Erjon Braçe: Të hetohet veprimtaria e errët e SHISH-it për përgjime dhe vrasje

10 Dhjetor 2014, 17:31Politika TEMA

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar pas publikimit të raportit të CIA-s në SHBA, duke thënë se e njëjta gjë duhet të bëhet edhe me SHISH në Shqipëri.

Sipas tij, SHISH ka qenë një prej strukturave më kriminale në vend dhe për këtë arsye duhet hedhur dritë mbi të veprimtarinë e errët të këtij institucioni.

Po ne? Po ne çdo bëjmë? Thjesht do admirojmë senatin amerikan?!  Po Shërbimi Informativ Kombëtar këtu në Shqipëri kur do t’i nënshtrohet transparencës?!

Natyrisht që deklasifikimi i raportit të Komitetit të Inteligjencës në Senatin e SHBA-së mbi metodat e marrjes në pyetje është një akt i fortë. 

Por nuk mjafton vetëm për t’u admiruar. Nuk dua ta anashkaloj rolin e Shqipërisë. Por më intereson tjetër gjë. Ne nuk mund vetëm të admirojmë veprimet apo shembullin e të tjerëve. Duhet të ndryshojmë e të veprojmë.

Shërbimi Informativ Kombëtar ka qenë një prej strukturave më kriminale në vitet 1992-1997, mbështetur fort në rekrutime kriminale, metoda kriminale, përfshirë në vrasje e zhdukje personash, aktivitet kriminal në fushën ekonomike e të trafiqeve të ndaluara, për të ardhur në përfshirjen kriminale në rezistencën e regjimit të parë të Sali Berishës ndaj revoltës popullore të dimrit 1996-pranverës 1997”, thotë Braçe.

Braçe shprehet se asnjëherë nuk është hedhur dritë për rekrutimet, metodat, vrasjet dhe aktivitetin kriminal të këtij institucioni, siç ka qenë edhe rasti i zhdukjes së Remzi Hoxhës.

“Ka një çështje pezull së fundi (përtej të vjetrave që sërish mund të implikojnë të njëjtët njerëz). Çështja e përgjimeve të një grupi të gjerë politikanësh të ish- opozitës më pas në pushtet, por edhe të vetë ish-pushtetit më pas në opozitë.

Mund të jetë veprim i kryer edhe përkundër qytetarëve të ndryshëm, përsa kohë një aktivitet i tillë është tërësisht jashtë kontrolli”, thotë deputeti socialist./b.l

9 komente në “Erjon Braçe: Të hetohet veprimtaria e errët e SHISH-it për përgjime dhe vrasje”

  1. bracja akoma ne opozite says:

    Brace a e ke marre vesh qe je ne qeverisje apo jo? Qe i ke 84 vota e nuk justifikohesh dot a e di? Boll pra se ngele duke folur si neve neper forume, por ne nuk skemi gje ne dore. Kurse ti e ke detyrim ti besh keto gjera. Ndryshe i bie qe po na mban me genjeshtra.

  2. Pilo Lala says:

    Mbase kjo hapje e SHIK do hedhi drite mbi vrasjen e Remzi Hoxhes, i rrembyer dhe vrare nga SHIK.
    Remzi Hoxha kishte filmuar nje takim sekret te Berishes me Miloshevicin, dhe kishte filmuar punonjes te SHIk duke u takuar me njerezit e Arkanit.

    1. bre says:

      Brace rri rri e mendohesh. ops e gjeta. Te merremi me shik sepse ti je bashkepunetor me ta edhe te japin ndonje kocke sa ta lepije populli e te harroje hallet.

      Brace ben mire te dorezosh mandatin edhe thyej qafen se nuk duroesh me.

  3. Albani says:

    jE LLAPAZANI I QELBUR DHE VEtEM KAQ LIH NE OPOZItE,LIH DHE tANI,IK ORE PIRDHU,LEGENA PERSE NUK I HEtONI PRA,POR VEtEM LIHNI,KE KENI DENUAR?

  4. Braho says:

    Ham,ham,ham,hehehe….ham,ham,ham,heheeee.

    Do mar pushken do dal per gjah
    Jaman shoke,jaman jaman
    E pushka bam e Braçe ham
    Jaman shoke,jaman jaman

  5. ahaha says:

    Doli dhe lemja pazarit do me u duk si feinstein…

  6. albina says:

    sa ka vrare shik 24vjet as qe dihen ku jane si remzi hoxha dhe nuk pse kane heshtur familjaret

  7. ufo says:

    Erion Brace duket si me trimi i PS qe ne fakt me kete nivel banaliteti duhej te ishte me frikacaku i tyre.

    Cfare duhet te kerkoje me kete rast “kollosi’ Braqe

    Duhet t’ja filloje nga koka jo nga bishti.

    Me konkretisht:

    Duket me sy te lire qe Berisha nga nje xhol i Ramiz Alise u be nje bull dog i rajersonit dhe elez biberajt.
    Dihet se ne ate kohe sherbimet jugosllave dhe amerikane ishin ne kulmin e tyre dhe berisha ishte nje hybrid i shemtuar i tyre ne luften idiote kunde rkomunizmin qe kishte rene qe ne 17 dhjetot 1981 me vdekjen apo vrasjen e Mehmet shehut.

    Brace duhet te kerkoje nga qeveria amerikane me miresjellje:

    A i kane tejkaluar kopetencat strrateget e cias ne bashkpunim me udb ne ate kohe me berishen dhe biberajn

  8. Claus says:

    Po leri o Brace petet e lakrorit rehat, pa i hapur se kushedi se si del.

    Mos be krahasime te pavlera me hapjet e dosjeve nga senati amerikan se ishte jo vetem cinizem por edhe demagogji ne prag te zgjedhjeve qe po afrojne ne USA.

    Kujton se nuk i dinin senatoret, sekretaret e departamenteve, shefi i CIA-s dhe vete Obama torturat c`njerezore dhe mbajtjet ne burg pa gjyq te njerezve te fajshem apo te pafajshem ne Guantanamo?

    Te gjitha i dinin, ka libra dhe raporte per keto, po hajde si gjithmone hidh tollumbace ne ajer se naivet ne USA do te cuditen dhe do te indinjohen!!!.

    Ndersa per rastin shqiptar shko dhe pyet ndoshta kompetentin Klosi a shefat e tjere te sherbimit nen qeverisjen socialiste, se dine dicka me shume se ty, perfshi edhe rastin e nenshtetasit gjerman, i cili sot nga tere ato tortura ka dale mendsh.
    Shih se mos te del ndonje burg ilegal andej nga skutat e Kucoves dhe leri llafet e shumta se politika keshtu e ka, aq me keq kur behesh vasal dhe lepe-peqe perkundrejt matane Atlantikut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje