Presidenti Bujar Nishani, njëherazi kreu i KLD-së, nuk pajtohet me vendimin e parlamentit për shkarkimin e vartësit të tij Evis Çefa dhe kërkon nga Gjykata Kushtetuese të shpallë antikushtetues komisionin parlamentar hetimor për KLD.
Gjetjet e këtij komisioni cuan në shkarkimin e nënkryetarit Çefa dhe anëtarit Lulzim Lelçaj më 23 tetor, ndërsa kërkohet që deri në një vendim përfundimtar nga gjykata të pezullohen vendimet e marra nga parlamenti që lidhen me KLD.
Nishani dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese shpalljen e pavlefshëm të votimit të parlamentit për shkarkimin e ish-nënkryetarit të KLD-së Evis Cefa dhe anëtarit Lulëzim Lelçaj.
Kushtetuesja ka pranuar të marrë në shqyrtim këtë kërkesë dhe në datën 18 dhjetor ka planifikuar seancën e parë ku pritet që jursitët e KLD-së dhe Parlamenti të përballen me argumentet ligjore.
Kjo seancë pritet të mbahet në një kohë ku pas shkarkimit të Çefës dhe Lelçajt Këshilli i Lartë i Drejtësisë pranoi dy anëtarët e rinj të cilët përfaqësojnë parlamentin, e përkatësisht Albana Shtylla dhe Vangjel Kosta.
Në kërkesën e dorëzuar nga administrata e Këshillit të Lartë të Drejtëssisë kërkohet shpallja si antikushtetuese e ngritjes së komisionit hetimor për Çefën dhe Lelçajn si dhe pezullimi i vendimeve të marra nga parlamenti.
Pak ditë më parë ishte Gjykata Kushtetuese e cila rrëzoi kërkesën për pezullimin e hyrjes në fuqi të ligjit të ri për KLD-në, teksa pritet që ky proces i ri t’i vërë palët sërish përballë ku ajo çka duket është se Nishni nuk tërhiqet nga mbrojtia e ish-vartësit të tij Evis Çefa dhe pse tashmë i shkarkuar me votim unanim të Kuvendit prej një muaji. /gj.k/
Zgjedhjet lokale jan para te behen ndryshimet kushtetuse dhe presidenti te zgjidhet direkt nga populli ne keto mzgjedhje.Te hiqet ky dru i shtreber,ushtar i bindur i nje krimineli te kombit shqiptar.
Zgjedhjas e Nishanit president I surprizoi te gjithe jo me teper per aktivitetin e tij, por per besnikerine qe ky njeri ka ndaj Saliut qe e zgjodhi jo pa qellim.Duhet te mesohemi me sjelljen e tij deri kur ti vije dita te largohet nga aI post i nderuar qe dhe ai vet e shikon dhe sot e kesaj dite si nje enderr , duke ditur se shqiperia ka njerez me nje bagazh shume te larte dhe konseguente te ligjit dhe jo tekave politike. Une personalisht kandidatin per president z.Zaganjori ,do ta pranoje ku e ku me teper se Nishani , qe me veprimet e tij antikushtetuese dhe te qellimshme po demton funksionimin e organeve te pavarura vetem se keshtu i vjen urdheri i shqupit dhe jo kushtetuta, mbi te cilen ka bere betimin.Me mire nje doreheqje burrerore se sa mbajtja e postit ne rolin e ushtarit besnik te partise ku me kushtetite eshte veprim i denueshem.
Ku na mbiu ne te shkreteve nje Carli Caplin kakac qe, ne vend t na beje te qeshim, na acaron cdo dite e me shume nervat.Ashtu si ushtari I mire zhvejk zbatonte urdherat e togerit Llukash,edhe ky numeror zbaton urdherat e Saliut.Zhveju edhe ja fuste ndonjehere togerit t tij qejfli,po ketij merhumi vetem ja fusin.Hiqeni sa me pare kete dordolec se la namMendojne bota se keshtu jane te gjithe shqiptaret rakitike si ky/