Nga 1 janari rritet çmimi i pasaportave/ Zgjidhet çështja e Toponimeve

30 Dhjetor 2014, 14:31Politika TEMA

Që nga 1 janari 2015, pasaportat dhe kartat e identitetit do të kushtojnë më shtrenjtë.

Rritja e çmimit është parashkruar në kontratën që shteti shqiptar ka firmosur me kompaninë ALEAT, pas 5 viteve të para në masën 20 %, duke reflektuar inflacionin.

Kuponi për pasaportat që deri në 30 dhjetor 2014 kushton 6 mijë lekë, nga 1 janari 2015, do të kushtojë 7500 lekë.

Çmimi rritet dhe për kartat ID, nga 12 mijë në 1500 lekë.

Kompania ALEAT ka njoftuar se kuponat për pasaportat ishin të vlefshme deri në 30 dhjetor 2014 dhe nuk mund të jenë aktive për pasaportat e reja që prodhohen vitin tjetër, ka mësuar TemA.

Pasaportat e reja nga 1 janari i ardhshëm do të kenë aktiv informacionin elektronik, çka do të thotë se nuk do të jetë më i nevojshëm marrja e vërtetimeve shtesë kur qytetari kërkon shërbime.

Që nga 1 nëntori 2014, është zgjidhur ndërkohë edhe problemi i Toponimeve.

Mijëra shqiptarë të lindurit në Greqi bllokoheshin në pikat e kufirit, apo u refuzohej kalimi, për shkak të toponimit të vendlindjes së shkruar në pasaportë. Zgjidhja e negociuar nga 2 qeveritë, është shkrimi vetëm i emrit të shtetit ku ka lindur qytetari, bazuar në simbolet e rregjistruara në OKB.

Në 31 dhjetor 2014, ALEAT ka pezulluar jo vetëm aplikimin por edhe shpërndarjen e pasaportave për shkak të inventarizimit.

20 komente në “Nga 1 janari rritet çmimi i pasaportave/ Zgjidhet çështja e Toponimeve”

  1. shqiptari says:

    nuk thuhet parashkruar por parashikuar. Parashkruar ka tjeter kuptim o gazetari!

    1. Argita_B says:

      25% rritja jo 20%, nuk e di ku i ka kryer studimùet gazetarti! Po redaktor ka te Gazeta apo lajmet botohen pa u redaktuar nga njeri!
      Kur behen gabime kaq elementare dhe kaq te shpêshta si mund te jete e besueshme per seriozitetin e lajmeve nje gazete!

      1. pa emer says:

        Gazeta Tema ka kohe qe “ka marre kum tek bova”, por Mero nuk e di kete shprehje vlonjate se eshte nga Tepelena ?

      2. Matematike Koti says:

        Epo ky gazetari jone i ben llogaritjet e perqindjeve per se mbrapshi. Cmimi rritet 1500 leke dhe ketij i del 20% (1500/7500). Faktikisht duhet perdorur 6000 si baze e llogaritjes se perqindjes, dhe rritja reale eshte 25% (1500/6000)
        Nejse keshtu eshte katandisur shkolla shqiptare sa dhe nje perqindje te thjeshte nuk dijne te bejne.

    2. Pirrua i Epirit says:

      Me zgjidhjen e ceshtjes se Toponimeve marrin fund dhe Mashtrimet e Genjeshtrat e Cameve “se na kthyhen mbrapsh sejemi Came”. Kthimi pas behej vetem se Toponimet ishin ne gjuhen Turko-Arnaute dhe jo Greke…p.sh. jo Cameri por Thesproti-Epir (sic quhej qe nga fillimi i historise e deri me sote).

    3. Bob says:

      O shqiptar, mire e ka gazetari se me ate kuptim e ka shkruar. Kjo ngritje cmimi ishte shkruar qe 5 vjet me pare ne kontrate. (parashkruar) mos u nxito te besh korigjime.

  2. Blue Jasmine says:

    Po me pashaportat cpatet xhanem ???

    1. Trimi says:

      Kete pyetje shko beja Saliut qe e ka bere ne kontrate, ku parashikohet qe pas 5 vitesh çmimi do rritet me 20% …. Kontrata ka detyrime per zbatim ok .

  3. ed snobisti says:

    Eshte mire qe njerezit ta dine se nuk ka patur asnje negociate. Greket na kane dhene listen.

    1. eu_al says:

      Vetem emri i shtetit do shkruhet dmth GRC, jo Athens – GRC etj. Ku e pe listen?

  4. zhaku i pamposhtur says:

    ore zoterinj qeveritare hajde se po e pertyp kete punen e rritjes se vleres se pashaportes po ate qe nuk mund ta pranoj une eshte fakti se perse une duhet te pres 3 qpo 4 muaj per te ardhur radha ime per aplikim??? une jetoj ketu ne athine dhe dje kalova nga ambasada shqiptare per te pyetur se kur mund ta nderroj pashaporten e djalit tim te cilen e nxorra ne prill te 2014(pra 8 muaj pashaporte…),me thane qe data me e afert eshte ne muajin mars,dyndja nga emigrantet ishte teper e madhe,nja 60-70 emigrante prisnin jashte ne rruge dhe po kaq gjendeshin brenda ku aplikonin….keto radha gjenden vetem per ne shqiptaret sepse per vendasit apo te huajt e tjere nuk kemi pare kurre te grumbullohen dhe te presin ne keto radha…
    une jam teper i zhgenjyer nga sherbimi i dobet qe na ben ambasada jone ketu ne athine madje ky konsulli yne(nje trap i gjate skrapalli a permetar ne mos gaboj)e ka bere ambasaden si pronen e vet dhe paturpesisht per zgjidhjen e menjehershme te problemeve te ofron ‘menaxheret’ qe vertiten aty verdalle…
    dikush duhet te veri dore e te reformoje ambasaden e athines dhe te na sjellin persona me kulture qytetare dhe jo idjoter qe na bejne shantazhe apo qe nuk merremi dot vesh,ajo radha dhe rremuja e radheve ne sportelet e ambasades shqiptare ne athine sec me kujton ate fjalen e urte qe thote se ‘ujku vetem mjegull kerkon’….

  5. zhaku i pamposhtur says:

    ore zoterinj qeveritare hajde se po e pertyp kete punen e rritjes se vleres se pashaportes po ate qe nuk mund ta pranoj une eshte fakti se perse une duhet te pres 3 qpo 4 muaj per te ardhur radha ime per aplikim??? une jetoj ketu ne athine dhe dje kalova nga ambasada shqiptare per te pyetur se kur mund ta nderroj pashaporten e djalit tim te cilen e nxorra ne prill te 2014(pra 8 muaj pashaporte…),me thane qe data me e afert eshte ne muajin mars,dyndja nga emigrantet ishte teper e madhe,nja 60-70 emigrante prisnin jashte ne rruge dhe po kaq gjendeshin brenda ku aplikonin….keto radha gjenden vetem per ne shqiptaret sepse per vendasit apo te huajt e tjere nuk kemi pare kurre te grumbullohen dhe te presin ne keto radha…
    une jam teper i zhgenjyer nga sherbimi i dobet qe na ben ambasada jone ketu ne athine madje ky konsulli yne(nje trap i gjate me kollare te zhubrosur skrapalli a permetar ne mos gaboj)e ka bere ambasaden si pronen e vet dhe paturpesisht per zgjidhjen e menjehershme te problemeve te ofron ‘menaxheret’ qe vertiten aty verdalle…
    dikush duhet te veri dore e te reformoje ambasaden e athines dhe te na sjellin persona me kulture qytetare dhe jo idjoter qe na bejne shantazhe apo qe nuk merremi dot vesh,ajo radha dhe rremuja e radheve ne sportelet e ambasades shqiptare ne athine sec me kujton ate fjalen e urte qe thote se ‘ujku vetem mjegull kerkon’….

  6. Aldo says:

    rriten nga 12 mije ne 1500 leke???!!! Hajde gazetar hajde..te mos flasim per gabimet ortografike (TemA, shqiptare te lindurit, problemi Toponimeve), mjere gjuha shqipe…

  7. Amok says:

    ….turp qe rriten cmimet per sherbimet e detyruara publike, ne fakt duhet te rriten cmimet per sherbimet fakultative, nderkohe qe me mire eshte te mos rriten fare,i griset xhepat e njerezve aq thelle po ua fusni duart

  8. A says:

    Perseri rritje cmimesh, pra vidhen perseri xhepat e njerezve dhe e popullit shqiptar nga keto palo shtetar dhe pusht/etar. Pasaporta biometrike jane deri kur kane skadencen, te tjerat jane brockulla. Sa here ti ngrefet qeverise nuk behen pasaporta te reja se njerezit jane haperdare neper bote. Keshtu ben SHBA dhe shtetet e ndryeshme te BE-se. Turp.

  9. refugjati says:

    A din ndonjeri nga komentuesit me shpjeguar se me 01,01,2015 eshte e detyrueshme te nderrohen pasaportat apo do te vazhdoje me pasaportat e vjetra deri sa te mbaroje afati i skadimit te tyre? psh une qe e kam pasaporten deri ne vitin 2020 jam i detyruar ta nderroj apo do te pres deri sa te vije viti 2020?

  10. illyrians says:

    E mjera gjuha shqipe ç’po heq nga keta “gazetare” shqiptare.. !!!!

  11. refugjati says:

    e pa kuptueshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje