Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndërmarrjen e një tjetër aksioni të njëjtë me operacionin kundër vjedhësve të energjisë, mbi shpërdorimin dhe abuzimin me ujin.
Nga Forumi Kombëtar Kundër Korrupsionit, Rama paralajmëroi se një tjetër gropë financiare, edhe më e madhe se ajo e energjisë ndodhet në ujësjellësa.
Në këtë kuadër Rama theksoi se ndarja e re territoriale do t’i japë zgjidhje edhe këtij problemi.
Në fjalën e tij Kreu i Qeverisë u shpreh se nuk kemi të bëjmë me ndërmarrje apo me kompani, por me banda që abuzonin me energjinë dhe abuzojnë me ujin.
Kryeministri Rama paralajmëroi sot se pas energjisë elektrike, do të nisë aksioni për ujin. Sipas Kryeminstrit Rama, nga uji është krijuar gropë më e madhe financiare se energjia.
“Kemi trashëguar borxhe nga sistemi i ujësjellësave. Sistemi i ujësjellësave administrohet nga banda. Bandat që administrojnë ujësjellësat s’duan t’ja dinë për politika lokale”, tha Rama..
“Ka një gropë më të madhe se vjedhja e energjisë, eshte uji. Si të mos jetë gropë, kur i gjithë sistemi i kësaj pasurie, si vendi i dytë më i pasur për pasurinë hidrokarbure nuk eshte menaxhuar si duhet.
Problemi ynë më i madh është se kemi shumë ujë. Kemi trashëguar borxhe nga sistemi i ujësjellësave.
Bordet e ujësjellësit drejtohen nga të papërgjegjshëm, që nuk duan t’ia dijnë për politikat lokale dhe kjo nuk ka të bëjë me njerëzit, por me sistemin”, tha Rama.
“Lufta ndaj korrpsionit kalon nga bashkëpunimi me qytetarët. Lufta nga korrupsioni nuk mund të jetë një betejë e njëanshme. Prej vitesh qytetarët dyshojnë se denoncimi mund të meret parasysh. Tashmë çdo ankesë shqyrtohet dhe çdo ankesë i referohet ministrit përkatës”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë Forumit Kombëtar kundër korrupsionit u shpreh se “kjo qeveri është një qeveri e modernizimit të vendit tonë”.
Do të doja, tha Rama, “që tek çdo minstër në fund të mandatit publiku të identifikonte modernizmin e sektorit”.
“Lufta ndaj korrupsionit nuk është gjueti shtrigash dhe as nuk mund të shihet e kufizuar në betejë ndaj të korruptuarve, por është lufta për modernizimin e shtetit dhe transformimin e një sistemi që korrupton njerëzit në një sistem që është i pakorruptueshëm, sepse nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin po është sistemi që korrupton njerëzit”, theksoi Kreu i Qeverisë.
Sipas kreut të qeverisë, “asnjë sistem tjetër përveç demokracisë, nuk e garanton dot transaprencën. Në asnjë sistem tjetër nuk është e mundur që qeveria apo Presidenti i një vendi të kërkojë nxjerrjen e transparencës përpara publikut apo të ballafaqohet me faktet si ai që ndodh në SHBA”.
“Vendosja në sistemin tonë të qeverisjes e një rutine raportimi publik, gjë që është bërë nga çdo ministri, është në fakt vendosja e kësaj vlere të madhe të respektit për qytetarët në themel të qeverisjes”, tha Kryeminsitri Rama.
Ky formë dhe kjo paraqitje, vijoi Rama, “nuk është një paradë suksesesh, por është vetëdija se i detyrohemi të gjitha palëve transparencë në raport me ç’ka kemi bërë dhe ç’ka duam të bëjmë”.
“Një vit më parë ne në të njëjtin format morëm përsipër disa sfida dhe sot një vit më pas jemi këtu për t’u ballafaquar me premtimet, por dhe për të pranuar se jemi ende larg objektivit tonë”, u shpreh kryeministri Rama.
Duke u ndalur tek shembujt konkretë Rama shtoi se “korrupsioni nuk luftohet me ndëshkimin e një drejtuesi apo 20 të tillëve, ky është një iluzion për sa kohë sistemi do jetë i tillë, ku gjithkush do jetë i cenueshëm, i tundueshëm dhe i korruptueshëm potencialisht”.
Për të treguar se ku ndryshon një shtet modern nga një shtet rrumpallë, Rama tha “kemi nisur të ndryshojmë sistemin e rekrutimit të mësuesve. Ngritëm sistemin e një testimi kombëtar të sekretuar dhe tërësisht transparent që do sjellë si rezultat një rankim të mësuesve në të gjithë republikën në bazë të testimi,t cdo mësues do ketë kreditit e veta”.
Duke folur për debitorët e energjisë, Rama njoftoi se, po hetohen personat që punojnë në polici dhe shifrat që na rezultojnë deri tani, tha Rama, janë alarmante.
“Fokusi ynë në të gjithë sektorët është ndëshkimi, por në radhë të parë modernizimi i sistemeve. Shikoni se çfarë bëhet me energjinë. Imagjinoni sikur këta njerëz të kishin paguar energjinë në këto vite”, tha Rama. /gj.k/
Fund bandave te PD+LSI per ti dhene mundesi bandavePS+LSI.
Qytetar i SHQUPIT, hahaha, ha byreke e flit pallavra
@qytetari , vetem i qyteteruar nuk tregohesh me keto citime primitive , pse nuk te pengon kush qe te shprehesh sipas deshires me kete qeveri , dhe ti na ben te zgjuarin, pse nuk llomotisje ne kete menyre me pare nen sundimin e qeverise hajdutokriminele, kot nuk thone memecit i erdhi goja, dhe puna jote.
Patriot eshte ai qe nuk vjedh vendin e tij.. kete duhet ta kuptoje kushdo qe vjedh ujin, dritat etj
Mos u ndal Edi.. Perballe antishtetit duhet te qendrosh fort, pasi rruga qe po ndjek ti eshte ajo e shtetformimit.. Bravo
te lumte i nderuar per gjithe punen e palodhur.. Le te deshperohen ata qe nuk paguajne, popullin e ke me vete
ME pelqen pafund vendosmeria per te bere shtet.. kjo eshte rruga e vertete drejt standarteve europiane
Te rregulloj kanalizimet dhe tubacionet Qeveria, te garantoj uje 24-ore mundesisht pa fekale erera te cuditshme dhe pa boliera ne maje te pallateve, si dhe te ktheje prapa parate e faturave afrofe, te cilat me vite ju kane rrjepur njerezve 10-fishin e konsumit real dhe pastaj flasim per pagesat!
Ju pergezoj Z. Rama per reformate dhe operacionet qe po nderrmerni, nese ky rregull do ishte vene me kohe shqiperia nuk do ishte ne kte gjendje .
Ka ende shume pune per te bere por rendesi ka qe dalengadale po celitet dhe po ringrihet si gjithe shtetet e tjera
mire mo Rama mire merru me bisznet se na le pa leke ne te varfereve nuk bejme dot seks as me kete http://bit.do/studentja-seksi se skemi leke me e shpiere ne hotel
Rama o koksynet ,po ti nuk ke sahate matese per ujin mor kaqol ,une kam bere kerkese para 2 vjetesh dhe akoma nuk ka, thone te ujsjellsi,po ti ne krye te ujsjellseve ke njerzit e Ilir Metes, me kete fare kanceroze do luftosh korupsionin ti o palaco ,megjithate ti vazhdo,sepse ndermjet te gjithe plehrave ti je nje pleh qe mban ere me pak ,dhe prandaj perfiton ,por ne momentin e pare qe do na vije ne dore, do te heqim vizen ,ta dish mire kete.
Z.Rama aksionet behen kur ne krye te institucioneve ka nerez te perkushtuar dhe jo hajdut,ne krye te OST eshte Engjell Zeqo ish drejtor i shitjeve ne KESH ne kohen kur filloi historia e vjedhjeve,ne krye te KESH nje i panjohur qe ha pershesh dhe ne krye te OSHEE nje i dyshuar per vjedhje tenderash ,per te mos foluri per drejtorin e elektrikut ne ALBPETROL, nje ordiner me tete vjecare dhe diplom te blere ,me bekgraund kriminal qe e njeh gjithe Fieri i cili as dritat e lokalit nuk paguan dhe qe bashke me Endrin e Kocos tend teur kane lidhur ne linjat e ALBPETROL shume fshatra te cilave ju vjelin paraate per energjine si ne mall te babait.Pa shporrur keta plehra as ka dhe as do te kete aksion kunder vjedhesve te energjise,do paguajne si gjithmon fukarenjte dhe ujqerit do hedhin valle
Mundesisht jepi fund edhe bandes se Koco Kokedhimes qe ka pushtuar gjithe institucionet e Jugut. Pyeti njehere kryetaret e ps ne Jug dhe mbaj shenim cfare do te te thone ata.
Nese do vertet te beje transparence ky, le t’a filloje me transparencen e cmimit te karburantit.
Sot nafta u ul serisht dhe kapi shifrat me te ulta qysh nga viti 2005. Nje liter nafte kushtonte sot 1,18 €.
Ky duhet te pergjigjet, se pse nuk reagon me te njejtat ritme tregu shqiptar, dhe mos te kercenoje me burg fukarenjte e papaune dhe ato familje qe nuk u jane instaluar matesit e energjise.
Kostoja politike duket se s’paska shume vlere per te. Per “rrotacionin” e radhes duket se eshte rene dakort. Njehere PD-LSI, dhe me pas PS-LSI. E keshtu me radhe.
Ky eshte peshqeshi i levizjes se studenteve te Ramizit. I pifshi lengun!