Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Shutz, thotë se opozita shqiptare duhet të kthehet në Kuvend.
Sipas tij, roli i një parlamentari është brenda në parlament, dhe jo jashtë tij.
Deklarata e Shultz është bërë gjatë një konference për shty që ai ka mbajtur në Bruksel, bashkë me kryeministrin Edi Rama.
“E kemi diskutuar edhe më parë kur z.Rama ishte në opozitë dhe nuk shkonte në parlament, por parlamentarët duhet të shkojnë në parlament, detyra e tyre nuk është që të qëndrojnë jashtë.
Vendi i parlamentarit është brenda dhe jo jashtë. E kam nxitur z.Rama kur ishte në opozitë të hynte në parlament dhe të gjithë parlamentarët duhet të hyjnë në parlament”, ka thënë ai.
Kryeministri Rama nga ana e tij ka thënë se “nuk kemi hyrë në detaje, por diskutimi ynë u fokusua që në të ardhmen të kalojmë në nivele të ndryshme të bashkëpunimit.
E kemi ftuar opozitën dhe kemi përmbushur kërkesat e saj për t’u kthyer në parlament.
Do të ulemi me të për të gjetur zgjidhjet më të mira. Pa u bërë e njëjta parti, sigurisht, këtë nuk mund ta marrim si opsion”./b.l
Vendi i parlamentareve qe na i dhuroi enver hoxha e ramiz alia nuk eshte ne parlament kshuqe PD ben mir qe rri jasht tij.
ne fakt nuk kane per qellim te perfaqsojne popullin a ndonje gje tjeter, thjesht duan te bllokojne punen qoft e mire apo e keqe per to a per popullin thjesht kane qellim bllokimin, dhe kjo behet mqs nuk kane gje ne dore se po te kishin do shkaterronin me shume akoma.