Afrikanojugorja Rolene Strauss është zgjedhur Mis Bota 2014. Konkursi i bukurisë u mbajt në “Excel ICC Auditorium”, në Londër, ku Strauss mori kurorën e më të bukurës.
Në vendin e dytë, u zgjodh hungarezja Edina Kulcsar, kurse në të tretin Elizabeth Safrit nga SHBA.
Edhe pse ishte një mbrëmje mjaft e bukur, ky konkurs ishte i mbuluar me një hije trishtimi. Në sallë ndihej mungesa e Mis Hondurasit, Maria Jose Alvarado, e cili u vra pak javë më parë, së bashku me motrën e saj, nga i dashuri i kësaj të fundit.