VIDEO/ Pamjet e para të "Norman Atlantic" në flakë. Të shpëtuarit: Nuk na u dha ndihma e parë!

29 Dhjetor 2014, 12:20Politika TEMA
VIDEO/ Pamjet e para të "Norman Atlantic" në flakë.

Kjo video tregon pamjet e para në flakë të Norman Atlantic, tragetit i cili ka më shumë se 24 orë që lundron në flakë në ujërat e Adriatikut.

Sipas mediave italiane trageti po përpiqet të tërhiqet drejt brigjeve italiane, ndërsa në bord janë ende rreth 100 pasagjerë.

Pamjet e para të flakëve në traget janë xhiruar nga një pasagjer egjiptian i shpëtuar. Por teksa operacioni i shpëtimit, i cili udhëhiqet nga Italia vazhdon shumë prej të evakuarëve thonë se gjithçka në traget pas rënies së flakëve ka qenë e paorganizuar. Alarmi ra me vonesë thonë disa dëshmitarë, teksa pohojnë se në traget nuk u është dhënë ndihma e parë. Sipas tyre ka pasur moskoordinim edhe për varkat e shpëtimit. Norman Atlantic u nis nga Igumenica drejt Ankonës, por  u përfshi nga flakët rreth orës 4:00 të mëngjesit të së dielës kur u dha alarmi SOS nga anija.

Prokuroria e Barit ka hapur hetimet për dëshminë e të mbijetuarit, i cili tha se ka parë njerëz të tjerë të vdekur në anije dhe të tjerë që u hodhën në det, por deklaratat e tij janë mohuar nga autoritetet zyrtare.

Dyshime se si shpërtheu flaka janë hedhur mbi gjendjen tenkike të tragetit, i cili thuhet se ka pasur 6 probleme gjatë inspektimit të bërë më 19 Dhjetor.  Mes problemeve të evidentuara, njëri kishte të bënte me dyert e zjarrit që rezultonin jo funksionale./j.h

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje