VIDEO+FOTO/ Këngëtarja me këmbën protezë, i sfidon të gjithë!

19 Dhjetor 2014, 17:05Lifestyle TEMA
VIDEO+FOTO/ Këngëtarja me këmbën protezë, i sfidon

Viktoria Modesta ka xhiruar klipin e saj në rrymën pop.

Modesta ka lindur me një defekt tek njëra këmbë dhe ajo ka bërë 15 ndërhyrje kirurgjikale fëmijë, derisa mjekët u bindën se asaj i duhej prerë perfundimisht këmba.

Videoja “Prototype” u transmetua në “Channel 4” gjatë finales së X-Factor. Channel 4 kapaguar 200.000 paund britanikë për realizimin e kësaj videoje.

26 vjeçarja ka veshur kostume seksi dhe ka përshtatur për to proteza të veçanta, e vendosur që të përdorë trupin e saj, për të sfiduar mentalitetin britanik për “aftësinë e kufizuar”.

Deri tani video ka arritur të ketë 8 milionë shikime në YouTube, ku Viktoria ka dhuruar edhe një kërcim mjaft seksi.

Viktoria ka treguar se ka lindur në Letoni dhe se nëna e saj ka patur një lindje mjaft të vështirë kur ajo ka ardhur në jetë.

“Ishte neglizhenca e mjekëve gjatë lindjes, të cilët nxorrën këmbën dhe gjurin tim nga vendi. Pas kësaj ata bënë mjaft procedura korrigjuese, përfshirë edhe  vënien e këmbës allçi a kur isha dy javëshe, fatkeqësisht kjo vetëm sa ndaloi rritjen e këmbës sime. Deri kur isha isha gjashtë vjeçe kishte  një ndryshim  të konsiderueshëm mes dy këmbëve mia dhe unë kam kryer 15 operacione në përpjekje për të  korrigjuar problemin deri moshën 12 vjeçare”, ka rrëfyer Viktoria.

Ajo më tej tregon se ka ndjerë shumë paragjykimin e njerëzve, në shkollë dhe kudo si në Letoni ashtu edhe në Britani. Por ajo tregon se nëna e saj e ka mbështetur më shumë nga të gjithë duke i thënë përherë se ishte perfekte./j.h

1 komente në “VIDEO+FOTO/ Këngëtarja me këmbën protezë, i sfidon të gjithë!”

  1. Atraezerr says:

    Une dhe te gjithe ne qe jemi pa te tilla probleme , duhet te falenderojme ZOTIN , mgjt une dhe gjithe bota duhet te falenderojme ty dhe njerezit me kurajo te madhe qe behen frymezim dhe mbeshtetje per te tjeret , se fatkeqesia mund te na ndodh ne cdo moment dhe duhet kurajo e madhe ta perballosh .Jam perlotur disa here gjate spektaklit Bailando con le Stelle dhe mendoj qe detyrimisht duhej ta fitonte Giusy Versace , per shkallen e veshtiresise dhe frymezimin qe u ka dhene njerzve me te tilla probleme .Per kete kemi nevoje sot , jo per gjoks dhe vithe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje