Përfaqësues të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike kanë nisur negociatat për arritjen e një marrëveshjeje mes tyre që do të mundësojë kthimin e deputetëve të partisë më të madhe opozitare në Kuvend.
Deputetët e të dy partive janë ulur për darkë në një restorant të Tiranës nga drejtori i Departamentit Amerikan të Shtetit për Europën Jugore dhe Qendrore, Thomas Yazdgerdi
Partia Socialiste përfaqësohej nga Valentina Leskaj, Ben Blushi dhe Taulant Balla, ndërsa demokratët nga Aldo Bumçi dhe Majlinda Bregu.
Pas darkës, përfaqësuesit e të dy palëve nuk kanë pranuar të thonë se ky ishte një takim negociues,
Ata kanë thënë se ishte thjesht një darkë me zyrtarin e lartë amerikan.
Ky është takimi i parë mes përfaqësuesve të dy partive më të mëdha parlamentare që pas nisjes së një bojkoti nga Partia Demokratike rreth 6 muaj më parë.
Partia Demokratike krahas kërkesave për ngritjen e dy Komisioneve Hetimor, që tashmë janë votuar nga Kuvendi, ka kërkuar gjithashtu edhe miratimin e një ligji për dekriminalizimin e politikës.
Në parim kjo kërkesë e demokratëve është pranuar nga mazhoranca, ndërsa i është kërkuar të paraqesë propozimet e saj në lidhje me këtë çështje.
Pak ditë më parë një delegacion i Partisë Socialiste i kryesuar nga Kryeministri Edi Rama zhvilloi takime në Bruksel me drejtues të grupimeve më të mëdha politike në Parlamentin Europian, ku shprehën gadishmërinë e tyre për plotësimin e kushteve në mënyrë që PD të rikthehej në Kuvend dhe mandatet e deputetëve të mos digjeshin.
Pritet që palët të arrijnë një marrëveshje për rikthimin e PD në Kuvend brenda sesionit parlamentar që mbyll punimet më 24 Dhjetor. /gj.k/
po kthehen isis ne parlament…leri ata koken e kanper te shkaterruar..pune korrakesh
Kjo eshte ceshtja e shekullit, a do shkojne mire PS dhe PD?
Sa te mallkuar paskemi qene, i mjeri popull.Politiken e kane zaptuar kukulla injorante te ngjyera me boje, qe recitojne bukur. Nuk behet fjale qe intelktuale me integritet, me brume- si thote populli,jo te ziosur mbas parase, t’u jepet hapesire dhe te kontribojne per ndertimin e shtetit. Natyrisht se kjo do bente diferencen.
Por, cdo shqiptar kur çohet ne mengjes duhet te kujtohet se lirine nuk ta dhuron kush por duhet ta fitoje. Kane ndryshuar vetem disa kushte te jeteses, levizje e lire e limituar. KAQ. Fjale e lire JO. Media eshte plotesisht e kontrolluar- jo me ndonje ndryshim nga diktatura.Kjo qe komentojme ne ne kete forum nuk eshte fjale e lire ne kuptimin e vertete te fjales, eshte si thote populli pirdh te shfryhesh.
Per problemet e verteta dhe shume te rendesihme qe na dalin, nuk kemi ku i zgjidhim se DREJTESIA nuk funksionon.
Zoterise nga amerika i intereson nje Shqiperi pa probleme dhe stabilitete. PER DEMOKRACINE, LIRINE DHE TE DREJTAT E NJERIUT , SHOHIM E BEJME ANDEJ NGA SHEKULLI TJETER.