Deputeti i Partisë Socialiste, ish-kryeministri Pandeli Majko paralajmëron rrëzimin e dekretitit të Presidentit të Republikës për emërimin e Gent Sejkos si Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, edhe pse u tregua i kujdesshëm, sic tha ai, per te mos thene “fjalen e fundit”, Majko ka përdorur ironinë për të theksuar se Presidenti në një tjetër rast ka vërtetuar marrëdhënien e tensionuar dhe mosbashkëpunimin me mazhorancën.
“Është një ngjarje që ka ndodhur 24 orët e fundit, kam qenë në avion kur ka ndodhur kjo histori. Por mesa duket dikush tjetër në Presidencën e Republikës ka qenë në avion. E them në sensin ironik në trajtimin e këtij problemi. Nuk është hera e parë që te Presidenti i Republikës nuk vihet re një komunikim normal me drejtuesit e mazhorancës.
Është një ide e mirë që Shqipëria ti hapë dyert për pozicionet e larta të institucioneve të saj një brezi emigrantësh. Duhet të kuptojmë se Shqipëria nuk jeton vetëm me shqiptarët e Shqipërisë, por me 1/3 e kombit të saj që pas viteve ’90 dolën jashtë kufinjve të Shqipërisë për arsye më të ndryshme.
Mendoj se duhet një reflektim në vazhdim.Unë nuk jam duke thënë ‘zh’, pra fjalën e fundit në këtë që sapo them, por mendoja se Presidenti do të ishte më mirëkuptues në gjithë këtë proçes të hapur për BSH”.
Ndërsa duke folur lidhur me debatin për hapjen e dosjeve, Majko theksoi se ai nuk duhet kurrsesi të politizohet, por të bëhet në sensin kulturor.
“Mendoj se lustracioni në Shqipëri duhet parë tashmë si një moment kulturor, sesa si një mekanizëm ligjor që do të bëjë çudira dhe do të na nxjerrë në një ndriçim të ri të situatës për të ardhmen”.
Një thumb në fund edhe për dekorimin e Vito Kapos nga Ministria e Mbrojtjes.
“Unë nuk mendoj se ne mund të shikojmë lapsuse të natyrave të ndryshme dhe mbi bazën e lapsuseve të ndërtojmë fenomenin dhe të krijojmë idenë se këtu diçka po ndodh, diçka po ktehet mbrapa”.
Te mbeshtes per problemin e pare, per te dytin duhet dhe pak tolerance. Gabimet ndreqen ne heshtje, per ato qe kan vullnet te punojne. Vetem gabimet e Berishes dhe te Bashes nuk ka perndi ti ndreqe, se nuk munde ti quajme gabime.
Po ky Majkua mos eshte me i kualifikuar vete???
Edhe per nje pune ordinere ne UNDP nuk e moren.
ca cuni esht GENT…llahtar….nje gje kisha po emrin pse e ka gent..e jo Genti ose gentian….nejse mo…Aldo bumcin e ka pa ndonjeri apo jo…
Bravo Majko , eshte e vertet qe nje treta e shqiptareve qe jetojne jashte kane te drejten e tyre te konkurojne per postet e institucioneve te larta. Ata kane ber edy universitete ate te eksperiences jetsore dhe shkollen e larte. Jane me te kompletuar jo per te bere karshillek por eshte nje e vertet e pamohueshme
une nuk ka votuar asnjeher dhe skam prta ber nje gje te till po per partin socjaliste nuk beht fjal ta votoj megjithate po te ishte majko krietar partie edhe mund ta mendoja se esht i vatmi ne ate parti njeri me vlera
Majko ka te drejte ne nje pike, kur thote se 1/3 e popullsise shqiptare jeton jashte atdheut. Kjo pjese e popullsise (pa dashur te ve ne konkurence jo konstruktive shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi) eshte ne pergjithesi me e shkolluar, me e emancipuar (pasi jeton ne shoqeri me te zhvilluara perendimore e rrjedhimisht duke qen ne kontakt te ketyre shoqerive eshte me e lehte te emancipohesh) ne gjendje me te mire ekonomike, pra eshte nje burim human me vlere te konsiderueshme per shoqerine shqiptare dhe kombin shqiptar.
NUK ME VJEN MIRE TE NENVLERESOHET EDHE AJO PJESE E SHQIPTAREVE QE JETOJNE NE SHQIPERI…. SHKOLLIMIN NJERIU E NDJEN TA BEJE PER NGRITJEN E TIJ PERSONALE, NDERSA EMANCIPIMI ESHTE NJE PROCES ZHVILLIMI QE TE SHOQERON NE TE PERDITSHMEN DHE NUK MBARON KURRE, KUDO QETE JETOSH…… VIRTYTET DHE DIJET PERFITOHEN INDIVIDUALISHT DHE DUHET TE REFLEKTOHEN KUDO KU JETON, PAVARESISHT SHTETIT KU KONTRIBUON …… KJO MENDESI NUK NDIHMON VENDIN TONE TE ECE PERPARA…. KA NJEREZ ME VLERA DHE TE SHKOLLUAR, QE E ZHVILLOJNE AKTIVITETIN E TYRE JASHTE ASHTU SI EDHE KA PLOT TE TJERE, PO AQ TE SHKOLLUAR DHE ME PERVOJE QE “KANE MARRE NE SY” DHE PERBALLOJNE VESHTIRESITE E KETIJ VENDI, POR QE ECIN PERPARA DHE SHTOJNE VLERA CDO DITE, QOFTE EDHE NE KUSHTET E KESAJ SHQIPERIE ME HALLE……. ME SHUME RESPEKT PER VETEN,PAVARESISHT SE KU JETON
Zh eshte shkronja e fundit, jo fjala e fundit, zoti ish kryeminister.