Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër rast, ku kryetari i komunës Otllak Dalip Kanaçi, përfaqësues i Partisë Socialiste, në rrethin e Beratit, sipas opozitës rezulton debitor me 350 mijë lekë ndërsa në fakt faturat e tij janë jo më të më dha se 1100 lekë të vjetra.
Deputetja e PD Jorida Tabaku ka bërë publike faturat e energjisë që sipas saj dëshmojnë se Kanaçi është debitor ndaj OSHEE në vlerën 350 mijë lekë.
“Jemi sot këtu për të denoncuar botën paralele, mes oligarkëve në pushtet dhe qytetarëve të pamundur, që po vuajnë nga faturat abuzive të energjisë, nga kamatvonesat milionëshe mbi këto fatura, që po vuajnë nga errësira që ka shkaktuar qeveria.
Qytetarët që nuk paguajnë dot energjinë, se nuk kanë mese të ushqehen, nuk kanë asnjë të ardhur ekonomike, janë me qirinj sot. Por qeveria nuk i trajton të gjithë njësoj. Ja kemi këtu kryetarin socialist të Komunës Otllak. Eshtë debitor me 350 mijë lekë, energji që e ka shpenzuar por nuk e ka paguar.
Një i ri u nda nga jeta dje në Mëzez në një përpjekje të dëshpëruar për të siguruar drita në shtëpi, për familjen e tij në gjendje të mjeruar ekonomike.
Kjo familje nuk ka energji se është debitore. Por kryetari i komunës së Edi Rama edhe pse është debitor, ka energji, dhe ai nuk ka asnjë problem as me ligjin, as me OSHEE-në. Kemi parë dhe kemi denoncuar këto kohë, fatura abuzive dhjetra milionëshe ndaj qytetarëve të pamundur që nuk kanë tjetër gjë në shpëti pos televizorit e llampave ndricuese.
Shihni sa e ka faturën mujore kryetari i komunës së Edi Ramës, oligarku i tij lokal. 1400 lekë të vjetra në muaj. Një mijë e 100 lekë të vjetra të muaj. Ja pra cdo të thotë të jesh i lidhur me pushtetin.
Të jesh pjesë e Shqipërisë së oligarkëve. Pabarazia para ligjit, trajtimi i qytetarëve me armiqësi dhe i favorizimi i njerëzve të lidhur me Edi Ramën është një padrejtësi revoltuese. Kjo qeveri nuk le zgjidhje tjetër përpos përballjes me qytetarët. Protesta masive popullore do ta ndalë të keqen”, tha Tabaku. /gj.k/
O kokra e debiles, kjo nuk justifikon vjedhjen e enrgjise nga te tjeret. Meqenese te vjen keq paguaji ti faturat e te “varferve”, qe kane rrethuar Tiranen me vila dy tre kateshe, qe ndricojne 24 ore nga qindra drita. Ne Kosove, ku varferia eshte me e madhe, sepse edhe papunesia eshte me e madhe, nese nuk e paguan energjine brenda dates te pritet energjia automoatikisht, dhe pas pageses duhen edhe dy dite te t’i lidhin. Nuk flet njeri sepse e njohin respektimin e ligjit me mire se kjo debile qe e quan vehten deputete.
Eshte shume e vertete. Ne Kosove te keputet energjia nese nuk e paguan brenda dates. Nuk ka perjashtime. Njerezit vrapojne ta paguajne jo sepse duan por sepse te pakten ky aspekt i ligjit funksionon shume mire atje.
Ne qofte se mbas gjithe asaj se cfare keni zhbiruar,eshte vetem ky me siper,do te ishte nje fitore e vertete,megjithese ju e mbani si trofe!Une kam bindjen se ka edhe te tjere.Jane produkti Berisha-Nano.Nuk e di nese Rama i lexon komentet ketu tek TEMA,por do ti beja nje thirrje qe te kete shume kujdes kur te vihen kandidaturat per kryetare bashkish e komunash,sepse ne rast se kandidojne ata qe jane aktualisht ,mund te kete nje humbje te madhe!
Standarte te dyfishta ne nje shtet rrumpalle. Jo se PD-ja ka bere me mire kur ka qene ne pushtet, por te pakten po thone nje te vertete per Rilindjen e konkurseve, te ministreve te Twitterit dhe Facebook-ut, te drejtesise sociale, te cmimeve te ulta dhe te nje milione shuplakave, te cilat me sa po tregojne bathet, do te kthehen perseprapthi ne zgjedgjet lokale qe po afrojne!
1-pyetje ksha per uzurpatoret e SHQUP-it me ne krye ish sekretarin e PPSH-se salesh berishen qe per plot 25-vjet fshihen pas sigles PD,saliu ne Kavaje ka qene plot 20-vjet le te behet trasparente faturat e energjise te ish-deputeteve skuqi-shamata etj plera esponente te kesaj palo-partie se as grosh nuk kan paguar per plot 24-vjet keni bere kerrdine ne Kavaje o plerat e SHQUP-it ..
O goca e bulce mashtruesit, mos fol ti qe ta kan fut baben per kontrabande cigaresh ne burg ne qeverine e meksit. Shko behu rrobaqepese si mami. Injorante mendjelehte.