Familja e ish-zëvendësministrit të Brendshëm dhe ish-kreut të AKKP-së, Avenir Peka, është aksidentuar mbrëmjen e djeshme.
Për pasojë ka vdekur djali i tij 11-vjeçar, si dhe është plagosur gruaja me djalin e dytë, dhe një tjetër fëmijë që udhëtonte me ta.
Të plagosura kanë mbetur dhe 2 vajza që ndodheshin në makinën tjetër, që dyshohet të jetë shkaktare e aksidentit.
Ngjarja ka ndodhur pranë Kopshtit Botanik në Tiranë.
Sipas policisë, automjeti tip “Chrysler”, me targë AA200AR, (në pronësi të Avenir Pekës), me të cilin udhëtonin bashkëshortja e tij Enkeleda, dy djemtë dhe një tjetër fëmijë, është goditur nga pas nga një makinë tip “Benz”, me targa angleze, e cila drejtohej nga Uarda Çota, 26 vjeçe, që dyshohet se ishte në gjendje të dehur.
Si pasojë e përplasjes, të dyja mjetet kanë përfunduar në një gropë në anë të rrugës, e cila është ende në ndërtim e sipër.
Përplasja ka qenë shumë e fuqishme dhe më pas dalja jashtë rruge fatale për jetën e vogëlushit, aq sa njëra nga mjetet është përmbysur.
Mësohet se viktimë ka mbetur 11-vjeçari Rubin Peka, ndërsa të plagosurit janë nëna dhe vëllai i tij, Enkelejda Peka dhe 8-vjeçari Idlir Peka. Gjithashtu i lënduar është edhe një fëmijë tjetër 11-vjeçar, i identifikuar si A. Bylykbashi, që udhëtonte me familjen Peka.
Të plagosura mbetën edhe dy vajzat që udhëtonin me automjetin tip “Benz”.
Paraprakisht mësohet se shkak i aksidentit është pakujdesia në drejtim e mjetit “Benz” nga vajza e plagosur, e cila ka goditur makinën ku udhëtonte familja Peka.
Avenir Peka me te birin qe mderroi jete
Nuk e njof zoterie ne fjale,por NGUSHULLIME te sinqerta Zotit Peka dhe familjareve te tij.
Djali u prehte ne Paqe.
Bo Bo çfar tmerri, tet vdes djali per fajin
e du kurvave!!!
Ngushellime dhe u sherofshin sa me shpejt te plagosurit, ajo eshte rruga me e rrezikshme ne tirane, aty kthehen dhe kamjona te cilet mezi manovrojne te futen ne kthese… Dhe rrezikojne mjetet e vogla.
Ngushellime familjes. Le ti kerkojne llogari benjaminit te tyre, Lul Bashes, sepse ne gropen e themeleve te pallatit qe po ngre Lulushi, humbi jeten nje femije engjell.
Prite kur te ngrihet PD dhe ti thote Lulushit vrases….
O PILLY po dhe ne kete rast tragjik do besh politike mor vemje e semure?
Zoti i ndihmofte familjaret per perballimin e kesaj gjeme.
Te ndodht edhe ty Bill kjo fatkeqesi dhe te qohemi ne kembe te gjith kunder Lulushit.
Para dy ditesh per pak sa nuk ndodhi nje aksident tjeter me dy makina po ne te njejtin vend.Rruga nuk ka as elementet me te thjeshte te sigurise dhe per kete duhet te pergjigjen banditen qe ndertojne rrugen.
Ngushellime familjes.