Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste duket se nuk ka një qëndrim zyrtar mbi kandidatin e propozuar nga Presidenti Bujar Nishani për postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.
Pavarësisht deklarimeve të bëra nga deputetë socialistë, të cilët kanv paralajmëruar rrëzimin e dekretit, në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PS-së nuk është marrë asnjë vendim.
Duket se socialistët janë në pritje të futjes së dekretit në procedurat parlamentare dhe më pas të shprehen zyrtarisht mbi kandidaturën e propozuar.
Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, deputeti Ervin Bushati në një prononcim për mediat tha se figura e Guvernatorit nuk duhet të jetë thjesht një person që vjen nga bankat, por një person që të promovojë ekonominë dhe që ka më shumë “background”.
“Jam i mendimit që duhet një person me një background me të mirë që kupton më mirë politikat monetare sidomos në periudhë ngërçi.
Ekonomisë i duhen hapa të politikës monetare. Guvernatori të jetë një figurë përtej atyre që merren me bankat, figurë që promovon ekonominë”, tha ai. /gj.k/