Topi: Drejtues të lartë të politikës shqiptare, bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete të huaja

9 Dhjetor 2014, 10:06Politika TEMA

Kur diskutohet për hapjen ose jo të dosjsve të shërbimit sekret të diktaturës, mirë është të flasin ata njerëz që kanë më shumë informacion se të tjerët.

Një prej tyre është edhe Bamir Topi, President i Republikës në vitet 2007 deri në 2012.

I ftuar në emisionin “DEBATI NË CHANNEL ONE” të gazetarit Roland Qafoku, Topi deklaron se dosjet e ish-sigurimit të shtetit duhet të ishin hapur me kohë, por sipas tij dëmin më të madh shtetit shqitar ia kanë bërë ata politikanë dhe individë që kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete të huaja.

Duke ruajtur sekretin e bërjes publikë të të dhënave ish-kreu i shtetit nuk dha emra konkretë, por sipas tij një pjesë e tyre kanë qenë dhe janë ende në politikën vendimmarrëse në Shqipëri.

“Shumë procese që lidhen me integrimin evropian janë zgjatur dhe penguar nga politikanë që u kanë shërqyer agjenturave të huaja”, tha Topi për gazetarin Qafoku.

Kjo deklaratë hap edhe një herë idenë e hapjes jo vetëm të dosjeve të Sigurimit të Shtetit, por edhe të veprimtarisë së agjenturavge të huaja në Shqipëri, që për hir të vërtetës është folur më pak se cdo gjë tjetër, pavarësisht dëmit të madh që i është shkaktuar vendit.

Ndërkohë në analizën e vitit politik 2014, Topi bëri kritika të rënda ndaj qeverisë së Edi Ramës.

“Sipërfaqësor, pa vizion, nuk ka përmirësuar ekonominë dhe nuk ka në cabinet dhe në stafin e tij specialistë dhe pjestarë të botës akadamike”, ishte analiza e Topit për 1 vitë e gjysmë të qeverisë së majtë.

Duke i shtuar kësaj edhe cilësimin “I dështuar” për Edi Ramën me zgjedhjen e guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë.

Ndërsa për strukturat e reja drejteuse në PD ai shfaqi mosbesim të hapur dhe përsëriti që këtë parti e mban peng Sali Berisha duke futur së fundi në struktura edhe njerëzit e familjes. Topi ai nuk kurseu të bëjë akuza akoma më të rënda për ish-kryeministrin, ish-presidentin dhe ish kryetarin e PD më të cilin punoi si zëvendës i tij: “Sali Berisha ka bërë poshtërsi ndaj popullit shqiptar” tha Topi duke e mbështetur këtë frazë të rëndë në lejimin që sipas tij i bëri ndërtimeve pa leje në të gjithë vendin dhe që tashmë viktimë janë ata njerëz që Berisha i gënjeu.

31 komente në “Topi: Drejtues të lartë të politikës shqiptare, bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete të huaja”

  1. Dean says:

    EMRA,Bamir,dhe jo llafe.
    Po pate ndo1 emer,nxirre ne shesh,ose perndryshe mbylle gojen.

    1. Todri says:

      Ore bythqira, po thoni nje emer, te pakten njehere, apo keni frike se u del dhe emri juaj. Nje muhabet gjithmone. Jo se nuk e dime nga vini te gjithe si politikane, po thjesht te bejme nje dore gallate, vetem ajo na ka ngelur. Si tha plaku Mere, “Mua nuk me mbetet vecse te qesh”, keshtu na keni katandisur!

    2. Aleksander says:

      Ja pra po ta thote,SALI BERISHA,le te fillojme me kete te parin !

      1. Emrat says:

        Perse del Topi? Per te bere show? Thuaj emrat qe te perjashtohen nga politika sa me pare.

        1. albana says:

          Sipas mendimit tim Topi nuk mund te jape emra megjithese mund te kete shume informacion. Kjo i takon organeve qe mund te caktohen ne kete ceshtje, prandaj eshte shume e domosdoshme qe te hapen sa me shpejt dosjet. Mjaft me, nuk mund te lejohet qe persona te perfshire ne ish sigurimin e shtetit dhe aq me keq ne sherbimet sekrete te huaja te jene tani ne funksione dhe sherbime publike. Dihet qe segmente te caktuara te sigurimit te shtetit kane qene ne sherbim te agjencive te huaja. Nuk eshte rastesi qe deri tani shumica e politikaneve tane e kane zvarritur sepse kane qene te perfshire. “Demokracia shqipetare” eshte shume mbrapa dhe kjo ndodhi si pasoje e mashtrimit te madh qe u be nga personat me pardysy te bardha qe u futen ne te gjitha anet e politikes si majtas ashtu edhe djathtas. Mashtruan nje popull te tere, po me shume se kedo njerezit qe besojne vertete ne vlerat demokratike dhe patriotike. Shpresojme qe e verteta te zbardhet, jo per hakmarrje po per drejtesi.

  2. era says:

    I mbarove farat Bamiro?
    Kishe rast ne 21 janar te beje ate qe bejne burrat e shtetit(jo si ata burrat qe thote arviziu). Nuk e bere. Ha prape fara.Ose po ke byth, organizo dhe mblidh gjithe ” te djathtet” e Shqiperise se mesme dhe mos i lere ti shk… perdori serbi i shpellave. kJO T’I LAN GJYNAHET.

    1. Dante says:

      Me cfare kopetencash Era?E ke haberin e Kushtetutes dhe kopetencave qe ka sipas saj Presidenti i Republikes apooo flet kot ne ere.Nese po,na i trego dhe neve se cfare duhej te bente?

      1. LORA says:

        Cfare kopetencash dashke zotrote kur te pushkatohen njerzit ,mu ne turi??????
        Ndaj te njejten bindje me ju,era.

  3. Katili says:

    Spiune ishin ata qe i vune, spiune jane ata qe u vune,Fillohe nga Enveri,Nexhmia,Ramizi e me ralle deri te Rama sot.

  4. altin says:

    Nuk eshte e thene qe te jene ne qeveri akademiket,sepse sdo kene kohe te merren me shkence por jo dhe akademike nga instituti i perimores se Kamzes se xhelal mziut or Top.

  5. AntenaWest&FBI says:

    Ato leket qe ke perlare nga Fullhajni (500 000 euro qira ne muaj ) do i kthesh mbrapsht o “akademiku” Tope?

  6. Qytetari says:

    O BAMIR. PO edhe Ju jeni një nga ata. Por Ju o BAMIR jeni të sigurtë që nuk do hapen dhe ha fara e gam gam. Tamam si zagar.
    Thuaje. Un kam qënë.

    1. Blendi says:

      Mire e the! Bamiri ka qene nje nga spiunet e sigurimit.

      Hipokrizia e politikaneve tane nuk ka fund. Hajduti therret kapni hajdutin. Ish sigurimsi qe u be president i demokracise me vota te blera. Qe u be edhe pronar vilash ne Tirane e Dajt.

      Pasi i sherbeu atij regjimi anti-human, iu bashkua nje partie po anti-humane, PD-se. I ndenji ne krah Berishes si kryetar i grupit parlamentar gjithe kohes qe ky i fundit nxirrte vrer nga goja per kryeprokurorin, presidentit Moisiu, opoziten e atehershme, SHISH-in, e te gjithe kundershtareve te tij te cdo lloj feje, krahine e ideje.

      Tung,
      Blendi

  7. Uji i ftohte says:

    Kjo deklarate vlen edhe per ty,ke qene drejtues i larte.

  8. C’eshte kjo Pjeter , memecit na i erdhi goja ?!

    Dhe Filmi i kthyer tashme ne nji Komedi vazhdon ne shume seri
    me aktoret te rinje

  9. VPTR says:

    Tani u kujtove o teveqel, dallkauk qe viziten e pare si president I republikes, e bere tek mbreti Zogj?.

    Ishe pese vjet president o Bamir Topja, I kishe te gjitha mundesite, pse nuk fole e veprove apo nga qe dhe ti ke ngrene disa vjet te mira nga canaku I shpellarit.

    Rri ha fara kungulli, o kungull, futi dhe nje gavete pace, se pace haje cdo mengjes ne Presidence o looser(deshtak) mendje mykur.

  10. manu says:

    Keta jane pa fytyre. Sa here qe ju dieg, hidhen ne nje ceshtje tjeter. po ta shihni jane grupe te ndryshme, sa here del nje skandal grupi qe i djeg, mundohen te kalojne vemendjen e publikut ne ne nje tjeter.SHikoni,hajdutet(si ky)sa here flitet per skandale vjedhjesh nuk degjohet fare,tani qe Fullanit po i shtrengoehet bytha do ta kaloje vemendjen tek dosjet qe ai vete(ose zagaret e tij) i kane zhdukur.

  11. Aron says:

    Deklarime te tilla,(nese Tema eshte e pergjegjeshme per ato qe shkruan) te bera nga nje ish Kryetar Shteti, jane me te vertete serioze. Nese edhe ne kete rast ndaj tyre nuk mbahen qendrime nga organet kompetente, ky nuk mund te konsiderohet me nje shtet i lire. Natyrisht, si cdo njeri, edhe une e di, se ne jemi ne nje shoqeri dhe lidhje te perbashket me shume shtete qe na e duan te miren, por serioziteti ndaj tyre eshte nevoje. Eshte per kete arsye dhe vetem per kete, qe ne duhet te jemi te pergjegjshem dhe duhet ti hapim dosjet per cdo individ. Mund te mos deklarohen hapur bashkepuntoret e atyre shteteve me te cilat ne kemi lidhur fatin, por te atyre shteteve qe tradicionalisht nuk na e kane dashur te miren, eshte nevoje tua zbulojme fytyrem. Sidoqofte, keto jane theshte mendime. Ata qe do te merren me kete pune e dine shume here me mire situaten dhe dine se cfare duhet bere.

  12. shqiptar says:

    po prandaj shqiperia nuk ben para se ne krye jane spiune te shteteve te huaja qe shikojne interesat e vednit jo te shqiperise per kete arsye e kane lene shqiperine vendin me te varfer se keshtu kane me leverdi eshte shume e sakte qe shumica tek ne jane spiune te huaj e verteton edhe varferia ne vend dhe shkaterrimi plotesiht i vendit nga te huajt.prandaj mos i prisni si zot te huajt se shumica vijne per spiunim ne shqiperi e per te bere keq enver hoxha kishte te drejte me agjenturat e huaja shikejno ku e katandisen shqiperine si nje koloni afrikane

  13. lili says:

    Turp per ju ,o zotni bamir,d’y here turp mbasi edhe i din si argate te huaj edhe i mini me vepruar!i bije qe je ni bashkpunetore me ta!pra turp per ju qe nuk ndihmoni shoqerine me i ndeshkuar Duke treguar emerat e tyre!apo mos pretendoni si due me nje shantazhim si ky me fituar ndoni post prape?

  14. hasani says:

    Shume interesant je more zoti Bamir ,por mos harro se ke studiuar ne itali ,pasiniversitar ne kohen e Enverit dhe si ka mundesi qe ti te mos ishje rekrutuar nga sigurimi -kur dihet qe tre dite shkoin sportistat jasht shtetit per gara dhe rekrutoheshin e jo ma tre vjet Ta gjykojr populli vete kete gje

  15. Alban says:

    Paska ngel pa pune Bamiri. I Paska harxhuar te gjitha leket. Pse nuk deklarojne keta pasaniket nga i kane ardhur te gjitha keto leket. po krushqite qe kane bere. Shkollen e larte nuk jua dha partia e punes. Ne kohen e studenteve te 90 keta benin pasuniversitarin en itali e gjetke.
    Eshte edhe turp per ne qe i degjojme. Ishe njehere president dhe cfare bere, fuqizove te gjthe familjen dhe te njohurit e tu. Thaset me leke qe te vinin per transferimet e gjykatesve, apo i harrove. pyet vartesit e tu se ta kujtojne,
    Te gjitha kane frike nga e verteta, Duhet te ikim nga ky vend ……….

  16. Blendi Fevziu says:

    pirdh o topo pirdh…!

  17. Jaku says:

    Bamir Topi me kete qe ka thene ka thene nje te vertete shume te madhe,pothuajse te gjithen e nxorri jashte vetem bishtin i la brenda. Biishte eshte Bamiri vete, pasi qe ai eshte sozia i vertete i Sales vetem se eshte me i ri ne moshe.
    Pse Bamurri (Bamiri) nuk tregon se si i mori pronat e tij dhe te tjeret ngelen me gisht ne goje. Pse Bamshurri nuk kerkon falje per keqeverisjen e vendit kur ai ishte pjese e PD dhe kur ishte president edhe pse u zgjodh ashtu si u zgjodh dhe jo ngaqe ishte burre i mire po ngaqe eshte nje karrierist i semure. Eshte aq shembullore sa qe dhe me te vellane nuk flet. Dhe del tani e jep mend per dosjet ne vend qe te jape llogari pse nuk u hapen. Pale na flet edhe per akademike.
    Akademiket e shqiperise jane njesoj si politikanet e saj per te fshire menderen, se po te ishin ndryshe duhet te ishin mbledhur dhe do iu kishin kundervene disa politikave te mbrapshta e jo te beheshin tellalle te tyre.
    Perfundimisht nje palo politikan-hajdut si shume te tjere asgje me shume.

  18. Daja says:

    O komentues!
    Bamiri skishte mbushur 6 muaj ne presidence kur u be I pa desherueshem dhe posti I tij o be kot po fare kot pasi u bene ndryshimet kushtetuese ku mund te hiqej me vetem 50 +1 % te votave keshtu qe ai skishte cte bente.. O do bente ushtarin si Jari ose do bente terhiq e mos e keput sic beri…..

  19. xhelal says:

    te them une kush jan mbani men fillimet per rrugen e kombit jehona e ksaj rruge pati mberritur ne athin athina ndjehej e rrezikuar nga kjo rrug pasi rrezikonte te humbte shum vlera e porteve pra durresi do behej nje rival i fort pa then kundershtaret ne beograd shkup sofio podgoric e shum te tjer te gjith ketyre ju vinte ne ndim gramoz ruci me shok ler pengimin e shqipris pe BE dihn edhe kta pa folur per 97 nen proteksin se kishin humbur leket shkaterrun shqiperin ne themel.sot kta tipa i kemi ne krye te vendit per fatin shum te zi te shqiperis ca i besuan kta hora ca u mashtrun ca u blen dhe ja ku jemi…

  20. analist says:

    Ky eshte ai kaqoli qe djalin e djalit te Ahmet Zogut e punesoi ne kompanine e tij dmth ne presidence dhe publikisht e quante “naltmadhnia juaj” nepunesin e vet.

  21. arjani says:

    Po po te mos ishin te shitur nuk do ishte Shqiperia ne kete gjendje.

  22. Beppezeka says:

    Po te ishte burre pese vjet President
    le ta thoshte atehere apo i pelqente
    te vidhte bashke me hajdutet e tjere.
    kur ngeli jashte grupit hajdut beri
    parti te re.medet per popullin
    shqiptar nga kush pret hajer.
    Keta mendojn vetem si te vjedhin

  23. Arben says:

    TI ORE ZOTERI ME VEPREN TENDE DERI TANI NE POLITIKE JE RRESHTUAR PERKRAH KETYRE POLITIKANEVE DHE VOTAT E TYRE I BLEVE ME PARATE E DROGES SE BEN QIMES, QE E LIROVE NGA BURGU ME VONE.

    TI JE PER BURG.

  24. Lemi says:

    …ohoho, bomir topen na e paska cu xhaxhi ENVER per studime pas universitare ne Itali…prandaj qenka i djathte ky…une mendoj se eshte i gjizte…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje