Majko: “Hesapi” i fundit i dhjetoristëve janë spiunët. Rama ka qenë një ekstremist i djathtë

8 Dhjetor 2014, 15:34Politika TEMA

Ish-kryeministri Pandeli Majko thotë se hesapi i fundit i dhjetoristëve janë spiunët.

Sipas tij, gjatë Lëvizjes së Dhjetorit, ka pasur edhe një lëvizjesh në nëntokë e spiunëve.

Dhjetoristët” si fenomen politik nuk janë një listë njerëzish. Përkundrazi janë kaq fluidë sa duken pak dhe në të njëjtën kohë, shumë më shumë. Ata nuk janë gra të dhunuara që reklamohen pranë tabelës “Ti nuk je për t’u shitur!” Dhjetoristët janë një brez që bëri detyrën karshi vetes dhe kohës. “Hesapi” i fundit i Lëvizjes së Dhjetorit janë spiunët… Dosjet e Sigurimit të Shtetit. Nën guackën e politikës edhe sot lëviz timbri ironik i pyetjes “A ishte e gjitha çfarë ndodhi një lojë e telekomanduar spiunësh që konvertuan pushtetin e komunizmit?!”….

Përgjigja ime ka dy anë, sepse paralelisht me Lëvizjen e Dhjetorit ka pasur le ta quajmë një nëntokë të një Lëvizjeje spiunësh. Ka pasur një jetë të dyfishtë e cila rrotullohej dhe donte ta mbyste me pisllëkun e kohës atë që nisi me studentët. Kjo është arsyeja që nëse vini re në vazhdim, gjithmonë nga protagonistët e politikës që kanë pasur një lidhje morale me Lëvizjen e Dhjetorit kanë ngritur problemin e hapjes së dosjeve. Ka pasur edhe nervozizëm, pa diskutim, por dukshmëria është e qartë dhe reflektim i asaj që thashë. Spiunët janë “porosia” e fundit e Lëvizjes së Dhjetorit….”, thotë ai për gazetën DITA.

Më tej ai kujton edhe kohën kur Rama për të ishte thjesht një ekstremist i djathtë.

Kur Ndre Legisi më foli për herë të parë për të takuar Edi Ramën… reagimi im i parë ka qenë: “Kë të takoj?! Po Edi Rama është ekstremist?!” (Qesh) E kam njohur nga larg Edin dhe më kishte lënë përshtypjen e një radikali të djathtë… Pastaj, kuptohet që u bëmë miq. “Debati” ynë vazhdon edhe tani, por në mënyra të tjera”, thotë Majko.

Në fund ai ka një koment edhe për Enver Hoxhën:

Fakti që ne vazhdojmë ta diskutojmë këtë çështje dhe në këtë mënyrë, tregon se sa pak kemi bërë në këtë drejtim. Historia e Shqipërisë dhe shqiptarëve mbetet ende një histori e “pashkruar” për shkaqe që varen dhe nuk varen nga ne. Historia jonë nuk është vetëm historia e drejtuesve të saj, por edhe historia e komplikuar e një kombi me fuqitë dhe fqinjët e tij. Enver Hoxha është një drejtues komod i dobësive tona kombëtare, sepse mbi to dhe me to ai, diku me instinkt dhe diku me zgjuarsi, ja doli që ta qeverisë vendin. Ai është i pashmangshëm nga trajtimet e historisë sonë dhe është produkt i rrethanave të saj në Luftën e Dytë dhe pas saj.

Ajo që më shqetëson është trajtimi naiv i figurës së tij që shpallet ose një gjakatar homoseksual ose një personalitet i historisë. Kam qenë lexues i rregullt i librave të tij dikur në rininë time parapolitike, dhe po ju them se Hoxha është më i komplikuar se sa duket. Profili i tij politik është edhe produkt i tre miqësive me Beogradin, Moskën dhe Kinën dhe ku ai i mbijetoi prishjes me secilën. Hoxha nuk ka qenë idiot, por padyshim drama jonë kombëtare me të është se ai arriti që gjithë inteligjencën kombëtare ta barazojë me inteligjencën e vet personale. Një dramë e cila kishte filluar para tij dhe ka lënë hijen edhe pas tij, në historinë tonë kombëtare.

Mendoj se do të jetë vështirë që ai të analizohet nëse nuk i pohohen ato që mund t’i konsiderohen pozitive në aktet që ai ka prodhuar në veprimtarinë e vet. LANÇ-i nuk është vepër personale e Enver Hoxhës, por ai është pjesë e padiskutueshme e kësaj lufte. Vlerësimet për aktet e tij gjatë LANÇ, në Konferencën e Parisit apo në disa suksese të regjimit të tij pas çlirimit nuk mund ta shfajësojnë apo ta ndriçojnë atë rrugëtim në të cilin ai futi kombin.

Ai nuk ka asnjë mundësi justifikimi kur “teknikisht” pjesa më e madhe e atij brezi drejtuesish që nxori Lufta Nacional Çlirimtare ose u vranë, ose u burgosën ose u shmangën duke e lënë vendin në duart e një tufe njerëzish pa personalitet dhe produkt të interesave të familjes së vet. Dhe të mendosh që pas çlirimit, Partia Komuniste e Shqipërisë nga pikëpamja e shkollimit të drejtuesve të saj ishte më perëndimorja në gjithë lindjen komuniste. Enver Hoxha në këtë kuptim, është ende “gjallë” me dobësitë e veta, dhe na ironizon me mënyrën se si përsërisim edhe atë vetë. Edhe sot”./b.l

 

24 komente në “Majko: “Hesapi” i fundit i dhjetoristëve janë spiunët. Rama ka qenë një ekstremist i djathtë”

  1. Ky sperben asnji lloj lajmi z.Majko.
    Jeni duke vrare kohen ne pushtet dhe abuzuar me detyren qe ju besoj shqiptari me voten e vet me 23 Qe !
    Analizat e dhjetorit ky popull e ka degjuar ne shume versione ,si ne tv edhe ne shkrime ne media .
    Nqs ju ka ngel koha ala ke ai dhjetor e kerkoni sot te shtyni kohen
    me te tilla analiza ,ne kerkim te spiuneve apo pershkrime karakteresh ,
    ai i extremit te djathte dhe tjetri i extremit shpelles , mblidhuni e i diskutoni vet ,ktu popullit si intereson aspak . Ne fund te fundit sihte dicka deshperuse ,dicka qe ju nuk ishit te zote ta realizonit si enderonit ,pra nji deshtim total ,madje i turpshem qe sipas meje s’meriton asnji vemendje .
    Vazhdoni bjerini dajres dhitorit.

    1. human says:

      Keta eshte mire te quhen dhjetoristet e dhjere.

      1. hahahaa ,tama -human,
        nuk ka vend aspak per asnji lloj zgjedhje/vleresimi tjeter.
        Kta e bene vet ate corb dhe vete e hengren .
        S’e kuptoj dot sensin tani ,perse vazhdojn e fryn gerrnetes ala .
        Kta pra jane politikanet shqiptare ,shifi ,tallin menderen me idiotesira e duan tja shesin ktij populli per muzike .
        Si eshte ajo shprehja popullore ,sa mer vesh gamori nga muzika edhe kta nga politika .
        Mjer ,mjer ai popull qe vazhdon ti degjoj .Paskan veshe te fort.

    2. XUME PROTOPAPA says:

      PAQIZE TOPTANI DHE BLEND KAÇURRELI

      dore dorazi ate dite dhjetori te nentedhjetes, kundronin te habitur turmat e te rinjve qe drejtoheshin tek ajo godina e gjeollogjikut, ku bujtonte “ajka” e mendesise se shqiptareve ende te pa formuar per te buçuar ne jete. Jane vetequajtur “ajke” nga njeri prej banoreve me ne ze te saj, çuni i Guri Bazes, Ymeri, ne art Mero Baze.

      Ca kohe me pare te gjithe u shastisem kur nje tjeter banues i atyre godinave, per pak jave ne vit ne kohe zbori ushtarak, per te qene me te sakte godina e studenteve te artit, e para ne te hyre te qytetit studenti, i nderuari shoku Edi Rama, i dhuroi i forcuar korpusin e Fakultetit te Gjeollogji-Miniera, zaganjoreve te gjykates se larte.

      U revoltua Ymeri çuni i Gurit, edhe me te drejte, por tromboi nje anateme qe as shkelmat me kepucet e mbushura ne maje me gazete te Blendi kaçurrelit, se mbante kepucet e Sulejman Toptanit nga vobektesia e pa mate, nuk mund ta honepsin dot.

      “Ne ate fakultet na qenkesh formuar ne vite “ajka” e inteligjences shqiptare!” Mundet, me pak gjasa te jete edhe e vertete, po desha ti kujtoj Ymerit gazetar germues tunelesh, se nje nga demet me te medha qe i kane bere vendit, duke vene ne rrezik te perhereshem jeten e dhjetra mijera banoreve te gjaterrjedhjes se Drinit, eshte pikerisht inteligjenca e gjeologeve te formuar ne ate fakultet.

      Jo shume e dijne qe diga e hidrocentralit me te madh te vendit, ajo e Fierzes, per gabime e nenvleftesime ne studimin gjeologjik te basenit ujembledhes te saj, eshte bere rreth tridhjete metra me e larte nga sa ish projektuar: u kishte “shpetuar” gjelogeve te “ajkuar” kolege te Ymerit, qe nje koder prej miliona mc rreshqiste brenda liqenit, duke rrezikuar zhdukjen e qindra mijera veteve qe jetonin poshte saj deri ne det.

      Duke lexuar rrefimet e Majkove, te Bedrive, te Rameve per ate dite te dhjetorit kur Blendi qau per here te pare pa lot, e duke u mallengjyer me fotot e Enteles te asaj godine studentore te shndruar nga kosovaret e Majkos ne bujtinen numur 18, me vjen natyrshem pyetja per sojzinjte e djeshem dhe te sotem te kesaj godine-bujtine: perse e shkaterruat kete vend e kete popull, perse u shndruat ne rrotulla letre higjenike per te fshire te prapmet e krimineleve qe na sollet ne pushtet, perse u mashtruat nga agjentet e CIA-s e UDB-se Sali Viçidol Berisha e Ramiz Alia, e komparmata Potjemkin e vrastareve gjakatare serbomalazeze?

      Nga varri ju blasfemojne per ate dite dhjetori, Paqizja, Zylfiqarja, Dilfizuri e Sulejmani i Toptaneve te Blendit qe lindi e do ngordhe gjithnje kaçurrel.

  2. Socialist si Majko says:

    Nga qe Rama ka qene dhe eshte ekstremist i djathte, sot kostot i kane mbi shpine anetaret e partise socialiste qe enden rrugeve pa pune, dhe neser kostot do ti kene Majko me shoke qe sdo votohen as nga familjaret e tyre. Te na rrojne sa malet ish ofiqaret e bashkise TR se per ata paska qene Rilindja, ne me pak se dy vjet u kthyen neper detyra shteterore me funksione te larta… Ne te tjeret, kemi vdek qe ne vitin 2005 kur na hoqi Sala prej pune dhe fatkeqsisht edhe pse punuam dite-nate per te sjelle kllufin e gjate ne pushtet nuk rilindem dot ?

    E vetmja gje qe me ngushellon eshte fakti qe zgjedhjet vijne prap ? dhe Ramen ne bazen e partise tone nuk e shofin dot me sy.

    1. .... says:

      mqs zgjedhjet vin prap,voto saliun se ai te fut plumbin ballit po fole kunder tij,mqs ke ngel pa pune si socialist,do te thote se je i pa afte,pune roje nuk te gjen shteti,beu doktorr qe te fillosh pune neser,pa shkolle nuk fillon dote pune,mqs edi nuk po te gjen pune voto saliun se te gjen ai pune,si ne 1997 qe i gjeti pune gjithe shqiperise,votoni saliun o popull i pa kenaqur,saliun e patet 13 vjet ne pushtet dhe 8 vjet ne opozit dhe nuk ja niu kari fare per ju,ju prap saliun kerkoni,votojeni se si 4 deshmoret e 21 janarit do perfundoni kete rradhe,mqs jeni njerez te padurueshem ngrihuni ne protesta me saliun dhe vendosni perseri saliun,dy here e hengret nga saliu,cfar u be edhe per te treten here,kur bytha mesohet me rrock do perseri,dhe saliu eshte i afte per ju si popull plere tjua dhuroje rrocken me te mire apo me te keqe,e harruat saliun e piramidave,saliun e 1997,saliun e 1998,saliun e 2000,saliun e gerdecit,saliun e 21 janarit,saliun e droges,saliun e shqiptareve qe i ktheu ne refugjate duke i internuar shqiptaret te shtegtojne neper bote si cifutet ne 1940,harruat saliun e vrasjeve politike etj beme kunder shqiptareve per trathti te territoreve tona,harruat gjithcka te saliut dhe kerkoni nga rama per nje vit tju kthej ne parajse,o popull budall,kot nuk thojne shkerdhei nenen te thote babe,nga ky popull jemi ne,qe saliun e kemi babe nga te gjitha keto shkerdhime qe na ka ber,dhe ne perseri e duam ne krye te shtetit,bravo o popull me dinjitet(Kar)ne tru bravo o socialist voto saliun se ne duam dru,nuk harrojme kollaj friken komuniste,duam shekuj ta harrojme qe te kthejme mentalitet,brezi jone eshte mesuar me terror dhe nuk jetojme dote me sistemin e tolerimit te qeverise socialiste,se po beni protesta edhe per mos pagimet e dritave dhe kjo qeveri po ju toleron,ju doni saliunqe gjithe administraten e ngrinte neper mitingje sa here i ngrihesh palla,kush nuk shkonte hiqesh nga puna,nuk doni edin se ai nuk detyron askend per interesat e tij politike,vazhdoni me mentalitetin e karagjozit o popull.

      1. Socialist si Majko says:

        Degjo mire ti more morr lapangjoz bythlepires pushteti. Une jam me arsim te larte, mbaruar shkelqyeshem shkollen shteterore. I vetepunesuar ne aktivitetin tim dhe aq sa para kam xhiruar une, ti nuk i ke pare as ne endrrat e tua lakuriqo/perverse me Ramen…
        …dhe une si nje njeri qe mbartja perbrenda urrejtjen per mostren Berishe punova per keta, fotokopjet e tij tete vjet rresht. i afrova qindra njerez te cileve ju PREMTUA nje me nje punesimi (se mor loqe, askush nuk punon per shpirt te babes nese nuk e di). Ata sot jane pa pune, ne nje gjendje skandaloze aq sa po hedhin syte nga e shkuara e Saliut. askush nuk i takon me, askush nuk i ngre telefonin, fshihen depuplehrat si skutha skutave sepse nuk dine cti thone ketyre njerezve qe genjyen. Edhe une qe pretendoja te kisha nje karriere ne administraten shteterore dhe ti sherbeja vendit tim po ashtu ndjehem i poshteruar dhe i fyer nga sjellja skandaloze e pushtetareve. Ndjehem edhe me i poshteruar kur shikoj njerezit e Berishes akoma ne administrate te mbrojtur nga ligji “autogol” i administrates publike, ndjehem i poshteruar kur shikoj dashnoret kembehapura te krereve te PS qe jane gjithandej neper administrate. Ndjehem dhe me i fyer kur shikoj bullafiqet hajdute te ish-bashkise kur hiqen si socialiste te devotshem. Ndjehem keq kur kaloj ne rruge dhe ul syte kur shikoj njerez qe me besuan voten dhe sot jane ne pike te hallit.

        Si perfundim vota ime ska asnje peshe, por fjala ime eshte sot fjala e bazes se partise socialiste te cilet mezi po presin te shporrin prej tyre nje ciban bukeshkale qe ska asnje lidhje me te majten.

      2. Realisti says:

        Ti ….. anonim qe ke frike te vesh emrin, je mesiguri agjenti i Rames, nga zyra e Rames, shoku i Endrina Fuga, militantet perverse, trubosh dhe kelyshet e “Rilindjes” qe del dhe kundervihesh keshtu. Komentuesi me lart “Socialisti si Majko” u shpreh shume mire, jam shume dakord, si ai edhe une, edhe shume te tjere po e provojme ne kurrizin zhgenjimin nga Rilindja qe po i del boja perdite. Te pershendes Socialisti.
        Mjere ti …. per trute tende, kur te bjere Rama nga pushteti ku do vertitesh ti per pune? Me siguri ti qe shan Saliun sot, neser do ti lepish kepucen. E beni ju, keni vite qe sterviteni, jeni trajnuar mire ju palacot e Rilindjes.

  3. Naqua says:

    Bravo, z. Majko! Per mua, sinqerisht, je nje nga burrat me pozitive qe ka PS. Per arsyetime te tilla ka nevoje opinioni publik sakat i shqiptareve.

  4. zef says:

    Oshte nje mendimi njeanshem ky i yti zoti Majko!!!
    Nga mund ta dime nese keto deklarata mund te bazohen ne
    vertetesi, dikush mund te dale dhe te thote te kunderten e asaj
    qe keni thene ju. Eshte ceshtje besimi, me pak fjale atyre
    qe i interesojne keto qe keni thene ju mund ti duken normale,
    por mund te jete dikush tjeter qe deklaron te kunderten.

    Keto jan deklarata verbale pa asnje prove dhe mund te kete
    shume spekllime ne kete fushe.

  5. dinjiteti says:

    SHum i perpikte ne mendim pra nuk mund ta hudhesh poshte,po ashtu kelyshas e zagaret kane te gjithe nji prerje,TE SHPRESOJME NE GJENE RATAT E REJA,O JO..

  6. Daja says:

    Une do te doja qe politikane te sincerte si Majko te kishte me shume … Vertet kemi nevoje per te tilla kendveshtrime te cilat afrojne njerezit e ne te njejten kohe ofrojne spastrimin e shoqerise nga ata qe kane shitur shpirtin e tyre..
    Mbeshtes qendrimin e Majkos por do te Desha psh qe te komentonte pozicionin e z. Rama (qe vertet ka qene I djathte para te gjitheve ndoshta) ne kushtet e tanishme ne krye te PS. DHE PER ME TEPER NE B/PUNIM ME METEN … Une personalisht ndjej keqardhje per kete pozicion dhe nuk di se si mund te ndihmohet qe ai tia dale per te vene ne jete idete e veta per shqiperine, ide te cilat ne kushtet konkrete nuk besoj se mund te realizohen ne menyren qe ai po leviz ne qeverisje Ju zoti Majko qe jeni rritur e thinjur para kohe ne majat e pushtetit mund e duhet te jeni prane tij per tia dale pa cka se sa ju mban ai afer e sa ju beson pas cdo keshille QE JU I JEPNI te cilen AI e shoqeron me nje buzeqeshje paksa tradhetuese.. Kam pershtypjen se ai vuan pak nga paranoja e mosbesimit dhe nga besimi paksa I tepruar ne vetvete edhe pse ne te njejten kohe eshte idealist por i bllokuar ne shtratin e pragmatizmit me kulmor te mundshem..

    1. GJITHE POPULLI DHJETORIST says:

      Kjo hunde e Majkovicit nuk flet per sinqeritet. Ky shejtan budalla na e ka hedhur te gjitheve!!!

  7. ben says:

    Mire e ke thene Majko…Edi nje extremist i djathte dje, sot eshte diktator i vertete.

  8. Ateist says:

    Eshte e vertete. Per njerez te roberuar mbi 600 vjet si ne, aristokrati eshte figura qe e meriton te jete ne krye. Edi rama po sjell figuren e aristokratit. Intelektualet e rrespektojne kete. Dhe populli me arsye gjithashtu… Se shpejti dhe jevgjit. Saliu, ne anen tjeter, eshte nje borgjez i rendomte. Njerezit nuk e blejne qe nje borgjez ka te drejte te drejtoj. Fati i tij shihet thjesht si fat. Prandaj plasi krimi… Te gjithe donim te benim fatin tone. Kemi dhe dy shekuj perpara se te hedhim dhe aristokratin, nepermjet nje levizjeje progresive. Deri atehere, duhet akoma te kalojme etapen e feudalizmit. Ne shqiperi asgje nuk eshte lineare, dhe e kuptimte. Ne hidhemi nga nje faze e njerezimit te tjetra si elektrona te lire. Mbase ne kete rremuje, mos realizojme dhe ndonje etape te te ardhmes? Diktature konkrete me vlera ballkanike. Ne pritje te proletariatit.. Dhe jo vetem te fshatarit.

  9. lili says:

    I du shume keta komunista,se cdo here kur veprojne vrasin shume zoj! Paska filluar lufta e mbrendshme antiRama nga ‘xhaketat e vjetra ‘edhe duhet te kuptohet mesaxhi:une jam bir komunisti ,jo Rama qe eshte djathtist extrem…

  10. Dranoel says:

    Majko hot se I ka lexuar librat e Enver Hoxhes dhe per perfundimet qe jep duket sikur thot qe une se kam kuptuar Everin dhe nga nje vesh me ka hyre dhe nga tjetri me ka dale ose nqs nuk paraqet thenie tesinqerte ai jeton ne mungese te lirise se tij dukepatur frike dhe nuk paraqitet I sinqerte

  11. realisti pesimist says:

    Edi Rama veç ne kjofte ekstremist i djathit te bardhe, se per ekstremist te djathte nuk e kam pa deri me sot. Po ku na doli i djathte, kur ka qysh ne fund te viteve `90 qi asht anetar i PS??????????

    Majko m’asht duke deri dje si pune psikopati, por po e shof se jo vetem duka, por edhe fjalet qi flet deftojn` se asht i manget.

  12. Partia says:

    C’far librash te Everit ke lexuar o idjot,Enveri nuk shkruaiti kurre,te tjeret i shkruanin xhevairet e monstres
    Ti vete edhe ne qofte se s’ke qene spiun, per spiunet ke punuar dhe punon,pra nuk ka ndonje ndryshim

  13. tom says:

    Majko, ty nuk te merret vesh, o vella, qendrimi i vertete ndaj figures se Enver Hoxhes, njehere e ke quajtur Hitler, njehere e vlereson, sipas flladeve te modes politike….Mbaj nje qendrim dhe mbahu fort pas tij….Pse druheni te thoni te verteten: Enver Hoxha udhehoqi luften nacional-clirimtare, me shume sukses, zgjodhi aletatet e duhur ne kete lufte, dhe gjate luftes ngriti edhe bazat e nje pushteti popullor me keshillat antifashiste nacional-clirimtare dhe pas clirimit, duke filluar nga zero beri aq sa mundi duke na dhene per here te pare identitet dhe nje shtet te padiskutueshem me ne bote, te arsimoi, te elektrifikoi, te ndertoi industri, te zhduku malarjen, kenetat, te ngriti universitete dhe akademira dhe sigurisht ne lufte te vazhdueshme me ata qe donin ta rrezonin e te ja merrnin pushtetin…ballistet dhe zogistet qe u bene pale me gjermanin dhe lane duart me gjak populli te pafajshem. Dhe pushteti nuk mbahet me balet, zoti Majko, ne asnje vend te botes nuk mbahet me balet….ti e di qe heperhe sistemet ekonomiko-politiko-shoqerore jane te ndertuara mbi lufte klasash, te pasur e te varfer. Ti i di keto Majko…

    Atehere boll me denigrimin e Enverit….sepse askush sot, asnje politikan keto 23 vjet nuk i afrohet dot as tek balta e kepuces….Perse e keni kaq frike akuzen e PD se jeni pro Enverit, kur ne krye te PD eshte vet Berisha? Perse tromakseni? U ktheni pergjigje….

  14. muhamed tabaku says:

    Duke folur per dhjettorin dhe dhjetoristet ju nuk permendni as edhe nje here te rinjte e Kavajes qe e filluan kete pune apo si te shprehem me drejte demosatrimet kunder pushtetit ne fuqi te pakten haptazi rreth nje vit para dhjetorit. Shprehjet dhe parrullat antikomuniste nuk ishin me te kamufluara por te dala haptazi. Ju qe flisni keshtu jeni manipulatore te historise per mendimin tim nuk flisni drejte. Kishte je parulle ne Kavaje ne ate kohe ku thuhej”Rrofte liria” “Rrofte demokracia” “Poshte dinastia” .

  15. era says:

    Eshte shume e vertete ajo qe thote “Sicialist si Majko”.

    Dolem ne protesta, mbeshtetem cdo veprim te PS (Paskemi mbeshte Ramen dhe Liken floririn)qe krimineli serb te zhdukej nga jeta e shqiptareve. Na u premtua Rilindje- dhe kjo per ne nenkuptonte nje qeveri qe do te punonte dite e nate te mbante premtimet per te cilat kerkoi dhe i dhame VOTEN.

    Sot shohim qe hajnat qe ishin ne administrate te shtetit dhe mbanin fotografine e salserbit ne xhep, (shume u pushuan edhe nga puna se ishin spiunuar qe ishin ne protestat e PS) sot vazhdojne te jene perseri, madje edhe ne poste drejtuese. Kjo nuk eshte RILINDJE.

    Ti ..8 dhjetori, aman te keqen mos na tremb me saliun…

    Me pelqeu komenti i Ateist

  16. nora says:

    Duhet te dale nje force e re politike ,se kjo e Dhjetorit e ftohu fare popullin.Jam e majte punova fort te sjell ne pushtet socialistet dhe te paren qe me sulmuan mua.jan vene kunder soc. ata qe sdime nga dalin per te dreqtuar vendin!Me saliun sjemi kurre por as me me Edin e tanishem por me ate te para zgjedhjeve.Ky te prish edhe me dok.ne pjesen tende dhe nuk prish ate qe prish pune .Tamam i djathte ai qe paguan fiton ai qe pret leg. falas digjet.Ai qe ka lokal e do te ushqehet humbet fiton ai qe ka para e hap punen edhe pse ka dy te njejta e slejohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje