Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike për pezullimin e ligjit për reformën territoriale, deri në dhënien e një vendimi përfundimtar për këtë çështje.
Kushtetuesja nisi shqyrtimin e kërkesës së bërë nga demokratët, të cilët e konsiderojnë të papajtueshëm me Kushtetutën ndarjen e re territoriale, ndërsa kërkojnë shfuqizimin e ligjit që u miratua me shumicë të cilësuar votash.
Në seancën që po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, PD përfaqësohet nga Ivi Kaso dhe Oerd Bylykbashi, ndërsa kolegji vendosi vetëm 30 minuta në dispozicion të ankimuesve për të paraqitur argumentet e tyre juridikë mbi kërkesën e shfuqizimit të ligjit.
Në anën tjetër mazhoranca përfaqësohet nga ministry Bled Çuçi dhe deputetët Armando Subashi dhe Bashkim Fino.
Partia Demokratike një nga argumentet kryesore në të cilën bazon anti-Kushtetueshmërinë e ligjit është fakti që sipas saj ai ka kaluar në Kuvend me procedurë të përshpejtuar, pa u diskutuar më parë në Komisionet Parlamentare.
Deputeti Oerd Bylykbashi theksoi se harta e re territoriale është ndërtuar në mënyrë të tillë që t’i sigurojë mazhorancës fitoren e zgjedhjeve në tavolinë, ndërsa e cilësoi këtë reform si një hartë të vizatuar për të deformuar votën.
Partia Demokratike nuk morri pjesë në Komisionin e Reformës Territoriale pavarësisht thirrjeve dhe kërkesave të vazhdueshme të mazhorancës.
Fillimisht beteja për kundërshtimin e ligjit nisi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ku përfaqësues të PD dhe të zgjedhur lokalë të kësaj partie kërkuan zhvillimin e referendumeve lokale me argumentin se ndryshimi i kufinjve të qeverisjes vendore kishte ndodhur pa marrë mendimin e komunitetit.
Por pas shqyrtimit të kërkesave, KQZ vendosi për rrëzimin e tyre për shkak se nuk i përmbaheshin afateve ligjore për zhvillimin e një referendumi. /gj.k/
Pra po rrezoni ligjin per te mbrojtur karriket.Parti leshi.
Nje nga kerkesat qe Basha ben per maxhorancen eshte qe te zbatoje vendimet e Gj Kushtetuse tani Basha & kompani duhet te heshtin