Lezhë, eksploziv banesës së gardianit të burgut, ndërsa familja e tij ishte në gjumë

9 Dhjetor 2014, 09:17Politika TEMA

Banesa e një gardiani burgu në Lezhë është sulmuar me lëndë eksplozive mëngjesin e sotëm.

Persona të paidentifikuar kanë vënë një sasi tritoli në banesën e gardianit të burgut në Shën Koll, Paulidn Deda, ndërsa familja e tij prej 4 pjestarësh ka qenë në gjumë.

Për fat të mirë, shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme material.

Deda e ka lidhur shpërthimin me punën e tij, duke thënë se e kanë kërcënuar disa herë në burg, por këtë gjë e kishte marrë me të qeshur deri më tani.

Deda punon prej 8 vitësh si polic i grupit të gatshëm që shoqërojnë të burgosurit, për t’i dërguar ata në seancat gjyqësore në gjykata./b.l

1 komente në “Lezhë, eksploziv banesës së gardianit të burgut, ndërsa familja e tij ishte në gjumë”

  1. marini londer says:

    Eshte bere shqiperija si Siria ku jeta ska vleren as te nje kafene shtet i inkriminuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje