CIA sajoi pikë doganore false në Shqipëri për operacionet antiterroriste

10 Dhjetor 2014, 12:57Politika TEMA

Nga Besar Likmeta, BIRN

 

Pasi arrestoi dhe burgosi në vitin 2004 një qytetar gjerman, gabimisht i dyshuar për terrorizëm, agjentët e CIA-s e sollën atë në Kuçovë ku agjentët shqiptarë e akuzuan se kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe e riatdhesuan në Gjermani për të mbuluar gjurmët.

Kahlid al-Masri, një qytetar Gjerman me origjinë Libaneze u arrestua në Maqedoni në fund të vitit 2003, dhe u burgos në Afganistan nga CIA i dyshuar për lidhje me organizata terroriste, përpara se të lirohej në Shqipëri në 28 Maj të vitit 2004.

Sipas raportit të deklasifikuar të Komitetit për Studimin të Programit të Burgosjes të CIAs, të bërë publik këtë javë nga Senati Amerikan, al-Masri pasi u arrestua nga autoritet Maqedonase u transferua në një qendër sekrete izolimi të CIA’s në [Afganistan] në Janar të vitit 2004.

Në Afganistan al-Masri u mbajt për gati katër muaj në një qeli të ‘vogël dhe të pisët,” duke u marrë shpesh në pyetje gjatë të cilave ai pretendon se është keqtrajtuar.

Kabllogramet e CIA’s të 27 dhe 28 Janarit 2004, al Masri “ngjante i hutuar pse ishte dërguar në këtë burg,” dhe “i sigurtë kur thonte që CIA kishte njeriun e gabuar.”

Edhe pse agjentët e CIA’s nuk ishin të sigurtë që al-Masri kishte lidhje me organizata terroriste, ata nuk ishin të gatshëm ta lironin atë për shkak se besonin se lirimi i tij mund të vinte në rrezik interesat Amerikane.

Një nga stacionet e CIA’s me emër të koduar ALEC ishte i mendimit që al-Masri nuk duhej të lirohej, ndërkohë që një divizion tjetër kërkonte që qeveria Gjermane të mos njoftohej për lirimin e tij.

Për të zgjidhur kontradiktat, rasti i al-Masrit u morr në dorë nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, i cili vendosi lirimin e tij dhe lajmërimin e qeverisë Gjermane.

Sipas Këshillit të Europës, CIA i kërkoi Shkupit ta rikthente në Maqedoni al-Masrin, por Maqedonia refuzoi.

“Mund ta imagjinoni që gjëja e fundit që Maqedonasit donin ishte që ta merrnin problemin mbrapsht,” i tha një burim i CIA-s këshillit të Europës në 2007.

Zgjedhja e dytë e CIA-s ishte Shqipëria, e cila për shkak të afërsisë së saj gjeografike më Maqedoninë, krijonte mundësinë që Al-Masri të dërgohej me makinë në kufirin Maqedonas, në gjendje të çorientuar, gjë “që do të reduktonte besueshmërinë e tij në qoftë se do ta bënte historinë e tij publike.”

Të dhënat e siguruara nga Këshilli i Europës tregojnë që al-Masri u transferua nga Kabuli nëpërmjet një avioni çarter të CIA-s në aeroportin e Kuçovës.

Por ndryshe ka çfarë dihej më parë, ai nuk dërgua kurrë në kufi me Maqedoninë. Sipas raportit të Komitetit për Studimin të Programit të Burgosjes, CIA përdori një ‘pikë kufitare të rreme në Shqipëri, ku oficerët [Shqiptarë] i thanë atij që kishte hyrë në Shqipëri ilegalisht dhe do të riatdhesohej në Gjermani.”

Përpara se ta hipte në një avion linjë për në Frankfurt në aeroportin Nënë Tereza, CIA i dha al-Masrit 14.500 euro dhe i ktheu sendet e tij personale.

Qeveria shqiptare ka refuzuar vazhdimisht të japë detaje mbi rolin e saj në programin e burgosjeve dhe transferimit të të dyshuarve për terrorizëm të CIA-s.

Kërkesa të bazuara në ligjin e të drejtës së informimit drejtuara autoriteteve shqiptare nga organizata si Access Info Europe, nuk kanë marrë kur përgjigje.

Detajet e lirimit të al-Masrit janë pjesë e një raporti prej 500-faqesh të Komitet të Inteligjencës të Senatit Amerikan i cili zbulon se programi sekret i CIA-s për burgosjen e të dyshuarve për terrorizëm nuk ishte efektiv, mbështetej në të dhëna të rreme, dhe në të njëjtën kohë ishte shumë brutal se CIA i kishte dhënë të besonte ligjvënësve Amerikan.

Raporti zbulon që CIA në mënyrë të vazhdueshme kishte gënjyer qeverinë Amerikane dhe publikun mbi me informacione të rreme mbi programin, i cilin ‘ka dëmtuar pozitën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në botë.”

11 komente në “CIA sajoi pikë doganore false në Shqipëri për operacionet antiterroriste”

  1. analist says:

    Mire qe qeveria shqiptare me legenllekun e saj kete here ka bere nje gjest human, sepse kafshet e CIA-s mund ti fusnin dhe nje koqe plumbi fatkeqit dhe ta zhduknin fare.

  2. lili says:

    Per kete Pune ,qe America te perdorin shqiperine per ‘dirty bisness’ ne vuajme me njerezet qe nuk Jane te qofte me mireqeverise,se America i heq ose i mban ne pushtet si pas ‘miresjelles’ se tyre per punet e pista…

    1. gjithashtu malok says:

      ky libanezi me pas gjerman u kap nga policia maqedonase, ne maqedoni me 13700 euro qe nuk dinte ti justifikonte, dhe thoshte qe do ti dhuronte nje xhamie ne shkup. dhe nuk dinte as emrin e xhamis dhe as emrin e ndonje imami. mos harroni qe ishte kulmi i luftes se bushit kunder terorizmit. cia ne rastin konkret mund te ket ber ndonje gabim ne vlersim. por fakt eshte qe ai pa i justifikuar kurr ato eurot u kthye ne gjermani, dhe cia i pagoi dhe interesat e eurove te konfiskuara. dhe polizia islamike e Isis ka filluar te funksionoje ne te njejten menyre, dhe isisi pasi mbajti te burgosur padrejtesish gazetarin anglez qe akuzohej per spiunazh, kur e kuptuan qe e kishin gabim ja kthyen dhe kameren dhe portofolin families, me pas kthyen dhe gazetarin…. per gazetarin ju duhej te paguanin dy bileta avioni, nje per koken dhe nje per trupin.
      por rendesi ka qe kudo gjen ca palla kaci qe bejne sikur dine gjithcka mbi biografine e cias, dhe ca te tjere qe jane gati te mbrojne gjithmone viktimat e pafajshme islamike nga barbaret amerikane.

  3. frank says:

    Edhe shteti shqiptar eshte nja sajese fallco,shtet shqiptar pa te tille po me turq.

    1. enter says:

      Pikes i ke rene, Tama shtet i krijuar fallco per interesa te ndyra.

    2. Toni KS says:

      Me rendesi eshte qe greket e sotem jane origjinal. S’ka lidhje qe jane arvanitas, sllave, vlleh, rome dhe turko-arab. Me shume propagande dhe autosugjescion ata do te behen vertete pasardhes te Aristotelit. Pastaj do te jau cajne bythen fqinjeve per origjinalitetin e tyre dhe do t’i akuzojne se jane fals.

      1. the Punisher says:

        Kete here me duket se kane te drejte keto du gojoret, enter baxhella dhe frank gelltitesi. Shtet kishim kur ishte gjalle Enveri. Pshurreshin ne breke greket, sic pshurren tani nga Erdogani.

        1. ariu says:

          ju buke nuk keni pasur e lere te luftoni me grekun.morra enveri keni qen.

  4. duk says:

    CIA dihet qe eshte nje organizate moster,por Shqiperia ketu ka luajtur nje rol minimal dhe ne te mire te Gjermanit per te dhene fund kalvarit te vuajtjeve.

  5. Zig Zag Man says:

    Ai vetem nga emri e meritonte koqen e plumbit, jane lodhur kot qe e kane kthyer!

  6. tan says:

    ata vet e krijojn lufte vet vrasin e vet drejtojn gishtin nga fajtoret e meqe ne ket tok ska burra perveç te shiturve te flliqt cia dmth kafsh pa nder e dinjitet nuk i nxjerrin keto perveq se per shantazh e ju pushta mos u lodhni si gomari nastradinit se po i prishin botes te vetmen miresi familjen duke ju kthyer ne kafsht te skllaveruara me pusht-tetart qe u ven popujve ti sundojn ti skllaverojn ti çburrnojn o bubadhej te pa ndreqshem o lapardhak te peshtir o mjerana te pashpres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje