Duma akuza Ramës për represion: 52 vjecari u vetëvar duke protestuar ndaj padrejtësisë

29 Dhjetor 2014, 13:14Politika TEMA

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama, në lidhje me vetvarjen e ndodhur një ditë më parë në burgun e Rrogozhinës nga një qytetar i arrestuar për vjedhje të energjisë elektrike.

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma denoncoi atë që e quajti represion të urdhëruar nga Rama që i mori jetën babait të 3 fëmijëve.

“I gjithë opinioni publik është tronditur nga ngjarja tragjike ku një kryefamiljar, bashkëshort dhe baba i tre fëmijëve i dha fund jetës në qeli pasi po mbahej atje prej dy muajsh nga represioni i dhunshëm e ç’njerëzor frymëzuar e urdhëruar nga Edi Rama.

Gjithkush ka shprehur revoltën dje nga kjo ngjarje, sidomos kur u mësua se fatkeqi nuk ishte aspak vjedhës energjie, por e paguante atë. Ekspertët kanë zbuluar se jo vetëm nuk kishte diferencë, me mënyrën se si ai kishte lidhur dyqanin e tij me sahatin familjar, por përkundrazi e paguante edhe më shtrenjtë energjinë.

Babai i tre fëmijëve kishte bërë atë që kanë bërë mijëra qytetarë në vend që duan të mos mbyllin biznesin e vogël me të cilin ushqejnë familjen, pasi OSHE-ja e Edi Ramës nuk të përgjigjet asnjëherë për kërkesat që mund të kesh.

Vetëm një njeri në Shqipëri nuk ka treguar asnjë lloj ndjeshmërie për këtë dramë, që nuk është vetëm e një të ndjeri, por e mbarë vendit.

Ky është Edi Rama, i cili e ka shumëfishuar dhimbjen e familjes lushnjare e të afërmve të viktimës, por dhe të mbarë opinionit publik, duke e cilësuar hajdut burrin që protestoi ndaj padrejtësisë duke u vetëflijuar.

Ky është reagimi i vetëm i përgjegjësit kryesor, për humbjen e kësaj jete, goditja e mëtejshme e viktimës. Pasi i mori jetën me skemën e tij anti-humane, me represionin e verbër policor, Edi Rama, e vazhdoi luftën ndaj babait të tre fëmijëve duke e shpallur vjedhës, pas vdekjes.

Duke gënjyer publikisht në fakt, dhe gënjeshtra e tij solli edhe më shumë revoltë dje, pasi qartazi u pa se 52 vjecari nuk abuzonte me energjinë, ai e paguante atë”, theksoi Duma.

Në vijim ajo shtoi se ndërsa 52 vjecari, as i rrezikshëm për shoqërinë, as në kushtet për të manipuluar provat, as në arrati të mundshme, u mbajt në arrest burgu, sikur të ishte kryebandit që kërcënon shoqërinë, drejtori Rajonal për Mjedisin në Gjirokastër ka një debi prej 38 milionë lekë dhe nuk është  në burg.

“E mbron Kryeministri drejtorin e tij hajdut 38 milionësh, dhe nuk gjen një cast për të ngushëlluar një qytetar me borxh 35 mijë lekësh të vjetra, që dha jetën prej urdhërit të tij, prej politikës së tij, por e diskretitoi edhe pas frymës së fundit.

Edi Rama në fakt u vetdiskretitua, duke dalë para shqiptarëve, ashtu i plotë siç është, i pandjeshëm, arrogant, cinik i pashpirt, i padurueshëm më.

Qytetarët e vendit e kanë kuptuar mirë edhe më parë se dje. Por kjo e djeshmja ishte përtej cdo të keqe të përfytyrueshme. Edi Rama shkeli çdo normë e moral, çdo kod të shqiptarit.

Ai hodhi në erë vetë karrigen e tij. Tiranët kështu e nisin theqafjen e tyre, kur tregojnë faqe publikut gjithë përmasat cnjerëzore. Shqiptarët do tia tregojnë derën.

Më të bashkuar se kurrë, në protestë për liri, mirëqënie  e dinjitet”, theksoi Duma. /gj.k/

12 komente në “Duma akuza Ramës për represion: 52 vjecari u vetëvar duke protestuar ndaj padrejtësisë”

  1. VL says:

    Kur vdekja perdoret per arsye politike…PD eshte e shkelqyer ne kete loje makabre.

  2. Kuksjani says:

    C’ do njeri qe bene vetevrasje nuk i lane as hoxha si kriminel i vetevetes.Tani keta kriminel te vetevetes do i laje me uje hoxhenica DUMA.Kush vrete veten ka hoxhenjcen e lulushit.

  3. sherifi says:

    Ngushellime familiareve te viktimes per tragjedin e ndodhur.
    Po me kte opozite mua nje gje me bene pershtypje,kjo po vazhdon me te gjitha format duke mbrojtur shkelesit e ligjit,dhe me kte forme propagante qe po perdor kjo parti gjithnje e me shume i largohen njerezit.
    Dhe tjetra perse ju te temes ja kini nderruar foton kesaj Dumes,se kjo ne komference shtypi kishte dale me te zeza,ne shenje respekti per te veteflijuarin.

  4. Deni says:

    Je kokrra e k….s e ke te shkruar ne balle.

  5. Kuksjani says:

    Po vrasjet qe jane bere ne 1992 deri 1997 kush i qane.
    Po kufomen e Remzi Hoxhes pse nuk e tregoni se ku eshte?
    Po kufomat e Gerdecit pse nuk i qate me lote,apo ishte biznes i Shkelzen SHKERDHATES qe edhe burrin e tezez e la nje kufom te djegur.
    Pse nuk qajtet per 4 viktimat qe i vrau Berishoviqi ne mes bulevardit.
    Pse nuk qave kur tu vrane 4 police ne Durres edhe keta te gjithe kishin femije.Pse nuk qave per SOKOL OLLDASHIN apo ky i prishke pune LULUSHKES etjera …etjera.Si hoxhenic qe je duhet te fasish per te gjitha njelloj.
    Ai per mua eshte thjesht NJE KRIMINEL I VETEVETES.

  6. titi says:

    O hajdut te shqupit,cfare prisni,ngrihuni dhe i permysni keta qe duan te denojne hajdutet dhe na krijoni nje qeveri qe te na mundesoje te vjedhim te gjithe.
    keshtu nuk kalohet,disa te vjedhin dhe te shkaterrojne dhe te ndershmit te mbajne hajdutet me leke.
    o te vjedhim te gjithe ,o te paguajme te gjithe

  7. labi vlore says:

    dhe grida vazhdon historine e dardhes qe bie nen dardhe , ku si gjithmon partia e salushit dhe lulushit kapen pas rasteve”fatkeqesive”te turmes qe saliushi u merte voten dhe u hapte gropen me sistemin kapitalist unikal ne bote si idete e salushit qe me ne funde poturet i mbushi, kush nuk ka koke smund ti mbajne as kembet .

  8. ik moj laraske says:

    nuk kane faj keta te PIDH-SE.jane keta qe duhen arrestuar te gjithe deri tek militanti me i vogel.keta jane vampirat e shqiperise.P.S.jo se e kam lexuar se c thote laraska ,kurre nuk i lexoj .

  9. gani says:

    nje pyetje kom per bukuroshen Grida Duma : A ishe “pasagjere” tek vetura luksoze e te njerit Olldashi qe u vra aksidentalisht , apo nuk ishe dhe “thashethemet” paskan qene te pa vyrteta ????????????????

  10. Adi N.York says:

    Shko shit ndonje apartament 3 here se ke dhe bythe per moral.

  11. JULIANO says:

    O debile Duma pse ca kujton ti se i ndjeri kishte 7 jete dhe tha njeren po e hedh poshte per te protestuar per ti bere qejfin partise tuaj? Ahhh e madhe debile femer qe je

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje