Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama se po i del në krah tregëtarëve të karburanteve që blejnë më lirë në tregjet ndërkombëtare dhe ia shesin më shtrenjtë shqiptarëve.
Deputeti Florion Mima, duke cituar raportin e “Global Petrol Prices”, tha se Rama gënjeu publikisht, pasi raporti tregon se çmimi i naftës ka rënë dy herë më shumë nga sa deklaron kryeministri.
“Para dy ditësh Kryeministri i vendit publikoi një pikturë me ngjyra, të cilen nuk do ta komentonim nëse do të ishte thjesht një nga pikturat e tij, por meqënëse Kryeministri e quan ate një info-graf dhe mbi cdo ngjyre ka një shifer, por pa referuar burimin, detyrohemi të sqarojme publikun shqiptar mbi të vërtetën, duke iu referuar burimit prestigjoz “Global Petrol Prices”, sipas të cilit vetem në tremujorin e fundit:
Në Greqi, çmimi ka rënë me 9%, dhe jo 5.3% sic deklaron Kryeministri, ose 70% më shumë
Në Itali, çmimi ka rënë me 6.7%, dhe jo 4.8% sic deklaron Kryeministri, ose 40% më shumë.
Në Francë, çmimi ka rënë me 7.4%, dhe jo 4% sic deklaron Kryeministri, ose 85% më shumë.
Në Maqedoni, çmimi ka rënë me 10%, dhe jo 4.8% sic deklaron Kryeministri, pra mbi dy herë më shumë.
Në Hollandë, çmimi ka rënë me 8.8% dhe jo 4.4% që deklaron Kryeministri, pra rënie dy herë më shumë.
Në shkalle globale, cmimet e shitjes me pakicë të diezelit, vetëm gjatë tremujorit të fundit, kanë rënë mesatarisht me 16.2%, pa përmendur këtu që vetëm në SHBA cmimi ka rënë nga 3 dollarë galloni në rreth 2 dollarë galloni, pra ka rënë rreth 50%.
Pyetja e sotme për Kryeministrin është se përse ai, duke fshehur shifrat e vërteta, u bëhet krah klienteve të tij, të cilët e blejnë naftën në tregjet ndërkombetare shumë më lirë se një vit më parë, ndërkohë që ia shesin shqiptareve me çmime pothuajse të pandryshuara?”, theksoi Mima. /gj.k/
une jam e bindur qe nuk i mbron Rama
po ai nuk ka ca tu beje se kane monopolin
http://bit.do/rama-mbron-tregtaret-per-cmimet-abuzive
ato qe nxjerr Rama nuk jane genjeshtra jane statistika te marra nga institucione te huaja dhe jane te dhena reale
Je tu fol keq s’do felliqet kryeministri te pergenjeshtroje raportin e Global Petrol, po thuaj qe ju skeni me cfare merreni tjeter dhe hajde tju durojme me keto shpifje qe thurni.
O i keni dale ju ne mbrojtje matrapazeve e abuzuesve keshtu qe lerini keto se nuk ju shkojne e nuk ju beson njeri se ju pame sa te drejte ishit.
Po ju sikur thate se ka rene 40%?
” në SHBA çmimi ka rënë nga 3 dollarë galloni në rreth 2 dollarë galloni, pra ka rënë rreth 50%.”
Shi shi sa mire i bejne llogarite keta te PDse…
A ma shpjegon ndonjeri se si bie cmimi me 50% kur cmimi ne vlere absolute bie nga 3 dollare ne 2 dollare…?????
sipas llogarise time i bie qe cmimi te jete ulur vetem 33% ( 2 dollare sot / 3 dollare dje) par nje e treta e cmimit te vjeter ( 3 dollare)….
Zaten se i benin llogarite keshtu gjate qeverisjes se tyre e kantandisen vendin ne kete katrahure..
Ky m.m-ja eshte vertet nji tip i peshtire ,mashtrues ,hipokrit,genjeshtar,shpifes si me qen lind e rrit ne shpelle
gjynah per ate qe eshte djali nji Artisti te Madhe te Filmit Shqiptare .
Problemi e cmimit te naftes ,eshte problem kombetar dhe ben shume mire zoti Mima qe e ngren problemin por nuk tregon si duhet te nderhyje qeveria ne tregun e hidrokarbureve ,kur dihet qe 8 vjet ne pushtet te ketij zoterise, nuk u morr asnje mase kunder monopolit te naftes ,qe cdo vit rriste cmimin si te doninn ,kurse sopt bertasin se cmimi po ulet dhe ben gafen me te madhe kur krahason, USA qe eshte sot prodhuesi me i madh ne bote, me 10 milion barrela ne dite dhe ne qe shumicen e importojme.Mima ke gjynahe per te lare bashke me Bozdon se ne kohen tuaj u shit mbare Shqiperia dhe qe dhane koncesione qe po geryejne ekonomine shqiptare duke plotesuar pazaret e antishqiptarit Berisha. Je bir i nje nga artistet me te mire ,qe ka nxjerr vendi yne ,por ti je per ndjekje penale per te gjitha firmat qe ke hedhur ne grabitjen e pasurive te shqiptareve.