PD: Përpjekja e Ramës për shëndetësi falas, e dëshpëruar

30 Dhjetor 2014, 15:47Politika TEMA

Partia Demokratike reagoi sot, ndaj nismës së qeverisë për shëndetësi falas, ndërsa e konsideroi të dëshpëruar përpjekjen e kryeministrit Edi Rama për të argumentuar reformat e munguar në shëndetësi.

Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Tritan Shehu reagoi pas takimit të djeshëm të kryeministrit me mjekët, duke shtruar pyetjen se cili nga premtimet elektorale të qeverisë është realizuar në këto 18 muaj qeverisje.

Sipas tij, “nuk ka dhe nuk mund të ketë shëndetësi falas”.

“Rrugët e financimit janë ato që kanë qenë, përkundrazi me një shtim të pagesave direkte të popullsisë, veçanërisht për shtrimet. Niveli i financimit të sistemit shëndetësor është këtë vit nga më të ultat, 2,8% e GDP-së, kur premtimi ishte rreth dyfishi”, shton Shehu.

Gjithashtu, ai tha se ndryshe nga premtimet, spitalet e rretheve funksionojnë të cunguara për shkak të mungesave në specialistë e furnizime. Kjo i detyron ata që edhe urgjencat t’i evakuojnë.

“QSUT prej muajsh është në mungesa të mëdha për gjithçka i nevojitet për të punuar. Për herë të parë aty kërkohet të kufizohen shtrimet, ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara etj”, tha ai. /gj.k/

4 komente në “PD: Përpjekja e Ramës për shëndetësi falas, e dëshpëruar”

  1. Loku says:

    Me gjithe respektin per Edin, dua te them qe pa u rritur rrogat nuk ka sesi funksionon sistemi mjekesor. Rroga e nje mjeku eshte 45000 leke. Si mund te kete dinjitet nje mjek qe merr kete rroge. Nderkohe qe pervec studimeve pafund qe sigurisht kane shpenzime, mungeses se dinjitetit qe i jep kjo rroge dhe ndoshta nuk e besoni por shpesh i duhet te rrije pa gjume i shqetesuar per raste problematike. Mjekesia falas nuk behet ne kurriz te mjekeve por ne kurriz te shtetit.

  2. Agim Anastasi says:

    Perse mor njeri i trembur kostaton se nuk mundet te kete mjeksi falas . A nuk ishte falas ne kohen e socializmit mjeksia dhe studimet qe Ti bere per tu bere mjek ?! Po sot a ke sy te shohesh se ne te gjitha ato vende qe njesoi si metodologjia Gjermane,zbatojne ne fushen e mjeksise, kane falas sherbimin mjeksor ,ku perfitojne dhe te huaj qe nuk jetojne ne Gjermani.

    1. Vegim Muharremi says:

      Sa mijera euro paguhen mjeket gjerman, apo 300 Euro/muaj?

  3. Populli says:

    O Tritan, e paske harruar prasin e Lushnjes. Si nuk u vjen turp qe flisni ne ate menyre. Ti dhe gjithe soji jot, e moret shkollen e sherbimin shendetesor falas. A te kujtohet koha e E…, kur ti dhe shoket tuaj, ne 12 te nates shkonit ne cdo urgjence. Po, sot? Turp per ju o mjeke si puna e Tritanit, qe shikoni varfanjaket nga xhepat. Jeni bere milionere (ne euro) me gjakun e ketij populli. Beni mire, te pakten, te heshtni. Shendetesia eshte ne rrugen e ndryshimit ne saje te perkushtimit te Edi Rames e qeverise se majte ( se ti Tritan je i djathte!,).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje