Studentja arvanitase parandjeu se diçka nuk shkonte me tragetin që mori flakë

30 Dhjetor 2014, 23:57Politika TEMA
Studentja arvanitase parandjeu se diçka nuk shkonte me tragetin që

Një shënim në Facebook, në gjuhën greke nga një prej udhëtareve, i shkruar vetëm pak përpara nisjes po qarkullon dendur në rrjetet sociale si një paralajmërim profetik për tragjedinë që vijoi.

Efthimia Arvaniti, mbiemri i të cilës ofron menjëherë idenë e prejardhjes, është studente e doktoraturës në Gjermani dhe kishte udhëtuar për në Greqi për të kaluar pushimet me familjen.

Ja çfarë tha shkroi ajo përpara se të ngjitej në anijen e tmerrit.

“…Nga t’ia filloj… Tani jemi në Igumenicë, ku mbërritëm me një orë vonesë në rrugën nga Patras në Ankona.
Përveçse është e mbingarkuar përtej kapacitetit që duhet të ketë si anije, nuk ka absolutisht asnjë informacion apo njoftim se sa do të vonohemi ende derisa të mbërrijmë në Ankona.

Erëra të këqia dhe të padurueshme mbizotërojnë në mbarë anijen. Banjot janë të papranueshme. Karriket janë të thyera dhe për të gjitha këto paguhet një çmim si për një udhëtim në një anije të respektueshme dhe që i përmbahet orareve.

E gjitha kjo gjoja për shkak se ‘u ndërrua anija’ dhe ‘u zëvendësua me një të re’ siç na informoi personeli në Portin e Patrës.

T’ju bëj një pyetje: mos na kujtojnë gjë për idiotë dhe syleshë?

Sa e sigurtë është një anije kaq e mbingarkuar e një kategorie të tillë? A ia vlen rreziku për një euro më shumë?

Si e zgjidhin njerëzit kur humbasin një orë? Kanë lidhje me udhëtimin tjetër, kanë rezervime në hotel, kanë detyrime pune.

Ka njerëz të ulur në dysheme. Disa po fryjnë dyshekë me ajër se kabinat janë plot e të tjerë jamë duke fjetur përtokë. Pse nuk po na kërkoni edhe që të pastrohemi para se të nisemi?

Janë bërë ngatërresa me kabinat. Kanë nxjerrë në sallën e ndjenjes familjet me fëmijë që janë duke pritur.

Ju lutem më lejoni të nënvizoj se këto ankesa nuk janë kundër ekuipazhit por menaxhimit të kompanisë. Për fat të mirë, ekuipazhi po përpiqet të ruajë qetësinë.

Jo se juve ju intereson kjo punë…

Një rrënojë!”

Burime të disa gazetarëve të pavarur grekë po thonë se pronarja e kompanisë në pronësi të trageteve është Alexis Bakoyanis, vajza e politikanes Dora Bakoyanis.

Ata po ankohen se media greke po e fsheh këtë fakt.
Një numër vëzhguesish gjithashtu po parashikojnë që do të ketë padi gjyqësore për kompaninë greke.

Ndërkohë media greke është përqendruar më shumë te vonesat e shpëtimit për të cilat fajësojnë italianët.

Ruben Avxhiu

25 komente në “Studentja arvanitase parandjeu se diçka nuk shkonte me tragetin që mori flakë”

  1. ARUSHA says:

    me nje rrenoje te tille une kam udhetuar nga Bari ne Patras ne daten 8 gusht 2001 dhe udhetimi zgjati 15 ore me det te qete ku nuk kisht gabina fare dhe ishte nje anije mallrash dhe ne ishim te gjithe jashte !

    E DHJEFSHA ” EUROPEN E BASHKUAR ” QE ESHTE NJE IDE VETEM PER TE PUSHTUAR SHTETE DHE VJEDHUR ATO SE KJO “BE “NUK FUNKSIONON SE NUK KA ASNJE IDEAL NE THEMEL

  2. Andreas says:

    Nese kjo eshte “Arvanitese” se ka mbiemrin te tille, Antonio Albanese, nje nga komiket me te medhenj italiane, i bie te jete shqiptar puro sipas jush?!!!

    1. Aleksander says:

      Edhe ti shqiptar je Andreass,edhe pse te vjen turp ta pranosh !

      1. Harallambro korofillaku says:

        Andrea eshte dobiç shqiptari, mos u ngaterro

      2. Andreas says:

        Edhe sikur te ishte si thua ti, nuk mund te jemi te gjithe te mendimit “ohh sa mire me qen skipetar…!!!”. Hipokrizia nuk ben pjese ne natyren time ?

        1. Argita_B says:

          Hiprokrizia ben pjese jo vetem ne natyren tende, po te prinderve te tu, te gjysherve te tu.. e keshtu me rradhe. Ben pjese se sa ishit ne Shqiperi, sa hanit buken e shqiptarit, nuk guxuat te shanit ndonjehere shqiptaret. Sot qe greku te dha 300€, u bere grek brenda dites, ashtu sikurse te paret e tu u bene shqiptar per interes. Kjo quhet hipokrizi, dhe ti je hipokrit.

          1. Andreas says:

            Histori e bukur, po shume shqiptare per te qene e vertete! ?

        2. toni nga BERATI says:

          ti duhet te jesh nga voriopirdhu andrea

    2. gjithashtu malok says:

      Andreas,antonio Albanese eshte shqiptar arberesh….

      kurse ju greket per nja 3-4 vjet do perfundoni me gomone klasi i par, kurse te tjeret per hir te historis se famshme do lundrojne me varka me rrema.ju jeni, djepi i civilizimit te azise qendrore. tani do riktheni dhe rendin sklavopronar dhe pervec varkave me rrema neper ishuj do kete vetem gomere. ndinje idiot hallezhi nga itaka do niset me gomone per te shkuar te punoje ne gjermani, dhe do humbase rrugen. kur te kthehet ne ishull pas 25 vjetesh nuk do ta njohe askush. dhe do te zbuloje me trishtim qe gruan tij e pallojne ca shqiptar qe shesin ashish ne ishul. jane te njejtet shqiptar qe ai dikur i mbante ne pune per te peshkuar. kur ky greku tu kerkoje ketyre shqiptareve nje duel me hark, keta do ti pergjigjen ( he mer pall kari, akome me keto perralla ti, hapi mer syte se po vdes per buk, dhe grija jote eshte kurva e katunit.)

    3. Arian says:

      Po, i dashur Andrea… eshte e vertete qe eshte Arbereshe e Greqise… mbiemrat viheshin sipas zanatit qe kishe ose cfare pseudonimi qe te kishin vendosur te tjeret… qendroi asaj qe ka dashur te percjell ky lajm dhe mos u kap pas gjerave te vogla sepse do quhesh mendje vogel… Gezuar!!!

    4. Halit o xhan says:

      Edhe ne fakt eshte O qyp..I ati Antonios eshte me origjine nga Palermo dhe jane me oroigjine te hershme Arbereshe. Ok

  3. safo says:

    Anija ishte italiane, kete e di dhe bufi, asnje lidhje ska me pronesi greke. Te pakten te mos rendojme aty ku ska vlere

  4. millosh kopiliqi says:

    Une nuke po kuptoje pse arvanitet nuke e zyrtarizojne bashkesine arvanite,pse nuke formojne partine e tyre polotike,pse nuke e zyrtarizojne dhe zbatojne gjuhene shqipe!!!!!!!!

    1. me thene te drejten says:

      …ceshtje kohe dhe kushtesh ?

  5. dstd says:

    pse nuk shkruhet asnje lajm per shqiptaret e vrare ne perpjekje per te shpetuar anijen . U shkeput kablli I amortizuar shum I vjeter dhe I vrau, pse nuk ndodhi kjo gje me rimorkjatoret italiane. Un kuptoj nje gje qe fondet per marinen shqiptare per tu paisur me materiale te mira dhe te reja Jan vjedhur

    1. Deni says:

      Rimorkiatori ishte privat dhe kishte shkuar atje per tu paguar. Pak informacion nuk do te ishte keq.

  6. David says:

    Andreas pse ke ate ‘frymen e kundershtimit’ :p

    1. Andreas says:

      Kam fryme kundershtimi ndaj tendenciozitetit. Nuk besoj se eshte negative. Me njerez jo tendencioz jam shume jo-kundershtues ?

  7. EleΥΘeriskeΨi says:

    Ah Eythymia!! Me skipetaret injorant te ze belaja !!

    1. Agroni Hollande says:

      Atehere pse futesh ne rjetet Shqiptare, apo te pelqen ta kruash me shqiptaret, cfare lidhje kane shqiptaret me tragetin? se erdhe te ndimojne juve race e keqe, qe vetem helem keni ne goje, se dhane jeten 2 shqiptare per ju , juve doni vetem me cekan kokes, ja u bene mire Turku juve, prit edhe pak do shikosh kur te behen te gjithe Arvanitasit edhe te thone qe jemi Shqiptare edhe te shikoshe pastaj si do ndryshojne rjedhjet ne Greqi

      1. EleΥΘeriskeΨi says:

        Nuk kan nevoj Arvanitet te kene avokat mbrojtes turkoshak si puna jote.
        Arvanitet e kane prejardhjen nga Arvano, – shiko harten ne linkun http://tsoutsouneros.arvanitis.eu/archives/18234 me popullsi dhe ndergjegje greke – (Αρβανο) nga ku morren edhe emrin Arvanit dhe u shperngulen kur paraardhesit e tu ottoman shkelen ne ballkan.

        Gjithsesi komenti im i mesiper i pergjigjet artikull-shkruesit turkoshak qe ben propagand ne vend qe ti permbahet pershkrimit apokaliptik qe Eythymia pershkruan per incidentin ne anijen Norman.

        1. Agroni Hollande says:

          Ti me tregon historin e shtremeruar te Greqise kurse une po te jap nga arkivi i Hollandes qe seshte as mbeshtetese e Shqiperise edhe as e Greqise edhe mesoj edhe ku jane kufijt tani , edhe tregoju edhe atyre qe marin € 300 vetem per te mohuar te ardhemen e tyre . Urdhero eshte ne gjuhe Hollandeze edhe mund ta perkethesh ne GOOGLE

          http://en.wikipedia.org/wiki/Greater_Albania edhe mos na shit shume *histori * nacionaliste

  8. adi says:

    une jam shqipetar e megjithmend me vjen turp qe jam i tille,duke pare cfare niveli injoranze kemi edhe pse jetojme ne te gjith boten nga ku nuk kemi mesuar asgje,pervec se me qene vet vetja…….

    1. kodrasadikit says:

      Shqiptaret si ju as qe na nevoiten ,kush e mohon vetveten seshte askushi dhe eshte i perbuzur perjete.

  9. Burim says:

    Valla sdi qka eshte kjo studentja po boll e forte koka …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje