Nga Eda e Visar Zhiti
Duam t’u shprehim mirënjohjen tonë të gjithë atyre që na u gjendën në dhëmbjen e madhe që na ra befas, kur shtëpia jonë u mbush me dritën e qirinjve të vdekjes.
Djali ynë Atjon Zhiti ndërroi jetë para ca ditësh në një aksident rrugor pas një feste me shokë dhe shoqe. Shpejtësia e madhe si e dëshirave të tij, pengesat e rrugës si një mallkim i kobshëm e çuan në tragjedi, duke i ndërprerë pa mëshirë gjithçka që sapo kishte nisur…
Përmes pikëllimit të thellë e hutimit mortor i falenderojmë mediat elektronike dhe ato të shkruara që jo vetëm e dhanë lajmin e zi duke shpërndanë imazhe të studentit 19 vjeçar të filozofisë Atjon Zhiti, por në shumicë botuan shkrimin e fundit të tij, të cilin e priste, por nuk e pa dot. Po kështu botuan dhe artikuj të veçantë që i kushtoheshin atij, njëri e shihte si trishtim në të gjithë Shqipërinë, tjetri ulërimë oqeanike, se ndodhej buzë oqeanit kur mori kumtin, ndërsa një prift zbulonte një mision të shenjtë te Atjoni ynë, etj, etj.
Së pari ne u dëshirojmë çdo të mirë të gjithë atyre që na thanë fjalë ngushëlluese apo u përlotën bashkë me ne apo heshtën, që nga fqinjët tanë të mirë e deri tek të njohurit e largët e të pa njohurit, nga kudo, nga miqtë nga Shqipëria e Kosova, nga Italia, ku djali ynë studionte në Milano, në Universitetin “Sacro Cuore”, nga Anglia e Greqia, Zvicra, Franca, Austria, SHBA-ja, Belgjika, Austria, Izraeli, etj, mirënjohje të gjithë atyre që kaluan pragun e derës tonë për të trembur mortjen, shokët dhe shoqet e shumtë të Atjonit, që sillnin forcë jete, pedagogë, shkrimtarë, bashkëvuajtës, deputetë, klerikë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ambasadorë, ish ministra, ish Presidentë të Shqipërisë dhe të Kosovës, ku djali ynë shkonte me dëshirë, etj, etj, deri edhe alpinistët që iu ngjitën Himalajeve, pamë qiellin afër Zotin, na thanë, nuk dihen misteret e tij, kurse ne tani na mjafton një copëz tokë sa një varr dhe humnera e saj…
Do të donim t’i kujtonim një për një, me emra, do të donim t’i falenderonim për gjithçka, edhe për duartrokitjet me të cilat u përcuall Biri ynë, kuartetin e harqeve, i premtuar për datëlindjen e tij të 20-të, për karafilat e kuq që hodhën mbi arkmort studentë e bashkëmoshatarë, për tufat me lule e kurorat që na erdhën nga kudo, nga ministra e deri dhe nga Kryeministri i Shqipërisë dhe Presidenti i Republikës. Dhe ata që s’mundën të vijnë dot i kuptojmë…
Humbja që pësuam ne është e madhe dhe e gjithmontë, e pa qetësueshme kurrë, mbase vetëm kur të jemi pranë birit tonë, por do deshëm të thoshim tani se, kur besimi ynë në qiell u trondit së tepërmi, na u shtua besimi në njerëz…
Shoqet dhe shokët e Atjonit i falenderojmë veçanërisht për gëzimet që kanë kaluar ata së bashku, për aventurat e pafajshme rinore, që e duan aq shumë, gjithmonë në kohë të tashme, për ato që thonë dhe shkruajnë për Atjonin e tyre, për takimet ku ai vazhdiumisht është…
Shokët dhe shoqet e Atjonit, një pjesë të cilëve kanë ardhur për pushimet e fundvitit nga universitete të ndryshme të botës, na thonë se Atjoni kishte një ëndërr dhe një përkushtim në arritjen e saj, ne e dimë cila është, shtojnë ata dhe buzëqeshin, është dhe jona, e dëshmojnë dhe ato pakëz shkrime që na la e arriti të botojë, e shpalosin dhe veprimtaritë e tij të porsanisura në Parlamentin Rinor Europian, si p.sh., në Riga, Barcelonë, etj, si dhe takimi i fundit për të të cilin po punonte, do ta kryenin në Shqipëri, në Korçë, i binduar se do të tregonte diçka të vyer nga vendi.
Ah, ne vetëm deshëm të përuleshim me nderim para dhëmbjes e mirësisë së të gjithëve atyre që na u gjendën, secili siç mundëte, në hatanë tonë dhe deshëm të thoshim diçka që e dinë të gjithë, por jo gjithmonë ndjehet, për fat të keq dhe harrohet, që nuk ka pasuri më të shtrenjtë e më të shenjtë se jeta dhe jeta e gjithsecilit është po aq dhe e të tjerëve që ka përreth dhe e duan, është lidhur dhëmbshëm, tmerrshëm, ulëritshëm dhe atë, jetën tënde, duhet ta ruash po aq shumë dhe për të tjerët, të rinjtë sidomos të ruhen nga gropat që ne kemi lënë rrugës, të mos i shndërrojnë në varre, se ky është fatkobi, apokalipsi…
Ndërkohë po e mbyllim, me sytë plot lotë, duke i dëshiruar kujtdo të mirën që do të donte vetë e që vlen për të gjithë, vite të rinj të begatë atdheut, me besimin se ëndrra e Atjonit dhe e të rinjve për një jetë më të bukur është gjithandej, ata po kulturohen për t’i bërë të vërteta vizionet dhe idetë, të cilat janë më të mira se sa tonat dhe do të dijnë t’i përmbushin më mirë se sa ne.
i paharruar kujtimi i tij
Ngushellime familjes (babait dhe nenes) dhe pse jam nje person plotesisht i panjohur. E ndjej dhimbjen. Largimi i parakohshem i femijes eshte dhimbja me e madhe per prinderit. Eshte nje dhimbje qe nuk mund te largohet deri ne vdekje. Nuk ka ngushellim. Eshte nje dhimbje e llojit te vecante qe nuk ka te pershkruar. Vetem ata qe e kane provuar ose qe kane qene prane kesaj dhimbjeje mund ta kuptojne gjendjen shpirterore ne te cilen ndodhen babai e nena e ketij djaloshi te ri e simpatik, plot jete e zgjuarsi. Zoti ju dhente force qe te perballoni kete dhimbje te perjetshme. Sigurisht qe ne keto momente dhimbjeje njeriu humbet besimin edhe tek Perendia. Pyetja eshte perse kaq shume dhimbje per disa njerez? Eshte shume, shume dhimbje per te duruar zemrat e coptuara. E padurueshme! Pranoni keto fjale ngushellimi, nese mund t’ju ngushellojne. Thjesht nje person qe ndjen dhimbjen me ju. I panjohur!
Visar kjo ishte nje tragjedi. Gjithe jeten i persekutiar nga rregjimi me i ndyre i kontinetit dhe tani kjo. Me vjen shume keq.
Duken gomeret e detit Adriatik! Edhe te ngushellojne nuk dine! ?
Shume e dhimbshme mor mik dhe vella. Zoti ju dhente force per te jetuar qofte edhe per djalin tuaj te mrekullueshem qe atje siper si engjell deshiron me te miren per prinderit e tij.
E papershkrueshme dhimbja e prinderve per ndarjen nga jeta te filizit qe akoma nuk kishte hedhur rrenjet ne kete toke! NGUSHELLIMET E MIA ME TE SINQERTA! Keto jane shakate e hidhura te jetes e cila ia dha njeriut per ta bere me te forte! Edhe nje here ngushellime!
Ate dite diele, po pija kafen e mengjezit,kur lexova titrat e NEWS 24 se Atjon Zhiti kishte kOryer aksident me motor.O zot thashe me vete,mos eshte djali i Visarit.(pndersonalisht nuk e njoh),hapa internetin click tek Fb,dhe pashe kordelen e zeze.Mu mbushe syte me lot, dhe e kuptoj shume mire dhimbjen e pa fund
Shpeshhere jeta u privohet atyre qe e meritojne me shume ate!
U prehte ne paqe shpirti i tij, e gjendshin sado pak qetesi dhe keta prinder te shumevuajtur. Ky lajm me tronditi vertete thelle.
Ah, cfare tmerri qe merr perendia njerez te tille! Mbase ne nuk i meritojme kaq te mire e prandaj Perendia i merr ne gjirin e saj. Nuk i njoh personalisht, por duke lexuar per te dhe prinderit, kam ndjere nje dhimbje te papershkrueshme. Kam qare me ore sikur ta kisha vella, shok, shoqe, njesoj. lexoja dhe qaja ne cdo rrjesht. Pa e njohur fare!
Zoti ju dhente force qe te duroni kete dhimbje. Te gjithe shokeve, shoqeve dhe bashkemoshatareve te Atjonit. Bejini nje sherbim Atjonit. Coni perpara kauzen e tij, per nje vend me te mire.
Ngushellime per kete humbje kaq te madhe!Me cfare lexova dhe nga shkrimet e Poetit te madh dhe djalit Atjon, po bindem se ata me te miret e kesaj dynjaje i zgjedh pernedija e i merr prane vetes…Nje femije kaq i zgjuar dhe kaq i edukuar gjendet shume rralle…E ndersa nga gjiri i familjes e miqeve e nga gjithe shoqeria e Atdheu yne ndjehet pjesa e te qenurit te pafat per te gezuar ate djale aq excelent.
Ngushellimet me te sinqerta!
Shume te vcante deri ne fund Eda dhe Visari…me njerezor se kedo kam njofur e per cilindo kam degjuar e lexuar.
Respekt pafund.
…un abbraccio da Milano…
Ngushellime, miku im Visar!Me dridhet buza,kur shqiptoj fjalen e hidhur”ngushellime” per ty.Gota jote e dhembjes ishte mbushur aq shume,sa kjo e fundit ishte e tepert edhe pa ato te meparshmet.Pse u dashka t’i ngarkohen vetem nje personi kaq shume helme?!
Zoti qofte me ju per t’ju dhene force ne perballimin e kesaj dhembjeje qe u ra!
Une nuk u jap dot shpjegim se pse ndodhin ngjarje te tilla (nuk them dot vdekje sepse kujtimi I tij do te jete I gjalle ne zemrat e njerezve te dashur). Di te them qe eshte nje dhimbje aq therrese sikur do te na kujtoje ne te gjalleve sa te keqij e sa te vegjel jemi ne interesat tona meskine. Fare pa pritur Atjoni u be pjese e rendesishme e jeteve te nje numri te jashtezakonshem njerezish, te njohur dhe te panjohur. Na beri te perlotemi te gjitheve. Qe me dliresine e tij, me pjekurine e tij na beri te kuptojme se sa shume mund te humbim vetem per nje cast.
Prandaj, uroj qe prinderit e tij te rrojne sa me gjate, jo per veten e tyre, por per te mbajtur gjalle kujtimin e ketij engjelli. Dua t’ju them qe nuk jane vetem. Ne e ndjejme dhimbjen e tyre. Shpresoj t’ju kem dhene sadopak force per te perballuar kete dhimbje te perjeteshme.
Nuk ka fjale,qetesia e prinderit eshte kur ti vej prane ketij engjelli te bukur,,,,ju prefte shpirti ne paqe.
Paci forca mbi dhimbjen tuaj.
Nuk e njihja personalisht, por kam qare me lot zemre per humbjen e kesaj jete te re dhe per dhimbjen qe la pas ?
Amin!!
Zoti e mbajtte prane dhe ngrohte ne gjirin e tij!!
I pranishem dhe i perjetshem kujtimi!
Ju shpreh ngushellimet e sinqerta familjes. Humbja eshte e pazevendesueshme. Deri sa prinderit te jene gjalle dhimbja do t’i shoqeroje. Cdo vdekje eshte nje gjendje shock-u per te afermit, ku maksime qe vlen eshte: thjesht duhet te kalojme permes kesaj dhimbje. Rruge tjeter nuk ka. Vendi qe la bosh per prinderit nuk e zevendeson njeri.
Jeta eshte e shkurter dhe mund te mbyllet ne cdo cast. Cdo gje tjeter pervec jetes eshte hic.
Ky shkrim i z.Zhiti tregon edhe nje here sa vanitoze jemi ne njerezit. Me vjen keq qe Zhit-et edhe ne keto caste dhimbje te kobshme, ne vend te merren me veten e tyre merren me nje vanitet te kote: mesazhet nga shume vende te botes, dhe vizitat e ish-ave te vdekshem prej koti te politikes shqiptare (shumica kriminele te padenuar) apo edhe kryetarit te Bashkise se Tiranes, eshte ai hajduti i rruges se kombit qe la pa baba kater pale kalamaqer me 21 Janar 2011. (Ne kete kontekst nuk kam kuptuar asnjehere, se si nje njeri si Visar Zhiti, i persekutuar me gjase pa te drejte nga nje sistem jo human, si ai enverist, u be paterice e nje sistemi po jo human si ai i Sali Berishes. Kaq te veshtire e kane disa njerez te shohin disa te verteta te thjeshta dhe t’i thone te bardhes te bardhe dhe te zezes po te zese?)
Sic duket Zhit-et i kane keqkuptuar mesazhet. Ato i drejtohen gjemes qe i ka gjetur, sepse i ka ikur drita e syrit dhe me siguri jo aftesive te djalit te tyre te dashur si filozof i ardhshem. Besoj se cdokush e merr me mend, qe nje 19 vjecar nuk ka ndonje filozofi te madhe per te ofruar ne kete bote te sotme.
Edhe njehere ngushellime te sinqerta dhe zoti i ruajte mendte.
Tung,
Blendi
komenti me i sakte
Pikerisht ashtu Bledi! Une nuk guxova te shkruaj ato qe ti thua,thjesht per shkak te respektit ndaj dhimbjes.Por ndoshta eshte me mire qe te thuhen… ?
Po mire more gomar, te duket momenti i duhur te meresh me muhabete politike? nuk ke as mend as zemer te kupetosh arsyen e cdo fjale te Z. Visar Zhiti. E kote te ta shpjegoj une. Turp dhe Heshtje duhet te jene fjalet kyçe per ata si puna jote.
E dashur Eda, I dashur Visar,
Nuk ju njoh dhe nuk kam patur fatin te njoh djalin tuaj.
Me trishton pa mase çdo linje qe lexoj per humbjen e Atjonit. Eshte nje humbje e tmerrshme per ju dhe nje humbje e nje model premtues per brezin e tij. Atjon, qofsh inspirues per te gjithe ne atje lart ku je!
Pranoni ju Lutem ngushullimet e mia per humbjen e Atjonit. Marr pjes ne hidhrimin tuaj. Nuk ju njof por jam atje afer jush per tu lehtesuar sado pak. Maria nga USA
Eda dhe Visar, Po ju drejtohem keshtu edhe pse nuk njihemi sepse qe pas gjemes qe ju ndodhi u ndjeva me prane jush.U ndjeva me prane fillimisht kur mesova per moshen e Atjonit, im bir eshte 19 vjec.Me pas kur lexova poemen tuaj Visar perjetova nje dhimbje akoma me te madhe u gjenda shume prane saj.Im bir me tha qe ata njiheshin dhe e kishte mesuar vdekjen e tij nga rrjetet sociale me vonese pasi nuk ndodhej ne shqiperi.Si mes miqsh po te rrefej se jetoj shpesh me ankth ashtu si shume prinder qe e kane femijen ne kete moshe.Ankthe te panjohura per brezin tone,ankth per oret e vona, ankth per tu siguruar ndoshta te pamunduren tone, ankth madje edhe nga enderrat qe thurim per ta, e kur i kemi perpara syve nuk ngopemi duke i pare saqe ndonjehere me dhemb zemra dhe shpesh them une jam e padenje per te.Po ankthi me i madh eshte ajo qe Ju ka ndodhur.Ju nuk mund te enderroni me per te, pikepyetjet tuaja moren fund dhe dimbja juaj eshte e pafundme.Kam lexuar artikullin qe Atjoni i dashur na la si nje nder kujtimet e pacmuara te jetes se tij ,im bir tha “e kupton cfare ka humbur shqiperia” e s’mund ti shtoj asgje kesaj.Jam e sigurt qe dhimbes suaj nuk i gjendet asnje mjekim po zoti ju dhente force. Me shume dhimbje Ju pershendes.
Edhe pse nuk ju njohë nga afër… më duhet ta pranojë se jam i TRISHTUAR nga dhimbëja për këtë humbje të pakompesueshme tuajen… pranoni ngushllimet më të sinqerta të miat dhe të familjes sime ju z.VISAR dhe znj.EDA
Te dashur Eda dhe Visar,
Edhe une kam nje djale 18 vjecar qe me ardhi per pushime ashtu si djali juaj. Atjoni ishte dhe djali im, ishte djali e te gjitha nenave. Keqardhje deri ne marje fryme.
Me befasuat me fisnikerine tuaj. Dua tju falenderoj per keto fjale zemre dhe me doren qe me dridhet dhe syte gjithe lot ju them qe duhet te beheni te forte si shkembinjte shqiptare.
Ju perqafoj
Me respekt te plote
Tatjana Lubonja
Ikja shpejt e nje femije eshte dhimbje e madhe,eshte shkaterim.
Shume per te ardhur keq.
DHIMBJA JU KA PREKUR GJER NE KOCKE!E DO TE JETOJE GJITHMONE ME JU!E DASHUR,EDA!NUK E DI NE ME MBAN MEND!UNE JAM NGA BERATI,NJE SHOQE E FERT E ARIANIT!DHE NE ’91KE ARDHUR PER TE ME TAKUAR NE KONVIKT!VAZHDOJA ING KIMIKE!TE PERQAFOJ
U riu kure vdes, nuk ka mekate, behet engjell. Dhe atje te gjitheve me duar hapet do na prese.Te gjithe do vijme te ju pershendesim. Por, shkove shpejt, e kaperceve rendin.Te qofte toka e lehte.
Marim pjese familisht ne dhimbjen tuaj.Kemi keqardhje dhe dhimbje sikur te ishim aty,jam djali i Ramiut dhe kemi kujtimet e xhaxhi HEKURANIT teze RESMIJES.Babai im ishte vjet ne Shpetimi ,dhe ne daj LELUA.Jam ritur me djemte e SIGFRITIT.Ngushellimet tona familisht per ju,me dhimbje ne zemer per te mos lenduar plaget qe shkaktoi kjo ndarje.KURAJO. Me dhimbje e respect.
Pa fjale!ngushellime familjes! Zoti ju dhente force! R.i.p Atjon!
Thuhet qe zoti nuk i jep njeriut nje dhimbje me te madhe nga c’ka
ai mund te mbaje.Por ne kete rast ka dhene shume, shume me teper.