VIDEO LAJM/ Ja si vidhet në Tiranë

29 Dhjetor 2014, 13:07Lifestyle TEMA

Një person ka publikuar një video në Youtube, ku tregon se si i kanë vjedhur biçikletën.

Vjedhja ka ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “5 Maji”.

Personi që ka publikuar videon, thotë se kjo është biçikleta e shtatë që i vjedhin.

“Në 28.12.2014, në rrugën “5 Maji” në Tiranë, më vodhën biçikletën e 17-të.

Nuk e di nëse është ndonjë rekord për Guiness ky, por gjithsesi ky i fundit është i vetmi tast i dokumentuar që kam dhe që do ua dërgoj kanaleve TV me shpresën se do ta transmetojnë këtë video, jo vetëm për të kontribuar në identifikimin dhe kapjen e këtyre hajdutëve, por edhe në ndërgjegjësimin sadopak të keqbërësve, të cilët duhet të kuptojnë se nuk ju leverdis të bëjnë burg për një biçikletë!

Në të njëjtën kohë shpresoj që kjo video të shërbejë si këshillë për çiklistët që ti lidhin biçikletat gjithmonë në vende të ndriçuara dhe të vëzhguara nga kamera, në mënyrë që nëse ua vjedhin, të paktën të kapen sa më shumë hajduta e të pakësohen ca”, shkruan ai./b.l

5 komente në “VIDEO LAJM/ Ja si vidhet në Tiranë”

  1. sherifi says:

    Po edhe ti a dere bardhe,hajdutet vidh dhe ti bli,dhe kte e paske bere per 17 raste,vertete per ne librin Guiness.
    Ne vitet 92-93 kur ne fillim u futen makina te perdorura,kryesisht Fiat,dhe nje komshiut tim i vodhen xhamin a pare, ai shkoi dhe e bleu,por bleu xhamin e tij,dhe keshtu vazhdoi qe xhamin e tij e ribleu tre here, po 17 jane shume.

  2. Fori says:

    Ti zoteri mundesisht gjeji dhe emrat edhe ku banojne dhe jepja policise se mbase edhe i arreston !

  3. BERISHA LARGOHU says:

    Jane shumuar hajdutet si mi qenefesh, ja kur te dale PD e Berishes per te mbrojtur hajdutet.

  4. Genti35 says:

    Po ti, sa leke ka harxhuar te blesh 17 bicikleta, me mire te kishe blere nje makine e te rrije rehat.

  5. AK-47 says:

    Mos i ler bicikletat palidhur se helbete u duhen njerezve ..Blej edhe nje dryn me nje zinxhir te mire dhe lidhe tek tubi i ujit te pallatit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje