SONDAZHI/ Diferencë e lehtë pozitive mes qeverisjes së re dhe asaj të Berishës

10 Dhjetor 2014, 16:32Politika TEMA
SONDAZHI/ Diferencë e lehtë pozitive mes qeverisjes së re dhe

 

Qytetaret shqiptare kane me shume besim  tek qeveria,  Policia e Shtetit apo Parlamenti, krahasuar me periudhën prill-maj 2013.

Të dhënat u bënë publike të mërkurën nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, pas një sondazhi të realizuar në muajin tetor të këtij viti për të matur besimin e qytetarëve tek Qeveria dhe institucionet publike në Shqipëri.

Gjetjet e sondazhit identifikojnë Policinë dhe sistemin shëndetësor në vend, si fusha ku qeveria e majtë po performon më mirë se në të shkuarën, ndërsa vihet re ulje besimi për Forcat e Armatosura apo Shoqërinë Civile.

Sondazhi i IDM-së ka identifikuar sërish punësimin, si problemin më të madh të qytetarëve shqiptarë. Gjetjet e sondazhit tregojnë se 51  për qind e të anketuarve janë të pakënaqur me ofrimin e shërbimit për punësim nga qeveria aktuale. Kjo shifër është më e lartë edhe se pakënaqësia ndaj shërbimeve të ofruara nga sistemi gjyqësor, për të cilin ankohen 47 për qind e të anketuarve.

Përveç besimit tek qeveria dhe institucionet publike, sondazhi i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim ka matur edhe perceptimin e qytetarëve ndaj transparencës së qeverisjes dhe institucioneve të tjera në vend.

“Opinioni publik shqiptar prêt nga qeveria që të jetë transparente, e hapur për qytetarët dhe të zbatojë politikat kundër korrupsionit,’ thonë organizatorët e sondazhit. Qytetarët që kanë marrë pjesë në sondazh kërkojnë në shumicë që informacionet financiare dhe kontratat që financohen nga buxheti i shtetit të bëhen publike.

Gjithashtu, ata kërkojnë më shumë transparencë për pasuritë dhe të ardhurat personale të deputetëve dhe të zgjedhurve vendorë.

Një tjetër gjetje interesante e sondazhit është ai që lidhet me ndikimin që politika ka mbi sistemin gjyqësor në vend. 66 për qind e të anketuarve mendojnë se politika ushtron ndikimin më të madh në punën e sistemit gjyqësor, ndërsa ndikimi më i vogël identifikohet tek institucionet fetare.

Shqipëria është vend anëtar i Partneritetit për Qeverisje të Hapur që prej muajit gusht 2011. Që prej asaj kohe e deri më sot, janë adoptuar dy plane veprimi për të promovuar transparencën dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në qeverisje.

Të dhënat e sondazhit të IDM, për përgatitjen e së cilit u intervistuan 1200 qytetarë nga i gjithë vendi tregojnë se Shqipëria është ende larg arritjes së këtij qëllimi.

7 komente në “SONDAZHI/ Diferencë e lehtë pozitive mes qeverisjes së re dhe asaj të Berishës”

  1. liri drejtesi says:

    “Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim per ne Diktature”, ka bere sondazhin e vet, me siper, me 1200 qytetare, te cilet nuk kane asnje lloj identiteti, sepse, po te kishin ato do te na beheshin te njohura, te grupuara, moshat, seksi, bindja, arsimi, zonat e banimit etj., shkurtimisht. Ec e besoje pastaj sond azhin Henor!!!???.
    O Instituto. A e harxhuat te gjithe fondin financiar ne dispozicion? A kapet ndonje lek me shume nga rroga? Cfare do te projektoni pas kesaj? Kujdes me faturat, se do vije kontrolli per te mare pjesen e vet.
    Shkruar nga:B.E.

  2. elinor,.,.,.,, says:

    Mos u merzitni se me mire do behet… diku tjeter. Ja se edhe pak dhe erdhi vera. Shkrine akujt. Berisha ne minus 65 Celsius; Rama pak “me mire” — minus 64 Celsius. Kaq sa po vonon ripjellja ka rrezik te dale gici i ngordhur.

    1. Dean says:

      C’a zgjidhje propozon ti,profesor?!

      1. elinor,.,.,.,, says:

        @Dean; zgjidhje? Edhe Zoti vete po te ulet ne ate vend dhe prape nuk gjendet zgjidhje.

  3. Shoku Braho says:

    Sondazhi eshte shume i gabuar,diferenca midis qeverise Rama dhe asaj te Berishes eshte shume here me i madh,si perceptim ne popull :

    1)Kishim qeverine Berisha-Meta tani kemi qeverine Rama-Meta,ku duhet theksuar ndryshimi shume pozitiv i perceptimit ndaj Kryetarit te Parlamentit dhe perqindjes se meparshme,nga 20 % kemi kaluar ne 30 %.

    2)Lufta ndaj korrupsionit,e bere nga dyshja Berisha-Meta vazhdon me forte me dyshen Rama-Meta.

    3)Demokratet ishin qeveri me maskiliste perbehej nga doktori i Hysni Kapos ndersa qeveria dyfish Socialiste eshte per te drejta e femres,prandaj dekoroi dhe Vito Kapon.

    Siç duket diferenca e perceptimit pozitiv te qeverise socialiste eshte shume here me i larte;fakt eshte qe socialistet do hapin ne fillim dosjet e komunizmit pastaj ato te korrupsionit,jo siç kerkon partia demokratike (i paharitshmi deputeti E. Halimi,shenjtori E. Halimi),te hapen ne fillim dosjet e korrupsionit pastaj,shume me mbrapa, pastaj,te hapen dosjet e komunizmit.

    Mendimi,i specialisteve dhe i Dritero Agollit,qe dosjet duhen perziher bashke ne fillim,pastaj pa dekospiruar asnje emer mund edhe te hapen,duket me poziotivi si perceptim.

  4. I.D.N=pordhe me rigon says:

    INSTITUTI PER DEMOKRACI DHE NDERMJETSIM.(injeksioni tru shplares i rradhes)

    Nje tjeter ciban i qelbur ne kurrizin e atij populli te shume vuajtur.Ai i ka bere kush hesap sa:

    politikane,
    qeveritare
    ministra
    parlamentare
    police
    gjykates
    prokurore
    shikas
    hoxhallare
    ambasdore
    analista
    gazetare
    prifterinj
    dervishe
    gardiane
    baballare(si babamondi)
    pensionista
    nxenes
    studenta
    gazetare
    akademike
    te papune
    me perkrahje sociale
    te burgosut
    te cmendur
    te emigruar
    te droguar
    te ngujuar

    Nqs se do plotsohet numri i ketyre frymoreve qe nuk prodhojne asgje
    besoj se eshte pothuajse numri real i popullsise dhe kemi te drejte te pyesim:

    Sa njerez ne shqiperi prodhojne te mira materiale ?

    shifra do jete e pabesueshme…perse duhen keto institute parazite me keto grafike qe nuk i hyjne ne puna as djallit…..

    Por te mos harrojme…votimet lokale jane afer dhe nje dore djallezore qe merret me shqiptaret pas 1992 nxjerr keto tabela per te ‘perpunuar’ njerzit qe jane kthyer ne robote.Jo vetem ky institute fantazme por dhe nje nga gjeneralet e tru-shplarjes Edi Zaloshnja po nxjerr “prodhimet” e tij statistikore qe ndeshja e rradhese idoteve roze dhe blu te dali sa me afer barazimit..per dhjete vota si ne 2011 qe te dali dikush te perveshe menget diten dhe ti ule breket naten.

  5. Adem says:

    Po Forcat e Armatosura pse jane ulur me 15% ???
    Pastaj dhe ca perceptime qe nuk levizin hic fareme s Berishes dhe Rames, me duken shume te dyshimta. Nejse, rendesi ka qe BE ka paguar grantin. Te tjerat shkojne e vijne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje