Tiranës, premtimet për studentët e shumë premtime të tjera të pambajtura, janë jo vetëm shqetësimi ynë, por edhe i çdo qytetari i cili, ka ardhur në këto zyra e nuk ka marrë kurrë përgjigje”.

Në përfundim nxënësit theksuan se 160 mijë qytetarë e subjekte nuk kanë marrë asnjë përgjigje për ankesat apo kërkesat e tyre, dhe ne nuk duam të jemi “një” ndër ta në këtë rast, por zëri i të gjithë atyre që nuk u dëgjuan kurrë. Ne kërkojmë zgjidhje dhe e duam atë tani, para se të jetë tepër vonë. /gj.k/

3 komente në “Protesta para bashkisë/ Të rinjtë e FRESSH i kujtojnë Bashës premtimet e pambajtura”

  1. loni says:

    votojeni perseri kete plere serbe me emrin lulzim plera,se ne mandatin e dyte mund ti mbaje premtimet,dhe ju si popull bagti qe jeni provojeni perseri duke i dhene nje mandat te dyte,ai nuk beri asgje ne qeveri duke nderruar gjithe postet e ministrit dashkeni ju te bente tiranen,duke e ditur qe ishte i pa afte ju e votuat per bashjak,votoheni vitin tjeter o popull bagti se mbase ju mban ndonje premtim,ju nuk doni njerez puntore,ju doni vetem plerat mbi koke se jeni nje popull basdart qe kerkoni vetem malok ose besniket e malokeve mbi koke,dhe mire tju behet tiranas plera,votoni perseri berishen se edhe ai do tju ndertoje rruge dhe vetem rruge,pa harruar qe pushkatimi nuk do tju mungoje,ju tiranasit ju plerat qe jetoni me maloket,kur te kaloni perpara kryeministrise tregoni tek femijet tua se ketu tek ky shesh njeriu nga malsia tradhetari dhe krimineli i shqiperise vrau popullin e vete,dhe ai njeri quhet,,sali serbi tradhetari lulzim serbi basha berisha,,keta dy burrat e shtetit qe ju tiranasit shumica e popullit shqiptare i votoni sa here,bravo oj tirane europjane,mos harroni mandatin e dyte bashes,dhe mos e zhgenjeni saliun neper mitingje,te dilni sa me shume ne perkrahjen e ketij basdartit serb tropojan.

  2. Gezimi says:

    Ka dhe premtime te tjera qe Basha duhej ti mbante. Nje nga keta ishte dhe ndertimi i Tramit, por qe shpejt u harrua! Zgjedhjet e ardhshme jane ne prag. keshtu qe eshte rasti te mos bejme me ate gabim (megjithese ai i vodhi haptazi votat), qe ti besojme punet e kryeqytetit, te cilat ai i ka braktisur me kohe!

  3. VL says:

    Harruan trapin…dmth tramin ? apo uljen e 60 taksave…apo kthimin e Tiranes ne qytetin me “avangard” te europes ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje