Aksidenti i familjes Peka, arrestohen 4 drejtues të firmës që ndërton rrugën

31 Dhjetor 2014, 11:07Politika TEMA

Katër drejtues dhe specialistë të firmës së ndërtimit “Triss” janë vënë në pranga nga policia, për shkak të aksidentit të ndodhur në Unazën e Re në kryeqytet, ku gjeti vdekjen i mituri R.Peka dhe u plagos vëllai dhe nëna Enkelejda Peka, familjarë të ish-zv/ministrit të Brendshëm Avenir Peka.

Të ndalurit janë Ismail Ahmeti, administrator në firmën “Triss“, Ylber Koçi, specialist, Shpëtim Emiri, drejtues teknik i punimeve dhe Gëzim Bimbli, administrator dhe drejtues teknik.

Akuza e ngritur nga policia e Tiranës për ta, është për mosvendosjen e sinjalistës në rrugën ku ende kryheshin punime.

Për aksidentin e ndodhur në 30 dhjetor, Policia arrestoi në flagrancë edhe 29-vjeçaren Uarda Eduart Çota, banuese në Tiranë, si shkaktare të aksidentit ku gjeti vdekjen i mituri R.Peka dhe u plagos vëllai i tij dhe e ëma.

30 komente në “Aksidenti i familjes Peka, arrestohen 4 drejtues të firmës që ndërton rrugën”

  1. Bond says:

    Po firma e ndertimit qe ka hapur gropen e pallatit ku ndodhi aksidenti nuk ka faj (o zot kush eshte pronari i saj)? Cudi e madhe pasi kjo firme eshte fajtori kryesor pasi duhej me pare te siguronte kantierin e ndertimit pergjate gropes jo me rrjete plastike (sa qesharake!) por me barriere solide sa me te sigurte ndaj goditjeve dhe te pajisur sic duhet me ndricimin dhe sinjalitiken perkatese!

    Ndersa firma e ndertimit te rruges nuk ka lidhje fare ne kete ceshtje, sidomos zoterinjte e nderuar Inxh. Gezim Bimbli dhe Ismail Ahmeti!

    1. kujtesa says:

      Eshte e vertete qe firma Triss nuk ka faj ne kete mes. Pjesen e saj e ka mbaruar(nga asfalti deri ku eshte edhe gropa qe rane viktimat),e ka nje firme tjeter pa lidhje me Triss-in.
      Polici JO PROFESIONALE dhe koti.Ndalimi duhet bere te ata qe ndertojne dhe jo te ata qe e kane dorezuar objektin.

      Ketu jane te perfshire edhe drejtues te Bashkise,te cilet kane lene firmen ndertuese te punoje ne kete menyre,pa sinjalistike. Jane ata qe vendosin tabelat,si enti pronar i rruges dhe qe rregullojne levizjen ne rruge ashtu si e mendojne specialistet e Bashkise ne bashkepunim me policine rrugore.

      Une jam banore ne ate zone dhe ashtu si une,e gjithe kjo pjese e vuajme kalimin ne kete rruge. Me mire ta mbyllin,se sa e lene ne ate gjendje. Kur te jete gati,le ta inaguroje Lulushi dy here,nje ne fillim dhe nje ne fund. Por te gjithe e dine se kjo rruge,te con ne biznesin e familjes ndaj dhe abuzohet ne kete forme.

      ISMAIL AHMETI DHE SPECIALISTET E TJERE, DUHET TE LIROHEN URGJENTISHT !

      1. Pilo Lala says:

        Prokuroria me duket se nuk e njeh ligjin.
        Lironi te pafajshmit.

      2. i revoltuari says:

        NE BURG TE GJITHE TE PAPERGJEGJSHMIT! Pergjegjesit nga Bashkia,nga Ministria,nga firma e rruges,nga firma e pallatit! Te gjithe ne burg!!! MASKARENJ,NDYRESIRA,KRIMINELE qe vetem te leket e keni mendjen! Pthuuu race e ndyre e parase dhe kapitalit… ?

    2. neda says:

      Perballja e tyre me ligjin eshte nje veprim serioz i shtetit qe duhet pershendetur,dhe keta duhet denuar, por edhe personat pergjegjes ne bashkin e tiranes duhet te perballen me ligjin, ashtu si edhe ata persona qe kane kane dhene okein per udhetimin ne rruget e vendt me mjete pa u paisur me sinjalistik perkatese, ndersa personat qe vjedhin mjetet e sinjalistikes mendoje se meritojne denim jo me pak se 15 vjet heqje lirie.Qeveria aktuale ka shansin dhe vizionin per te vene rregull kudo.

      1. Xhema nga Tirana says:

        @Neda. Ju lutem… mos flisni për parime kur bëhen arrestime vetëm për SHOW.
        Media influencon jashtëzakonisht shumë për të kther në sencasion edhe një eveniment të rëndomtë ( kjo është veçori dhe fuqi e saj). Figura e nderuar e Ismail Ahmetit, e nderuar dhe e respektuar në të dy epokat (para dhe pas 1990)nuk mund të përdhoset nga “çapaçulë” të paaftë në Polici,Hetuesi dhe Gjykata.
        Unë BËRTAS (thërras i zëmëruar): NXIRRNI URGJENTISHT NGA QELIA, HEROIN E NDËRTIMIT TË HIDROÇENTRALEVE ISMAIL AHMETI. NDRYSHE… DO TË PËRPLASENI ME REVOLTËN CIVILE.

  2. Argita_B says:

    Ismail Ahmeti eshte nga biznesmenet me te sukseseshem ne Shqiperi, nga te vetmin qe kurre nuk u perzie me politiken (perveç nje momenti te shkruter kur u be kryeminister i tranzicionit), Triss eshte nga kompantite me serioze ne ndertimin e rrugeve ne Shqiperi.. Kur Triss ben neglizhenca te tilla ne punen e saj, imagjinoni se çfare duhet te ndodhi me kompanite e tjera qe hapen vetem per te fituar nje tender!!
    Sinjalitika ne Shqiperi eshte ne nivelet e republikave te bananeve, eshte skandaloze dhe eshte shkaktarja e pjeses derrmuese te aksidenteve.

    1. shqiptari says:

      O gita, je tu e ngaterru me Vilson Ahmetin, lool

    2. Aliu says:

      Ka qene Vilson Ahmeti , jo Ismail Ahmeti !

  3. Obobo says:

    Po kjo Uarda mos eshte gje me prejardhje nga Cotat e Librazhdit?

    1. xxx says:

      Po,po, dhe një debile e dehur që mori në qafë njerëz të pafajshëm në rrugë!

  4. lexuesi says:

    Argita, ngaterron Ismail Ahmetin me Vilson Ahmetin. Ismail Ahmeti eshte ish minister ne kohen e Hoxhes, ish-kryeinxhinier i Fierzes, teknokrat model dhe njerime integritet te larte profesinal e shoqeror, nese eshte fjala pikerisht per te. Por eshte vertet e pafalshme per nje kompani si Triss qe te beje gabime te tilla. Gjithnje mbetet teza se eshte ambjenti i prishur i yni, qe prish gjithekend.

  5. vili07 says:

    triss, po pjesa e rruges qe ka punuar triss sikur ka mbaruar gati 8 muaj me pare??? e pervec kesaj edhe 200-300 metra larg vendit te ngjarjes?????

  6. Mali says:

    Per shume aksidente nuk kemi degjuar per ndalime ,pse ky ndrtshim me dy rastet e fundit te te rinjve ZHiti e Peka?Frike apo servilizem?

    1. i revoltuari says:

      Veprime te tilla ligjore duhet te ishin bere ketu e dekada me pare.Me ne fund pati veprim! Me mire vone se kurre. Ne vend te gezohesh po na ben te cuditurin! TRAP

  7. lisimak voci says:

    Po deri para se te ndodhte aksidenti,a nuk ishte po e njejta situate!!!Fat I keq I atij engjellit te vogel,por ata qe u arrestuan,neser I ke te lire perseri se tek e fundit nuk eshte faji I tyre pse dikush perfundon ne grope,me apo pa vetedije.

  8. ndertuesi says:

    Oj ti goce, ka qene Vilson Ahmeti KM jo Ismaili. Manej sa per mos perzierje me politiken, ky Ismaili mgjth eshte vertet Inxh per ti hequr kapelen, ishte B.. e breke me F. Nanon. Dhe po qe puna per sigurine e kantiereve te TRIS, ja u thote nje qe ka pare nga afer disa te tille, jane cope cope.
    TRIS eshte nje komani ne faliment e siper, kursesi nuk mund te meret si etalon per cilesi dhe siguri. Ka shume te tjere qe e kalojne TRIS-in disa here.

    Ngushellime familjes Peka per engjellin qe humbi.

    1. goni says:

      Per ironi te fatit, ate segment rruge Triss e ka bere me leket e veta se xhaxhi Sali “harroi” ti paguante firmat e ndretimit gjate mrekullise ekonomike 05-13 ndersa Rama qe do ti paguante i kalon njehere nga burgu..

    2. lexuesi says:

      Ti “ndertuesi” vetem ndertues nuk mund te jesh. Mediokriteti dhe keqdashja jote duket qarte.

  9. Vk says:

    Arrestohen njerez per se mbari qe te lehtesohet nje pleher e vogel dhe e dehur qe vrau! Pyesni pak c’lidhje ka me ps e librazhdit dhe kuptoni ku jetojme….

  10. Emigranti says:

    Gjithmone pasi ndoth aksidenti me pasoje , vdekje ne njeres kujtohemi dhe ju ngreme firmave padi , per mos marje masash ne rethimin e kantierit me betone solide dhe per mungese tabelash . Zoterinj te nderuar te Prokurorise dhe policise personi i pare qe duhet te arestohet eshte ai qe ka firmosur dhenjen elejes dhe te drejten e fillimit te punimeve per firmat qe kane mare kantierin ne ndertim. ne jemi ne europe dhe ketej para fillimit te punimeve , kantieri vizitohet nga personat pergjegjes dhe kur te jete pajisur me nje rethim solid dhe i pajisur me tabelat perkatese per fillimin e punimeve . atehere i jepet e drejta per te filluar punimet . ngushellimet me te perzemerta per familjaret e djalit . sa per ing dhe tekniket me vjen vertet keq por per mua jane te pafajshem .siguria fillon nga bashkia dhe perfundon te zjarfiksi .

  11. elinor,.,.,,.. says:

    Tahir babashtaja kokrra e idiotit! Arreston nje firme te gjithen vetem pse punetoret nuk paskan vendosur sinjalistiken ne rruge!!! E c’faj ka administratori ketu, fjala vjen?! Apo se vdiq femija i dikujt me pushtet te meparshem? Zakonisht ne keto raste, nqs vertetohet ne gjyq, per firmat ka gjoba marramendese dhe ndjekje ligjore nga te cilat firmat falimentojne. Vetem po te kete pasur qellim (intent) per te shkaktuar nje aksident vdekjeprures mundesh te arrestosh tjetrin dhe ta fajesosh kriminalisht. Nuk besoj se dikush ka menduar te mos veje sinjale me qellim qe dikush te vdiste o Tahir gjytrymi!

  12. lala says:

    Sa vite qe ka ajo grope,

    Ne hyrje te Kamezes????

  13. ing ndertimi ne zbatim says:

    Veprim i nxituar i Policise, neser dalin te pafajshem..turp. Polici leshi.
    Te gjithe ata qe keni arrestur jane truri dhe intelektuale te nderuar.

  14. Eri says:

    Show i policise dhe prokurorise per te dhene te kuptoje qe funksionon shteti. Tabelat e uljes se shpejtesise dhe drejtimit te detyruar djathtas jane me shume se evidente para se te arrish fundin e asaj rruge. Mungon vetem tabela me nje shishe konjaku nje vize te kuqe siper dhe nje profil vajze …..

  15. Ditrih says:

    Kam keqardhje te madhe per Inxhinierin e talentuar Ismail Ahmeti. Ndertuesi (kryeinxhinieri) I famshem i gjigandit HC Fierze. A ka faj Zotnia i vertete I. Ahmeti kur nje hajvaneje i mbushet koka te behet tape me raki e ja shkel gazit ne derrase? Jo, I Ahmeti i nderuar eshte viktime e padiskutuar e nje torollakje ( per te mos e cilesuar me rande). Leshojeni mor te nderuarin I. Ahmeti se prej tij kemi drita sot! Keqardhje dhe jam per lirimin e menjehershem te ketij Zotnie te vertete! Kalbeni ne burg ate torollaken qe te mos e nxjerre prapanicen prej burgu derisa ti jete vyshke fare.
    O zot cka po i gjen njerezit e mire keto kohe!

  16. Sala says:

    Jam 100% I bindur qe Tris-i nuk eshte pergjegjes per c’ka ka ndodhur. Te njohesh Shpetim Emirin nuk ka nevoje te dyshosh fare. Puntor I jashtezakonshem, profesionalist I shkalles me te larte, njeri qe ka 44 vjet eksperience ne ndertim, dhe gjithnje I nderuar. Punet e Tris-it keto 24 vjetet e fundit shkelqejne dukshem mbi te tjeret.
    Nuk ka shans Shpetim Emiri te kete qene I pakujdesshem.
    Lirojeni sa me pare se merruat dynjane.

  17. B52 says:

    Te arrestosh njerez te pafajshem qe s’kane lidhje fare me kete aksident eshte nje turp per prokurorine dhe policine..Boll me show politike se nuk ka lezet…Ajo debilja e dehur qe ecen me 160 km/ore mund ta kishte bere ne cdo vend aksidentin..Smund te behen koka turku per faj te nje putane..Qeveria nqs i ka rruget ne proces pune perse iu pret shiritat ne fushata elektorale apo fajin e kane firmat pastaj qe jane duke punuar…

    Turp turp polici leshi

  18. B52 says:

    Paaftesi e prokurorise e policise se shtetit qe arreston persona te pafajshem…absurd i radhes i realitetit shqiptar..Pse vazhdoni akoma shown politik apo keshtu vertetoni qe punon policia e prokuroria?…

    Kur rruget jane ne proces punimi dhe te pa perfunduara pse i lini te qarkullojne makinat atehere???
    Kush e ka fajin per kete? Firmat e ndertimit qe ne 90% te rasteve skane marre akoma leket e tyre me te cilat i kane ndertuar keto rruge? Si ka mundesi qe kemi nje prokurori e polici kaq te paafte? Si mund te kerkosh koka turku per nje debile te dehur qe ecen me 160 km/ore????

    TURP TURP POLICIA DHE PROKURORIA

  19. romeo says:

    ARESTIM I PADREJTE DHE I TURPESHEM.DREJTUESIT E FIRMES TRISS NDERTIM KUDO KU KANE KRYER PUNIME I KANE KRYER ME CILESI BRENDA KUSHTEVE TEKNIKE.TE ARESTOSH ZOTERIJTE E NDERUAR I.AHMETI SH.EMIRI.Y.KOCI TE CILET KANE NDERTUAR VEPRAT ME TE MEDHA ENERGJITIKE DHE INDUSTRIALE TE VENDIT TONE VEPRA QE I KANE REZISTUAR KOHES DHE PO MBAJNE ME ENERGJI ELEKTRIKE VENDIN TONE ESHTE FATKEQESI. KJO ESHTE BERE PER TE LEHTESUAR ATE FEMREN QE BERI AKSIDENTIN E CILA MERITON SHUME EMRA DHE EPITETE POR UNE NUK PO I VE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje